اmimi Nobel për letërsi i takon Herta Myller-it

sabah

Anëtar i Respektuar
Shkrimtarja gjermane, Herta Myller, ka marrë çmimin Nobel për Letërsi
për vitin 2009. Arsyetimi i Akademisë suedeze ka qenë se autorja me
koncentrimin poetik dhe sinqeritetin prozaik përshkruan një pamje që
nuk është parë deri tash”. Shpalljen e fituesit në Stokholm e bëri
Peter Englund nga Akademia suedeze, i cili tha se çmimi Nobel për
letërsi për vitin 2009 i jepet shkrimtares gjermane, Herta Myller, e
cila me përqendrimin poetik dhe sinqeritetin e prozës i përshkruan
pamjet e të shpronësuarve. Në arsyetimin e dhënies së çmimit Nobel, pos
tjerash, shkruan se librat e saj paraqesin “detaje të jetës së
përditshme në një diktaturë stagnuese”. Fituesja e çmimit Nobel për
letërsi do të marrë 1.4 milionë dollarë. Vepra e saj më e mirë është
ajo e quajtur “Oppresive Tango”.


*Kohavizion*
 
Ka lexuar njeri gje prej kesaj Hertes se mua sme duket e njoftur, mbase jam gabim...
Por me shpejt kam lexuar Haruki Murakami...
 
Tregim i shkurter nga Herta Myller

BANJA E SWABIANEVE

Eshte e shtune mbrema. Soba e banjos ka nje bark qe shndrit nga nxehtesia. Dritarja e ajrimit eshte e mbyllur mire. Javen e kaluar Arni dyvjecar mori nje ftohme nga ajri i acarte. Mamaja po lan shpinen e Arnit me ca breke te shngjyrosura. Arni i vogel perplas duart mbi uje. Mamaja e ngre Arnin e vogel dhe e nxjerr nga vaska. I varfri femije, thote Babagjyshi. Femijet nuk duhen lare kur jane kaq te vegjel, thote Gjyshja. Mamaja ngjitet ne vaske. Uji eshte akoma i nxehte. Sapuni shkumbon. Mamaja ferkon ca qafen dhe heq prej andej sa rrotullka te vogla zhuli gri. Rrotullkat e zhulit te mamase lundrojne mbi siperfaqen e ujit. Vaska ze nje si unaze te zerdhur rretheqark. Uji eshte akoma i ngrohte, i therret Mamaja, Babait. Babai futet ne vaske.. Uji eshte i ngrohte. Sapuni ben shkume. Babai ferkon gjoksin dhe nxjerr prej andej ca rrotullka zhuli gri. Rotullkat e Babait pluskojne bashke me ato te Mamase mbi siperfaqen e ujit. Unaza rreth vaskes behet e kafenjte. Uji eshte akoma i nxehte, i therret Babai Gjyshes. Uji eshte i vaket. Gjyshja ferkon ca rrotullka te vogla zhuli prej shpatullave te saj. Rrotullkat e Gjyshes pluskojne bashke me ato te Mamase dhe Babait mbi siperfaqene ujit. Rrethi i vaskes behet i zi. Uji eshte akoma i nxehte, i therret Gjyshja Gjyshit. Gjyshi futet ne vaske. Uji eshte kallkan. Sapuni ben shkume. Gjyshi ferkon ca rrotullka zhuli nga berrylat. Rrotullkat e Gjyshit perzihen me rrotullkat e Mamase, Babait dhe Gjyshes mbi siperfaqen e ujit. Gjyshja hap deren e banjos. Gjyshja s’arrin ta shohe Gjyshin. Uji i zi perplaset mbi rrethin e zi te vaskes. Gjyshi duhet te jete ne uje, mendon Gjyshja.. Gjyshja mbyll deren e banjos pas saj. Gjyshi del nga vaska dhe e le ujin te shkoje poshte. Bashke me ujin edhe rrotullkat gri te Mamase, Babait, Gjyshes dhe Gjyshit shkojne poshte.
Familja Swabiani, e sapolare, eshte ulur perballe televizorit. Familja Swabiani, e sapolare, po pret per filmin e te shtunes ne televizor.
 
