Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit

Bilderberg

Anëtar i ri
Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit.

Burushet:


Burushet, gjithashtu te njohur si Burushas, jetojne ne tre zona malore ne Pakistanin verior qe njihet me emrin Hunza. Asnjeri nuk di origjinen e sakte te Burusheve, por sipas legjended, 3 ushtar nga ushtria e Aleksandrit te Madh, erdhen dhe u vendosen ne Hunza rreth 300 BC. Nje tjeter histori thote se Burushet, u spostuan poshte nga veriperendimi i Indise nga pushtuesit Indo-Arjan. Per qindra vjet territori i krahines se Hunza udhehiqeshe nga nje princ. Me vone nga 1892 deri ne 1949, Anglezet ishin ata qe benin ligjin ne keto territore. Ne 1949, Pakistani morri perseri kontrollin e Hunza. Kjo u arrit nepermjet traktatit qe u krye me Kombet e Bashkuara dhe qe solli fundin e luftes Pakistan-Indi per kete krahine. Burushet jane njerez shume krenar dhe mjaft mikprites. Shume prej tyre kryesisht punojne token, por disa merren dhe me tregeti dhe turizem

Disa nga Burushat punojne per shtetin. Lidhjet familjare te Burusheve jane shume te rendesishme. Burri eshte gjithmone ne krye te familjes. Ato zakonisht nuk martohen me asnje grup tjeter etnik, as Hunza ose Nagar Burusho. Shtepite e tyre jane ndertuar me beton ose gur dhe nuk jane shume te ngrohta nga dimri. Zakonisht perdoret Kerosene per tu ngrohur. Burushet hajne shume fruta, perime dhe prodime gruri. Disa nga ushqimet e tyre te preferuara jane pjeshka, kajsia dhe arrat. Ata rrisin dhente per lesh dhe qumesht. Industria e tyre primare eshte prodhimi i rrobave prej leshi dhe kajsia te thara.

Gjuha qe flitet nga Burushet quhet Burushaski. Eshte gjuha e tyre kryesore por nuk eshte akoma nje gjuhe qe shkruhet. Njerez te kualifikuar nevojiten per te formuluar alfabetin e ketyre njerezve, ne nje menyre qe Bibla te perkthehet ne gjuhen e tyre. Hunza, Nagar dhe Lugina Yasin kane dialekte te vecanta. Shume ngjashmeri ka ndermjet Hunza dhe dialektit Nagar. Urdu eshte gjuha kombetare e Pakistanit dhe eshte dhe gjuha dytesore e Burusheve.

Tradicionalisht, Burushet ishin animist, besonin ne objekte qe nuk kane shpirt, por Islami tani eshte feja e tyre. Burushet kane nje diference nga lugina ne lugine te klasifikuar se nga kush fraksion i Islamit ato ndjekin. Shume prej tyre jane Ismails, te tjeret Shia ose Sunni. Aga Khan qe eshte dhe udheheqesi shpirteror i Ismailive dhe thuhet se eshte i vetmi qe ka Shpirtin e Shenjte. Ata besojne se ai eshte rapresentuesi i Zotit ne toke. Ismaili nuk besojne se Jezusi ishte femija i zotit, por ama ato besojne se ai qe nje profet i madh. Burushet nuk kane asnje fare urrejtje ndaj Krishtereve sepse ato pranohen si udheheqesat shpirteror ne kuptimin vellazeror. Ata madje jane dhe te hapur sa here ka diskutime per Zotin dhe nuk e dekurajojne kurre ate qe do te lexoj Biblen. Shiitet nuk jane dhe aq te hapur.

Gjithashtu Kalashët



E njejta gjë ndodhë edhe me fisin Kalash në Hindu Kush.

Nga këta thijnë se 5 ushtarë të Aleksandrit të Madh ishin ndalë në këtë pjesë të botës dhe ishin martuar me femrat e atij vendi. Sot në atë vend gjenden përafërsishtë 3000 Kalash.

Ata janë definitivishtë më të bardh se Pakistanezët dhe natyrishtë ndyshojnë nga Pakistanezët (sipas një shokut tim nga Pakistani).

Pasi çë këta ushtar të Lekës së Madh janë martuar me femrat e atij vendi natyrishtë edhe gjuha e tyre është e përzier. Dhe duke qenë të vetëdijshëm se fëmijët flasin gjuhën e nënës ne nuk mund të presim ngjajshmëri shumë të madhe mes gjuhëve të Kalashëve, Burushëve, Nuristanëve dhe me siguri edhe disa fiseve tjera. Por me siguri mund të gjejmë shumë fjalë çë kanë kuptimin e njejtë si psh PI-njëra nga këto fiset thotë për të pirë.

