Ambasadorja: Të futet në shkolla gjuha maqedonase

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Gjuha maqedonase të futet si një nga gjuhët e huaja kryesore në shkollat e të gjitha rajoneve ndërkufitare mes këtyre dy vendeve!". Ky ka qenë dje sugjerimi i ambasadres së Maqedonisë, Blagorodna Mingova-Krepieva gjatë një takimi me drejtuesit vendorë të rrethit të Librazhdit, si dhe deputetët e zonës. Rreth këtij propozimi të bërë në zyrën e kryebashkiakut Kastriot Bega, ku ishte i pranishë dhe deputeti Taulant Balla, nuk ka pasur reagim nga të pranishmit. I kontaktuar pas takimit nga “Gazeta Shqiptare” kryebashkiaku Bega e ka konsideruar këtë propozim si dashamirës dhe që i shërben projekteve të përbashkëta në zonat ndërkufitare.

VIZITA

Vizita e djeshme e diplomates fqinje në rrethin kufitar të Librazhdit u realizua në kuadër të një sërë projektesh ndërkufitare të infrastrukturës, komunikimit të ndërsjellë dhe mjedisit. Kështu, pak javë më parë zona Përrenjas-Klënje (Bulqizë) u shpall park kombëtar me hapësira në të dy anët e kufirit; është në proces aksi rrugor Librazhd-Bulqizë (loti i parë ka përfunduar) që mban peng hapjen e pikës kufitare me Maqedoninë në Fushën e 30-ë në Steblevë, etj. "Me shumë interes për Shqipërinë dhe Maqedoninë, veçanërisht për zonat kufitare, mbetet bashkëpunimi në të gjitha fushat", - theksoi Kripieva në takimin e zhvilluar në Bashkinë e Librazhdit. Ndërsa kryebashkiaku Begaj e ka njohur diplomaten mike me problemet, ritmet e zhvillimit ekonomiko-social, resurset e shumta si dhe fushat për projekte të përbashkëta.

PROPOZIMI

Propozimin për mësimin e maqedonishtes si një nga gjuhët e huaja në shkollat e zonave kufitare, diplomatja fqinje e bëri në momentin që kryebashkiaku Begaj i paraqiti disa probleme në gjendjen e dy shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazin e qytetit të Librazhdit. "Studimi me prioritet i maqedonishtes si gjuhë e huaj në shkollat në zonat në kufi me Maqedoninë, është në interes të forcimit të bashkëpunimit mes këtyre vendeve fqinje, duke pasur parasysh se në një të ardhme të afërt Europa do të jetë pa kufij", - ka mbështetur propozimin e saj ambasadorja Krepieva. Ndërsa për këtë propozim të diplomates , kryebashkiaku Bega pohoi pas takimit se "sugjerimi që bëri ambasadorja për futjen e maqedonishtes si një nga gjuhët e huaja në shkollat e zonave kufitare, nuk mendoj se është ndonjë provokim. Ky propozim i saj m'u duk miqësor e që nuk duhet ngatërruar me ndonjë qëllim dashakeq. Mendoj se është dhe në kuadër të realizimit të projekteve të përbashkëta ndërkufitare. Kështu që nuk kishte vend për reagim, përderisa këtë propozim e shikoj si dashamirës, pasi vendi i saj është i gatshëm për forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, në kuadër të integrimit të përbashkët euroatlantik".

PROJEKTET

Ndër të tjera, lokalët i kërkuan ambasadores dhe përshpejtimin e hapjes së pikës kufitare të Steblevës, mbyllur që më 1948-ën, që do të ndihmonte jo vetëm banorët e zonës, por do të shkurtonte dy herë distancën kilometrike e kohore me Tiranën. Sipas ambasadores Krepieva, hapja e pikës kufitare është peng i infrastrukturës nga pala shqiptare. "Na ndajnë vetëm 200 metra nga pika kufitare, - shtoi më tej diplomatja, - por duhet shpejtuar përfundimi i rrugës Librazhd-Dibër". Sipas saj, "hapja e doganës së Steblevës është një kërkese e hershme dhe e përsëritur; është një domosdoshmëri për shkak të zhvillimeve që po ndodhin në të dyja vendet tona, e cila do të konkretizohet sapo rruga Librazhd-Steblevë të jetë përfunduar".

GazetaShqiptare
 
Nje gje tjetr ti japim kesaj ambasadores ne se do........
Te gjithe fqinjet tane kerkojne kerkojne kerkojne POR anje nuk jep.....
 
Po maqedonsit u dynden sivjet ne plazhet tona dhe nuk dinin as sharjet ne shqip...

Pse nuk e mesojne ata shqipen, eshte gjuhe e shenjte, e vyer, e dlire.

Ata bashkejetojne me shqiptaret dhe hezitojne ta mesojne shqipen, c'na duhet ne maqedonishtja, gjuhe sllave e shemtuar dhe pa pike peshe...
 
Po maqedonsit u dynden sivjet ne plazhet tona dhe nuk dinin as sharjet ne shqip...

Pse nuk e mesojne ata shqipen, eshte gjuhe e shenjte, e vyer, e dlire.

Ata bashkejetojne me shqiptaret dhe hezitojne ta mesojne shqipen, c'na duhet ne maqedonishtja, gjuhe sllave e shemtuar dhe pa pike peshe...

Te te them dicka per sllavet dhe gjuhen shqipe.. Nga vet fakti qe jetojn "se bashku" tani se fundmi eshte ber shum i njohur fakti edhe martesa maqedons -shqiptare (zakonisht nga shqiperia) bejn qe ata te mesojn gjuhen shqipe, dhe kam qene sa deshmitare te degjoja tek e flisnin , jo vetem shkel e shko, por ne menyre shum te rregullt, por ceshtja eshte se pjesa dermuse e tyre Nuk Duan ta flasin gj.shqipe (edhe pse e din) thjesht jan te sterngarkuar "politikisht" ...Dmth, edhe pse e din, thjesht sdun ta flasin !
 
Kan gjet edhe bejne... Shikojne nje tuf me injorante ne pushtet kerkojne gjera injorante!

Zoti na ruajt me keto njerez.

Pan qe kerkuam hapjen e kufirit me maqedonine kujtojne se ja kemi nevojen.
Per mua te kerkohet mbyllja e kufirit nga shqiptaret e jo nga maqedonasit.
 
Pfffffffffff sa enderroka kjo ambasadorja ,s'e beka gjumin rehat
 
Nuk ka qenie qe nuk leshon klithma apo zera te dhimbshem kur e shikon qe po i vjen fundi. Se paku ne brendesi e ndjen kete dhimbje dhe disfate. E njejta gje po ndodh edhe me "Maqedonine," shtetin fanatazem te ballkanit qe ska asgje, madje as identitet dhe emer.

Duke pare fundin e shperperjes se saj dhe mosegzistencen ne nje periudhe te shkurter tani po kerkojne te krijojne ndikimin e tyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top