Aleksandri i Maqedonisë, i Greqisë apo i SHQIPTAREVE?

Bilderberg

Anëtar i ri
ALEKSANDRI I MAQEDONISث, I GREQISث APO I SHQIPTARثVE

Shkruan: Arben LLALLA
Historian
Më 25.01..2007


Emri i Aleksandrit të madh ende vazhdon të krijojë trubullira politike edhe sot këtu e dymijë e dyqind vjet nga vdekja e tij duke bërë që politikat e vendeve të ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i tij për ta privatizuar.

A ishte grek Aleksandri? اfarë e lidhte atë me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike?

Disa pseudo historianë të sotëm të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët pretendojnë që Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptare. Por historianët e lashtë kanë lënë shënime që tregojnë se Aleksandri i madh ishte i biri i mbreti të Maqedonisë Filipit II dhe i Olimbisë, një princeshë Ilire e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I.

Shumë shkrues të historisë Antike ndër ta babai i historisë greke Herodoti dhe Tukidi na lajmërojnë se Pellazgjët (shqiptarët) janë popull para grekëve "proelinioi

FILIPI II

Filipi lindi në vitin 382 p.K., nga një baba maqedon dhe nënën e kishte ilir e cila quhej Euridike dhe ishte nga fisi ilir i Lynkestisë. Lynkestët ishin ilirë, këtë na e dëshmojnë studiuesit dhe historianët antikë si: Livi, Plini, Straboini, Ptolemeu etj.

Ilirët Lynkestë banoni përreth liqenit ët Ohrit dhe kryeqytet kishin Manastirin e sotëm. Pra, vetë Filipi ishte gjysmë maqedonas dhe gjysëm ilir. Mbas vdekjes të babait Amynta, Euridikja e dërgon Filipin në Iliri tek Lynkestët. Dhe më tej në Tebë. Mbas disa vitesh Filipi bëhet mbret i Maqedonisë më 359 p. K.

Filipi u martua me iliren Olimbi dhe nga kjo martesë do të lindte Kleopatra, Kynëna dhe Aleksandri, një burrë i fort, një legjendë Biblike.

Filipi me të hipur në frontin e Maqedonasve nënshtroi fisin e nënës së tij Lynkestët të cilët kishin udhëhequr politikën e maqedonasve.
Më tej Filipi i drejtoi synimet e tij për të spastruar territoret e Maqedonisë nga kolonët grekë. Ai shtiri në dorë Selanikun, Thraqin, Skithinë etj., duke zhdukur mbi 200 koloni greke.

Demosdenin i cili ishte oratori më i madh grek i quajtur edhe mbrojtësi i grekëve kundra maqedonasve ka thënë për Filipin mbasi pushtoi të tërë Greqinë në ligjëratën e tij të titulluar "FILIPIKA e Tretë" thotë: "Filipi, jo vetëm që nuk është grek, edhe asnjë lidhje nuk ka farefis me grekërit, por ai është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë... ". Ndërsa Straboni shkruan: "Maqedonasit janë quajtur si paion". Por nga historia kemi mësuar se në të vërtetë paionët ishin ilirë.

Një nga dashnoret e Filipit e akuzoi Olimbinë se Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit por, Olimbia e kishte me Amonin. Amoni ishte një gjarpër, perëndia më i lartë. Olimbia u fye rëndë nga kjo akuzë.
Pasi Filipi e ndau Olimbinë ajo bashkë me Aleksandrin shkuan për disa kohë të jetojnë mbretërinë e Lynkestëve. Atëherë Filipi i shpalli luftë Lynkestëve, por gjatë betejës ai desh u vra. Më tej Filipi kërkoi që Aleksandri të kthehej në Maqedoni, por Aleksandri këmbëngulës i vuri kusht që të kthehej edhe nëna e tij Olimbia dhe të respektohej si mbretëreshë. Fili e pranoi kushtin. Ai për tu afruar me fisin ilir të Olimbisë kërkoi që vajza e tij Kleopatra të martohej me mbretin e Epirit vëllanë e Olimbisë. Gjatë dasmës, Aleksandri në bashkëpunim me nënën e tij dhanë urdhër që Filipi të vritej. Gjatë dasmës një ushtar maqedonas i afrohej Filipit dhe i ngul thikën në zemër duke e lënë te vdekur në vend atë. Me ngjitjen e Aleksandërit në frontin e Maqedonasve Olimbia e vret gruan e re të Filipit bashkë me fëmijët e saj.

OLIMBIA

Gruaja e Filipi dhe nëna e Aleksandri të Madh Olimbia vinte nga visi i Ilirëve të Epiriotëve. Olimbia ishte stërmbesë e mbretit të Mirmidonëve Akilit i cili u vra në luftën Trojë. Pra Olimbia ishte e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I, i cili rridhte nga fisi i Pirro Neoptolemi djali i Akilit. Pirro Neoptolemi mbas luftës së Trojës u vendos në Toskëri duke themeluar mbretërinë e Epirit. Pirro Neoptolemi është stërgjyshi i Pirros së Madh që luftoi deri në Romë në shekullin III përpara Krishtit. Olimbia dhe Pirrua janë kushurinjë të parë. Emri i vërtetë i Olimbisë ishte Mirtal, pra edhe kjo një fjalë shqipe e përbërë nga MIR-DAL(në gjuhën shqipe shpesh herë shkronja T ngatërrohet me D, sikurse S me Z, etj.). Më vonë Mirtalia u quajt Olimbia. Edhe kjo fjalë rrjedh nga gjuha shqipe të cilën do ta shpjegojë më poshtë. Olimbia ishte shumë bukur me flokë të verdha me onde të gjata. Bukurisë së Olimbisë nuk i rezistoi Filipi i cila la gruan e tij të parë që ishte ilire dhe quhej Audata. Siç duket bukuria e veçantë, zgjuarsia e Mirtalisë ka bërë që më tej ajo të thirrej me emrin madhështor Olimbi...

Olimbia është një emër shqiptar që përbëhet nga bashkimi i fjalëve pellazgje OLI dhe MBI. OLI do të thotë i madh dhe MBI, sipër. Emri OLIMBI është një emër që tregon madhështi. Lojërat më të mëdha në botë quhen Lojrat OLIMBIKE, mali më i madh në Greqi quhet Mali i OLIMBIT. Pra, emri Olimbi ka kuptimin e madhështisë "MBI Tث GJITHث".
Dhe vërtetë a nuk janë Lojrat Olimbike aktiviteti më i madh sportivë në botë?

Sot gjuhëtarët shqiptar e ngatërrojnë fjalën Olimbi me Olimpi. Fjala OLIMBI në greqisht shkruhet OLIMPI dhe shqiptohet OLIMBI. Shkronja MP në greqisht është B dhe në disa raste MB. Gjuhëtarët shqiptar kanë bërë deri më sot transkriptim të fjalës greke OLIMBI, duke bërë që kjo fjalë të humbi kuptimin e saj që rrjedh nga gjuha shqipe (pellazgjike) ... Gjuhëtarët tanë me dashje ose pa dashje kanë bërë shumë gabime në disa fjalët shqipe duke i quajtur si fjalë të ardhura nga greqishtja, sllavishtja, latinishtja etj. Por po të studiohet më thellë do kuptojmë se kemi fjalë të gjuhës shqipe të përvetësuara nga gjuhët e tjera.
 

Attachments

  • ALEXANDER THE GREAT.jpg
    ALEXANDER THE GREAT.jpg
    72.6 KB · Shikime: 176
  • amagno.jpg
    amagno.jpg
    36.8 KB · Shikime: 27
  • Bust of Alexander (Roman copy of a 330 BCE statue by Lysippus,.jpg
    Bust of Alexander (Roman copy of a 330 BCE statue by Lysippus,.jpg
    47.3 KB · Shikime: 39
Titulli: Aleksandri i maqedonisë, i greqisë apo i shqiptarëve

ALEKSANDRI I MADH

Plutarku shkruan për Aleksandrin e Madh se ai ishte biond, me një përskuqje të lehtë në faqe dhe në gjoks. Dua të shtoj se edhe Pirrua i ynë kishte një përskuqje në të tërë fytyrën e tij. Aleksandri pamjen e jashtme i ngjante nënës së tij Olimbisë dhe dajallarëve të tij që ishin nga fisi ilir i Epirit.

Filipi për të mësuar Aleksandrin në edukimin e tij mori dy mësues Leonidhën që ishte kushëri me Olimbinë dhe Lisimakun që edhe ky ishte nga krahina e Dodonës Pellazgjike. Pra siç del nga historia me edukimin e Aleksandrit u morën dy mësues ilirë. Më vonë Filipi solli edhe Aristotelin, një filozof i zoti nga Selaniku për të mësuar Aleksandri gjuhën greke dhe letërsinë e tyre.

Në moshën 18 vjeçare Aleksandri në krye të 2000 kalosër mposhti ushtrinë e Athinës. Mbas vrasjes së Filipi Aleksandri në moshën 20 vjeçare bëhet mbret i Maqedonisë dhe i Greqisë në një moshë të re në verën e vitit 336 p.K. Në vjeshtën e vitit 335 p.K Aleksandri i Madh u kthye në Pellë për të përgatitur planin e tij të madh për të pushtuar Azinë dhe të shkatërronte perandorinë perse.

Aleksandri gjatë udhëtimit të tij për në Azi bëri edhe një ndalesë të vogël në bregdetin e Trojës që tashmë ishte shkatërruar e tëra nga lufta dhjetëvjeçare midis Trojanëve dhe Akejve. Kur mbërriti në Trojë Aleksandri u mallëngjye. Ai, librin më të dashur kishte ILIADثN dhe nëpërmjet Iliadës kishte mësuar për Trojën dhe luftën e saj. Gjatë vizitës në Trojën e shkatërruar Aleksandri bëri fli në kujtim të mbretit të pafat të Trojanëve Priamit të cilin e kishte vrarë djali i Akilit, Pirroja. Por nga heronjtë e luftës së Trojës ai adhuronte Akilin mbretin e Mirmidonëve që e kishte stërgjyshin e tij nga nëna.

Ishte mëngjesi i 3 qershorit ët vitit 323 p.K., kur Aleksandri ndeu se kishte zjarrmi të brëndëshme, pasi bëri një banjë ai ushtri përsëri në gjumë. Kur u zgjua thirri të gjithë gjeneralët për planin e betejës, por pa se vetë ai ishte i pamundur. Për disa ditë ai rënkoi në shtrat nga temperatura e lartë dhe më 13 qershor vdiq në krevat i sëmurë. Kështu, mbreti i Maqedonisë që kishte mposhtur në fillim Greqinë dhe i kishte marrë emrin nuk mundi të realizonte ëndrrën e tij për të pushtuar tërë botën. Ai për dhjet vjet pushtoi pjesën më të madhe të botës, ndërsa stërgjyshi i tij Akili me aleatët e tij iu deshën dhjetë vite për të mposhtur Trojanët me dredhi.

Aleksandri vdiq, por mbeti gjallë emri, legjenda e tij. Lavdia e tij ndriçon e herë errëson dhe krijon probleme, dymijë e dyqind vjet pas vdekjes së tij.

Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i madhe quhej Meryamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjipt.

Ku thuhej në një citim "meryamun setepenra Aleksandros" . Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të themi që është Llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike. Po ta ndajmë emrin ALEKSANDثR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDثR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ثSHTث, LEKS q; është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin grekët sot, dhe do të thotë BURRث.
Pra, emrin ALEKSANDثR do të thotë LثKA ثSHTث BURRث. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: LEK, ALEKS, SANDRI, LEKSANDثR. Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin arbëreshë dhe në Greqi me emrin arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdornin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me Llagapet e tyre. Më vonë Llagapet u bënë mbiemrat e familjeve.
Një variant tjetër mund të të jetë për zbërthimin e emrit Aleksandër dhe A-LEKS-ANDثR. Mundet që fjala ANDثR të ketë kuptimin e fjalës ثNDثR. Pra, LEKA ثSHTث Nث ثNDثR. Ka mundësi që ketë Llagap ta ketë marrë nga gjeneralët e tij kur Aleksandri deklaronte që do të pushtonte të tërë botën. Dhe ata ndoshta mërmëritni se LEKA ثSHTث Nث ثNDثR. Sot në Greqi ndodhet një ishull me emrin ANDRA. Gjatë një studime që kam bërë në vitin 2001 për këtë ishull kam zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra (ثNDRA) banohet nga 90% e popullsisë greke që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin arvanitasit. Ishulli ANDRA ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Ndoshta Llagapi ALEKSANDثR mundet të rrjedhi nga fjalët LEKA ASHT Nث ANDثR.

ELEMENTثT Qث TREGOJNث ORIGJINثN ILIRE Tث ALEKSANDRIT Tث MADH


1.-Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipi dhe Olimbisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimbia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra shkencërisht ALEKSANDRI I MADH është Ilir, duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Pra, Filipi ishte i sigurtë djali i Eurodikes që vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Dhe për Aleksandrin kemi të sigurtë që ishte djali i ilires Olimbisë që vinte nga fisi ilir i Epiriotëve. Më lartë thamë që Olimbia akuzoheshe shpeshherë që Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit...

2.-Nga pamja e jashtme dhe karakteri Aleksandri i ngjante Olimbisë, kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve, bukurinë e fytyrës, ambicien, zgjuarsinë etj.

3.-Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit geg, MER-JAM-UN. Sot disa fshatra shqiptar në Maqedoni ende thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde është MIR JAM UNث.

4.-Emri i njohur botërisht nga bëmat e Miriamun ishte Aleksandër që siç e shpjegova më lartë ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe në dy variante.

5.-Aleksandri ishte mbajtës i brirëve të Cjapit. Më vonë këtë shenjë do ta mbante Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu ynë i madh.

6.-Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit geg të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi nga Aristoteli.
7.-Në vitin 1925 Republika e Shqipërisë që drejtohej nga Ahmet Zogu monedhës shtetërore e quajti me emrin LEK për nder të Aleksandrit të madh. Dhe në faqet e monedhës shqiptare LEK pasqyrohesh nga figurat e Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros etj. Kur shteti shqiptar kishte këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925 që vazhdoi deri në vitet 1950.

PثRFUNDIMI

Siç del nga ky studim Aleksandri dhe shumë heronj të kohës Antike ishin pellazgj, ilir, pra shqiptar. Sot intelektualët, studiuesit dhe politikanët shqiptar duhet të mbrojnë trashëgiminë e tyre të lashtë pellazgjike- ilire nga mos privatizimi i kombeve të tjerë që nuk kanë heronj trashëgimtarë të Historisë Antike të cilët sot këto kombe janë futur në garë për të fituar privatizimin e tyre. Nga gjiri i Kombit shqiptar kanë dalë burra që udhëhoqën shtetet si Francën, Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Italinë etj. Xhuzepe Garlibardi, Napoleon Bonoparti e shumë burra të tjerë lindën nga prindër shqiptar.
 

Attachments

  • AlexanderCameo.jpg
    AlexanderCameo.jpg
    65.9 KB · Shikime: 24
  • lekaimadhshqipni0ko8ct.jpg
    lekaimadhshqipni0ko8ct.jpg
    14.2 KB · Shikime: 25
  • lekaimadhshqipni11hv6pv.jpg
    lekaimadhshqipni11hv6pv.jpg
    14.1 KB · Shikime: 32
  • tarn3kz.jpg
    tarn3kz.jpg
    83.4 KB · Shikime: 33
Titulli: Aleksandri i maqedonisë, i greqisë apo i SHQIPTAREVE

Persa i perket referancave qe deshmojne fare mire se aleksandri i maqedonise ishte etnikisht ilir e vertetojne edhe burimet e tjera historike!!!
"Alexander expressed his admiration of Greek culture by encouraging closer ties with Greece. The Great lyric poet Pindar of Thebes composed poems praising Alexander, and he was awarded the title "Filelini", or "Friend of the Greeks". Such an award, incidentally, would acknowledge that Alexander the Macedonian was not a Greek

Herodotus tells us that Alexander once went to Olympus to contend in the Pan-Hellenic contests. Knowing that he was from Macedonia, the Greeks wished to exclude him from the games, saying that only Greeks were allowed to contend, and not barbarians."

Edwin E. Jacques
The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present

--

'What is now called Macedonia was in earlier times called Emathia. And it took its present name from Macedon, one of its early chieftans. And there was also a city Emathia close to the sea. Now a part of this country was taken and held by certain of the Epirotes and the Illyrians, but most of it by the Bottiaei and the Thracians'

STRABO 'The Geography' book VII, Fragments (paragraph 11)
LacusCurtius ? Strabo's Geography

--

"Furthermore.... Thucydides ... classed the Thesproti, the Molossi and other Epirotic groups were not really of Greek ethnicity, then Alexander's mother, a Molossian, was probably not of Greek ancestry. Thus neither Alexander's mother nor his father was Greek".

John Shea
Macedonia and Greece: The Struggle to Define a New Balkan Nation
ISBN 0786402288

--

"... Greek culture and history had a Pelasgian, and therefore an "Albanian" origin".

"Let it be known - announced Kristo Daco - that Philip and his son Alexander the Great as well as all the Macedonians were not Greeks, but the forefathers of the ALBANIANS"

"اerkezi, similarly, could refer confidently in passing to 'Alexander the Great, whose Illyrian-Albanian origin cannot be disputed'"

"The greatest expansion of Hellenic civilization and rule thus occurred thanks to an 'Albanian', not a Hellene"

"A similar but more subtle insinuation of an 'Albanian' element into Greek civilization was prompted by Herodotus' comment that the Greeks had learned the names of many of their gods from the Pelasgians. Taking up this hint, Malte-Burn and Crispi had devised Albanian origins for various ancient Greek names: Thetis..."


C. Hurst & Co. Publishers
Albanian Identities: Myth and History
ISBN 1850655723

--

"Alexander the Great was born at Pella in Macedonia, but the proximity of this to the modern Albania, and the fact of his mother Olympias having belonged to the royal house of Epirus, are a sufficient justification for his being regarded poetically as having "risen" in Albania".

George Gordon N. Byron
Childe Harold
Published 1885

--

"Alexander was connected with Albania through his mother Olympias, who was an Epirotic princess: ..."

"The historical heroes of Albania are Alexander the Great, Pyrrhus, and Scanderbeg".

Henry Fanshawe Tozer
Researches in the Highlands of Turkey: Including Visits to Mounts Ida, Athos, Olympus, and Pelion, to the Mirdite Albanians and Other Remote Tribes
ISBN 0766188906

--

"... and Olympias, his mother, a princes of Epirus (South Albania); therevfore, Alexander was clearly and Albanian".

Mary Edith Durham
The Burden of the Balkans
1905 Nelson

--

"Alexander the Great, for example, was pure Albanian of his Mother's side (Olympias - Epirot princess) and had to conquer Greece several times before the Greeks accepted him as their own".

Lou Giaffo
Albania: Eye of the Balkan Vortex
ISBN 0738802603

--

"The boy's (Alexander the Great) mother was Olympias, an Albanian princess whose wild young beauty Philip had fallen in love with as he saw her dancing in the religious rites of her own..."

Leslie White Hopkinson
Greek Leaders (w Albanian father and mother... lol)
Houghton Mifflin company (1918)

--

"The Albanians have an heroic but unheralded history. They have given to the world Alexander the Great, and Crispi the Prime Minister of Italy. Both these men are of direct Albanian origin".

George H Blakeslee and G Stanley Hall
The Journal of Race Development

--

The Reign of Philip II:

"Philip II was born about 382 BC, the last son of Amyntas III and his Illyrian wife Eurydice. Little is known of his early life".

Sarah B. Pomeroy
Ancient Greece
ISBN 0195097424

--

"In the land of Illyria (present-day Albania), home of Philip's first wife, Eurydice, lived a pirate leader named Teuta, wife of King Agron of Illyria".

David E. Jones
Women Warriors: A History
ISBN 1574882066

--

"... mightiest general of antiquity, was born in July, BC, of the marriage between Philip II of Macedon and his third wife, the Albanian princess Olympias."

