Ambasadorja franceze Christinë Moro zbulon Shqipërinë e 1913-ës

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Aida Tuci

Historia e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës janë të hershme. Fillojnë diku në shekullin XV me një dëshmi që del nga kronikat e Benediktit Millard, primar i abacisë Savigny en Lyonnais, ku flet për bashkëpunimin e tij me familjen shqiptarë të Stratiotëve gjatë luftës së Italisë, për të vazhduar korrespodenca që nga perandori Napoleon Bonaparti dërguar Ali Pashë Tepelës, deri te presidenti francez Lebrun drejtuar mbretit Zog, apo letrat e disa personaliteteve franceze dërguar Ismail Qemalit në mbështetje të çështjes shqiptare në vitin 1913.
Pa lënë mënjanë edhe raportimet nga konsuj dhe diplomatë francezë për Shqipërinë në periudha të rëndësishme historike për vendin.

ambasadorja-150x150.jpg

Duket se Franca ka qenë gjithmonë e pranishme në momentet më të rëndësishme të historisë sonë, ashtu si dhe në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar. Me vështrimin nga e kaluara dhe e tashmja, Ambasada Franceze në Tiranë është iniciatore e dy aktiviteteve të rëndësishme që do të zhvillohen në Tiranë. E para, “Shqipëria 1912…”, është një ekspoze fotografish dhe filmime që i përkasin një arkivi vërtet të veçantë, të krijuar nga një filantrop francez që quhet Albert Kahn dhe e dyta është ardhja për herë të parë në Tiranë e trupës së baletit Preljocaj. Ambasadorja Christinë Moro në intervistën e saj për “Mapo”-n na rrëfen me shumë dashuri dhuratën që Ambasada Franceze ka përgatitur për shqiptarët në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar.

Si i vlerësoni marrëdhëniet kulturore mes dy vendeve? A ka një orientim politika e jashtme franceze në fushën e kulturës në Shqipëri? Le të themi në arkeologji, muzikë apo në fusha të tjera?

Këto marrëdhënie janë shumë të mira, por në fushën kulturore janë veçanërisht të shkëlqyera. Pika më e fortë e këtyre marrëdhënieve është përdorimi i gjuhës franceze. Dhe kjo është ajo që ne bëjmë në kuadër të javës së frankofonisë, që e zhvillojmë çdo vit në muajin mars. Natyrisht kur bëhet Festivali i Frankofonisë Franca nuk është vetëm. Ajo bashkëpunon me të gjitha vendet që janë anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe që kanë përfaqësi diplomatike në Shqipëri. Natyrisht që marrëdhëniet tona në fushën kulturore nuk i adresohen vetëm një publiku frankofon, por kanë një synim shumë më të gjerë. Ju përmendët arkeologjinë, e cila është një nga fushat tona tradicionale të bashkëpunimit. Në këtë fushë është pak e vështirë të bëhet dallimi ndërmjet bashkëpunimit kulturor dhe atij shkencor, sepse prej dhjetëra vitesh arkeologët francezë vijnë në Shqipëri për të bërë gërmime, në bashkëpunim të ngushtë dora-dorazi me arkeologët shqiptarë në qendra të ndryshme historike dhe arkeologjike. Këto gërmime shoqërohen gjithashtu me punime shkencore, botime në lidhje me gjetjet e bëra gjatë gërmimeve etj. Gjithashtu, që prej disa vitesh ky bashkëpunim është zgjeruar edhe në rivlerësimin e drejtë të qendrave arkeologjike në kontekstin e zhvillimit turistik. Ne mundohemi gjithmonë të jemi të pranishëm duke sjellë vlerat e artit francez në Shqipëri. Ne jemi të pranishëm në forma të ndryshe dhe mbështesim forma të ndryshme të shprehjes kulturore, si në muzikë dhe në arte të tjera. Desha të përmend aktivitetin e organizuar vitin e kaluar mbi filmin vizatimor të ilustruar, i cili është në Francë një formë shumë e rëndësishme komunikimi me të rinjtë. Do doja gjithashtu të ftoja dhe lexuesit e gazetës suaj të ndjekin emisionet TV 5 Monde, të cilat do t’i ndihmojnë të rinjtë të marrin informacione të ndryshme edhe kulturore dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre në gjuhën franceze.

Historia e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës është shumë e vjetër. Franca ka qenë gjithmonë e pranishme në momentet më të rëndësishme të historisë sonë, ashtu si dhe në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar. Në këtë kontekst, a mund të na thoni projektet që Ambasada Franceze po organizon në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar?

