ANOREKSIA dhe BULIMIA

Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Po tani e ka then dikush qe po e rithem une, se akoma skemi arrit ne proces "shpikjesh" e as "shpifjesh" :D jo per gje ,po skemi ndonje perfitim...
sigurisht qe e ka thene dikush , po varet para sa kohesh e ka thene, dhe kush ka qene ai qe e ka thene.( me sakte ata qe i thone keto gjera i thone ne baze studimesh te gjata ne kohe, dhe ne nr pacientesh, te tipit prospektiv, meta-analitik dhe nxjerrin ne fudn guideline-t e semundjeve)
gjerat ne mjekesi ndryshojne me dite e jave, keshtu qe para se te japesh pergjigje te tilla eshte mire te konsultohesh me te dhenat e fundit te shkences ne kete drejtim.
sa per dijeni, nga bulimia vdes qe cke me te: e para vdes se te pelcet stomaku, te pelcet ezofagu
e dyta bulimikket perdorin laksative, diuretike, hormone te tiroides per te nxitur metabolizmin, nxisin te vjellat etj etj. si pasoje e perdorimit te laksativeve dhe te vjellave vdesin nga crregullimet elektrolitike te cilat japin arrest kardiak, ose aritmi vdekjeprurese.
ti ndoshta doje te thoje qe incidenca e vdekjes eshte me e larte tek anoreksiket se tek bulimiket.... gje qe eshte e vertete, ama jo se bulimiket nuk vdesin
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Te pa tratuara keto 2 semundje cojne ne VDEKJE!
[SIZE=+0]Keshtu qe nqs keni shoqe, motra, te njohur qe dini qe vuajne nga kto 2 semundje keshillohini te konsulotojne nje doktor/ psikollog![/SIZE]
[SIZE=+0][/SIZE]
[SIZE=+0]Tek anoreksia eshte sh kollaj ta kuptosh shume leht sepse do shikoni vajza te dobta fare qe thone qe jan te trasha[/SIZE]
Tek Bulimia mbase ju rastis ti digjoni/ shifni kur tavoline kerkojne pretekste per te vajtur ne banjo ,

Kto 2 semundje jan predominuese tek femrat sepse femrat jan te "cmendura" mbas peshes!


Kam nje shoqe qe me ndjer damaret ne ball mua kjo ja ben qe jam shume e shendosh dua te humb peshe dhe eshte si ngjale!, jo vetem kaq po dhe kur dalim neper restorante ja ben vdiqa per buke dua te ha kete ate dhe i porosit te gjitha provon pak me majen e pirunit dhe ja ben hengra shume me vjen te vjell ...
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Eshte dicka psikollogjike. Kete e kam kaluar ne shkolle te mesme, mosha me e keqe kur i ve aq vemendje trupit. Kisha trup mese normal, por ndonjehere te gjithe ndjejne sikur "jo cdo gje eshte perfekte". Me ndihmen e mamit qe me mbajti nen regjim, ia dola mbane.
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Eshte dicka psikollogjike. Kete e kam kaluar ne shkolle te mesme, mosha me e keqe kur i ve aq vemendje trupit. Kisha trup mese normal, por ndonjehere te gjithe ndjejne sikur "jo cdo gje eshte perfekte". Me ndihmen e mamit qe me mbajti nen regjim, ia dola mbane.

mbase ske patur kete tamam, anoreksi nervore.
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

anorexia nervosa & bulimia nervosa...shume veta i ngaterojn keto te dyja
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

mbase ske patur kete tamam, anoreksi nervore.