Norman F. Cantor
Alexander the Great: Journey to the End of the Earth
2005
 
Titulli: Aleksandri i maqedonisë, i greqisë apo i SHQIPTAREVE

Historiografia greke e hershme por dhe e tashme , sidomos pas clirimit te Greqise nga Shqiptaret me 1821 dhe pas formulimit te projektit famekeq antishqiptar te ' Megali Idhese ' me 1844 me autor Joanis Kolettis , ka botuar mijra libra , revista dhe gazeta per ti imponuar opinionit ballkanik dhe atij europian se Shqiptaret nuk jane vazhdues te linjes Pellazgo-ilire se kapedanet ushtarake te lashtesise jane greke dhe jo shqiptare , se kudo qe ka sinjale te kishes greke , pak histori greke dhe ndonje varr grek aty eshte toke greke !
Hapur fare duke mohuar apo shtremberuar faktet historike , kohet e fundit kur aerodromit te Shkupit ju vu emri i Aleksanderit te madh , 'megafonet ' grekofone e grekofile , ngriten zerin ne kupen e qiellit se Aleksanderi i Madh eshte grek . Urtesia popullore thote : ' po te mos kishte genjeshtra shume kredi e shume myshterinj , askush nuk do te genjente ' . Greket ne genjeshtrat e tyre kane patur mydhterinj jo vetem ne hapesiren ballkanike por dhe ate europiane dhe me e cuditshme eshte se keto genjeshtra gelltiten nga politikane e intelektuale shqiptare pse jo dhe nga nje pjese e komunitetit shqiptar. Fakti qe greqizmi eshte ulur kembekryq ne cdo fushe te aktivitetit shteteror e shoqeror shqiptar por sidomos ne shkencat historike-gjuhesore , te pakten qe prej 150 vjetesh , verteton shqetesimin me vend te rilindasve tane ku nder te tjera citojne :
' Fqinjet tane jane cmirezinj ndaj faktit qe ekzistojne , ata kerkojne te na grabisin mendimin e ekzistences sone kombetare . Le te mendojme e punojme per vete se jemi te gjithe shqiptare dhe duhet te formojme nje shqiperi te madhe '. Cmenduria greke , historiane apo politikane qe sipas Kushtetutes se tyre jane nje me kishen ortodokse , ka harritur te kundershtoje jo vetem studjues nderkombetare te lashtesise por dhe te kohes moderne si G.Kordhatis apo M.Saqellarios , se gjithcka shqiptare qe nga lashtesia nuk eshte vecse greke . Per kete cmenduri po citojme ish K/Ministrin grek te viteve 1980 Kostandin Karamanlis i cili eshte shprehur : ' Greqia eshte nje azil i madh te cmendurish ' . Qe te mos largohemi nga tema , greket vazhdojne te kerkojne privatizimin e figurave si Aleksandri i Madh , Pirro i Epirit , GJ.K.Skenderbeun , ashtu sic nuk kane turp tu mesojne ne shkollat e tyre femijeve se kufiri verior i Greqise eshte ne lumin Shkumbin ( kryqi i Cac Janullatosit ne Krrabe ) , se Tirana eshte qytet Grek , se ne jug te Shqiperise banojne greke qe paskan harruar greqishten !! , se gjuha shqipe nuk eshte gjuhe e zotit etj . perralla si keto . Po cfare thone studjues te vendit dhe te huaj per perkatesine shqiptare te Aleksandrit te Madh dhe lidhjet e gjakut me Pirron e Epirit dhe GJ.K.Skenderbeun :
1) Vincenc Dross (1823-1888),rilindas arberesh,me 1847
shkruan se ' Te famshmit Ali P. Tepelena , Mehmet Aliu , Ibrahim Pasha , me gjak shqiptar , heronj klasike te luftrave te pasme te Turqise mund te meritojne denjesisht nje vend prane te lashteve ............ Aleksandrit Pirros , Skenderbeut ... ' 2) Jeronim De Rada (1814-1903) , vigan i Rilindjes arberesh , me 1864
shkruan : ' Populli Epirot i Aleksanderit te Madh dhe i Pirros '
3) Petro Veshi (Boci) (1778-1821) enciklopedist dhe poet i thur nje poeme A . P . Tepelenes ku e radhit pas Aleksandrit te Madh , Pirros , Admetit (sovranit molos te shek . V p.e.s
4) Lajosh Taloc (1834-1916) shkencetar hungarez shprehet : ' Nuk egziston popull tjeter ne ballkan as si i Greqise se Re , qe te mund te ndjeke historine e fisit te vet , ashtu me rend kronologjik , qysh prej koheve me te lashta gjer ne ditet tona , sikurse populli shqiptar ' .
5) Rose Wilder Lane , shkrimtare e studjuese amerikane e njohur ne gjithe boten ne vitin 1920 ka vizituar Shqiperine e veriut , ka shkruar librin ' Majat e Shales ' perkthyer nga Avni Spahiu nder te tjera shpjegon se : ' Aleksandri i Madh ishte nga Mati ( nga babai ) dhe kur u rrit shkoi ne Maqedoni . Ne bisede e siper me nje malesor me shkrimtaren Lane , per figuren e Aleksandrit te Madh , rendit brezat paraardhes te tij : Karana , Cenua , Trimi , Perdika , Argua , Filipi , Ajeropi i cili u be dhe mbreti Dare i Maqedonise dhe kishte keto pinjolle : Alqeti leka , Arminti , Perdika i dyte , Arqelloja i dyte , Oresti , Leka i dyte , Filipi i dyte dhe Leka i Madh ( i biri Filipit dhe Olimbise )
qe njihet me emrin Aleksandri i Madh i Maqedonise ' .
Kur Ahmet Zogu ishte president i R.Shqiperise ( me 31 janar 1925 dhoma e deputeteve e zgjodhi ate presidentin e pare me nje mandat 7 vjecar ne moshen 32 vjecare ) monedhen shqiptare e quajti LEK per nder te Aleksandrit te madh , ne faqet e lekut shqiptar pasqyrohej figura e Aleksandrit , Pirros , Herkulit , dhe e stergjyshit te tyre Akilit qe jetoi 900 vjet perpara tyre . Por ky materializim i linjes pellazgo-ilire-shqiptare nga A.Zogu e pati jeten e shkurter sepse ne vitin 1950 komunistet shqiptare me Hoxhen ne krye , me urdher te fqinjeve greko-serb i hoqi nga qarkullimi keto monedha dhe sot e kesaj dite nuk i shkon ndermend askujt ti riktheje ne monedhat tona figurat e legjendareve te lashtesise si duket mos zemerohen dhe rrudhin turinjte greket , per me teper kur ne krye te Akademise se Shkencave shqiptare , ish sekretari personal i ' fortlumturise ' guvernatorit grek te Shqiperise dhe uzurpatori i KOAKSH Anastas Janullatos .
Greket thone se qyteterimi e kultura 5000 vjecare e Kretes eshte huazuar nga Greqia se legjendari Akili eshte grek se deri ne paralelin 42 (mbi qytetin e Pukes ) , eshte toke greke por per cudi brenda ketij 'territori grek' Kot nuk paska thene K.Karamanlis se Greqia eshte azil i madh te cmendurish . Greket thone se kete vit do te kene gorrica shume , se na hahen neve .
6) Rafaele Volsterani (1434-1516) pohon per Skenderbeun : Ishte nje burre i cili a pike dyshimi qe nje pasardhes i denje i Pirros
7) Jirzh Bartold Pontani (1550-1616) shprehet : ' I ati i Skenderbeut Gjon Kastrioti , ka qene princ i shkelqyer i Epirit dhe i Arberit , e ka zanafillen nga fisi bujar e mbreteror i Mbretit te Epirit Pirros dhe eshte zot i shume qyteteve te Epirit dhe te krahinave te tjera '.
8) Jani Vreto (1822-1900) rilindas thekson : ' Admeti epiras dhe Pirro kusheri i Aleksandrit te madh , trim i palodhur ' (1884) . Sepse nena e Aleksandrit ishte Olimbia epirote ishte motra e Aleksander Molosit i cili ishte babai i Pirros , pra Pirro dhe Aleksandri ishin kusherinj te pare , djale halle dhe djale daje .
9) Pjerr Ronsar poeti me i madh francez i shek . XVI ka botuar Sonetin e tij te famshem per Skenderbeun , e ka zbuluar Faik Konica , kur nder te tjera thuhej per idhjen e gjakut te legjendarit Akil nga Tesalia e Camerise , me sterniperit e tij Leka i Madh , Pirro i Epirit dhe GJ.K.Skenderbeun shkruan : ' Epiri s'permendet vetem per kuajt e famshem te fitimtareve ne garat e medha te Olimpit por eshte djepi i Heronjve , i kreshnikve pasardhes qe trashegojne gjakun trimeror te Akilit ' . Keshtu vertetohet se dhe lojrat olimpike e kane zanafillen nga pellazget , madje studjues amerikane shprehen se fillesa e lojrave Olimpike e ka fillesen 1700 vjen p.e.s. dhe jo sic pretendojne Vokotopull (eshat) greke qe edhe Shqiperia e Jugut u fanitet si 'Vorio Epir ' dhe se lojrat Olimpike kane origjine greke , apo kur helenizojne kryeqendren pellazge te parahenoreve Dodonen qe ndodhet ne zemer te tokes shqiptare te Camerise . Dodona ishte nje qender pellazge parahelenike shume me e vjeter se gjuha , perendite dhe mitologjia greke , si e tille ajo u njoh ne gjithe boten e lashte dhe kete realitet objektiv e kane pranuar dhe autoret helene me te mocem : Homeri (shek IX p.e.s pasi e cileson Zotin:' Zeus i larte pellazg i Dodones ' dhe i quan pellazget ' Hyjnore ' , i ve ne goje keto fjale kryefatosit te luftes se Trojes , Akilit kur ky lutet per Patroklin : ' O Zeus mbret i Dodones e pellazg qe banon larg , qe kujdesesh per Dodonen dimerkeqe , kur perreth jane Selet ....' Per Dodonen Pellazgjike flasin autoret : Hesiodi (shek.VIII p.e.s) , Tukididi (shek V p.e.s ) , Efori (shek IV p.e.s ) , Pseudo-Skymi (shek I p.e.s ) Hygini (shek I p.e.s ) etj , te cilet gjithashtu pranojne se themelimi i Dodones daton ne fillimet e tremijevjecarit p.e.s .
 
