Ambasadori Hoffman, akuza të rënda gjyqtarëve shqiptarë

hoffman-helmut.jpg

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman, ka përdorur tone të ashpra ndaj sistemit shqiptar të drejtësisë “Ka gjykatës që marrin zarfin në mëngjes para se të shkojnë në punë. Kjo është vërtet diçka e keqe” – tha Hofmann në një event të organizuar në mjediset e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

“Për të kaluar te lufta ndaj korrupsionit shifrat janë të larta dhe kjo është një ndër pikat kyçe të progres-raportit, të cilin duhet ta lexoni me kujdes në mënyrë që të vini në zbatim politikat që frenojnë këtë fenomen. Mund të keni një sistem të mirë të drejtësisë por kjo nuk mjafton. Duhet të hartoni menjëherë politika në mënyrë që gjyqtarë të tillë të lënë menjëherë zyrën”, tha Hoffman.

Lidhur me eksodin, ambasadori u shpreh se: “Emigrimi masiv dhe rritja e kërkesave për azil është një shqetësim që përfshin gjithë vendet e BE, dhe Gjermaninë më së shumti. Pasi vetëm, për vitin 2014, nga 16.000 shtetas që udhëtonin drejt vendeve të BE-së, gjysma e tyre ishte drejtuar drejt Gjermanisë. Përmend këtu që në muajin mars 3000 shtetas janë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe se në ditët e para të muajit prill në një ditë ky numër ka shkuar në 600. Por kjo nuk është shqetësim vetëm për Shqipërinë, të njejtin problem hasim edhe me vende të tjera të rajonit, si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia apo Serbia. Kujtoni që ju jeni zotër të fatit tuaj.”

mapo
 
Titulli: Ambasadori Hoffman, akuza të rënda gjyqtarëve shqiptarë

te verteten ka thene ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top