"اmenden" kompanitë airore

Elushe

Vogëlushe
"Shqip" investigon çmimet e biletave Londër-Tiranë. Shqiptarët
paguajnë dy herë më shumë se bullgarët, rumunët, serbët e grekët


Nga Londra
Muhamed Veliu


Emigrantët shqiptarë në Angli, të cilët vijnë për pushime në
Shqipëri, detyrohen të paguajnë për biletat e avionit çmime dy herë
më të shtrenjta se fqinjët e tyre.
Sikurse në sezonet e tjera të verës apo për Krishtlindje, çmimi
biletave për linjat direkte Londër-Tiranë e anasjelltas, edhe këtë
vit, është dyfishuar. Nuk bëjnë përjashtime nga rritja e çmimeve edhe
linjat jo direkte. Një situatë e tillë ka detyruar me qindra
emigrantë që të vijnë në Shqipëri me automjetet e tyre, duke bërë një
udhëtim rraskapitësh për dy ditë. E gjitha kjo për shkak të biletave
të avionit, çmimet e të cilave janë rritur jo pak dhe thuajse janë të
papërballueshme, për më tepër kur bëhet fjalë për familje me dy ose
tre fëmijë. Të tilla çmime kanë ndikim katastrofal në thithjen e
turistëve britanikë. Me ato para që atyre u duhet të paguajnë për
bileta avioni drejt Shqipërisë, vende si Spanja, Greqia, Italia apo
Kroacia ofrojnë paketa turistike 10-ditore ku përfshihet bileta e
avionit, së bashku me akomodimin dhe mëngjesin falas.

Investigimi

Nga një investigim i "Shqip" për këtë çështje rezulton se, një
emigrant shqiptar paguan vetëm për biletën e avionit dy herë më shumë
se bullgarët, rumunët, serbët dhe grekët. Nëse gjatë muajve të tjerë
të vitit, një biletë Londër-Tiranë varion nga 200 deri në 270 paund,
në sezonin e verës çmimet shkojnë deri në 800 paund për person. Por
sa reale janë ankesat e emigrantëve shqiptarë në Angli, të cilët
biletat e udhëtimit për në vendlindje i kanë temë dite në bisedat e
tyre? Falë sistemit të prenotimit të biletave nëpërmjet internetit,
për disa ditë me radhë, "Shqip" ka monitoruar disa kompani ajrore,
duke parë po ashtu edhe biletat e linjave direkte dhe jodirekte që
fluturojnë nga Londra për në Sofje, Beograd, Bukuresht dhe Athinë dhe
duke i krahasuar çmimet e tyre me atë të një bilete për në Tiranë.
Zgjodhëm këto vende për afërsinë në distancën e tyre me kryeqytetin
britanik. Kështu, Londra është larg Shqipërisë 1174.27 milje, Sofja
1250.67 milje, Beogradi 1049.50 milje, Bukureshti 1297.72 milje dhe
Athina 1484.63 milje. Duket qartë se distanca e largësisë me Londrën
është pak a shumë e njëjtë, përjashtuar Athinën, ku largësia është 3
mijë milje më shumë.