Titulli: Aleksandri i maqedonisë, i greqisë apo i SHQIPTAREVE

Mbare lashtesia greko-romake , sikunder faktohet prej nje lume autoresh si : Diodori , Pluterku ,Aurel , Viktori etj c' faqnin bindje te plote pa asnje hije dyshimi per lidhjen stergjyshore te Akilit legjendar me Pirron , duke shkulur keshtu nga rrenjet te ashtequajturen ' grekeri ' te fatosit homerik ' ( Dhimiter Pilike , tek ' Pellazget ' Origjina jone e mohuar , f 307 ) Po ketu perkatesine etnike epirote pellazge te vendlindjes se Akilit Tesalise , e vertetojne ne menyre te drejtperdrejte dhe pa ekuivok autoret e lashtesise : Homeri , Herodoti , Apolodori etj ( bazuar tek Eratosteni ) Filostrati deshmon se : porosite mbi menyren e Zhvillimit te kremtimeve teselose ( vendlindja e Akilit ) per nder te Akilit , niseshin posacerisht nga Dodona pellazge . Eshte pranuar boterisht se Akili adhurohej si perendi dhe ne gjuhen e vendit thirrej Aspet , qe e shqiperuar : a = asht dhe spet = i shpejte dhe per kete Homeri i jep mbi 60 rreshta kreshnikut pellazg ( tek iliada ) . Kete binom Akil-Aspet ne Epir e perdornin dhe ne asnje vend tjeter , e dokumentojne dijetaret e lashtesise : Aristoteli , Pluterku , Ptolemeu etj . Per devotshmerine e Akilit ndaj zotit pellazg Dodonas . na e sakteson me gojen e heroit vete Homeri : ' O Zeus Dodonas e pellazg qe banon larg dhe kujdesesh per Dodonen dimerkeqe ....
Rreth 30 km ne jug-lindje te Apolonise , ngrihej qyteti Bylis i themeluar sipas Stefen Bizantinit , prej djalit te Akilit ,
Per lidhjen pellazgo-iliro-shqiptare flasin vargjet e poetit tone te Rilindjes N.Frasheri :' Bote qe kur eshte zene Shqiperia gjalle ka qene pellazg i thonin me pare, me se fundi shqipetare gjuha qe flisnin perendite ate flisnin pellazgjite , ate kane shqiptaret se e kishin dhe te paret' .
Mbi falsitetin e fakteve historike te grekeve per periudhen nga lashtesia deri tani , vec autoreve te lashtesise , permendim dhe shkencetarin italian G. Bakolini i cili shprehet : ' une kurre nuk kam arritur te marr vesh perse italianet nuk kane arritur te kuptojne kontributin e madh qe qyteterimi estrusk i ka dhene qyteterimit tone perendimor . Ne vazhdojme te besojme ne mesimet se greket dhe romaket jane popujt te cileve u detyrohet qyteterimi yne perendimor e gjithe kjo eshte teper e ekzagjeruar dhe e bazuar ne falsifikime historike ' . Per perkatesine e Pirros kusheririt te pare se Lekes se Madh , flasin historianet e lashtesise dhe epokes sone si : Pompe Trogu Justini (shek I p.e.s ) , Dion Kasi (shek I-II ) , Ciceroni (shek I p.e.s )
Edhe perkrenarja e Skenderbeut eshte pjelle besnike e helmetes se Pirros , gjurmen e dokeve Dodinase parahelenase , eshte lakmuar nga aiakasi Leka i Madh per te cilen flet nje monedhe maqedonase me profilin e Aleksandrit , monedhe qe qarkulloi gjate sundimit te Lisinakut 326-281 p.e.s. Madje kete perkrenare e ka mbajtur edhe Filipi i V i Maqedonise 221-179 (Dh.Pilika tek 'Pellazget' f.99 ) Perkrenaren aiakese brez pas brezi e ka perdorur dhe Zogu I dhe me te drejte ne vazhdim kete perkrenare e perdorin dhe forcat ushtarake te Gardes Shteterore te vendit tone .
10) Elena Gjika - Dora D'iatria (1829-1888)
dijetare e njohur europiane me origjine nga Parga e Camerise , kusherira e Gjon Kapodistrias K/Minister i pare i greqise
shprehet : ' Populli shqiptar ka nxjerre ushtare e luftetare qe kane cuditur boten me trimerite e tyre .
11) Naim Frasheri
ne 1894 shkruan : ' Vertet prindit tane kane pasur emer te madh ne gjithe boten si : Teuta , Pirro , Mehmet Aliu , Kostandini i madh etj ' Pirrua ish nga shqiperia trim qe levdon historia , O fare e trimerise ti femij e Aleksandrit e trimit te shqiptareve e Pirros e te parit .....
Lidhje gjaku per legjendaret shqiptare prezanton dhe kenga popullore e fshatit Vuno , kenduar deri vone ' Kush ka qene trim nje here Aleksander i madh me vlere , pirrua me shoke te tjere , por nga te gjithe me i zoti ishte Gjergj Kastrioti .....'
Ne vazhden e ' privatizimeve ' te figurave historike greket figuren e historianit te lashtesise Homerit e trajtojne si figure te paster greke por , e vertete kjo ? Eshte trasheguar brez pas brezi e dhena se mesuesi i Homerit ishte burri i dyte i nenes se tij , nga Itaka ku ruhej edhe sot toponimi ' shkolle e Homerit ' prane disa rrenojash nga hijeroret pellazge te Artemisit , Athinase , Heres si dhe gjurmesh etruske . Antroponimi i shpeshte ne Itake ( sic e verteton vete homeri ) haset jo rastesisht por aq shpesh ne Epir , sidomos tek ainisnet pellazge . Homeri ka bere pershkrime te imta te jetes materiale dhe shpirterore rreth bregdetit Epirot nga Zakynthi ne Korkyre dhe vecanerisht te Itakes tek 'Odiseu ' ne vargjet e kengeve II 167 , IX 21 , XIII 132 , . Po te ishte i huaj per Itaken Homeri nuk mund te bente pershkrime te tilla , gjithashtu Kios , Kolofoni , Argosi , Athina . nuk kane ndonje peshe ne Iliade dhe ' Odise ' prandaj per keto dy arsye pranohet se Itaka eshte vendlindja e Homerit . Nena e Homerit ishte Itakase , njerku dhe mesuesi i tij Femi ishte pellazg ka bere vepra qe i kushtohen se pari botes pellazge, kultures dhe heronjve te saj . Pra ne rrethana te tilla per origjinen e Homerit mund te pranohet haptaz se ishte nje pinjoll pellazg koke e kembe .
Mbi falsitetin e fakteve historike te grekeve per periudhen nga lashtesia deri tani , vec autoreve te lashtesise , permendim dhe shkencetarin italian G. Bakolini i cili shprehet : ' une kurre nuk kam arritur te marr vesh perse italianet nuk kane arritur te kuptojne kontributin e madh qe qyteterimi estrusk i ka dhene qyteterimit tone perendimor . Ne vazhdojme te besojme ne mesimet se greket dhe romaket jane popujt te cileve u detyrohet qyteterimi yne perendimor e gjithe kjo eshte teper e ekzagjeruar dhe e bazuar ne falsifikime historike ' . Per perkatesine e Pirros kusheririt te pare se Lekes se Madh , flasin historianet e lashtesise dhe epokes sone si : Pompe Trogu Justini (shek I p.e.s ) , Dion Kasi (shek I-II ) , Ciceroni (shek I p.e.s )
Edhe perkrenarja e Skenderbeut eshte pjelle besnike e helmetes se Pirros , gjurmen e dokeve Dodinase parahelenase , eshte lakmuar nga aiakasi Leka i Madh per te cilen flet nje monedhe maqedonase me profilin e Aleksandrit , monedhe qe qarkulloi gjate sundimit te Lisinakut 326-281 p.e.s. Madje kete perkrenare e ka mbajtur edhe Filipi i V i Maqedonise 221-179 (Dh.Pilika tek 'Pellazget' f.99 ) Perkrenaren aiakese brez pas brezi e ka perdorur dhe Zogu I dhe me te drejte ne vazhdim kete perkrenare e perdorin dhe forcat ushtarake te Gardes Shteterore te vendit tone .
10) Elena Gjika - Dora D'iatria (1829-1888)
dijetare e njohur europiane me origjine nga Parga e Camerise , kusherira e Gjon Kapodistrias K/Minister i pare i greqise
shprehet : ' Populli shqiptar ka nxjerre ushtare e luftetare qe kane cuditur boten me trimerite e tyre
 
Titulli: Aleksandri i maqedonisë, i greqisë apo i SHQIPTAREVE

11) Naim Frasheri
ne 1894 shkruan : ' Vertet prindit tane kane pasur emer te madh ne gjithe boten si : Teuta , Pirro , Mehmet Aliu , Kostandini i madh etj ' Pirrua ish nga shqiperia trim qe levdon historia , O fare e trimerise ti femij e Aleksandrit e trimit te shqiptareve e Pirros e te parit .....
Lidhje gjaku per legjendaret shqiptare prezanton dhe kenga popullore e fshatit Vuno , kenduar deri vone ' Kush ka qene trim nje here Aleksander i madh me vlere , pirrua me shoke te tjere , por nga te gjithe me i zoti ishte Gjergj Kastrioti .....'
Ne vazhden e ' privatizimeve ' te figurave historike greket figuren e historianit te lashtesise Homerit e trajtojne si figure te paster greke por , e vertete kjo ? Eshte trasheguar brez pas brezi e dhena se mesuesi i Homerit ishte burri i dyte i nenes se tij , nga Itaka ku ruhej edhe sot toponimi ' shkolle e Homerit ' prane disa rrenojash nga hijeroret pellazge te Artemisit , Athinase , Heres si dhe gjurmesh etruske . Antroponimi i shpeshte ne Itake ( sic e verteton vete homeri ) haset jo rastesisht por aq shpesh ne Epir , sidomos tek ainisnet pellazge . Homeri ka bere pershkrime te imta te jetes materiale dhe shpirterore rreth bregdetit Epirot nga Zakynthi ne Korkyre dhe vecanerisht te Itakes tek 'Odiseu ' ne vargjet e kengeve II 167 , IX 21 , XIII 132 , . Po te ishte i huaj per Itaken Homeri nuk mund te bente pershkrime te tilla , gjithashtu Kios , Kolofoni , Argosi , Athina . nuk kane ndonje peshe ne Iliade dhe ' Odise ' prandaj per keto dy arsye pranohet se Itaka eshte vendlindja e Homerit . Nena e Homeri
t ishte Itakase , njerku dhe mesuesi i tij Femi ishte pellazg ka bere vepra qe i kushtohen se pari botes pellazge, kultures dhe heronjve te saj . Pra ne rrethana te tilla per origjinen e Homerit mund te pranohet haptaz se ishte nje pinjoll pellazg koke e kembe .
Kohet e fundit kane dale disa arkeologe te quajtur ' epirote ' sherbetore te ' Megali Idhese ' qe shpallen me katolike se Papa , dhe rrahin tju japin athines mesime shovinizmi duke paraqitur Dodonen si jo pellazgo-epirote . Keta ' dijetare' orvaten te paraqesin Dodonen si kryeqender helene te kulluar , se bashku me bijte e saj Molose , Thesprote , Kaone ,te cilesuar me ' urdher te peshkut ' si greke te paster . Nje shtremberim i Tille po helmon opinionin boteror me falsifikime dhe genjeshtra , qe corodisin dhe studiues te virtyshmem dhe me teper kur zeri i shkences shqiptare mungon krejt ne kete drejtim , kjo sepse akademia jone e shkencave nuk mbron interesat tona kombetare , por ato greke . Po te kishte qene Dodona vertet Helene , shteti e kisha apo shovinizmi grek do ta kishin nxjerre ne drite , kur ne fakt ajo sot dergjet nen dhe , duke deshmuar keshtu se nuk i perket qyteterimit helen .
12) Sharl Pikar (1882-1965)
ne 1943 ngriti zerin e vet : Dodona e vetmja qender se ciles nuk i eshte kushtuar ende nje germim
13) Pier Kabahe
me 1976 shprehet : Ne te vertete mund te duket e cuditshme qe nje Hierore kaq e nderuar ne lashtesi , te mbetet ende ne pritje te nje germimi te madh sistematik ndonese mund ti sjelli c'do vit zbulime te reja arkeologjike .
Qarqet shoviniste te Athines te bindura se zbulimi i plote i kryeqendres pellazge nuk do ti sillte asnje perfimim , perkundrazi e braktisen Dodonen ne fatin e vet , duke mbytur qe ne rrenje dhe sot e kesaj dite cdo njoftim mbi jeten e saj gjate dymijevjecareve te fundit . periudhe kur ajo s'kishte pushuar se rrezatuari hpur dhe vijueshem karakterin e saj jo helen , shprehimisht ' barbar ' , pellazg , ilir , arberor , shqiptar .
Megjithate greket jane te detyruar te pranojne nepermjet historiografise greke te perfaqesuar nga G.Kordhatos dhe M.Saqellarios se :
1- pellazget kane ekzistuar si popull historik qe para ardhjes se heleneve ne ballkan
2- keta nuk kane asnje lidhje gjenetike me helenet
Por Dodona pellazge vazhdon te rroje ne veprat e dijetareve dhe autoreve te lashtesise qe jane mbi 80 : Aristofani , Ciceroni , Demosteni , Eskili , Filokseni , Homeri etj.
Sipas Homerit por dhe historianeve te tjere :
Epiri fillonte prej gjirit te Korintit ne Jug dhe shtrihej tutje matane Dodone ne Veri (esimoti Helada nuk pipetinte fare ) dhe sipas Herodotit dhe ataukididit ne shek V p.e.s Helada qe ' mekembur ' dhe perfshinte trevat nga Termopilet e poshte ne Jug dhe kater shekuj me vone gjeografi Helen Dionizi i Kalifontit e perjashton Epirin nga Helada
Pra per te gjithe periudhen midis viteve 1200 p.e.s deri ne 200 te eres tone , Epiri i Moloseve , thesproteve , kaoneve etj
jo vetem qe nuk pati qene ndonjehere helen , por aso kohe as qe behej fjale per ta ngaterruar sado pak autoktonine e tij
pra ishte shume e qarte ndarja midis trojeve epirote pellazge dhe atyre helene .
Vlen te theksohet se pa Dodone dhe pellazge nuk do te kishte patur kurresesi as Zeus as Poseidon , as Artemise as Apolon keshtu me rradhe hyjnite ' greke ' apo ' romake ' . Keshtu nuk eshte e veshtire te kuptohet pse qyteterimi Europian ka preferuar edhe kur e ka kuptuar me se miri te verteten qe te heshte mbi sa me siper . duke vazhduar te
beje sikur ju beson ende perrallave greke . Do te duhej te ndryshohej krejt historine e qyteterimit te vet , ose te pakten pjesen mbi gjenetiken e tij dhe kjo s'eshte e lehte , sidomos po te kemi parasysh sa e vertete qendron ne anen e nje populli te vogel dhe te diskriminuar mizorisht qe nga lashtesia deri me sot .
14) George Fred Williams
historianograf me 1914 shkruan : '' Po te kthehem ne parahistori para se rapsodet homerike tu kendonin hyjnive dhe heronjve mitologjike , para se te shkruhej gjuha greke jetonte jetonte nje popull me emrin pellazget ....
Shqiptaret jane te vetmit qe kane ardhur deri me sot nga kjo rrace e fuqishme parahistorike . Vetem vitet e fundit eshte percaktuar se pellazget kane qene iliret e lashte , keta ilire kaluan edhe ne itali me emrin Toske sic quhen end ne Shqiperi , ndersa ne itali kane mbetur me emrin si toske , toskane , etruske , Shqipja ka qene gjuha amtare e Aleksandrit te pushtimeve te medha dhe e Pirros se Epirit , nje prej gjeneraleve me te medhenj te historise , i cili qelloi te ishte sfida e fundit e legjioneve te Romes . Eshte tragjedi tej cdo perfytyimi qe kjo rrace e madhe dhe shume e lashte te katandiset ne kete gjendje , e cila meriton te quhet skandali i qyteterimit europian . Nuk eshte per tu cuditur
qe pushtuesi otoman ndalonte cfaredolloj germimesh ne token shqiptare qe mund ti kujtonin popullit lavdine e tij te dikurshme . C'pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare te hape thesaret e historise se pellazgeve
Ne vend te epilogut : Ju kujtojme grekeve '' Kur kini borxh , mos kerkoni kusur '' . Borxh na keni Camerine Dodonase epiqender e pellazgeve parahenore , katragjyshet e shqiptareve te sotem .