Duhet ta kisha specifikuar se cila ishte me falni. Nuk ishte anoreksi, ishte bulimia. Anoreksia eshte kur nuk ushqehesh, bulimia eshte kur "nuk ta mban stomaku". Dhe e keqja eshte se 2 - 3 here dhe mesohet stomaku/trupi, veshtire ta cosh prap ne gjendje normale.
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Duhet ta kisha specifikuar se cila ishte me falni. Nuk ishte anoreksi, ishte bulimia. Anoreksia eshte kur nuk ushqehesh, bulimia eshte kur "nuk ta mban stomaku". Dhe e keqja eshte se 2 - 3 here dhe mesohet stomaku/trupi, veshtire ta cosh prap ne gjendje normale.

po thuajjjjj praaaaa.
po ti as bulimi ske patur, ti ke patur stress syndrom moj cupe.
bulimia nuk eshte aspak qe sta mban stomaku, po provokohen vete te vjellat si pasoje e ndjenjes se fajit qe hengre kaq shume.
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

une kam nje gje te keqe shume ha njeher ne dite ahaha dhe vazhdoj per mjekesi :P
e mira e te tjerve e keqa e vetes i thone :P
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Bulimia nervore është një çrregullim që karakterizohet nga episode ngrënie lakmuese që me pas shoqërohen nga të vjella të vetëprovokuara.
Epidemiologjia

  • -Adoleshentët dhe adultët e rinj janë moshat që preken më shpesh
  • 1-2% e femrave në botë të moshës 16-35vjeç vuajnë nga ky çrregullim
  • 0.1% meshkuj
Etiologjia

  • Kombinimi i faktorëve çrregullues psikologjik, ambiental dhe social. Faktori unik shkaktar mbetet i paqartë.
Faktorët predispozues

  • Seksi femër, histori obeziteti dhe diete, disfaksion me siluetën trupore
  • Depresion madhor, çrregullime ankthi, abuzim dhe varësi nga substancat narkotike, çrregullime bipolare, çrregullime skizofrenike, çrregullime personaliteti etj.
Diagnoza
(Kriteret e përcaktuara nga DSMV)

  • Episode ngrënie lakmuese (të paktën dy herë në javë për tre muaj)
  • Episode ngrënie të shpeshta në orare të papërshtatshme dhe mungese vetëkontrolli gjatë të ngrënit.
  • Vetëvlerësim i tepruar negativisht për silueten dhe peshën trupore.
Simptomat kryesore

  • Pakënaqësi dhe preokupim i tepruar me peshën trupore, ndjekja e një diete strikte që pasohet nga periudha ngrënie lakmuese, periudha depresioni dhe vështirësi në përqendrim.
  • Te vjella te menjëhershme pa effort, çrregullime te ciklit menstrual, debulesë dhe letargji, dhimbje intensive abdominale, dhimbje faringeale dhe te gjëndrave Parotis.
  • Lekundje të shpeshta të vlerave të peshës trupore, përdorimi i pilulave dietetike/laksative/barna që provokojnë të vjellat etj.
Ekzaminimi fizik është shpesh normal megjithatë mund të jenë prezente edema periferike, çrregullime dentare, kallo/abrazione në gishtat e dorës ose te këmbës.
Testet laboratorike japin të dhëna të pakta

  • Vlerat mund të jenë normale
  • Hypokalemi, hypokloremi, hypomagnezemi, hyponatremi
  • Leukopeni, alkaloze, vlera të ulëta ureje dhe prolaktine në gjak.
TRAJTIMI

  • Instalimi i një diete të balancuar dhe adekuate
  • Psikoterapia
  • Terapia konjuktive e sjelljes
  • Edukimi dhe monitorizimi i pacientit
  • Terapia interpersonale etj.
  • Inkurajimi i aktiviteteve që ofrojnë kënaqësi
Trajtimi me medikamente:
Medikamentet e linjes se pare:

  • Inhibitorët e receptorëve te serotoninës(SSRI), në veçanti Fluoxetine ku 60mg janë të mjaftueshme për të reduktuar simptomat.
  • Antidepresivët triciklike (Desipramine, Imipramine) dhe inhibitorët e Monoamine Oxidazes (Phenelzinë 60-90mg) ulin lakminë për të ngrënë dhe frenojnë të vjellat.
Medikamente te linjes se dyte:

  • Ondasteron (Zofran) 4-8mg midis vakteve ndalon të vjellat, Psyllium(Metamucil)1 tabletë në ditë parandalon konstipacionin kur ndalohen laksativet.
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Anoreksia më e shpeshtë edhe mbi të 30-tat

