Ambasadorja ceke hedh poshte alibine e vetos kundër hapjes së negociatave !

Malsi

Anëtar i Nderuar
tomasova-300x180.jpg

Ndryshe nga pretendimet e qeverisë shqiptare nën zë se Praga i ka bërë presion Tiranës për të arritur një marrëveshje me CEZ, në të kundërt do te vendoste veton për marrjen e statusit nga Shqipëria ambasadorja ceke Tomasova ka thënë nga Elbasani se veto vihet vetëm për reformat. Këtë avokati për qeverinë shqiptare e bëri pak ditë më parë në Tiranë edhe Janez Kopac, drejtori i sekretariatit të energjisë, i cili foli mbi çështjen e CEZ-it duke thënë se ajo ishte e domosdoshme për heqjen e vetos ceke kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Por kryediplomatja ceke në Tiranë pohoi se marrëveshja e arritur mes qeverisë shqiptare dhe CEZ është mbështetur nga Banka Botërore dhe Komisioni Europian.

“Nuk besoj se probelmi kryesor është CEZ-i.Si diplomat i huaj, nuk dua të komentoj për një çështje që është një çështje ndërpolitike në vendin tuaj. Në fakt, zotërimi i ligjit dhe një gjyqësor i pavarur janë shumë të rëndësishme për operimin e kompanive në vend, për zhvillimin e suksesshëm të punës së tyre dhe për prosperitetin e vendit tuaj.Në fakt, marrëveshja me mirëkuptim e qeverisë shqiptare me CEZ-in është mbështetur nga Banka Botërore dhe Komisioni Europian.Kur ne japim statusin për një vend konsideroj,më se si kanë ecur reformat në atë vend.

Ne tani po presim raport-progresin që lëshohet nga Komisioni Europian dhe do të diskutojmë mbi të”, u shpreh Tomasova.

Lapsi.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top