Ali AHMETI: Do të zgjidhen çështjet e papërfunduara për shqiptaret

alfonci

Veri investigatio
Zeri i Amerikes: Zoti Ahmeti, partia juaj perfaqesohet nga pese ministra, dhe nje zevendes kryeminister ne qeverine e z.Gruevski; si e vetmja parti shqiptare qe ben pjese ne kete koalicion, cilat do te jene disa nga objektivat qe do te kete partia juaj ne kete funksion?

Ali Ahmeti: Ne kemi dale shume hapur perpara elektoratit shqiptar, me nje program mjaft te begate, qofte ne aspektin kombetar, qofte ne aspektin e zhvillimit ekonomik, dhe mendojme qe per keto ceshtje qe ne i kemi paraqitur perpara shqiptareve te Maqedonise, kemi kapacitet njerezor, dije, eksperte te fushave te ndryshme, qe t’iu dalim per zot ketyre ceshtjeve. Ne aktualisht do te drejtojme 5 ministri ne qeverine e Maqedonise, kemi nje zevendes kryeminister ne kabinetin Gruevski , tre zevendesministra, sekretare shteti, si dhe disa drejtori mjaft te rendesishme ne Republiken e Maqedonise. Besojme qe brenda ketij mandati, do te zgjidhen ceshtje qe akoma nuk kane perfunduar, akoma nuk kane gjetur zgjidhje, sic eshte gjuha shqipe, qe duhet te jete nje zgjidhje e pranueshme per shqiptaret e Maqedonise, konform kushtetutes se Maqedonise dhe Marreveshjes se Ohrit; gjithashtu, edhe zgjidhja e statusit te njerezve te demtuar nga lufta e vitit 2001, duke u bazuar ne ligjet e vendit; si dhe shume ceshtje qe lidhen me ekonomine e vendit si dhe me infrastrukturen, per te cilat ne do te japim nje kontribut aktiv, dhe do te jemi pjese e zgjidhjes se problemeve te shumta, me te cilat ballafaqohen qytetaret e Maqedonise. Gjithashtu, kemi rene dakort per te ndjekur nje politike te perbashket, persa i takon politikes se jashteme te vendit, duke dhene kontributin tone konstruktiv dhe per zgjidhjen e kontestit ne mes te Republikes se Maqedonise dhe Greqise, si dhe sa me pare te krijojme kushte te pranueshme per njohjen e pavaresise se Kosoves.

Zeri i Amerikes: A do te vendosen afate kohore, per zgjidhjen e ceshtjeve qe nuk jane zgjidhur ende?

Ali Ahmeti: Te dy palet kemi qene te interesuar qe te kemi marreveshje dhe afate per problemet e lartpermendura. Une kam qene i interesuar, qe pa kontrate te mos behet ky koalicion, qe mos te lindin probleme dhe konfrontime te panevojshme, por te kete marreveshje ne mes te paleve, dhe afate kohore. Sigurisht, keto qe theksova une, persa i takon perdorimit te gjuhes shqipe apo ligjit per gjuhen shqipe, kam lene nje afat kohor, mund te ndodhe para zgjedhjeve lokale, por mund te ndodhe dhe mbas zgjedhjeve lokale qe ne parlamentin e Maqedonise, te paraqitet ne legjislativ ligji per perdorimin e gjuhes shqipe, si dhe zgjidhja e statusit legal te ushtareve te Ushtrise Clirimtare Kombetare, qe mund te filloje brenda nje periudhe te shkurter, me krijimin e kushteve ,dhe me fillimin e funksionimit te ekzekutivit te Republikes se Maqedonise.

Zeri i Amerikes: Zgjedhjet parlamentare te 1 qershorit lane nje shije te hidhur ne komunitetin nderkombetar, per shkak te incidenteve te dhunes mes partive rivale shqiptare. Cilat jane mesimet qe duhen nxjerre sipas jush?