Të dhënat e mbledhura në SHBA tregojnë se çrregullimet e ushqimit si anoreksia dhe bulimia janë gjithnjë e më të shpeshta te gratë më të moshuara se 30 madje edhe se 40 vjet. اrregullimet me ushqimin llogariten si probleme tradicionale të cilët më së shpeshti prekin vajzat dhe gratë e moshës së re.
Por një hulumtim i fundit thotë se një e katërta e shtrimeve në spital për shkak të çrregullimet në ushqyerje në SHBA është bërë për personat e moshës nga 30 deri në 45 vjeçare.
Madje 15% të shtrimeve në spital për këtë problem kanë qenë persona të moshës nga 45 deri në 65 vjet./Telegrafi/
 
Bulimia nervoza

Bulimia është një prej çrregullimeve më të shpeshta të të ushqyerit. Njerëzit me bulimi hanë sasë të mëdha të ushqimit brenda një kohe të shkurtër (derisa ngopen). Pastaj ata bëjnë diçka për ta nxjerrë ushqimin (e zbrazin lukthin). Ata mund ta vjellin, stërviten shumë ose të përdorin barna si laksativë.

20130127164648941236.jpg


Njerëzit me bulimi nuk mund të ngopen me kohë, pasi ushqimi u mundëson atyre të ndjehen komfort. Por pasi hanë shumë, kjo i bën ata të mos ndjehen rehat. Pasi ngopen, ata ndjehen të turpëruar, fajtor, dhe kanë frikë mos shtojnë peshë. Kjo i bën ata ta zbrazin ushqimin.

Pa trajtim, ky cikël “ngop dhe zbraz” mund të çojë te probleme shëndetësore serioze, afatgjate. Aciditeti në gojë nga vjellja mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve, sëmundje të mishit të dhëmbëve, dhe humbje të shtresës mbrojtëse (smaltit) të dhëmbëve. اdo lloj zbrazje mund të çojë edhe te dobësimi i eshtrave (osteoporozë), sëmundje e veshkave, sëmundje të zemrës dhe madje edhe deri në vdekje.

Nëse ju ose dikush që e njihni ka bulimi ose ndonjë sëmundje tjetër ushqimore, kërkoni ndihmë. اrregullimet në ushqim mund të jenë të rrezikshme. Dhe vetëm dëshira nuk është e mjaftueshme për t’i tejkaluar këto problem. Trajtimi mund ta ndihmojë një person me çrregullime në të ushqyer të ndjehet më mirë dhe të jetë më i shëndetshëm.



اfarë e shkakton buliminë?

Të gjitha çrregullimet e të ushqyerit janë probleme komplekse dhe ekspertët nuk e dinë me saktësi se çfarë i shkakton ata. Por ata mund të shkaktohen nga një kombinim i faktorëve si historia familjare, faktorët social, dhe tipare të personalitetit. Ju mund të keni më shumë gjasa për të pasur buliminë nëse:

- Njerëz të tjerë në familje janë obezë ose kanë çrregullime në të ushqyer;
- Ju keni ndonjë punë ose bëni ndonjë sport që thekson madhësinë e trupit, si balet, modelim ose gjimnastikë;
- Ju jeni një tip i personit që përpiqeni të jeni të përkryer gjithë kohën, kurrë nuk ndjeheni mjaft mirë, ose shqetësoheni shumë;
- Ju përballeni me ngjarje stresuese në jetë, si divorci, zhvendosja në një qytet ose shkollë të re, humbja e ndonjë të dashuri.

Bulimi si sëmundje është më e shpeshtë në këto grupacione:

- Tinejxherë. Si edhe çrregullimet tjera të të ushqyerit, bulimia zakonisht fillon në vitet tinejxhere. Por kjo mund të fillojë edhe më herët ose në moshë madhore.
- Femrat. Rreth 10 nga 11 njerëz të cilët vuajnë nga bulimia janë femra. Por disa djem dhe burra po ashtu mund të vuajnë nga ky çrregullim. Derisa bulimia shpesh fillon në moshën tinejxhere, ajo zakonisht zgjat deri në moshën madhore dhe është një problem afat-gjatë.

