Aleksandri i Madh vdiq nga vera?

Love

βeℓℓe â๓e
I helmuar nga arseniku, tifoja apo malaria? Ndër vite janë hedhur hipoteza të ndryshme për të sqaruar vdekjen misterioze të Aleksandrit të Madh në vitin 323 Para Erës Sonë.

Aleksandri-i-Madh.jpg


Por tani, një grup studiuesish pretendojnë se kanë çelësin për të zbardhur misterin historik. Ata thonë se dashuria për verën i ka sjellë fundin tragjik perandorit 32-vjeçar që kishte mposhtur persianët e fuqishëm dhe pushtuar gjysmën e botës.

Sipas studimit të ri të publikuar në revistën “Clinical Toxicology”, përgjatë banketeve të shumta të tij në Babiloni, Aleksandri, pasi kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli kishte gëlltitur verë që përmbante një substancë toksike të nxjerrë nga një lule e bardhë, që përdorej në antikitet me doza të vogla me besimin se dëbonte demonët nga trupi, duke shkaktuar teshtima dhe të vjella.

Për këtë janë të bindur toksikologët dhe ekspertët e historisë antike të Universitetit të Otagos, në Zelandën e Re, që kanë kryer studimin në bashkëpunim me Universitetin e Birmingemit.
tch
 
Titulli: Aleksandri i Madh vdiq nga vera?

Ou paska qen pijanec dreqi lol
 
Titulli: Aleksandri i Madh vdiq nga vera?

Gjithsesi ngelet, jo vetem Aleksandri, me i madhi ne histori..;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top