Linjat direkte

Për të vërtetuar ankesat e emigrantëve se atyre "po u pihet gjaku"
nga kompanitë ajrore, ndërmorëm këtë investigim, duke kontrolluar
nëpër faqet online të kompanive dhe duke krahasuar fillimisht çmimet
për linjën direkte që ofrojnë nga Londra për në Tiranë, Sofje,
Beograd, Bukuresht dhe Athinë. Fillimisht kërkuam për një biletë me
datë nisjeje 27 korrik dhe kthim 27 gusht me linjën direkte nga
aeroporti "Gatwick" drejt Tiranës. Përgjigjja që morëm nga kërkimi
elektronik është se bileta vajtje-ardhje me datat e kërkuara do të na
kushtojë 821 sterlina, një shifër përafërsisht tri herë më e madhe se
gjatë muajve të tjerë të vitit. Por, nëse një bullgar do të kërkonte
të blinte një biletë me nisje 27 korrik dhe kthim 27 gusht po me të
njëjtën linjë ajrore sa do të paguante? اmimi që na ofrohet është 307
sterlina, pavarësisht se distanca Londër-Sofje është 768 milje më
shumë se ajo Londër-Tiranë. Surprizat për çmimet e biletave "të
kripura" ekskluzivisht për shqiptarët nuk mbarojmë këtu. Fqinjët tanë
serbë, nëse udhëtojnë nga Londra për në kryeqytetin e tyre, Beograd,
me po të njëjtën linjë, në po të njëjtën datë, do të paguanin vetëm
333 sterlina.
اmimeve të lira për në vendlindjen e tyre mund t`u gëzohen edhe
rumunët e shumtë që jetojnë dhe punojnë në Londër. Një kthim në
vendlindje atyre u kushton 343 sterlina. Nuk bëjnë përjashtim edhe
grekët, të cilët për datën e zgjedhur nga ne, bileta do t`u kushtonte
477 sterlina sa gjysma e biletës që të çon në Tiranë, pavarësisht se
distanca Londër-Athinë është 3.100 milje më shumë se ajo Londër-
Tiranë.
Bëjmë edhe një kërkim tjetër, duke dashur të prenotojmë një biletë me
të dhëna të tjera. Si datë nisjeje nga Londra për në Tiranë vendosëm
datën 10 gusht që përkon me një numër të madh shqiptarësh që kthehen
në vendlindje gjatë këtij muaji dhe kthim 6 shtator. Faqja online e
një kompanie për këtë kërkim na ofron biletën me çmimin 671 sterlina.
Me të njëjtën datë kërkojmë edhe vendet tona fqinje. ثshtë po e
njëjta histori. اmime po prapë të lira, krahasuar më Shqipërinë.
P.sh. për në Sofje, bileta kushton 364 sterlina, për në Beograd 375,
për në Bukuresht 290 dhe për në Athinë 274.
Kompania britanike "British Airways" së bashku me "Albanian
Airlines", janë të vetmet që fluturojnë direkt drejt Tiranës.
Kompania shqiptare "Albanian Airlines" fluturon vetëm gjatë tre
muajve të verës korrik, gusht dhe shtator. Po ashtu, edhe gjatë
muajve të fundvitit nëntor e dhjetor.Gusht dhe Shtator po ashtu edhe
fjatë muajve të fundvitit Nëntor Dhjetor.Duke mos patur mundësi të
prerjes së biletave online për këtë kompani telefonuan një prej
agjencive të cilat shet biletat e saj. Bileta për datën e nisjes 10
Gusht dhe kthim 6 Shtator me këtë kompani rezultoi të jetë 470
stërlina.

Linjat jodirekte

Duke parë një fluks të madh kërkesash për bileta nga Anglia drejt
Shqipërisë nuk bëjnë përjashtim në çmime edhe linjat jodirekte.
Diferenca mes tyre dhe atyre direkte nuk është e madhe. Edhe këto
linja rezulton se ofrojnë çmime dy herë më të shtrenjta për
shqiptarët që udhëtojnë nga Londra për në Tiranë me një tranzit të
vetëm krahasuar me fqinjët tanë. Nga një kërkim në faqen online të
një kompanie italiane për datën 10 gusht nisje dhe me kthim 6
shtatorin (drejt Tiranës) çmimi është 509 sterlina. Ndërsa për të
shkuar në Sofje po në këtë datë, çmimi që ofrohet është 340 sterlina,
për në Beograd 360, për në Bukuresht 328 dhe për në Athinë 399
sterlina.
Të zymta janë edhe çmimet që ofron për shqiptarët edhe një kompani
fluturimi austriake. Një biletë Londër-Vjenë-Tiranë të ofrohet me
çmimin 537 sterlina, ndërkohë që një biletë drejt Sofjes është 332
sterlina, 360 sterlina për në Beograd, 351 sterlina për në Bukuresht
dhe 462 për në Athinë. Aspak ndryshe nuk është as panorama e çmimeve
me një kompani hungareze, linjë e frekuentuar shumë nga shqiptarët
për vetë orarin e volitshëm që ajo ka. Kjo kompani u ofron atyre
çmimin prej 625 sterlinash, ndërsa bullgarëve çmimin 382 sterlina,
rumunëve 382 sterlina, grekëve 377 sterlina.