Edhe une kete vetem kam pare Zizina (qe e gjeta tek PPU) :p
Dmth stil i vecante eshte ai... po jo nga na e vecante pozitive per Nobel...

Ta gezoje.
 
E gezofte,por me duket e panjohur ...
 
Ta gezoje ta gezoje...por ne prap se njofim...
Duhet te fitonte Nobelin qe te behej e njoftur, sepse tani te gjithe do ken kuriozitet te lexojne Herta Muller qe ka mare NOBEL per leteresi
 
Pse Herta Müller

Vepra e nobelistes së dymbëdhjetë femër për Letërsinë dhe paralelet me Franc Kafkën, vështrimi absurd mbi botën, dimensioni politik dhe ambicia poetike.Përkundër gjithë parashikimeve të holla, اmimin Nobel për Letërsinë në vitin ku jemi, 2009, e fiton autorja gjermane me origjinë rumune Herta Müller, autore e 19 romaneve, e cila ka marrë shumicën e votave të anëtarëve të Akademisë Suedeze, vendim i shpallur më 8 tetor.Ndërsa pritej Amos Oz, Joyce Carol Oates apo Philip Roth...., kjo Akademi vlerëson veprën e Mullerit për forcën e poezisë dhe çiltërsinë e prozës, me të cilat përshkruan tablonë e braktisjes.

Autorja e "Udhëtim me një këmbë", "Fusha e kumbullave të gjelbra", "Njeriu është një fazan mbi tokë", "Thirrja", janë disa ndër shumë të tjera në gjininë e poezisë, prozës, eseistikës.Përveç Dublin IMPAC Literary Award, vepra e saj është vlerësuar me shumë çmime, duke përfshirë çmimin prestigjioz gjerman Kleist Prize. Tani ajo jeton në Berlin.Rumania komuniste e fëminisë së saj, jeta e përditshme në fshatin, ku është rritur dhe gjithë kjo lëndë e përpunuar në vitet e rinisë, janë në zemër në veprës së saj në prozë. "Jeta nën regjimin diktatorial në Rumani është përvoja më e fortë, më me barrë që kam jetuar.

Fakti që u zhvendosa qindra kilometra prej andej, në Gjermani, nuk e ka fshirë përvojën time të së shkuarës. Duke u larguar, mora me vete atë që kisha jetuar" - do të deklaronte ajo disa vjet përpara.Romanet e Herta Müller flasin për tiraninë, frikën, tradhëtinë, ndrydhjen, poshtërimin, vetëm se ky dimension politik ngrihet përmes pasionit dhe ambicies poetike. Müller nisi të botohet në Evropë, akoma pa rënë اaushesku dhe regjimi i tij.

Ndërsa libri i parë i saj i botuar në Rumani është "Niederungen", i shkruar në gjuhën gjermane, shfaqet vetëm në një version të censuruar më 1982.Kur më në fund mori në dorë nga Securitate dosjen personale me 914 faqe, emri kod i të cilës ishte "Kristina", Herta Müller zbuloi se ajo cilësohej "një armik i rrezikshëm i Shtetit që duhej luftuar".

Në jetën dhe veprën e Huerta Müller-it (e lindur më 1953, në Rumani, në minoritetin gjerman të krahinës së Banatit) gjen eko të Kafkës. Kjo është paralelja që heq Julian Evans, kritiku "European Literature". Më 1970 ajo punoi për tre vjet në uzinën e traktorëve, duke përkthyer në rumanisht doracakë për mjetet teknike të importuara nga Gjermania Lindore dhe Austria.

Kolegë të saj ishin njëherësh informatorë të Securitate-s dhe Securitate u përpoq ta rekrutojë edhe atë. Për t'u kualifikuar si përkthyese në Rumaninë e اausheskut, duhej të bashkëpunoje me policinë sekrete.Pasi refuzoi bashkëpunimin, humbi vendin e punës si mësuese dhe vuajti kërcënimet e përsëritura, derisa u shtrëngua të emigrojë më 1987.Njëlloj si Kafka, Müller shkruan gjermanisht në Bohemi, ajo u largua si të ishte dy herë e huaj, një shkrimtare që ndjell alienimin në një gjuhë minoritare.

