Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Analiza/ Si po dështon perëndimi në Kosovë

Po çpo ndodh pra në Ballkan? Në këtë Ballkanin e mrekullueshëm që dukej sikur qe përkushtuar aq mençurisht në rrugën e shndritshme të integrimit evropian? Ca «ekstremistë» po sabotojnë demokracinë parlamentare dhe po kërcënojnë institucionet e Kosovës, një komplot «ruso-serbo-antiperëndimor» po dëshiron ta shkatërrojë shtetin e Malit të Zi

Nga Jean-Arnault Dérens/ Courrier des Balkans

Si vallë u bë e mundshme ardhja në një situatë të tillë - çuditen të shqetësuara e të zhgënjyera qeveritë perëndimore - përderisa kemi bërë aq përpjekje ? Ku do të na shpjerë kjo ?... اdo gjë po shkonte mbarë, në rrethanat më të mira të mundshme. Qeveritarët e korruptuar deri në palcë, por përsosmërisht besnikë ndaj këshillave të mbrojtësve të tyre të Brukselit, Parisit, Berlinit ose Brukselit, fitonin me shumicë votash nga zgjedhjet në zgjedhje.
Drejtësia i nënshtrohej diktateve të të fuqishmëve, mediat ishin nën kontroll; por Komisioni Evropian fliste vazhdimisht për progres thelbësor nëpër raportet e tij të progresit vjetor.
Ndërmarrjet po mbylleshin njëra pas tjetrës, papunësia nuk zvogëlohej kurrë dhe qytetarët arratiseshin nga shtetet e tyre të mjera. Por a nuk ishte kjo thjesht një e keqe e nevojshme, për tia bërë të mundshme rajonit që një ditë ti qaset prosperitetit liberal, aq të premtuar e aq te pritur ?
اdo gjë ishte e parashikuar, madje edhe një jetë parlamentare e « përgjegjshme ». Shumicat njësoj si opozitat, ndanin të njëjtat qëllime, të njëtat bindje : privatizimet, « normalizimin » e marrëdhënieve rajonale, integrimin
Nuk kishim më nga ato polemikat e mëdha të së shkuarës, mbi përzgjedhjen e llojit të shoqërisë apo mbi format e shtetit, por vetëm e vetëm debate teknike se cila është mënyra më të mirë për ti jetësuar rekomandimet e Brukselit, këshillat e dhëna prej « miqve » të këtyre shteteve të vogla ballkanike, që më në fund u urtësuan e u paqtuan.
Në këto kushte, koalicionet dhe aleancat formoheshin dhe reformoheshin vazhdimisht, në përputhje me interesat e veçanta të momentit, në një balet të bukur hijesh që të jepte iluzionin e demokracisë.
Sidoqoftë, nuk ka më asnjë rrezik : vendimet merren tjetërkund, e banditët mjekroshë të së kaluarës i kanë këmbyer fishekët, kasketat dhe beretat e tyre me kostume të prera bukur, i kanë harruar logoretë patriotike të rinisë së tyre dhe kanë mësuar anglishten aq sa nevojitet për ti zhvilluar bizneset e tyre që janë të regjistruara në Ishujt e Virgjëra Britanike, apo në parajsa të tjera tokësore.
Kujdestarët e tyre evropianë nuk reshtin së mahnituri prej progresit të vzsazhdueshëm që ata kanë bërë në përdorimin e gjuhës së drunjtë (protokollare), gjuhës së re (newspeak) të « përgjegjësisë politike », të « reformave të domosdoshme »
E papritmas tani, tërë këto vite investimesh politike kaq konstruktive në Ballkan, po vihen në dyshim. Por nga kush ? Nga ca qytetarë bukëshkalë, nga ca opozita të « papërgjegjshme » !
Sigurisht se nuk është demokratike të hedhësh gaz lotsjellës në sallën e parlamentit për ti penguar punimet e tij, siç bën opozita kosovare me qëndrueshmëri dhe këmbëngulje. Sdiskutohet se dikush mund edhe ti kontestojë qëllimet e ndjekura nga Lëvizja Vetëvendosje ! se krijimi i një Asociacioni të komunave serbe a do të ishte me të vërtetë një hapje e derës për ndarjen e Kosovës ?