Kompanitë

Kompanitë ajrore kanë një sistem të veçantë për shitjen e biletave.
Bëhet fjalë për ndarjen e vendeve në disa kategori. Kjo lidhet
ngushtë me çmimin e biletave. Një punonjëse pranë një zyre për shitje
biletash tregon mekanizmin e këtij sistemi. Sipas saj, në kategorinë
e parë, që njihet si "Red Tickets", vendosen disa vende me çmim të
lirë, në kategorinë e dytë "economy" çmimet fillojnë të rriten dhe
pjesa tjetër që mbetet përfshihet në kategorinë e biletave "economy
flexible", të cilat shiten me çmim maksimal kundrejt kërkesës dhe
ofertës. "Ky është një mekanizëm kundrejt të gjitha ligjeve të cilin
e aplikojnë kompanitë ajrore. Ajo që nuk dihet ka të bëjë me numrin e
vendeve që përfshihen në `Red Tickets` nga ku edhe nisin çmimet",
thotë punonjësja. Rritjen e çmimeve gjatë sezonit të verës ajo e
konsideron si të lidhur ngushtë me kërkesën e madhe për bileta nga
shqiptarët, gjë që në ekonominë e tregut përdoret maksimalisht nga
kompanitë ajrore për të përfituar.

Reagimi Emigrantët: Faji, i kompanive ajrore

Përballë kësaj situate, ku çmimet janë shtrenjtuar në maksimum,
emigrantët shqiptarë fajësojnë kompanitë ajrore, duke i akuzuar ato
se kërkojnë të përfitojnë nga fakti se ata gjatë verës
tradicionalisht kthehen me pushime në vendlindje.
Ilir Krasniqi, një emigrant shqiptar në Londër, thotë se të tilla
çmime në stratosferë po na detyrojnë që në vitet e ardhshme të mos i
bëjmë pushimet në Shqipëri. "Të blesh një biletë 800 paund është
shumë, pasi me ato 800 paund i kalon 10 ditë pushime për bukuri në
ndonjë vend tjetër. Kështu është kur nuk u tërhiqet veshi kompanive
ajrore, duke i detyruar të mos bëjnë ç`t`u dojë qejfi me çmimet e
biletave", pohon ai.
Të njëjtin shqetësim ndan edhe Brikena Omari, studente në
universitetin "Middlessex" të Londrës, në degën e menaxhimit të
biznesit.
Ajo thotë:
"Nuk e kuptoj përse ndodh kjo vetëm për ne, shqiptarët. Të gjitha
linjat ajrore në përgjithësi për ne shqiptarët ofrojnë bileta me
çmime të shtrenjta. Unë kontrolloj shpesh biletat për të vajtur nga
Londra në Shqipëri dhe gjithmonë çmimi është më i shtrenjtë nga çdo
vend tjetër në rajon në të njëjtën periudhë".

British Airways
Tiranë 671 paund
Sofie 364
Beograd 375
Bukuresht 290
Athinë 274

Alitalia
Tiranë 509 paund
Sofie 340
Beograd 360
Bukuresht328
Athinë 399

Austrian
Tiranë 537 paund
Sofie 332
Beograd 351
Bukuresht 355
Athinë 462

Malev
Tiranë 625 paund
Sofie 382
Beograd nuk fluturon (Shkup 466)
Bukuresht 382
Athinë 377
 
...me te vertet cmenduri e madhe kjo :(
 
Nuk habitem joooooooo,s'eshte hera e pare,ne shqipetaret duhet t'i biem si magelani per te ardhur ketu ne Al......pfffffffff
Dhe jo vetem nga londer-tirane
po tirane-rrotull botes jane cmimet ne stratosfere
 
jane rritur me shume kete vit.
bileta tirane-vjene vajtje ardhje me blerje nga tirana( s epo t ablesh nga vjena kushton me shume) economy class ( me te drejte nderrimi date me 50 euro) nga 397 euro qe ka qene, ndonjehere ka qene dhe 402, ishte bere 637 euro.
 
Po per emigrantet qe udhetojne ne Shqiperi nga USA apo Kanadaja?? Bileta kete vere nga NY ne Tirane duke u ndale me perpara ne nje vend tjeter te Europe kushton 1400 dollar mesatarisht.
Te gjitha linjat ajrore neper bote i kane rritur çmimet e biletave sepse çmimet e gazit e naftes jane rritur shume. Si rezultat disa linja ajrore kane dale bankrupt dhe e kane mbyllur kompanine nga humbjet e medha.
 
