Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Amerika shkon, kaosi vjen

14 shpërthime tronditën Bagdadin sot në mëngjes. Pas tërheqjes së trupave amerikane, ekziston frika se vendi do rrëshqasë në anarki

Një seri prej 14 shpërthimesh ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin irakian, Bagdad. Bilanci: të paktën 63 të vdekur dhe 185 të plagosur.

Sulmi i koordinuar në 11 lagje të Bagdadit është më i keqi në vend që kur aty ka shpërthyer një krizë politike mes fraksioneve shiite dhe suni.

Po ashtu, sulmi vjen javën kur forcat amerikane u tërhoqën nga vendi- duke shtuar frikën se pa prezencën amerikane, vendi do rrëshqasë në anarki.

Përplasja politike, që ka vënë kryeministrin shiit kundër liderit më të lartë politik suni, mund të rihapë plagët e vjetra të dhunës sektariane.

Në qendër të sulmeve të sotme duket se kanë qenë shumica e lagjeve shiite, por ka pasur edhe zona me suni të sulmuara.

Sulmi më i rëndë ndodhi në lagjen Al Amal, ku shtatë njerëz u vranë në një sulm të dytë, që kishte në shënjestër zyrtarët dhe forcat e sigurisë, që kishin mbërritur në vendngjarje pas një shpërthimi të mëparshëm.

Qeveria e kryeministrit Nuri Al Maliki ka akuzuar zëvendëspresidentin suni Tarik Al Hashemi se ka një skuadër vdekje, që ka shenjestruar zyrtarët e qeverisë. Një gjykatë ka lëshuar një mandat arresti për të, por zëvendëspresidenti është arratisur. Al Maliki po ashtu ka kërkuar një votë mosbesimi për zëvendëskryeministrin suni Saleh Al Mutlak.

Shiitët përbëjnë rreth dy të tretat e popullsisë në Irak kurse një e treta janë suni.

Ish- diktatori Sadam Hysein, një suni, ka diskriminuar shiitët dhe kurdët.

G.tema
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back