Amendamenti në PE: Vizat me Shqipërinë të hiqen në janar të 2010

elbruna

Anëtar i Respektuar
Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punë të Brendshme miratoi mbrëmë raportin e prezantuar nga eurodeputja sllovene Tanja Fajon për libezalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Komisioni mbështeti gjithashtu amendamentet e Fajonit për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës në listën e bardhë të Shengenit, krahas Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat i përmbushin kriteret, ndërsa procesi për liberalizim e vizave të fillojë edhe për Kosovën. Komisioni i bëri thirrje Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës që të realizojne reformat e nevojshme për t’u kualifikuar në programin e heqjes së vizave, ashtu si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Raporti për liberalizimin e vizave më 6 tetor e miratoi edhe Komiteti për Politikë të Jashtme të PE-së. Liberalizimi i vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, sipas propozimit të Komisionit Evropian, pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2010.
TV KLAN
 
Shpresojme ti heqin kto vizat kshu mund te vij me hpesh ne shqiperi;)
 
Shpresojme ti heqin se na nxine jeten ,, te kene mundesi populli te levizin lirshem, ta jep truni me pi kafen e mengjesit ne Itali psh pse mos ta kesh mundesine LOL,,,
 
Me ne fund Shqiptaret do levizin lirshem endrra shekullore e miliarda Shqipetarve ne per bote dhe ne per univers do behet realitet...

ps : them te hap nje firme ku do ofroje nje udhetim ne vendet e zhvilluara si ne kohen para vizave nga mali per Greqi ose me skaf per ne Itali besoj se nostalgjiket do e riprovojne kete pervoje te se kaluares tone jo te larget......
 
Kjo eshte vertete gazetari amatoreske. Nga njera ane ne titull thote se Shqiperise do i hiqet regjimi i vizave me BE-ne ne Janar 2010 dhe nga ana tjeter shpjegon se Komisioni i Parlamentit evropian i beri thirrje shqiperise per te permbushur kushtet per te perfituar heqjen e regjimit. Pra eshte shume kontradiktor, nga njera ane shqiperia i ka permbushur kushtet dhe ka nje date se kur heqja e vizave do te behet nga ana tjeter thote se shqiperia duhet te plotesoje kushtet dhe data nuk eshte dhene.

Ne euobserver shkruhet se Shqiperia dhe Bosnja mund te perfitojne ne qershor te vitit te ardheshem nese i plotesojne kushtet, por sic duket Klan-i e di me mire kete gje.

Sa te felliqura behen mediat kur behen pjese e propogandave politike ne raste te tilla.
 
IshAllah hiqen sa me shpejt vizat per Shqiperin , edhe te shpresojm qe mos tqesin ndonje kusht qe te mundemi edhe ne nga Kosova te marrim passaport te Shqiperis :p pastaj te udhtojm dhe ne me lir :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top