Natyrisht të gjitha këto aktivitete organizohen si pasqyrë e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe të 90-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, marrëdhënie që kanë qenë të pashkëputura, përveç periudhës së Luftës së Dytë Botërore, ne dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë me Shqipërinë dhe për miqësinë e gjatë që kemi mes dy vendeve, me dy aktivitete që doja t’i veçoja. Njëri ka të bëjë me të kaluarën dhe tjetri me të ardhmen. Aktiviteti që ka të bëjë me të kaluarën e Shqipërisë quhet “Shqipëria 1912…” Bëhet fjalë për filmime dhe fotografi të cilat janë marrë nga “Arkivi i Planetit”, i Albert Kahn në Paris. Në vitin 1913 Albert Kahn, një filantrop francez, dërgoi në Shqipëri një fotograf dhe një gjeolog, që të vizitonin Shqipërinë dhe të fotografonin të gjitha territoret ku banonin shqiptarë. Atëherë ata realizuan fotografi shumë të bukura me ngjyra, gjë që ishte diçka shumë e rrallë për atë periudhë. Gjithashtu, ata bënë edhe disa filmime. Gjeografi bëri shumë studime dhe konstatime në terren, për të cilat ai foli për shumë vite më vonë në Paris.

Si quheshin gjeografi dhe fotografi që Khan dërgoi në Shqipëri?

Gjeografi quhej Jean Brunhes, ndërsa fotografi quhej Auguste Leon. Të dy sollën në Francë një dëshmi përmes fotove dhe filmimeve se me çfarë ngjante Shqipëria e asaj periudhë. Mbi bazën e këtyre dëshmive është realizuar dhe një dokumentar shoqëruar me shënimet që ka mbajtur gjeografi Jean Brunhes. Filmi do të shfaqet në Tiranë më 24 tetor dhe pastaj do të ketë një turne në 11 qytete të Shqipërisë.

Mund të na shpjegoni çfarë është projekti “Arkivat e Planetit” dhe si arritët të binit në gjurmët e fotove të Albert Kahn?

Albert Kahn ishte një filantrop, i cili kishte dëshirë të krijonte Arkivin botëror. Ai dërgonte në gjithë botën fotografë të shoqëruar me gjeografë dhe të gjitha dëshmitë që ata sillnin i vendosi në Arkivin botëror që ai krijoi. Këto dëshmi të gjeografit Jean Brunhes dhe fotografit Auguste Leon i përkasin vitin 1913, atëherë kur situata politike në Shqipëri ishte shumë delikate. Shqipëria sapo kishte shpallur Pavarësinë, por kjo ishte akoma në diskutim në nivele ndërkombëtare, ashtu si kufijtë dhe ndarja e saj territoriale. Ky reportazh i shërbeu kësaj situate, sepse me të u tregua se çfarë përfaqësonte populli shqiptar, ku jetonte. Ishte një provë se shqiptarët ishin një popull i bashkuar dhe unik, megjithëse kishte disa alfabete dhe ekzistonin disa fe të ndryshme. Faktikisht këto dëshmi shërbyen si një avokati e mirë në favor të Pavarësisë së vendit.

Puna kërkimore për të rënë në gjurmët e këtij Arkivi është bërë nga atasheu për bashkëpunim shkencor i Ambasadës Franceze, Hubert le Forestier, i cili punoi shumë për të gjetur dëshmi të ndryshme mbi Shqipërinë, që ekzistojnë në Francë.

Dhe cili aktivitet përfaqëson të ardhmen?

ثshtë baleti i zotit Angelin Preljocaj. Të premten dhe të shtunën do të ketë një shfaqje të balerinëve dhe aktorit të trupës Preljocaj. ثshtë një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, TKOB- së dhe Ambasadës Franceze. Për mua është shumë e rëndësishme dhe shumë e bukur, sepse siç e dini Preljocaj është një francez me origjinë shqiptare. Ai është një ndër koreografët më të rëndësishëm të kohëve tona, është një urë e gjallë lidhëse mes dy vendeve, është një artist bashkëkohor dhe jam vërtet shumë e lumtur që arritëm të realizojmë ardhjen e një spektakli të tillë në Tiranë.

Ishte e vështirë ta sillnit trupën e baletit Preljocaj në Shqipëri, sepse vetë Preljocaj, siç u shpreh, nuk mund të vijë?