I ben ndonjeri pyetje vetes perse ndodh kjo gje??

Pse pikerisht vetem shqiptareve dhe jo dobiçave te tjer te ballkanit ?
Akoma s'po e kuptojne shqiptaret qe ajo qe po ndodh eshte pjese e asaj qe quhet strategji anti-shqiptare ne te gjitha drejtimet per dobesimin e ekonomise dhe zhvillimit shqiptar ne pergjithsi.(me fjale te tjera Puç Anti-Shqiptar)

Mesa duket shqiptaret kane nevoje qe keto te verteta tua shkruajne gazetat dhe tua trasmetojne TV per tu bindur!
 
"Shqip" investigon çmimet e biletave Londër-Tiranë. Shqiptarët
paguajnë dy herë më shumë se bullgarët, rumunët, serbët e grekët


Nga Londra
Muhamed Veliu


Emigrantët shqiptarë në Angli, të cilët vijnë për pushime në
Shqipëri, detyrohen të paguajnë për biletat e avionit çmime dy herë
më të shtrenjta se fqinjët e tyre.
Sikurse në sezonet e tjera të verës apo për Krishtlindje, çmimi
biletave për linjat direkte Londër-Tiranë e anasjelltas, edhe këtë
vit, është dyfishuar. Nuk bëjnë përjashtime nga rritja e çmimeve edhe
linjat jo direkte. Një situatë e tillë ka detyruar me qindra
emigrantë që të vijnë në Shqipëri me automjetet e tyre, duke bërë një
udhëtim rraskapitësh për dy ditë. E gjitha kjo për shkak të biletave
të avionit, çmimet e të cilave janë rritur jo pak dhe thuajse janë të
papërballueshme, për më tepër kur bëhet fjalë për familje me dy ose
tre fëmijë. Të tilla çmime kanë ndikim katastrofal në thithjen e
turistëve britanikë. Me ato para që atyre u duhet të paguajnë për
bileta avioni drejt Shqipërisë, vende si Spanja, Greqia, Italia apo
Kroacia ofrojnë paketa turistike 10-ditore ku përfshihet bileta e
avionit, së bashku me akomodimin dhe mëngjesin falas.

Investigimi

Nga një investigim i "Shqip" për këtë çështje rezulton se, një
emigrant shqiptar paguan vetëm për biletën e avionit dy herë më shumë
se bullgarët, rumunët, serbët dhe grekët. Nëse gjatë muajve të tjerë
të vitit, një biletë Londër-Tiranë varion nga 200 deri në 270 paund,
në sezonin e verës çmimet shkojnë deri në 800 paund për person. Por
sa reale janë ankesat e emigrantëve shqiptarë në Angli, të cilët
biletat e udhëtimit për në vendlindje i kanë temë dite në bisedat e
tyre? Falë sistemit të prenotimit të biletave nëpërmjet internetit,
për disa ditë me radhë, "Shqip" ka monitoruar disa kompani ajrore,
duke parë po ashtu edhe biletat e linjave direkte dhe jodirekte që
fluturojnë nga Londra për në Sofje, Beograd, Bukuresht dhe Athinë dhe
duke i krahasuar çmimet e tyre me atë të një bilete për në Tiranë.
Zgjodhëm këto vende për afërsinë në distancën e tyre me kryeqytetin
britanik. Kështu, Londra është larg Shqipërisë 1174.27 milje, Sofja
1250.67 milje, Beogradi 1049.50 milje, Bukureshti 1297.72 milje dhe
Athina 1484.63 milje. Duket qartë se distanca e largësisë me Londrën
është pak a shumë e njëjtë, përjashtuar Athinën, ku largësia është 3
mijë milje më shumë.

