Anëtarësimi në NATO, moment historik

Erblinaa

Anëtar i ri
Anëtarësimi në NATO, moment historik

Pas pesë javësh, Shqipëria përjeton një moment historik. Aleanca më e madhe, më e suksesshme politike dhe e sigurisë, do të mirëpresë Shqipërinë si një anëtare të plotë në gjirin e saj. Ambasadori i SHBA-së, Xhon Uithers, në Tiranë ka theksuar se për një kohë shumë të gjatë vendet e Evropës Lindore kanë qenë të ndaluara të merrnin pjesë në trashëgiminë e tyre të vërtetë historike, që do të thotë integrim i plotë në institucionet euroatlantike. Uithers tha se, me hyrjen në NATO, Shqipëria duhet të vazhdojë të rrisë hapin e reformave. Uithers ka nënvizuar ndër të tjera se, hyrja në NATO nuk është fundi, por vetëm fillimi. "Ajo është një hap drejt arritjes së atij përparimi të pakthyeshëm, që ne kërkojmë në mbarë botën dhe presim që ky përparim të vazhdojë, si në Shqipëri dhe Kroaci. Ne presim që Shqipëria dhe Kroacia të vazhdojnë dhe madje të rrisin hapin e reformave të tyre demokratike, ekonomike dhe ushtarake, që të mund të japin kontributin më efektiv të mundshëm për këtë Aleancë historike", është shprehur ambasadori i SHBA-së në Tiranë. Ndër të tjera, Uithers vlerësoi rolin e Kartës së Adriatikut në këtë proces të suksesshëm. Gjithashtu, ai shtoi se gjatë 6 viteve të fundit, SHBA ka qenë krenare që është përkrah kësaj Karte dhe megjithëse Ballkani është portretizuar shpesh si një rajon konflikti dhe armiqësie, sipas tij, Karta ka shërbyer si një model i pashoq i bashkëpunimit. "E themeluar në vitin 2003 për të përshpejtuar aspiratat integruese të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për institucionet euroatlantike dhe NATO-n, Karta ka treguar se kur shtetet bashkohen në një kauzë të përbashkët, ky bashkim prodhon një efekt shumëfishues në përpjekjet e tyre dhe përparimin e reformave të ndërmarra", tha Uithers. Duke përgëzuar Shqipërinë dhe Kroacinë për këtë arritje, ai tha se edhe Maqedonia duhet të zërë vendin e saj si anëtare e NATO-s në përfundim të negociatave me Greqinë dhe SHBA e mirëpret atë. Sipas Uithers, me hyrjen e këtyre vendeve në Aleancë, Ballkani do të bëhet më i qëndrueshëm dhe i begatë. Po ashtu, ai vlerësoi zgjerimin e Kartës së Adriatikut me Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, duke kërkuar nga tre anëtarët themelues të saj që të ndajnë eksperiencën e tyre me këto vende, në përpjekjet për t'u anëtarësuar në NATO.
botasot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top