SIMPTOMAT

Njerëzit me bulimi zakonisht kanë këto shenja:

- Hanë vazhdimisht. Ata hanë sasi të mëdha të ushqimit brenda një periudhe shumë të shkurtër, shpesh gjatë disa orëve ose më pak. Gjatë ngrënies, ata ndjehen jashtë kontrolli dhe ndjehen të paaftë të ndalojnë së ushqyeri.
- Zbrazen për t’u çliruar nga ushqimi dhe për të shmangur shtimin e peshës. Ata mund ta nxisin veten të vjellin, të stërviten fuqishëm ose për një kohë të gjatë, ose keqpërdorin laksativët (barna që stimojnë jashtëqitjen), klizmat (xhel laksativ për aplikim në anus), diuretikë (tableta të cilat largojnë ujin nga organizmi), ose barna të tjera.
- I bazojnë ndjenjat e tyre për veten në atë se sa peshojnë dhe si duken.

Cilado prej këtyre mund të jetë shenjë e ndonjë çrregullimi në të ushqyer që duhet mjekuar.

Si mund ta di se dikush e ka buliminë?

Bulimia është më ndryshe nga “anoreksia nervoza”, një çrregullim tjetër i të ushqyerit. Njerëzit të cilët kanë anoreksi hanë shumë pak sa bëhen tepër të dobët. Njerëzit të cilët kanë bulimi mund të mos jenë të dobët. Ata mund të jenë me madhësi normale. Ata mund të hanë ushqim në mënyrë sekrete dhe të mohojnë se stimulojnë nxjerrjen. Kjo e bën të vështirë për të tjerët të dinë nëse një person vërtet vuan nga bulimia.

Nëse jeni të shqetësuar për dikë, shikoni në këto shenja. Personi mund të ketë bulimi nëse:

- Shkon në tualet menjëherë pas ushqimit;
- Han shumë por nuk shton peshë;
- ثshtë i fshehtë sa i takon të ushqyerit, fsheh ushqimet, ose nuk dëshiron të hajë kur ka njerëz të tjerë;
- Stërvitet shumë, edhe kur nuk ndjehet mirë;
- Shpesh flet për ushqimin, peshën dhe formën e trupit;
- Përdor laksativë ose diuretikë shpesh;
- Ka shenja nëpër gishta ose lytha në pjesën e pasme të duarve ose në faqe, si dhe nofulla të fryra. Këto shkaktohen duke e stimuluar vjelljen.

TRAJTIMI

Bulimia mund të trajtohet përmes këshillimeve psikologjike dhe ndonjëherë edhe përmes barnave, si antidepresivët. Sa më shpejt të fillojë trajtimi, aq më mirë. Marrja e hershme e mjekimit mund ta bëjë më të lehtë rikuperimin dhe të parandalojë probleme të tjera serioze shëndetësore.

Duke punuar me një këshillues, një person me bulimi mund të mësojë të ndjehet më mirë për veten. Ajo (ose më rrallë ai), mund të mësojë të hajë normalisht sërish dhe të ndalojë zbrazjen e dhunshme të ushqimit.

Sëmundjet tjera mentale si depresioni, shpesh vijnë paralel me buliminë. Nëse personi ka edhe sëmundje tjera përveç bulimisë, mund të jetë i nevojshëm një mjekim më i hollësishëm, dhe mund të duhet më shumë kohë për t’u përmirësuar.

اrregullimet e ushqimit mund të marrin një kohë më të gjatë për t’u tejkaluar. Dhe është e shpeshtë kur personat u kthehen mënyrave jo të shëndetshme të të ushqyerit edhe pasi të mjekohen. Nëse ju keni probleme, mos u mundoni t’i zgjidhni vetë. Kërkoni ndihmë.

اfarë duhet të bëj nëse mendoj se dikush e ka buliminë?

Mund të jetë e tmerrshme të kuptoni se dikush për të cilin ju kujdeseni ka çrregullime të të ushqyerit.