Linjat direkte

Për të vërtetuar ankesat e emigrantëve se atyre "po u pihet gjaku"
nga kompanitë ajrore, ndërmorëm këtë investigim, duke kontrolluar
nëpër faqet online të kompanive dhe duke krahasuar fillimisht çmimet
për linjën direkte që ofrojnë nga Londra për në Tiranë, Sofje,
Beograd, Bukuresht dhe Athinë. Fillimisht kërkuam për një biletë me
datë nisjeje 27 korrik dhe kthim 27 gusht me linjën direkte nga
aeroporti "Gatwick" drejt Tiranës. Përgjigjja që morëm nga kërkimi
elektronik është se bileta vajtje-ardhje me datat e kërkuara do të na
kushtojë 821 sterlina, një shifër përafërsisht tri herë më e madhe se
gjatë muajve të tjerë të vitit. Por, nëse një bullgar do të kërkonte
të blinte një biletë me nisje 27 korrik dhe kthim 27 gusht po me të
njëjtën linjë ajrore sa do të paguante? اmimi që na ofrohet është 307
sterlina, pavarësisht se distanca Londër-Sofje është 768 milje më
shumë se ajo Londër-Tiranë. Surprizat për çmimet e biletave "të
kripura" ekskluzivisht për shqiptarët nuk mbarojmë këtu. Fqinjët tanë
serbë, nëse udhëtojnë nga Londra për në kryeqytetin e tyre, Beograd,
me po të njëjtën linjë, në po të njëjtën datë, do të paguanin vetëm
333 sterlina.
اmimeve të lira për në vendlindjen e tyre mund t`u gëzohen edhe
rumunët e shumtë që jetojnë dhe punojnë në Londër. Një kthim në
vendlindje atyre u kushton 343 sterlina. Nuk bëjnë përjashtim edhe
grekët, të cilët për datën e zgjedhur nga ne, bileta do t`u kushtonte
477 sterlina sa gjysma e biletës që të çon në Tiranë, pavarësisht se
distanca Londër-Athinë është 3.100 milje më shumë se ajo Londër-
Tiranë.
Bëjmë edhe një kërkim tjetër, duke dashur të prenotojmë një biletë me
të dhëna të tjera. Si datë nisjeje nga Londra për në Tiranë vendosëm
datën 10 gusht që përkon me një numër të madh shqiptarësh që kthehen
në vendlindje gjatë këtij muaji dhe kthim 6 shtator. Faqja online e
një kompanie për këtë kërkim na ofron biletën me çmimin 671 sterlina.
Me të njëjtën datë kërkojmë edhe vendet tona fqinje. ثshtë po e
njëjta histori. اmime po prapë të lira, krahasuar më Shqipërinë.
P.sh. për në Sofje, bileta kushton 364 sterlina, për në Beograd 375,
për në Bukuresht 290 dhe për në Athinë 274.
Kompania britanike "British Airways" së bashku me "Albanian
Airlines", janë të vetmet që fluturojnë direkt drejt Tiranës.
Kompania shqiptare "Albanian Airlines" fluturon vetëm gjatë tre
muajve të verës korrik, gusht dhe shtator. Po ashtu, edhe gjatë
muajve të fundvitit nëntor e dhjetor.Gusht dhe Shtator po ashtu edhe
fjatë muajve të fundvitit Nëntor Dhjetor.Duke mos patur mundësi të
prerjes së biletave online për këtë kompani telefonuan një prej
agjencive të cilat shet biletat e saj. Bileta për datën e nisjes 10
Gusht dhe kthim 6 Shtator me këtë kompani rezultoi të jetë 470
stërlina.

Linjat jodirekte

Duke parë një fluks të madh kërkesash për bileta nga Anglia drejt
Shqipërisë nuk bëjnë përjashtim në çmime edhe linjat jodirekte.
Diferenca mes tyre dhe atyre direkte nuk është e madhe. Edhe këto
linja rezulton se ofrojnë çmime dy herë më të shtrenjta për
shqiptarët që udhëtojnë nga Londra për në Tiranë me një tranzit të
vetëm krahasuar me fqinjët tanë. Nga një kërkim në faqen online të
një kompanie italiane për datën 10 gusht nisje dhe me kthim 6
shtatorin (drejt Tiranës) çmimi është 509 sterlina. Ndërsa për të
shkuar në Sofje po në këtë ë, çmimi që ofrohet është 340 sterlina,
për në Beograd 360, për në Bukuresht 328 dhe për në Athinë 399
sterlina.
Të zymta janë edhe çmimet që ofron për shqiptarët edhe një kompani
fluturimi austriake. Një biletë Londër-Vjenë-Tiranë të ofrohet me
çmimin 537 sterlina, ndërkohë që një biletë drejt Sofjes është 332
sterlina, 360 sterlina për në Beograd, 351 sterlina për në Bukuresht
dhe 462 për në Athinë. Aspak ndryshe nuk është as panorama e çmimeve
me një kompani hungareze, linjë e frekuentuar shumë nga shqiptarët
për vetë orarin e volitshëm që ajo ka. Kjo kompani u ofron atyre
çmimin prej 625 sterlinash, ndërsa bullgarëve çmimin 382 sterlina,
rumunëve 382 sterlina, grekëve 377 sterlina.