Albstation.com
 
Titulli: Aleksandri i maqedonisë, i greqisë apo i SHQIPTAREVE

Aleksandri i Maqedonisë ( 356-323 p.K.)
Sipas Edwin Jacques nga libri "Shqipëtarët"

Aleksandri III i biri i Filipit, i njohur dhe me emrin Leka, lindi ne korrit te vitit 336 p.K. ne Pela, ne veriperendim te Selanikut. Kjo date ka mbetur e fiksuar sepse ate nate u dogj tempulli i njohur i perendeshes Diana te Efesianeve. Plutarku shkruante se te gjitha falltaret e Efesit pasi veshtruan rrenojat e tempullit, renden neper rruge duke thirrur; ky ishte sinjali i lindjes se atij qe do te shkaterronte te gjithe Azine. Ndonese i ati ngazellohej duke paraqitur ne monedha fitoret e tij ne garat me koçi ne Lojrat Olimpike, Aleksandri nuk denjoj te merrte pjese ne gara me njerez qe nuk ishin te seres se vet. Historiani Plutark gjithashtu e pershkroi me hollesi se si djaloshi dymbedhjete vjecar zbuti kalin e zi te eger, Bucefalin. Filipi pajtoi mesuesit me te mire per Leken. Ky mesoi te fliste, te shkruante e te lexontene greqisht, ashtu siç bene edhe shume shqiptare te kulturuar njezet e dy shekuj me vone. Mirepo, per shkak te antipatise se ndersjellte midis Filipit dhe grekeve, pergjegjesit e drejtperdrejte per edukimin e Aleksandrit nuk ishin greke. Dy prej tyre ishin Leonidha, nje farefis i nenes se tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodones pellazge. Me vone, Aleksandri deklaroi se Leonidha i rrepte e kishte bere te forte e te qendrueshem, duke e pajisur me dy “kuzhiniere” te shkelqyer: nje marshim gjate nates, per te shijuar megjesin dhe nje mengjes te paket, per te shijuar dreken. Pastaj ishte dhe Aristoteli, filozofi dhe logjicisti me i shquar i kohes se tij. Filipi i dergoi fjale fjale atij qe te vinte e t’i jepte te birit mesime ne Moral, Politike, Mjekesi dhe Filozofi ose Metafizike. Eshte me interes te vihet ne dukje se vete Aristoteli (384-322 p.K.) kishte lindur ne Stagira te Maqedonise, ne lindje te Selanikut. I ati i tij kishte qene mjek i oborrit te te atit te Filipit, mbretit Aminta II. Pra, maqedonasi Aristotel ishte si ne shtepine e vct ne oborrin maqedonas, deri ne moshen 17-vjeçare, kur shkoi ne Athine dhe u be student i Platonit. Ne vitin 342 p.K. ai u kthye ne Maqedoni si tutor i Aleksandrit 13-vjeçar dhe ndejti aty 7 vjet. Ndikimi i Aristotelit gjate ketyre viteve te formimit deshmohet nga nje leter, te cilen Aleksandri ia dergon me vone tutorit te tij. “Do te doja me shume te shquhesha ne dituri, sesa ne pushtet e ne sundim”. Megjithate, ai e identifikonte veten me heronjte e lashte te Homerit, i bindur se ishte nje pasardhes i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nenes.
Pas vdekjes se Filipit, ne vitin 336 p.K. Aleksandri u ngjit ne fronin e Maqedonise ne moshen 20-vjeçare. Edhe me pare Filipi i kishte dhene atij pergjegjesi te medha ne fushatat ushtarake dhe ne bisedimet e paqes. Ne te dy rastet, zotesia e tij kishte fituar besimin e oficereve dhe te ushtareve. Ne fillim, atij iu desh te demostronte autoritetin e tij, duke shtypur kundershtimet ne Maqedoni. Pastaj iu desh te shtypte kryengritjet kalimtare ne Iliri, qe nga Piluri, afer Korçes deri ne veri ne danub. Bashkepunimi me moloset ishte i siguruar ne saje te lidhjeve amesore. Mirepo, me hipjen e tij ne fron, armiku i betuar i te atit, Demosteni, formoi serish nje lidhje rivale dhe, madje, i nxiti perset qe te hidheshin ne lufte kunder Aleksandrit, duke e quajtur ate çilimi dhe torollak. Prandaj Aleksandri marshoi per ne Greqi. Athina e deshperuar dergoi ambasadore qe te hynin ne bisedime me Aleksandrin. Demosteni ishte njeri prej tyre, mirepo, nga frika e zemerimit te mbretit, ai i braktisi te tjeret dhe u kthye ne Athine. Sidoqofte, Aleksandri u paqesua, kurse nderi i Demostenit zuri te lekundej. Pavaresisht nga perdorimi i kufizuar i forces prej Aleksandrit dhe kushtet bujare te paqes, shume nga greket dhe veçanerisht athinasit, mbeten kundershtare te betuar te tij. Mirepo Aleksandri kerkoi dhe siguroi mbeshtetjen besnike te farefisit te tij ne pergatitjen e fushates kunder Persise.
Ai u nis per ne Delfi per t’u keshilluar me orakullin e Apollos per fatin e fushates aziatike, por mberriti atje ne nje dite te ndaluar, e cila konsiderohej e papershtatshme per orakullin qe te jepte parashikimin e saj. Mirepo, kur ajo nuk pranoi qe t’i vinte veshin lajmetarit te tij, Aleksandri u fut vete brenda dhe e terhoqi ate zvarre ne tempull. Rezistenca e saj qe e kote; me ne fund ajo thirri: “Biri im, ti je i paperballueshem!” Me te degjuar keto fjale, ai e leshoi, duke se kjo ishte pergjigja e deshiruar dhe se nuk kishte me nevoje per keshilla te metejshme nga perendite.
Ne vitin 334 Aleksandri i priu ushtrise se tij pre 35.000 vetesh pertej Hellespontit dhe u vu perballe qindra mijra perseve. Ai kishte kerkuar vetem 7.000 ushtare nga shtetet greke, por faktikisht siguroi shume me pak. Nje studiues shqiptar (Qafëzezi, 1929) pohon se ne ushtrine e tij kishte vetem 600 greke. Kjo sepse Aleksandri nuk ua kishte shume besen grekeve; ai preferonte me mire te mbeshtetej te maqedonet e tij dhe tek epirotet, iliret e trakasit, tek te cilet kishte besim. Gjuha greke perdorej si gjuhe nderkombetare dhe zyrtare nga bota e qyteteruar ne ate kohe. Megjithate, ne momente te veçanta kritike, si p.sh. ne rastin kur nje kapiten i tij, Kliti, i uli maqedonet ne krahasim me greket, Aleksandri “u thirri rojeve ne gjuhen maqedonase, shenje kjo e sigurte e zemerimit te tij te madh”. Kurse ne nje rast tjeter, kur Aleksandri nxori para gjyqit ushtarak nje gjeneral grek, nje fare Filota, ai i kerkoi ketij te fundit qe te fliste ne maqedonisht, ne menyre te ta kuptonin gjykatesit maqedonas. Mirepo gjenerali refuzoi, duke thene: “Do flas ne greqisht sepse dua qe te me kuptojne bashkekombasit e mi”. Me sa duke shumica e krereve dhe e ushtrise ne ekspediten aziatike ishin pellazge apo shqiptare; sigurisht qe ata nuk ishin greke, por maqedonas. Mosbesimi i Aleksandrit te greket do te shtohej me shpejtesi, pasi here pas here historiani ve ne dukje se me shume se 30.000 mercenare greke ishin bashkuar me perset ne lufte kunder armikut te perbashket, Aleksandrit.
Aleksandri me se njehere kerkoi ndihmen e hyjnive pellazge per te arritur suksesin ne kete ndermarrje te madhe. Keshtu ne Hellespont ne udhen midis Evropes dhe Azise, ai dhuroi nje dem si flijim per Neptunin, perendine e detit, kurse per “Zanat” (zerat apo shpirtrat) e detit derdhi ne altar vere me nje kupe te arte. Me te shkelur ne bregun aziatik, ai ngrit altare per Zotin e pellazgeve, per perendeshen Athina dhe per Herakliun (Herkulin), heroin pellazg, te cilin e konsideronte si stergjysh nga ana e te atit. Kur mberriti ne Trojen e famshme, beri fli per perendeshen Athina ne faltore, qe sapo ia kishin perkushtuar dhe nderoi kujtimin e heronjve qe kishin rene atje, duke derdhur libacione solemne.
Kur gjeti varrin e mbretit trojan, Priamit, i cili ishte vrare nga i biri i Akilit, Pirroja, stergjyshi i tij nga e ema, Aleksandri dhuroi flijime ne altar per te qetesuar zemerimin e mbretit. Perveç vendosjes se kurorave me lule e leu varrin me mirrë dhe, sipas nje zakoni te vjeter, kapitenet zune te rendnin lakuriq perreth varrit.
Sigurisht saga e Trojes e mrekullonte kete luftetar romantik. Edhe ne fushaten aziatike ai nuk i ndau nga vetja dramat e Euripidit, Sofokliut dhe Eskilit, ndonese Iliaden e Homerit e çmonte si “thesar te persosur portative, me te gjitha njohurite e zotesise ushtarake”, duke e mbajtur “nje kopje te sajen se bashku me thiken e tij poshte jastekut”, kur binte te flinte.