Ali Ahmeti: Ne vazhdimesi, ne jemi perpjekur si Partia e Bashkimit Demokratik per Integrim, qe mos t’i percajme shqiptaret, te mos fusim grindje mes tyre, dhe kete akt fisnik ne do ta percjellim me tej. Ne nuk duam grindje, ne nuk duam perplasje, ne nuk duam gjera te shemtuara qe te ndodhin brenda hapesires ku jetojne shqiptaret, por per fat te keq, keto gjera kane ndodhur pa deshiren tone, pa vullnetin tone;por ne asnjehere nuk i kemi hedhur benzine zjarrit, gjithmone kemi dashur qe te bejme debate, qe te paraqesim mendime dhe te kunderta, por pa u konfrontuar, dhe pa patur pasoja deri ne lendime fizike, apo t’u shkaktojme dhimbje te ndryshme familjeve…per kete, ne kemi dhene prova te pahomueshme, qofte keto kater vite qe kemi qene ne pushtet ne Maqedoni, por kemi dhene prova dhe gjate 18 muajve qe ne kemi qene ne opozite. Vetem duke u konfrontuar me ide, duke u konfrontuar me mendime, ne mund te ecim perpara, mund te cojme perpara procese. Per te gjitha keto qe une them, iu garantoj te gjithe shqiptareve, qe ne do te perpiqemi edhe me tej, te bejme nje pune konstruktive, te afrojme njerezit, dhe kurrkush nuk do te na kete partnere ne percarjen e shqiptareve, sepse duke u grindur shqiptaret, vertete mund te kene pengesa te medha per te cuar perpara procese madhore ne Maqedoni; dhe perpara ketyre proceseve kemi pergjegjesi te gjithe si parti politike, por edhe si shqiptare. Uroj qe akte te tilla te turpshme dhe te dhunshme sic ndodhen ne 1 qershor, mos t’u ndodhin shqiptareve, por te gjithe te kontribuojme per te miren tone, te gjithe te kontribuojme qe te ulen gjakrat, te ulen tensionet dhe te kapemi mbas puneve te mira, mbas puneve te mbara.

Zeri i Amerikes: Maqedonia eshte nje nga vendet fqinje qe nuk e ka njohur ende pavaresine e Kosoves. Cfare mund te beni ju, qe te arrihet njohja e Kosoves nga Maqedonia?

Ali Ahmeti: Njohja e pavaresise se Kosoves, eshte nje proces i pashmangashem, sepse parimisht Maqedonia ka bere deklarata mjaft konstruktive, qofte para zgjedhjeve parlamentare, qofte para shpalljes se pavaresise, apo dhe mbas shpalljes se pavaresise se Kosoves, qe do te jete ne te njejten linje me SHBA, dhe me komunitetin nderkombetar. Tani kjo ngjarje e madhe historike ka ndodhur, pavaresia e Kosoves eshte shpallur, ajo eshte njohur nga SHBA, nga shume shtete me influence te Bashkimit Europian, nga shume shtete te tjera te kontinentit, dhe ne kete linje do te jete dhe Republika e Maqedonise, per njohjen e pavaresise se Kosoves, por jane disa ceshtje qe per mua nuk jane dhe aq te rendesishme, sic jane disa konteste sa u takon vijave te demarkacionit, konkretisht ne veri te vendit. Gjate bisedimeve qe une kam patur me autoritet ne Maqedoni, nuk kam pare ndonje rezerve ne drejtim te mosnjohjes se pavaresise se Kosoves, por jane paraqitur disa dilema rreth ceshtjeve teknike, qe une mendoj qe ne te kaluaren ndoshta jane politizuar, ne menyre te panevojshme, pasi mund te gjendet zgjidhje shume e shpejte, e pasi te mbyllen keto ceshtje dhe keto dilema te vogla, mund te ndodhe dhe akti i njohjes se pavaresise se Kosoves ; eshte ceshtje kohe se kur do te pregatitet nje klime me e mire qe te ndodhe ky akt.

Intervistoi: Laura Kond

zeri i amerikes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top