Kompanitë

Kompanitë ajrore kanë një sistem të veçantë për shitjen e biletave.
Bëhet fjalë për ndarjen e vendeve në disa kategori. Kjo lidhet
ngushtë me çmimin e biletave. Një punonjëse pranë një zyre për shitje
biletash tregon mekanizmin e këtij sistemi. Sipas saj, në kategorinë
e parë, që njihet si "Red Tickets", vendosen disa vende me çmim të
lirë, në kategorinë e dytë "economy" çmimet fillojnë të rriten dhe
pjesa tjetër që mbetet përfshihet në kategorinë e biletave "economy
flexible", të cilat shiten me çmim maksimal kundrejt kërkesës dhe
ofertës. "Ky është një mekanizëm kundrejt të gjitha ligjeve të cilin
e aplikojnë kompanitë ajrore. Ajo që nuk dihet ka të bëjë me numrin e
vendeve që përfshihen në `Red Tickets` nga ku edhe nisin çmimet",
thotë punonjësja. Rritjen e çmimeve gjatë sezonit të verës ajo e
konsideron si të lidhur ngushtë me kërkesën e madhe për bileta nga
shqiptarët, gjë që në ekonominë e tregut përdoret maksimalisht nga
kompanitë ajrore për të përfituar.

Reagimi Emigrantët: Faji, i kompanive ajrore

Përballë kësaj situate, ku çmimet janë shtrenjtuar në maksimum,
emigrantët shqiptarë fajësojnë kompanitë ajrore, duke i akuzuar ato
se kërkojnë të përfitojnë nga fakti se ata gjatë verës
tradicionalisht kthehen me pushime në vendlindje.
Ilir Krasniqi, një emigrant shqiptar në Londër, thotë se të tilla
çmime në stratosferë po na detyrojnë që në vitet e ardhshme të mos i
bëjmë pushimet në Shqipëri. "Të blesh një biletë 800 paund është
shumë, pasi me ato 800 paund i kalon 10 ditë pushime për bukuri në
ndonjë vend tjetër. Kështu është kur nuk u tërhiqet veshi kompanive
ajrore, duke i detyruar të mos bëjnë ç`t`u dojë qejfi me çmimet e
biletave", pohon ai.
Të njëjtin shqetësim ndan edhe Brikena Omari, studente në
universitetin "Middlessex" të Londrës, në degën e menaxhimit të
biznesit.
Ajo thotë:
"Nuk e kuptoj përse ndodh kjo vetëm për ne, shqiptarët. Të gjitha
linjat ajrore në përgjithësi për ne shqiptarët ofrojnë bileta me
çmime të shtrenjta. Unë kontrolloj shpesh biletat për të vajtur nga
Londra në Shqipëri dhe gjithmonë çmimi është më i shtrenjtë nga çdo
vend tjetër në rajon në të njëjtën periudhë".

British Airways
Tiranë 671 paund
Sofie 364
Beograd 375
Bukuresht 290
Athinë 274

Alitalia
Tiranë 509 paund
Sofie 340
Beograd 360
Bukuresht328
Athinë 399

Austrian
Tiranë 537 paund
Sofie 332
Beograd 351
Bukuresht 355
Athinë 462

Malev
Tiranë 625 paund
Sofie 382
Beograd nuk fluturon (Shkup 466)
Bukuresht 382
Athinë 377

po eshte e vertet qe ne paguajme me shume se te gjithe por si perhere ti o VELIAJ ja fute pordhes kot se po detyrohen shqipetaret te ikin me makina se ju bie me lire c me lire te shkon o derman se me leke aty aty shkon por mos harro se do harxhosh 4 dite rruge dhe dy dite gjume se je i rraskapiture
shqipetaret ikin me makina per tangellike e jo nga halli ok
 
gjithe kto leke e thua sikur ku po vete....e jemi brenda europes:(
spo flas per ato jashte europe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top