Fitorja e pare mbi perset dhe mercenaret greke u arrit ne lumin e Granikut, ne lindje te Trojes. Pas kesaj, ai marshoi ne drejtim te bregut perendimor te Azise se Vogel, duke çliruar qytetet greke nga pushtimi pers. Sardi u dorezua dhe Aleksandri dha urdher qe ne kala te ngrihej nje faltore per Zotin e Pellazgeve. Edhe Efesi u dorezua dhe Aleksandri urdheroi qe taksat qe i paguheshin Persise t’i kalonin tempullit te Dianes. Ai tregoi shume kujdes per organizimin e administrates qeveritare te territoreve te pushtuara dhe mbajti lidhje te vazhdueshme me administratoret e tij ne Maqedoni. Keshtu, erdhen njera pas tjetres renia e Sirise, fitorja vendimtare e Isusit, dorezimi i Sidonit dhe, pas nje rrethimi 7-mujor, shkaterrimi i Tirit. Gjate rrethimit te Tirit, Dari, qe ishte hedhur shendoshe e mire pertej Eufratit, propozoi te benin nje marreveshje. Sipas saj, ai ishte gati te dorezonte perandorine e tij te madhe ne perendim te Eufratit dhe t’i jepte te bijen per grua Aleksandrit. Mirepo Aleksandri, qe ia kishte vene syrin te gjithe perandorise nuk pranoi. Njeri prej gjeneraleve te tij veterane, Parmioni, i vuri ne dukje Aleksandrit: “Po te isha si ty, do t’i pranoja keto kushte”. Por Aleksandri ia ktheu: ”Po ashtu dhe une, sikur te isha Parmioni”. Gaza dhe qytetet egjyptiane rane dhe populli i çliruar e beri ate faraon. Nje prift i atyshem e pershendeti si “Bir i Zeusit”. Per shkak te fitoreve ushtarake te mahnitshme dhe kombinimit te rreptesise me meshiren ne gjykimin e tij ndaj te mundurve, atij vazhdimisht zune t’i drejtoheshin si hyjni. Ndonese, me vone, thuhet se e ka pranuar nje nderim te tille, ne kete faze qe po flasim, sigurisht qe nuk ushqente iluzione te tilla. Plutarku shkruan se, nje here, kur u plagos nga nje shigjete, e cila i shkaktoi shume dhimbje, ai u tha shokeve te tij: “Ky, o miqte e mi, eshte gjak i vertet, e jo ikor, qe rrjedh nga dejet e perendive.”
Ne kete kohe, ne vitin 331 p.K. pakenaqesite e grekeve ndaj Lidhjes se Korintit çuan ne nje kryengritje, e cila kerkonte nderhyrjen e trupave maqedonase. Prandaj Aleksandri i liroi nga ushtria aleatet greke, u dha pagesa bujare per sherbimin e tyre dhe, tre vitet qe pasuan, e vazhdoi fushaten pa ndihmen e grekeve. Me pushtimin e Babilonise e te qyteteve te medha perse dhe me vdekjen e Darit, perandoria e madhe u shkaterrua. Pasurite e saj i kaluan Aleksandrit. Ne kohen kur kishte kaluar Hellespontin thesari i tij numeronte vetem 70 talenta, ndersa tani kishte arritur shumen 180.000 talenta, qe eshte baraz me disa miliarda dollare (sot). Mirepo, ne vend qe t’i kthente ne Evrope trupat e lodhura nga lufta, Aleksandri ambicioz u shty edhe me tej ne Iran, Turkestan dhe Afganistan. Ndjekja e bandave te armatosura dhe pushtimi i fortesave te izoluara ne ato male te ashper ishte nje ndermarrje teper e lodhshme dhe e veshtire. Pasi nenshtroi Turkistanim dhe Afganistanin e sotem, ai kaptoi qafen e njohur Kyber e doli ne Panxhabin e Indise dhe ne lumin e Hindit. Ne kete menyre, ai kishte pershkuar ne drejtim te kundert rrugen e shtegtimit te stergjysherve te tij te lashte, pellazge. Ai do te kishte vazhduar edhe me tej, po te mos kishte qene nga pakenaqesia dhe zemerimi i ushtrise, qe kercenonte se do te hidhej ne kryengritje. Prandaj, para se te merrte udhen e kthimit, ne vitin 326 p.K. ai ngriti nje monument madheshtor si deshmi e depertimit te ushtrise se tij ne cakun me te larget, ne Indi. Ai e mbikqyri vete ndertimin e 12 altareve, te larte e te gjere si kulla, per perendite e stergjysherve te tij pellazge. Mbi ato altare monumentale u bene flijime per perendite sipas zakonit dhe, me pas, u zhvilluan lojera gjimnastikore e gara vrapimi ne kembe e me kuaj.
Pastaj trupat e tij moren udhen per ne atdhe, duke kaluar permes qyteteve qe kishin pushtuar, duke kontrolluar qeverite qe kishin vendosur aty, duke bere riorganizimet e nevojshme dhe duke zevendesuar disa ofiqare, te cilet ishin korruptuar gjate mungeses se gjate te Aleksandrit. Mirepo, ne Babiloni Aleksandri u semur rende nga ethet e brenda pak ditesh vdiq ne moshen 33 vjeçare, ne vitin 323 p.K. Keshu, ne rreth 10 vjet, kohe qe u ishte dashur heronjve te tij te merrnin Trojen, ai kishte pushtuar pjesen me te madhe te botes, te njohur deri atehere.
Vdekja e armikut te betuar te Maqedonise, Demostenit, menjehere pas Aleksandrit, ishte nje fund banal i nje drame te madhe historike. Lakmia e tij per rryshfete e beri te veten. Thesarmbajtesi i Aleksandrit, nje maqedon i dhene pas luksit, i quajtur Harpal, la Azine dhe u dorezua ne thesaret e plaçkitura. Ne fillim, Demosteni i xhindosur i keshilloi athinasit ta debonin tradhetarin nga vendi i tyre, mirepo inati i ra me te marre nje kupe te rende, te arte, nga Persia. Per rrjedhoje, ai me te tjeret u denuan per marrje rryshfetesh dhe u perzune nga qyteti. Sidoqofte, me vdekjen e Aleksandrit, Demostenin e thirren dhe e vune serisht ne krye ne menyre qe t’i bashkonte greket per te debuar maqedonasit nga Greqia. Duke qene se nje perpjekje e tille deshtoi me turp, ai u arratis nga fusha e betejes dhe u fsheh ne nje altar aty prane, ku, per t’u shpetuar ndjekesve piu helmin e vdiq. Athinasit i ngriten atij nje statuje per tunxhi, ne bazamentin e se ciles vune mbishkrimin: “Sikur te kishte qene per Greqine po aq i forte sa ç’ishte dhe i zgjuar, maqedonet nuk do ta kishin pushtuar kurre ate”.
 

Attachments

  • The Albanians - An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present.jpg
    The Albanians - An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present.jpg
    21.1 KB · Shikime: 17
Titulli: Aleksandri i maqedonisë, i greqisë apo i SHQIPTAREVE

Pirro i Epirit sipas Edwin Jacques
Libri "SHQIPثTARثT"


"Pirro (296-272 para eres sone).
Pirroja ishte ,ndoshta, Sundimtari me i shquar i Epirit .Ai, si pasardhes i larget i Akilit, ishte biri i Akidit. Kusheriri i Aleksandrit te Molosise, qe sundoi Moloset e Janines. Fatkeqesisht Akidi u ngaterrua ne grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhoje, ne fillim humbi mbreterine e pastaj edhe jeten ne vitin 313 para Kr. i biri tij, Pirroja ne ate kohe vetem 6 vjec, u shpetua nga Glauku, Princi i fisit Ilir te Taulanteve. Ne moshe te re ai hipi ne fron per nje kohe te shkurter, por u rrezua prej tij dhe filloi karrieren ushtarake me Antigonin e Maqedonise, Komandantin veteran qe kishte sherbyer me Aleksandrin e Madh. Ne njeren nga betejat ai u kap rob dhe u dergua si peng ne Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha per grua te bijen dhe ne vitin 296 para Kr.e vuri perseri ne fronin e mbreterise se tij. Pirro gezonte nam per fisnikerine dhe trimerine e tij ne beteje. Epirotet e quainin "Shqiponje".
Sipas nje tradite Shqipetare pretendohet se emri "Shqipetare" (Bij te Shqipes) e ka origjinen nga thenie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdervjelltesine e levizjes se trupave te tij, ai i pergjigjet me krenari se nje gje te tille ishte normale, pasi ushtaret e tij Ishin "Bijte e Shqipes", keshtu qe livjet e tyre. Natyrisht u shembellenin fluturimeve te madherishme te mbretit te shpendeve. Sipas nje versioni tjeter, disi te ndryshem, kur trupat e tij thurnin levdata sulmeve te tij te guxishme e te shpejta dhe e quanin "Shqiponje" ai iu pergjigjej se ata ishin Flatrat e tij , qe benin te mundur fluturimin e shpejte te shqiponjes . Thuhet se kjo coi ne adoptimin e ketij emri , te cilin Populli shqiptar e perdor edhe sot e kesaj dite. Pra jo "ALBANE" por "Shqipetare" ose "Bij te Shqipes".

