Alkooli motivues për aktivitetin fizik?

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Hulumtuesit nga University of Miami kanë analizuar studimet të cilat thonë se personat të cilët konsumojnë alkool, janë më të prirë për stërvitje trupore në krahasim me personat të cilët aspak nuk konsumojnë pije alkoolike.

American Journal of Health Promotion ka publikuar edhe se konsumimi i rritur i alkoolit ka qenë në mënyrë proporcionale i lidhur edhe me rritjen e ushtrimeve trupore, por aktiviteti i shtuar trupor nuk mund t’i eliminojë të gjitha pasojat e konsumimit të tepruar të alkoolit.

Në hulumtim janë marrë parasysh të dhëna të mbledhura nga 230 mijë persona. Në mesatare, lidhja në mes të konsumimit të alkoolit dhe stërvitjeve më të shumta trupore ka qenë më e shprehur te femrat.

Stërvitjet intensive kanë qenë mesatarisht 10% më të shpeshta te konsumuesit e alkoolit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top