Të organizosh një aktivitet me një trupë baleti, e cila ka një kalendar jashtëzakonisht të ngjeshur, nuk është e lehtë. Por besoj se zoti Preljocaj donte vërtet shumë që kjo shfaqje të vinte në Shqipëri. Përsa i përket pranisë ose jo të tij besoj se rëndësi më të madhe ka prania e veprës së tij, sepse si çdo artist, ka dy anë; veten e tij dhe veprën. Ai e shpjegoi dhe në konferencë sesa thellë brenda tij e ndiente origjinën e tij.
 
Viti 1913, viti i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë me ngjyra

Nga: Ardian Marashi

Në prag të Luftës Botërore që fillon të shfaqet në fillim të shekullit XX me antagonizmat e mëdhenj dhe rivalitetet vrastare, Albert Kahn, bankier i pasur francez, rreshtohet midis njerëzve të rrallë të cilët besojnë në idealin e paqes universale.

kahn-150x150.jpg

Ai vendos t’i kushtojë një pjesë të mirë të pasurisë së tij vizionit të paqes, duke i vënë në përfitim të gjithë njerëzimit zbulimet e fundit të bashkatdhetarëve të tij të mëdhenj, Vëllezërve Lumière: «Fotografia stereoskopike, projeksionet, veçanërisht kinematografi, ja çfarë do të doja të bëja që të funksiononin mirë, me qëllim që të fiksoja një herë e mirë të gjitha aspektet, praktikat dhe mënyrat e aktivitetit njerëzor, zhdukja fatale e të cilit është vetëm çështje kohe».

Vetëm për këtë qëllim Albert Kahn-i krijoi «Arkivat e Planetit», i bindur se njohja e tjetrit është rruga më e sigurt që çon në respektimin mes tyre të individëve dhe popujve. Ambicia e tij është të dokumentojë historinë dhe të fiksojë në kujtesën filmike mënyrën e jetesës dhe zakonet e shoqërive më të fraxhilizuara përpara se e gjitha kjo të zhduket përballë globalizmit që po shfaqet. Në këtë mënyrë ai dërgon gjeografët dhe fotografët e tij në rreth pesëdhjetë vende të Evropës, Azisë dhe Afrikës.
Në projektet e «Arkivave të Planetit» viti 1913 do të jetë viti i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë. Grupi i përbërë nga Jean Brunhes, gjeograf i njohur, dhe August Léon, fotograf me shumë famë, mbërrin në Shqipëri më 16 tetor, për një mision prej pesë ditësh.
Klishetë e tyre të para tregojnë rrënojat e kalasë, pallatit të qeverisë së Esat Pashës, fermën e tij, portrete fëmijësh, burrash e grash, monumentesh kulti, tregun e qytetit.
Në Tiranë dhe më pas në Shkodër, pamjet e marra bëhen të ndryshme, duke krijuar një galeri të tërë me fotografitë e marra natyrshëm. Në një rrugë në Shkodër, dhe më pas në një rrugë tregu me plot lëvizje, ata vendosin kamerën e tyre dhe filmojnë.
Gjatë itinerarit të tyre në Prizren, Shkup, Manastir dhe Strugë, ata nuk reshtin së fiksuari në celuloidët e tyre çaste jete, të cilat sot na tërheqin vëmendjen për nga pasuria artistike edhe dokumentare. Një pasuri që Ambasada e Francës në Shqipëri pati delikatesën t’ua ofrojë shqiptarëve si dhuratë për 100-vjetorin e Pavarësisë.

Rënia e perandorisë Kahn

Filantropi francez Albert Kahn (1860-1940) në vitin 1909 ndërmori projektin ambicioz për të krijuar koleksionin fotografik dhe filmik të të gjithë popujve të botës. Mundësitë financiare i kishte sepse klasifikohej si një ndër njerëzit më të pasur në Europë.
Në profesion ishte bankier. Në fillim të vitit 1929 Khan ishte ende një nga njerëzit më të pasur të Europës, por në fund të këtij viti, me rënien e Wall Street do të vinte dhe rënia e perandorisë Khan. Në vitin 1931, për shkak të krizës financiare, ai u detyrua të hiqte dorë nga projekti “Arkivat e Planetit”, një projekt që zgjati nga viti 1909-1931.
Arkivi i tij, që është një pasuri për gjithë popujt e botës, ruhet në bodrumet e një prej pronave të tij, që ndodhet në afërsi të Parisit. Konsiderohet sot si koleksioni më i rëndësishëm i fotografive më të vjetra të realizuara me ngjyra.
 

Attachments

  • kahn-150x150.jpg
    kahn-150x150.jpg
    3.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top