Nëse ju mendoni se një mik ose i dashur i juaj ka buliminë, mund ta ndihmoni. Bisedoni me të. Tregoni se pse ju jeni të shqetësuar. Porositeni atë të bisedojë me dikë që mund t’i ndihmojë, si mjek ose psikolog. Ofroni të shkoni me të.

Tregoni dikujt që mund ta bëjë dallimin, si prindit, mësuesit, psikologut ose mjekut. Sa më herët miku ose personi i afërt i juaj merr ndihmë, aq më herët do të kthehet në gjendje të shëndetshme sërish.
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Kur isha ne shkoll te mesme,doja e pa tjeter te dobesohesha
me dukej vetja e shemtwt edhe e shendosh nk haja apo pija,thjesht 1 cokollat ose pak coca-cola sa per rritjen e sheqerit
madje kur shoh maturen, e minimaturen sa e mbushur kam qen ne fytyr e sa ja tashti, por e kam marr veten sepse i kerkova ndihm mamit
me vjen keq per vajat qe duan te dobesohen, duaje trupin, veten, po srrespektove ti veten si do te te rrespektojn te tjeret
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Ckm.. un quhem amantia jm nga durresi dhe jm 17 vj dh un jm shm e fiksuar pas peshes dh km filluar diete q st km ngrene vtm gjysme molle duke e ndare mollen ne copa shm te vogla sa me te vogla tjet e mundur ju mendoni se me kete menyre do te behem anoreksike?? [/COLOR]
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Ckm.. un quhem amantia jm nga durresi dhe jm 17 vj dh un jm shm e fiksuar pas peshes dh km filluar diete q st km ngrene vtm gjysme molle duke e ndare mollen ne copa shm te vogla sa me te vogla tjet e mundur ju mendoni se me kete menyre do te behem anoreksike?? [/COLOR]

Nese do e vazhdosh dhe do te kthehet ne nje 'ves' mendoj se po
Kujdesu!
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Ckm.. un quhem amantia jm nga durresi dhe jm 17 vj dh un jm shm e fiksuar pas peshes dh km filluar diete q st km ngrene vtm gjysme molle duke e ndare mollen ne copa shm te vogla sa me te vogla tjet e mundur ju mendoni se me kete menyre do te behem anoreksike?? [/COLOR]

Po kontrollo nqs je mbi peshe apo je okay dhe te eshte fiksuar sikur je e shendoshe :D... Edhe si e kalon diten ti vetem me nje gjysem molle?????? Uaa... Une te sugjeroj lere dieten, por vec ha gjellera perime, dhe buke fare.. Do biesh aq sa duhet te jesh :D... Me beso ! :p
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Ckm.. un quhem amantia jm nga durresi dhe jm 17 vj dh un jm shm e fiksuar pas peshes dh km filluar diete q st km ngrene vtm gjysme molle duke e ndare mollen ne copa shm te vogla sa me te vogla tjet e mundur ju mendoni se me kete menyre do te behem anoreksike?? [/COLOR]

Ah cna ben Durresi, nga frika per tu shendoshur as fjalet nuk i shkruan me komplet:P

Tani te rikthehemi ne seriozitet - nuk eshte zgjidhje te hash nje gjysem molle, qoft edhe nje molle ne dite.
Pse?
1. Nuk do kesh energjine e duhur per te perballuar diten - per te mesuar, per te punuar, per te qene nje njeri normal
2. Efekti Yo-Yo i dobesimit ne kushte JO natyrale, pra do humbesh pesh per nje kohe te shkurter duke bere nje ndalim drastik te ushqimit, do dobesohesh, e pastaj kur te rifillosh te hash normal (se asnjeri smund te jetoj nje jete te tere me nje molle ne dite) e gjitha qe do hash do depozitohet, sepse organizmi jot séshte me i mesuar te djegi asnje kalori duke qen se ai adaptohet per mollen tende
3. Truri qe te punoj ka nevoj e per sheqerna e per yndyrna - organizmi jon i zgjuar mund te bej transformime nga depozitat qe kemi, e te mbijetoj nje kohe me mollen tende, por kur mbarojne depozitat.... Mbaron dhe jeta jote nqs nuk mer masat e duhura
4. Stomaku nqs nuk ka ushqim te tresi, do filloj te tresi muret e veta, e keshtu qe do krijohen ulceracione, qe dhembin si dreqi.....
5. Duke mos mar proteina e fibra, do dobesohesh, por do humbesh dhe mase muskulare, sepse ske me ca e zevendeson duke qen se ti po tret tere rezervat e trupit qe ke.
E keshtu mund te ti mar me radhe tere organet....