Pikerisht ne kete kohe kolonite te Korfuzit e te ishujve te tjere ne Detin Jon nisen ta therrisnin fqinjin e tyre ne kontinent "Epir" (Toke ne kontinent),per te dalluar ate nga banesa e tyre ishullore. Gradualisht historianet greke e nxoren jashte perdorimi termin "Molosia" dhe zune te perdornin emertime te tilla si "Mbreteria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqofte, ky ndryshim emri nuk ndikoi ne karakterin Pellazg apo Shqipetar te asaj krahine. Epiri u shtri ne jug deri ne gjirin e Ambrakise (Artes). Ne fakt, Gjeografi grek Straboni, shkruante se "per arkananiasit, qe jane grek.kurse ne te majten ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qe jane Epirote".

Pra , Straboni bente dallimin midis epiroteve dhe grekeve. Ambrakia dikur kishte qen nje qytete i lulezuar, mirepo tani ishte rrenuar. Pirroja "e zbukuroi ate me shume se cdo njeri tjeter dhe e beri rezidencen e tij Mbreterore. Pirroja njihej nga te gjithe si nje princ i madh dhe i mire. Ai zgjeroi territorin e vet duke ishullin e Korfuzit dhe krahinat te Maqedonise. Ne ate atmosfere ku mbizoteronte lufta e vazhdueshme per pushtet midis Princave krahinore dhe me ata kufij shume te luhatshem, qe percaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshem dhe i perjetshem, thuhet se gjate nje beteje me faresisin e vet Maqedon, ushtareve maqedonas u beri aq shume pershtypje shembellimi i Pirros me Aleksandrin e Madhe ,saqe braktisen Mbretin e tyre dhe u bashkuan me te. Dhe vertet, kur maqedonet e rrezuan nga froni mbretin e tyre pazot.
Demetrin, ata e ftuan Pirron qe te sundonte edhe mbi Maqedonine. Mirepo, brenda shtate muajve ai e kuptoi se maqedont krenare do te preferonin me mire qe sundimtar Maqedonas me te keq maqedonas, sesa nje te mire jomaqedonas. Prandaj hoqi dore vullnetarisht nga froni ne Vitin 287 para Kr.Pirroja enderronte te ngrinte nje perandori ne perendim, te ngjashme me ate te propozuar 40 vjet me pare nga kusheriri i atit te tij, Aleksander Molosi. Roma, qe tradicionalisht konsiderohet e themeluar ne vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shtet me i fuqishem ne Itali dhe, me pas, kishte bashkuar grupet e ndryshme ne nje konfederate nen udheheqjen Romak. Si rrjedhoje, ajo ishte bere gati nje republike e bashkuar. Mjaft e fuqishme.

Pushtimi i galeve apo i kelteve vershoi nga Veriu rreth Vitit 400 para Kr..,duke e shkaterruar Romen pjeserisht me ane te nje zjarri ne vitin 390 para Kr..dhe duke dominar nje pjese te madhe te Italise per njefare kohe. Luftrat samnite te viteve 326-312 para Kr..dhe 299-291 para Kr..sapo kishin perfunduar kur Pirroja nisi te hidhte nje sy nga Perendimii frymezuar ndoshta nga ura portative qe kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200 vjet me pare, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qe konceptoi nje ure te ngjashme permes Adriatikut ne piken e tij me te ngushte, ne ngushtincen e Otrantos.Rasti i volitshem erdhi ne vitin 282 para Kr.Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) ne jug te Italise, nje koloni Spartane, e kishte hale ne sy floten Romake ne portin e vet (gje qe binte ne kundershtim me marreveshjen) dhe i kerkoi ndihme Pirros .Pa pritur qe te zgjidhte problemet inxhinjerike te ures, ai shfrytezoi medoten konvencionale, duke kaluar me anije permes Adriatikut.25.000 trupa.

Pervec 3000 kalores, ai mori dhe 19 elefante lufte, kafshe gjigande te cilat italianet i shihnin per here te pare. Kur pane ushtrine romake qe afrohej Tarentit ia dhane Pirros komanden supreme te forcave antiromake, duke preferuar qe me mire t"i nenshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbare. Ne fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit,duke i kerkuar qe te vepronte si arbiter midis Romes dhe Tarentit. Mirepo konsulli ia preu shkurt.duke i thene qe te shihte punet e veta e te kthehej ne Epir. Kur prapavija romake kapi nje spiun Epirot, Levini i tregoje atij legjionit gjate nje loje stervitore dhe pastaj e leshoi qe ti thoshte Pirros se, nese e brente kureshtja per ushtaret dhe taktikat romake, duhej te shkonte e t"i shihte me syte e vet. Ne betejen qe u zhvillua me pas ne Heraklea, afer Tarentit(280 para Kr.)Pirroja u ndesh me nje ushtri Romake dy here me te madhe se ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirepo, ai humbi aq shume oficere dhe ushtare, saqe thirri:"Edhe nje beteje tjeter si kjo dhe me duhet te kthehem vetem ne Epire"Prej ketej lindi edhe shprehja "Fitore si e Pirros'.

Ky ishte kontakti i pare ushtarak i Romes me Boten Greke ne lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar per paqen dhe Lirine e bashkesive greke ne Itali. Pirro dergoi ne Rome ministrin e tij me te zote ne artin e oratorise, Linean, kujtesa fenomenale e ketij te durguari e habiti Plinin, pasi ai "Kishte fiksuar emrat e senatoreve dhe te kaloresve romake vetem nje dite mberritje ne Rome. Por Roma nuk pranoi te hynte ne bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Ne pamundesi qe ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qe te kalonte dimrin ne Jug. Gjate rruges, leshoi roberit romake te veshur e te mbathur dhe me para, duke u thene qe te ndermjetesonin per paqen ne emer te tij. Nderkohe, Kartagjena pranoi ti vinte ne ndihme Romes me nje aleance ushtarake, duke shpresuar qe te zgjeronte zoterimet e saj ne Sicili. Kjo e alarmoi shume kolonine greke te Sirakuzes, e cila iu lut Pirros per ndihme ushtarake kunder Kartagjenes. Pirroja nuk priti qe ti thonin 2 here. Ai u hodh ne Sicili ne Vitin 278 para Kr..dhe me stragjedine e tij te shkelqyer arriti t"ua rimerrte Kartagjenasve pjesen me te madhe te ishullit.
(vazhdn)
 
Titulli: Aleksandri i maqedonisë, i greqisë apo i SHQIPTAREVE

Fatkeqsisht ai u perpoq te sundonte mbi keta greke po aq arbiterisht sa edhe Ptolemi mbi Egjiptin, prandaj greket nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhen poshte oferten e tij qe te behej mbreti i tyre:disa prej tyre preferonin me mire Kartagjenen sesa regjimin ushtarak. Dionisi i Halikarnasit,qe duhe te jete ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romake ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros.
Ai shkruante se Pirroja u soll ne menyre arrogante e tiranike, ashtu si shtypersit e tyre italiane, duke konfiskuar pasurite dhe duke shperndare ofiqe te larta per miqte e kapitenet e tij. Ai internoi, e madje ekzekutoi njerez te shquar me akuza te sajuara, fyu ndjenjat e Popullates duke plackitur thesaret e paruajtura ne tempujt e tyre. Kur u terhoq ne drejtim te Tarentit, ererat e terbuara shkaterruan disa nga anijet e tij, midis te cilave edhe ato qe nbartnin thesarin e popullit.
Megjithate avantazhet e shumta qe kishte, Pirroja e humbi betejen tjeter"per shkake te zemerimit te perendeshes". Kjo ishte beteja joperfundimtare e Bevenetos. Pas kesaj, ne vitin 275 para Kr..ai u kthye ne atdhe, duke lene pas nje garnizon ne Tarent, por duke e lene ne Itali ne duart e Romakeve. Jo vetem Epiri, por edhe Greqia dhe gjithe Lindja po beheshin tashme te te vetedijshem per fuqine e re qe po ngirhej ne Perendim. Edhe Ptolemi i Egjiptit po perpiqej te zgjeronte kufijet e tij. I pakenaqur me kontrollin e rrugeve detare ne Egje, ai nxiti kryengritje ne Greqi e Maqedoni. Ne fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehte per te pushtuar Maqedonine nga perendimi, por kjo nuk dha ndonje rezultat te madhe. Nderkohe, ILIRINE nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku,e kishte strehuar qe te vogel dhe e kishte ndimuar te hipte ne fronin e MOLOSISE qe ne moshen 12 vjecare. Keshtu,ai i drejtoi armet kunder Greqise.

Depertoi ne lindje deri ne Argosine Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet nuk donin te pranonin brenda mureve te qytetit. Pikerisht aty ,ne Argosin pellazg,ne vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte fund. Ashtu si heroi i tij Aleksandri i Madhe, qe e kishte mbyllur karrieren e tij te shkelqyer ne menyre aq te lavdishme me turp ne muret e Argosit.kur nje grua e zemeruar do t"i hidhte nje tjegull nga catia e do ta linte te vdekur ne vend! Ne vepren e tij Historia Natyrore, Plini shkroi per nje dukuri shume te pazakonte qe ndodhi ne Rome."Dite qe Vdiq Pirroja,kokat e prera te kafsheve te flijuara rrokullisen ne toke,duke lepire gjakun e tyre.shenje kjo jashtzakonishte e mbare" Nje bust, te cilin studiuesit e identifikojne si me ate te Pirros, u gjet ne Herkulan,ne rreze te malit te Vezuvit, dhe ruhet ne Muzeun Arkeologjik Kombetar te Napolit. Aleksandri (272-?Para Kr.)

Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje te vazhdueshme me MAQEDONINE. Sidoqeofte, eshte domethenes fakti qe asnjera nga keto mbreteri te hershme Shqipetare nuk kerkoi aleance me Greqine per te luftuar kunder tjetres. Copezimi (?-168 para Kr..) Pas Aleksandrit, Epiri u nda misdis nje numri prinash fisnore, te cilet i qeverisnin krahinat e tyre si mbreteri te vogla. Shume prej tyre moren anen e Perseut te Maqedonise ne luften e tij kundra Romes. Rrjedhimisht, senati i zemeruar Romak e urdheroi gjeneralin e sapoemeruar, Emil Paulin, te autorizonte ushtaret e tij qe, si ndeshkim, te placiksnin qytetet e Epirit. Pas betejes se Pidnes trupat Romake shkaterruan 70 qytete Epirote,pjesa me e madhe e te cileve i perkiste fisit te molosve,dhe kishin si skllever 150.000 banore. Shumica e tyre u transportuan ne Itali.

Nje shekull me vone Straboni shkruante se, ndonese zonat fshatare ishin te ashpera e plot me male, " I Gjithe Epiri dhe Iliria dikur ishin teresisht te populluara. Tani pjesa me e madhe ka mbetur e shkrete, kurse zonat e banuara jane katandisur ne fshatra ose ne rrenpja. Madje edhe Orakulli i Dodones ka mbetur pothuajse i braktisur fare. "Deshmi te heshtura te hakmarrjes te eger te Romes mbi Epirin u gjeten 2000 vjet me vone, kur germimet ne Antigonea te Gjirokastres nxoren ne drite nje shtrese goxha e trashe prej hiri, te mbetur nga zjarri qe rrenoi plotesisht kete qytet dhe 69 te tjere si ai."