Por thelbësorja nuk është kjo.
Esenca është se Kosova sështë gjë tjetër pos një demokraci fasade, ku partitë e ndryshme politike kënaqen me luajtjen e rolit që u caktohet në një koreografi të shkruar prej tjetërkujt; nga ambasada amerikane, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, në një balet që inspektohet edhe nga ambasadorët e shteteve të vogla shoqëruese, si Franca. Vetëvendosje refuzon të vallëzojë sipas këtij ritmi, ndaj edhe akuzohet se synon të shkatërrojë demokracinë, institucionet, madje edhe shtetin e Kosovës…
Silogjizmat nënkuptohen lehtë:
- Demokracia jam unë, thotë vrasësi serial i vendosur në krye të parlamentit me bekimin e përëndimit, Kadri Veseli, ish-shefi ( ?) i vrasësve të SHIK-ut; - Shteti jemi ne, përgjigjen me jehonë ambasadorët perëndimorë, të gatshëm për të rikujtuar se shteti i Kosovës sekziston përveçse si rezultat i vullnetit të tyre të mirë.
Kushdo që i kundërvihet Kadri Veselit, PDK-së ose shokut të tij Thaçi dhe « rekomandimeve » të « miqve » perëndimorë të Kosovës, i kundërvihet pra demokracisë, institucioneve dhe vetë shtetit.
Në operacionin aq madhështor dhe shumë të kushtueshëm të State building që po vijon çprej 1999, u « harrua » vetëm një « hollësi »: populli, i cili do të dëshironte - bukëshkali - ta pohonte sovranitetin e vet, duke u çliruar prej tutelës së mësuesve të tij.
Kërkesat e Vetëvendosjes mund të jenë ndoshta të gabuara, por Vetëvendosja ka plotësisht të drejtë në një pikë : kjo demokraci dhe këto institucione sjanë veçse një iluzion. Pjesëmarrja në të e nënkupton miratimin e tyre. Aventura demokratike e Kosovës, e cila sigurisht do të bëjë edhe gabimet e veta, me përparimet dhe kthesat e saj; kalon përmes një thyerje të domodoshme.
Situata nuk është shumë e ndryshme në Malin e Zi, ku regjimi mafioz i Milo Gjukanoviqit përballet me sfidën e tij më të madhe të këtyre pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit. Edhe këtu, me bekimin e « miqve » të tij perëndimorë, ky « politikan i përgjegjshëm » pohon të jetë i kërcënuar nga një komplot që përmbledh të këqijat më të mëdha të botës, një konglomerat i « papërgjegjshëm » i çetnikëve, nacionalistëve, fashistëve ; i cili synon të minojë institucionet dhe të shkatërrojë shtetin e Malit të Zi.
Intelektualët, militantët, gazetarët të cilët kërkojnë që nga rrëza e viteve 1990 krijimin e Malit të Zi të lirë, demokratik dhe qytetar ; sot qenkan shndërruar në « fashista » ? Ata që luftuan kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe faktotumit të tij lokal, Milo Gjukanoviqit, qenkan shndërruar tanimë në « çetnik » ?
Po, natyrisht, për shkak të këtyre silogjizmave tjera :
- Shteti malazez, jam unë, thotë Milo Gjukanoviq. E kam krijuar, financuar, e kontrolloj dhe jetoj prej tij…Kushdo që më kundërvihet i kundërvihet shtetit; - Shteti malazez ekziston nga vullneti ynë i mirë, thonë miqtë ndërkombëtarë të po këtij Milo Gjukanoviqi. E kemi njohur ne, ne ia premtojmë karrotën e integrimit euro-atlantik, ne ia falim veprimet mafioze, lidhjet e tij strukturore me krimin e organizuar, në emër të interesave « më të larta » të stabilitetit rajonal. Pra, kushdo që i kundërvihet, na kundërvihet neve, kundërshton vlerat themelore të Bashkimit Evropian dhe të demokracisë perëndimore.