Ajo çë gjithashtu është interesant është fakti se këta këta (siq u përmend edhe më lartë) kanë mbetë mbrapa në kohë dhe me këtë edhe besimi i tyre i vjetër.
Këta besojnë në vëllaun e Zeusit, Zaun. Edhe kjo nuk është kurfar rastësie, sepse ZE siq e dimë ishte burimi i ZEusit në toskërishte, kurse ZA gegnishte është burim i ZAUt të Kalashëve.

Këta e dinë fare mirë se prej nga e kanë prejardhjen (nga Leka i Madh), por kursesi nuk mund të dinë se kanë lidhje me Shqiptarët. Sepse siq e dimë historianët Grekë i bënë të gjithë Grekë, duke përfshi këtu edhe Lekën. Dhe kjo është arsyeja pse sot Kalashët thonë ne e kemi prejardhjen prej Grekëve.

Nëse vazhdohet të punohet në mënyrë individuale siq kemi bërë deri më tani nuk do të ketë suksese të dukshme. Suksesi varet nga investimet shtetërore. Por fatkeqësishtë Kosova është shumë e preokupuar me pavarësinë, kurse Shqipëria me Nanon.

Nga ana optimiste, të gjitha këto do të ndryshojnë. Kosova do të bëhet e pavarur. Nano nuk do të mbetet kryeministër përgjithmon. Shqiptaria do të investoj në Shqiptari, dhe e gjithë bota do ta kuptoj se kush janë Shqiptarët.

Natyrishtë së pari ne vetë Shqiptarët duhet ta njohim vetveten.


(pjese nga nje atikull i marre nga revista The Bridge)


 
Pjesa e meposhtme eshte marre nga libri i Aristidh P. Kolës, "Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve", Sh. B. 55, Tirane, 2002.

Pergatiti Nen. Prof. Saimir Lolja

" Rreth 6000 ushtare ilire pas vrasjes se Klitit nga Aleksandri i Madh e veçuan pozicionin e tyre prej tij dhe u enden neper Braktane derisa perfunduan ne Kafiristanin e sotem (midis Afganistanit dhe Pakistanit verior). Perpara pak vjetesh skenaristi Xhejms Hilton xhiroi nje dokumentar "Horizonte të humbura" (Lost Horizons). Banoret e asaj zone jane te gjate, te bardhe, me floke gështenjë dhe jetonje shume vjet.
Lugina ku jetojne quhet dhe ne ditet e sotme Hundeza (Hundë e vogël) dhe me te vertete kjo fushë mbyllet me nje hundëz midis dy maleve qe e rrethojne. Nje tjeter vendosje moçalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski qe do te thote gjuhe e burrave. Reaguan ndaj imponimit te fese moslemane dhe megjithate edhe sot bejne dhe pijne (ne kundershtim nga te gjithe banoret e atjeshem) vere e madje te perziere me uje, siç benin te lashtet. Shume zakone dhe tradita te tyre deshmojne prejardhjen iliro-helene te tyre..."

(Shiko Ernesto Skura "Iliret ne Afganistan" ne gazeten "Lidhja" te Antonio Bellushit, Maj 1983)



Studimi historik i Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit”.

"Fisi heleno-pellazg u shpëtua midis shekujsh dhe mijëvjeçarësh, falë mundësisë së pafundme të rezervave që pozicioni gjeografik dhe morfologjia e terrenit i siguroi. Domethënë, burimi i madh i popullit tonë ndodhej në malet shkëmbore të Epirit dhe të Shqipërisë së sotme dhe prej andej, si lumenj grupesh popullore, kohë pas kohe zbriste për në Greqi, Itali dhe Azi të Vogël. Në këto vende si rezultat i kishteve pakrahasimisht më të mira, zhvillohej qytetërimi i saj dhe u ndryshua nga njëri vend në tjetrin sipas kushteve ekzistuese. Në çdo rast që popullsia në vendet e reja dobësohej për çdolloj arsye, kishim zbritje dinamike grupore nga origjina. Zbritja e fundit është ajo e arbëreshëve të shekullit të XIV. Tjetër nuk do të ketë. Fatkeqësisht historia na përgënjeshtroi dhe dëshmoi për vërtetësinë e teorisë sime pellazge…. Aleksandëri i Madh, ilir nga nëna e tij, i kishte fuqizuar legjionët e tij me ushtarë të zgjedhur ilirë. Po nga kjo periudhë veçojmë se, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, rreth 6 mijë ushtarë ilirë e veçuan pozicionin e tij nga ky i fundit dhe u endën nëpër Braktane, derisa u përqëndruan në Kafiristanin e sotëm, midis Pakistanit dhe Afganistanit…. Aleksandri i Madh kishte gjak ilir në venat e tij, ashpërsia e tij ilirike nuk mund të krahasohet me atë të Periandrit, dhe as me të gjithë mitet të varianteve të Ali Pashë Tepelenës. Ilirët nuk e gjetën asnjëherë rrugën që të çon në bashkim, megjithëse përpjekjet për të krijuar një konfederatë ishin të shumta. Por, pas luftës së Peloponezit dhe hipjes së maqedonëve, ata luajtën një rol të rëndësishëm, megjithëse në Greqinë Jugore ashtu dhe atje nuk ishte e lehtë njohja e Aleksandrit të Madh, të cilit iu desh të jepte beteja të ashpra për të treguar vlerat e tij. Një nga armët më të forta të Filipit, aq dhe të Aleksandrit, nuk ishte dhe aq formacioni, rreshtimi i ushtrisë maqedonase sesa ari i Pangjeut. Pas Aleksandrit dhe pasardhësve kemi Pirron, i cili tregohet një nga prijësit më të aftë dhe më aktivë, që përpiqet që, me hir apo me pahir, të bashkojë ilirët."
 