Të gjithë e dinë atë shprehjen e famshme “si fitorja e Pirros”. Në fakt këtë e dinë jo vetëm shqiptarët e grekët, por e gjithë bota e sidomos ata të cilët kanë sadopak njohuri nga historia antike e arkeologjia. E pra kjo shprehje që bën fjalë për ato lloj fitoresh, të cilat arrihen me shumë mund e humbje njerëzore, i referohet shprehjes së nxjerrë nga strategu e luftëtari i Madh i lashtësisë, Pirroja i Epirit. Pavarësisht se debati mbi origjinën e tij është akoma i ndezur edhe sot e kësaj dite, shumë burime historike, shkrime e botime i japin gjithnjë e më shumë të drejtë tezës se ai është një paraardhës i shqiptarëve të sotëm e pasardhës i pellazgëve. Në këtë numër do të flasim mbi jetën e veprën e tij duke u bazuar në disa botime në gjuhën shqipe e atë angleze.
Pirroja ishte ndoshta sundimtari më i shquar i Epirit. Ai, si pasardhës i largët i Akilit, ishte biri i Akidit dhe kushëriri i Aleksandrit të Molosisë, që sundoi Molosët e Janinës. Fatkeqësisht Akidi u ngatërrua në grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhojë, në fillim humbi mbretërinë e pastaj edhe jetën në vitin 313 para Kr. I biri tij, Pirroja në atë kohë vetëm 6 vjeç, u shpëtua nga Glauku, Princi i fisit Ilir të Taulantëve. Në moshë të re ai hipi në fron për një kohë të shkurtër, por u rrëzua prej tij dhe filloi karrierën ushtarake me Antigonin e Maqedonisë, komandantin veteran që kishte shërbyer me Aleksandrin e Madh. Në njërën nga betejat ai u kap rob dhe u dërgua si peng në Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha për grua të bijën dhe në vitin 296 para Kr. e vuri përsëri në fronin e mbretërisë së tij. Pirro gëzonte nam për fisnikërinë dhe trimërinë e tij në beteja. Epirotët e quanin "Shqiponjë". Sipas një tradite shqiptare pretendohet se emri "Shqiptar" (Bij të Shqipes) e ka origjinën nga një thënie e Pirros. Kur dikush lëvdonte zhdërvjelltësinë e lëvizjes së trupave të tij, ai i përgjigjej me krenari se një gjë e tillë ishte normale, pasi ushtarët e tij ishin "Bijtë e Shqipes", kështu që lëvizjet e tyre, natyrisht u shëmbëllenin fluturimeve të madhërishme të mbretit të shpendëve. Sipas një versioni tjetër, disi të ndryshëm, kur trupat e tij i thurnin lëvdata sulmeve të tij të guxishme e të shpejta dhe e quanin "Shqiponjë" ai iu përgjigjej se ata ishin flatrat e tij, që bënin të mundur fluturimin e shpejtë të shqiponjës. Thuhet se kjo çoi në adoptimin e këtij emri, të cilin populli shqiptar e përdor edhe sot e kësaj dite. Pra jo "Albanë" por "Shqiptarë" ose "Bij të Shqipes". Pikërisht në këtë kohë kolonitë e Korfuzit e të ishujve të tjere në Detin Jon nisën ta thërrisnin fqinjin e tyre në kontinent "Epir" (Tokë në kontinent),për ta dalluar atë nga vendbanimi i tyre ishullor.

Molosia shndërrohet në Epir
Gradualisht historianët greke e nxorrën jashtë përdorimit termin "Molosia" dhe zunë të përdornin emërtime të tilla si "Mbretëria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqoftë, ky ndryshim emri nuk ndikoi në karakterin pellazg apo shqiptar të asaj krahine. Epiri u shtri në jug deri në gjirin e Ambrakisë (Artës). Në fakt, gjeografi grek Straboni, shkruante se "për arkananiasit se janë grekë, kurse në të majtën ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, që janë epirote". Pra, Straboni bënte dallimin midis epirotëve dhe grekëve. Ambrakia dikur kishte qenë një qytet i lulëzuar, mirëpo tani ishte rrënuar. Pirroja "e zbukuroi atë më shumë se çdo njeri tjetër dhe e bëri rezidencën e tij mbretërore. Pirroja njihej nga të gjithë si një princ i madh dhe i drejtë. Ai zgjeroi territorin e vet duke përfshirë në të edhe ishullin e Korfuzit dhe krahina e Maqedonisë. Në atë atmosferë ku mbizotëronte lufta e vazhdueshme për pushtet midis princave krahinorë dhe atyre me kufinj shumë të luhatshëm, që përcaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshëm dhe i përjetshëm, thuhet se gjatë një beteje me farefisin e vet maqedon, ushtarëve maqedonas u bëri aq shumë përshtypje shembëllimi i Pirros me Aleksandrin e Madh, saqë braktisën mbretin e tyre dhe u bashkuan me të. Dhe vërtetë, kur maqedonët e rrëzuan nga froni mbretin e tyre të pazot, Demetrin, ata e ftuan Pirron që të sundonte edhe mbi Maqedoninë. Mirëpo, brenda shtatë muajve ai e kuptoi se maqedonët krenarë do të preferonin më mirë që sundimtar i Maqedonisë të bëhej më i keqi prej maqedonasve, sesa një nga më të mirët jomaqedonas. Prandaj hoqi dorë vullnetarisht nga froni në vitin 287 para Kr. Pirroja ëndërronte të ngrinte një perandori në perëndim, të ngjashme me atë të propozuar 40 vjet më parë nga kushëriri i atit të tij, Aleksandër Molosi.
 
Titulli: Aleksandri i maqedonisë, i greqisë apo i SHQIPTAREVE

Gjarperesha, kisha hapur nje tem tjeter mbi Pirron e epirit, prandaj mendoja se postimin ne lidhje me Pirro i Epirit sipas Edwin Jacques
Libri "SHQIPثTARثT" duhet ta psotosh atje, dhe jo ketu qe eshte tema mbi Aleksandrin!!
 
Titulli: Aleksandri i maqedonisë, i greqisë apo i SHQIPTAREVE

Lexova diku ketu qe dhe Napoleon Bonaparti qenka bir me prejardhje prej gjaku shqiptaresh
Ju lutem kush ka info te na e sjelle se une per vete sot po e degjoj per te paren here
Flm dhe kerkoj ndjese qe em kete postim dola nga tema
 
Titulli: Aleksandri i Maqedonisë, i Greqisë apo i SHQIPTAREVE?

Aleksandri eshte i maqedonise dhe kete nuk e lot topi,le te thone cte duan greket.
 
Titulli: Aleksandri i Maqedonisë, i Greqisë apo i SHQIPTAREVE?

Mos eshte Universal ky aleksandri dhe hyn gjithanej kushedi :p
 
Aleksandri i Maqedonisë (356-323 p.e.s.)
Leka i Madh

Aleksandri i Maqedonisë (356-323 p.e.s.)



Dijetari i famshëm i lashtësisë, Straboni (63 p.e.s. – 19 e.s.), që shkrojti

serinë prej 17 vëllimesh të quajtur Geographia, në vëllimin VII shkruan:



“Shqiptarët dhe Maqedonasit flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat sjellje

në zakonet e tyre, i presin flokët njësoj dhe kanë aq gjëra të tjera të

përbashkëta sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korfuz”.





Sir William Woodthorpe Tarn i Akademisë Britanike njihet botërisht

se ka shkrojtur veprën përfundimtare mbi Aleksandrin (Lekën e Madh), të titulluar:



W. W. Tarn, Alexander the Great, Beacon Press, Boston, 1966.



Që në hyrjen e këtij libri shkruhet:



“Aleksandri kishte nga babai (Filipi II) dhe e ëma e tij (Olimbia) gjak Ilir,

domethënë Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshëm Aristotel (384-322 p.e.s.),

që kishte mësuar mënyrat e grekërve, për t’i dhënë dituri birit të tij, Lekës”.






P.s.Edhe pse të dhënat për Lekën e Maqedonisë

janë filtruar prej bizantinëve, nëse Leka i Madh do të ishte grek,

atëhere atij do t’i kishte ngelur emri “Aleksandri i Greqisë”.
 
me sa e di une nanen e ka patur shqiptare
 
Aleksandri i madh, Shqiptar?!

Aleksandri i Madh, për të cilin grinden grekët dhe maqedonasit prej vitesh, mund të jetë shqiptar. Kjo është përforcuar me një serë faktesh dhe argumentesh në librin e ri të Enciklopedisë “Maqedonia shqiptare”, që doli në botim në fund të vitit 2009 në Maqedoni.

Ky botim në fakt ishte një kundërpërgjigje e studiuesve shqiptarë përballë botimit Enciklopedia Maqedonase, që u botua në shtator dhe shkaktoi zemërim për mbarë kombin shqiptar në botë.

Autori Njazi Muhamedi sqaron në librin “Maqedonia shqiptare” se Aleksandri i Madh, i cili ka lënë gjurmë në historinë botërore edhe 2.000 vjet pas vdekjes së tij, nuk ishte as grek as maqedonas, por me origjinë shqiptare.
Sipas fakteve që nxirren në këtë Enciklopedi, origjina e babait të Aleksandrit, pra e Filipit ishte ilire, ndërsa Olimbia, nëna e Aleksandrit, gjithashtu ishte bijë e prindërve ilirë.

Më tej thuhet se Aleksandri i ngjante shumë nënës dhe dajave të tij nga fisi ilir i epiriotëve. Aleksandri mbante brirët e cjapit, një përkrenare e mbajtur më pas nga Pirroja i Epirit dhe Skënderbeu. Gjuha që fliste Aleksandri me miqtë ishte ilirishtja e vjetër e dialektit gegë, ndërsa greqishten ai e mësoi nga Aristoteli. Një tjetër fakt është se në vitin 1925, kur Shqipëria drejtohej nga Ahmet Zogu, monedhën shtetërore ai e quajti Lek për nder të Aleksandrit të Madh dhe në monedhat e para ishte fytyra e tij. Kur Shqipëria e kishte këtë monedhë, Greqia e Maqedonia nuk e kishin ende.

Këto dhe fakte të tjera pasqyrohen në Enciklopedinë “Maqedonia Shqiptare”. Për momentin nuk ka asnjë koment nga Shkupi apo nga Greqia, të cilat prej 18 vjetësh ndodhen në një konflikt për çështjen e emrit të Maqedonisë, kurse një nga sherret ka të bëjë edhe me origjinën e Aleksandrit.

Ky është botimi i 3-të i vëllimeve të Enciklopedisë Shqiptare në Maqedoni. Një Enciklopedi maqedonase, e botuar në shtator, i quante shqiptarët njerëz mali, të ardhur në Maqedoni pas Luftës së Dytë Botërore të nxitur nga pushtimi nazist. Këto fakte dhe të tjera si këto acaruan shqiptarët, të cilët janë ndër kombet më të lashta në Ballkan, por dhe në Evropë.

(Albeu)
 

Attachments

  • aleksandri i madh-230x115.jpg
    aleksandri i madh-230x115.jpg
    12.5 KB · Shikime: 20

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top