Afërsisht dhjetë vjet pas restaurimit të pavarësisë së tij, më 2006, Mali i Zi kishte arritur në masë të madhe ti tejkalojë antagonizmat dhe përçarjet që e kanë minuar gjatë tërë shekullit XX. Ekzistenca e një shteti të Malit të Zi nuk vihet më në dyshim; përveç se nga disa grupe shumë margjinale. Por, për ta shpëtuar pushtetin e tij, Milo Gjukanoviqi është gati për çdo gjë. ثshtë i gatshëm ti riaktivizojë përçarjet e vjetra, ta kthejë Malin e Zi në gjendje e gati-luftës civile që ka njohur gjatë një dhjetëvjeçarit, nga 1995 deri në 2006.
Milo Gjukanoviqi është mjaft i bindur se mund të llogarisë ende në aleatët e tij, mentorët evropianë (ky njeri është shumë i pasur dhe dihet se asnjë deputet evropian, asnjë zyrtar i Brukselit nuk ka parë kurrë ndonjë zarf parash). Në fakt, ka arritur ti frikësojë shumë, tua fusë frikën më të madhe të jetës së tyre në palcë : « Pro-serbët » dhe ata « anti-NATO » e mbajnë aktualisht flamurin opozitar në Podgoricë. Madje qenka parë mes opozitarëve edhe mjekroshi i preferuar i regjimit, Fortlumturia serbomadhe, Amfilohije! Edhe më keq, edhe hija e dorës së Putinit vizatohet në prapaskenë…
Në dreq të mallkuar! Ky është thjesht rrëfimi i qytetarëve që nuk e duan më një regjim grabitqar në pushtet që pothuajse një çerek shekulli e që kërkojnë më në fund zgjedhje të lira dhe të paanshme, i cili po transformohet në një teatër madhor të përballjes planetare midis së mirës dhe së keqes. Lufta në Siri nuk duket asgjë krahas përplasjeve të rrugës në Podgoricë. Policia e Gjukanoviqit del se po e mbron mbarë botën e lirë përmes shkopinjve të gomës dhe topave të ujit ! Mbase, Hashim Thaçi, si demokrat i madh dhe si një gjeopolitikan i mprehtë nuk po gabohet : dhe me nguti, ai shprehu mbështetjen për mikun e tij Gjukanoviq (atëbotë, kur Evropa e mbretërve dhe princave fliste e gjitha frëngjisht, do të kishim thënë edhe « kusheririn e tij », por ndoshta do tu kthehemi ndonjë ditë të afërme këtyre emërtime sharmante familjare).
Ky është storytelling që Gjukanoviqi dhe skribi i tij i zellshëm Beba Popoviq përpiqen tia shesin tregut mjaft mirë, - paçka se është mashtrim. Se jo, nuk janë të gjithë protestuesit në Podgoricë « pro-serbë », larg asaj. Por duke luajtur me këto përçarjet e vjetra të Malit të zi, Gjukanoviqi do të dijë ti bëjë pro-serbë, dhe do të mund të imponohet edhe një herë si garantuesi i fundit i demokracisë, mburoja e vetme e një Mali të Zi pro-evropian.
Janë pra thelbësisht dy goditje të së njëjtës lojë që luhen njëkohësisht në Kosovë dhe në Mal të Zi, e kjo lojë e vjetër, çdo herë e rikthyer, e asnjëherë e mbaruar, quhet shumë thjeshtë : demokraci. اfarëdoqofshin ndarjet ideologjike të opozitës malazeze, çfarëdoqofshin përzgjedhjet, të drejta apo të gabuara, që mund ti bëjë Vetëvendosja, pyetja e parashtruar në Prishtinë dhe në Podgoricë është shumë e thjeshtë: qytetarët e Ballkanit a janë sovranë a jo, apo duhet të kënaqen duke e luajtur lojën e demokracisë, rregullat e të cilës shkruhen nga të tjerët?


Lapsi.al
 
Titulli: Analiza/ Si po dështon perëndimi në Kosovë

Pajtohem plotesisht, si vertikalisht, poashtu edhe horizontalisht, thene shkurt kozmopolitanisht; komplet diametralisht, me krejt cfare paska thene ky fare Arnaulti me kete shkrim.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back