Tani se di sa kg je, se nqs ke nje obezitet te grades fundit edhe mund te rezistosh nje muaj me nje molle
Por nqs je nje adoleshente normale me nje peshe normale po me nje tru qe te genjen, atehere futja vrapit bej sport e ha normalisht, nga te gjitha, pa egzagjeruar.
17 vjece, je akoma ne zhvilllim, po nuk hengre sa je e re, kur do hash, 75 vj?

Sukses, e fillo ha normalisht por shtoj sportin jetes tende nqs te duket qe ke akoma nevoj te dobesohesh
Zina
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Ckm.. un quhem amantia jm nga durresi dhe jm 17 vj dh un jm shm e fiksuar pas peshes dh km filluar diete q st km ngrene vtm gjysme molle duke e ndare mollen ne copa shm te vogla sa me te vogla tjet e mundur ju mendoni se me kete menyre do te behem anoreksike?? [/COLOR]
Ti kesaj i thua diete?
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

nuk e di mua te gjithe me thon qe jam mire jm ne peshe normale sjam as shume e dobet as e shendoshe por mua mesht ber vet fiksin me qen shume e dobet si modelet dhe prandaj e bej kete gje
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

se di mua me thone qe jam mire qe jam ne peshe normale por meesht ber si fiksim qe te jem shume e dobet si ato modelet
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

edhe un jam 17 vj dh jam shume e fiksuar pas peshes saqe haj vtm 1 molle ne dite ose gjysem fr naiher edhe ate edhe e ndaj me thike e pres ne copa sa me tvogla tjet e mundshme
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Ckm.. un quhem amantia jm nga durresi dhe jm 17 vj dh un jm shm e fiksuar pas peshes dh km filluar diete q st km ngrene vtm gjysme molle duke e ndare mollen ne copa shm te vogla sa me te vogla tjet e mundur ju mendoni se me kete menyre do te behem anoreksike?? [/COLOR]

E ato copat tjera të mollës ku i le :P Mos i gjuaj ka njerëz që i han :P

Të sygjëroj të mos fiksohesh pas ushqimit, ha sa të duash, vetëm se bëjë aktivitet fizik nga një orë në ditë, ecje, tempo ose vrapim dhe do jesh top fare. Kështu me një copë mollë e lëndon dhe dëmton veten.
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

une me perpara skam qen kaq e fiksuar me peshen tn km filluar te jem edhe pse te tjeret me thone qe kam peshe normale prap se di me esht fiksuar sikur jam e shendoshe
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

une me perpara skam qen kaq e fiksuar me peshen tn km filluar te jem edhe pse te tjeret me thone qe kam peshe normale prap se di me esht fiksuar sikur jam e shendoshe

Mos i kushto rendësi se çfarë të thonë të tjerët, nga sonte fillo e ha normalisht si çdo herë tjetër. Vetëm një copë e vogël e mollës nuk të mban. Fillo e ushqehu me ushqimet që të pëlqejnë. Po të duash të mbash kujdes atëherë cakto një orar që të matesh se sa peshë ke, me pas varësisht nga pesha bëjë aktivitet fizik.
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

mua me thojn qe kam peshe normale tgjith me thojne se jam mire por se di pse me esht fiksuar te jem shume e dobet
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

por njs tn nuk rri me pa ngrene kam filluar te ha normalisht dhe gjithashtu te bej ushtrime fizike
 
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Pse mu duk mu se u keput shiriti ktu???
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top