Evans duke argumentuar vështrim absurd që Müller, ashtu si Kafka hedh mbi botën, sjell një episod surreal nga romani i saj "Herztier" (Vendi i kumbullave të gjelbra) ku ajo përshkruan lamtumirën e narratorit të saj, pasi është bërë person i dyshuar politikisht. Ajo ngre mbulojën nga shtratit i saj dhe gjen një vesh derri në mes të çarçafit. "E shkunda çarçafin por veshi nuk luajti vendit, ishte qepur mu në mes si një kopsë. Evans arrin në konkluzionin se "Nobeli" mund ta vendosë Müller-in në një radhë me laureatët e fundit, të cilët kanë të përbashkët "minoritet"-et e tyre: Le Clézio, Jelinek, Kertész, Gao dhe Szymborska.

"Vetëdija sociale e Akademisë duhet të jetë sërish më eksplicite. Por, nuk ka dyshim që Müller është një shkrimtare që e meriton dhe është një shembull tipik i shpronësimit dhe i despotizmit të vampirëve njëherë e një kohë në Rumani.Proza e saj reagon butë ndaj subjektit të saj, elokuenca e saj është e përshkruar qartë, kuptimi i intrigës së saj - një tjetër eko e Kafkës - për t'u shijuar." ثshtë e dymbëdhjeta autore femër në 108 vjet që fiton اmimin Nobel për letërsi.


Gazeta Shekulli
 
Kush është Herta Muller, minoritarja gjermane që fitoi çmimin Nobel për letërsi
Ka qenë pjesë e minoritetet gjerman në Rumani dhe ka përshkruar detaje të jetës së përditshme në një diktaturë stanjuese. Një nga autoret më të njohura bashkëkohore gjermano-rumune, Herta Muller ka fituar çmimin Nobel për letërsi për vitin 2009, lajmi u dha sot nga autoritetet.Vitin e kaluar اmimin Nobel në letërsi e mori autori francez Jean-Marie Gustave Le Clézio. Shpalljen e fituesit sot në Stokholm e bëri Peter Englund nga Akademia Suedeze. اmimi Nobel për letërsi për vitin 2009 i jepet shkrimtares gjermane, Herta Muller, e cila me përqendrimin poetik dhe sinqeritetin e prozës, i përshkruan pamjet e të shpronësuarve, - tha Peter Englund.

Aktualisht 56 vjeçare, shkrimtarja Muller, në arsyetimin e dhënies së çmimit Nobel, shkruan se librat e saj paraqesin detaje të jetës së përditshme në një diktaturë stanjuese. Juria vlerësoi gjuhën fantastike dhe plot shprehje të autores. Herta Myller ka vërtet një histori për të treguar. Kurse evidentoi se shkrimtarja është rritur mes pakicës gjermane në Rumaninë diktatoriale.

Muller është lindur më 17 gusht 1953 në Nitzkydorf, të Banatit gjermanofolës dhe ka mësuar rumanisht vetëm kur ishte 15 vjeç. Në vitin 1987 ajo erdhi në Gjermaninë Perëndimore, dhe sot jeton në Berlin. Libri i saj i parë "Ultësira" u botua në Rumani në vitin 1982 në version të censuruar. Në librin "Lëkundje frymëmarrje" ajo përshkruan jetën e përditshme në kooperativat sovjetike, gulag.


NOA
 
Ata qe e vleresuan Herta Muller,ishin besoj nje juri qe ne as nuk arrijme ta gjykojme per njeanshmeri apo per paaftesi ne zgjedhjen e personit te duhur per cmimin Nobel te ketij viti.Nuk duhet gjithashtu te deshperohemi aspak se kete cmim nuk e fitoi Kadarea me banim ne France.
 
E Herta Mueller eshte rumune me banim ne Gjermani, e ku qendron ndryshimi? Se tere rumunet e mbajne si te "cmuar" tani..
E ne shqiptaret themi SHYQYR qe nuk fitoj KADAREJA...
hajde mendje hajde...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top