Bilderberg
Anëtar i ri
ALEKSANDRI I MAQEDONISث, I GREQISث APO I SHQIPTARثVE
Shkruan: Arben LLALLA
Historian
Më 25.01..2007
Emri i Aleksandrit të madh ende vazhdon të krijojë trubullira politike edhe sot këtu e dymijë e dyqind vjet nga vdekja e tij duke bërë që politikat e vendeve të ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i tij për ta privatizuar.
A ishte grek Aleksandri? اfarë e lidhte atë me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike?
Disa pseudo historianë të sotëm të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët pretendojnë që Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptare. Por historianët e lashtë kanë lënë shënime që tregojnë se Aleksandri i madh ishte i biri i mbreti të Maqedonisë Filipit II dhe i Olimbisë, një princeshë Ilire e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I.
Shumë shkrues të historisë Antike ndër ta babai i historisë greke Herodoti dhe Tukidi na lajmërojnë se Pellazgjët (shqiptarët) janë popull para grekëve "proelinioi
FILIPI II
Filipi lindi në vitin 382 p.K., nga një baba maqedon dhe nënën e kishte ilir e cila quhej Euridike dhe ishte nga fisi ilir i Lynkestisë. Lynkestët ishin ilirë, këtë na e dëshmojnë studiuesit dhe historianët antikë si: Livi, Plini, Straboini, Ptolemeu etj.
Ilirët Lynkestë banoni përreth liqenit ët Ohrit dhe kryeqytet kishin Manastirin e sotëm. Pra, vetë Filipi ishte gjysmë maqedonas dhe gjysëm ilir. Mbas vdekjes të babait Amynta, Euridikja e dërgon Filipin në Iliri tek Lynkestët. Dhe më tej në Tebë. Mbas disa vitesh Filipi bëhet mbret i Maqedonisë më 359 p. K.
Filipi u martua me iliren Olimbi dhe nga kjo martesë do të lindte Kleopatra, Kynëna dhe Aleksandri, një burrë i fort, një legjendë Biblike.
Filipi me të hipur në frontin e Maqedonasve nënshtroi fisin e nënës së tij Lynkestët të cilët kishin udhëhequr politikën e maqedonasve.
Më tej Filipi i drejtoi synimet e tij për të spastruar territoret e Maqedonisë nga kolonët grekë. Ai shtiri në dorë Selanikun, Thraqin, Skithinë etj., duke zhdukur mbi 200 koloni greke.
Demosdenin i cili ishte oratori më i madh grek i quajtur edhe mbrojtësi i grekëve kundra maqedonasve ka thënë për Filipin mbasi pushtoi të tërë Greqinë në ligjëratën e tij të titulluar "FILIPIKA e Tretë" thotë: "Filipi, jo vetëm që nuk është grek, edhe asnjë lidhje nuk ka farefis me grekërit, por ai është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë... ". Ndërsa Straboni shkruan: "Maqedonasit janë quajtur si paion". Por nga historia kemi mësuar se në të vërtetë paionët ishin ilirë.
Një nga dashnoret e Filipit e akuzoi Olimbinë se Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit por, Olimbia e kishte me Amonin. Amoni ishte një gjarpër, perëndia më i lartë. Olimbia u fye rëndë nga kjo akuzë.
Pasi Filipi e ndau Olimbinë ajo bashkë me Aleksandrin shkuan për disa kohë të jetojnë mbretërinë e Lynkestëve. Atëherë Filipi i shpalli luftë Lynkestëve, por gjatë betejës ai desh u vra. Më tej Filipi kërkoi që Aleksandri të kthehej në Maqedoni, por Aleksandri këmbëngulës i vuri kusht që të kthehej edhe nëna e tij Olimbia dhe të respektohej si mbretëreshë. Fili e pranoi kushtin. Ai për tu afruar me fisin ilir të Olimbisë kërkoi që vajza e tij Kleopatra të martohej me mbretin e Epirit vëllanë e Olimbisë. Gjatë dasmës, Aleksandri në bashkëpunim me nënën e tij dhanë urdhër që Filipi të vritej. Gjatë dasmës një ushtar maqedonas i afrohej Filipit dhe i ngul thikën në zemër duke e lënë te vdekur në vend atë. Me ngjitjen e Aleksandërit në frontin e Maqedonasve Olimbia e vret gruan e re të Filipit bashkë me fëmijët e saj.
OLIMBIA
Gruaja e Filipi dhe nëna e Aleksandri të Madh Olimbia vinte nga visi i Ilirëve të Epiriotëve. Olimbia ishte stërmbesë e mbretit të Mirmidonëve Akilit i cili u vra në luftën Trojë. Pra Olimbia ishte e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I, i cili rridhte nga fisi i Pirro Neoptolemi djali i Akilit. Pirro Neoptolemi mbas luftës së Trojës u vendos në Toskëri duke themeluar mbretërinë e Epirit. Pirro Neoptolemi është stërgjyshi i Pirros së Madh që luftoi deri në Romë në shekullin III përpara Krishtit. Olimbia dhe Pirrua janë kushurinjë të parë. Emri i vërtetë i Olimbisë ishte Mirtal, pra edhe kjo një fjalë shqipe e përbërë nga MIR-DAL(në gjuhën shqipe shpesh herë shkronja T ngatërrohet me D, sikurse S me Z, etj.). Më vonë Mirtalia u quajt Olimbia. Edhe kjo fjalë rrjedh nga gjuha shqipe të cilën do ta shpjegojë më poshtë. Olimbia ishte shumë bukur me flokë të verdha me onde të gjata. Bukurisë së Olimbisë nuk i rezistoi Filipi i cila la gruan e tij të parë që ishte ilire dhe quhej Audata. Siç duket bukuria e veçantë, zgjuarsia e Mirtalisë ka bërë që më tej ajo të thirrej me emrin madhështor Olimbi...
Olimbia është një emër shqiptar që përbëhet nga bashkimi i fjalëve pellazgje OLI dhe MBI. OLI do të thotë i madh dhe MBI, sipër. Emri OLIMBI është një emër që tregon madhështi. Lojërat më të mëdha në botë quhen Lojrat OLIMBIKE, mali më i madh në Greqi quhet Mali i OLIMBIT. Pra, emri Olimbi ka kuptimin e madhështisë "MBI Tث GJITHث".
Dhe vërtetë a nuk janë Lojrat Olimbike aktiviteti më i madh sportivë në botë?
Sot gjuhëtarët shqiptar e ngatërrojnë fjalën Olimbi me Olimpi. Fjala OLIMBI në greqisht shkruhet OLIMPI dhe shqiptohet OLIMBI. Shkronja MP në greqisht është B dhe në disa raste MB. Gjuhëtarët shqiptar kanë bërë deri më sot transkriptim të fjalës greke OLIMBI, duke bërë që kjo fjalë të humbi kuptimin e saj që rrjedh nga gjuha shqipe (pellazgjike) ... Gjuhëtarët tanë me dashje ose pa dashje kanë bërë shumë gabime në disa fjalët shqipe duke i quajtur si fjalë të ardhura nga greqishtja, sllavishtja, latinishtja etj. Por po të studiohet më thellë do kuptojmë se kemi fjalë të gjuhës shqipe të përvetësuara nga gjuhët e tjera.