Redaktimi i fundit:
Te dhenat e meposhtme jane nxjerre na libri i Dr. Jay Milton Hoffman
"Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people", Professional Press Publishing Assoc., 5th Ed., Valley Center, 1985

"Ne Tetor behet festa e veres (pije alkolike) dhe grate nuk jane te mbuluara me perçe. Vendi eshte malor porse pjellor me zarzavate, peme e drithera te ndryshme, p.sh. patate, bizele, kastraveca, grure, miser, elb, kajsi, dardhe, molle, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi, etj. Banoret jane bujq te shkelqyer dhe kane krijuar nje system te shkelqyer taracash dhe vaditjeje. Kanalet kullues qe ushqejne taracat me uje quhen KULLSE. Nje mal ngjitur me luginen eshte I mbuluar me akullnaja, te cilat rreshqasim me kalimin e kohes. Ky mal quhet RAKAPOSHI.

Banoret jetojne ne harmoni te plote, kane shendet shume te mire dhe rrojne gjate. Banoret e Hunzës jane te gjate, race e bardhe dhe me floke ngjyrë gështenjë. Banoret e Hundëzës rrojne 100-140 vjeç dhe nuk njohin ndonje semundje. Njerezit jane shume mikprites dhe ndihmues te njeri tjetrit. Nuk egziston ndonje lloj krimi ne Hunza. Nje djale I lindur ushqehet me gji per tre vjet kurse nje vajze per dy vjet dhe gjate kesaj periudhe burri dhe gruaja nuk kane marredhenie. Ne Hunza nuk ka ndarje te çifteve martesore.

Banoret pelqehen te quhen HUNZAKث (Hunzakuts), e cila tingellon saktë sipas shqipes. Nje valle popullore qe kercejne eshte Vallja e Shpatave qe kercehet vetem nga burrat dhe valltaret vishen me rrobe me ngjyra te quajtura KAMARBUNDE. Ne raste festimesh, me te vjetrit veshin pekerina leshi te qendisura te quajtura اUKA. Kryetari I Hunzës e ka titullin I MIRI (The Mir).
Festa me e rendesishme eshte festimi i Vitit te Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) qe festohet me 21 Mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e pare e vitit te ri bie me 21 Mars. Ne nje dite te vetme te Dhjetorit organizohen te gjitha martesat e vitit. Burrat veshin pantallona te bardha qe i quajne SHALLVARE (shal ? varë) ndersa grate bluzen e tyre e quajne KAMISHث. Banoret tregojne histori se si ata jane ngulmuar aty qe nga koha e Aleksandrit te Madh.

Nuk ka insekte perveç mizes se zakonshme. Derri nuk egziston atje dhe po ashtu edhe mishi I derrit nuk perdoret per t?u ngrene. Ato jane 99% vegjetariane. Nuk ka qen, mace, pula apo bretkosa. Veçan, Dr. J. M. Hoffman vërejti qe banoret hanin shume frutin e kajsisë dhe tulin e berthamës së kajsisë.

Të fshehtat e jetegjatesise se tyre jane permblidhur si me poshte nga Dr. J. M. Hoffman, i cili vizitoi dy here Hundëzën:
1- Te shendetshem dhe te shplodhur
2- Klima dhe ajri
3- Toke pjellore
4- Ushtrime fizike ditore duke iu ngjitur dhe zbritur taracave
5- Gjumi I plote dhe qetësi absolute per tere naten
6- Pirje e madhe uji qe rrjedh nga akullnajat
7- Pirje çaji me rrëshirë shkembi (qe e quajne shëlli-jete)
8- Mungesë shqetesimesh
9- Ushqim me vitamina dhe minerale (fruta, drithera, zarzavate)
10- Ushqime te pasheqerosura
11- Ushqime pa dhjamera dhe yndyrna
12- Mungese semundjesh
13- Jashteqitje e trashe tre here ne dite
14- Mosngrenia e mishit te derrit dhe te qenit pothuaj vegjetariane
15- Mospirje kafeje
"
 
Saimir Lolja/as.prof.dr. P.Eng



"Paraardhësit tanë ilirët janë shpërndarë gjithandej. Pas betejave pa lavdi të prijësve të tyre, ata endeshin në kërkim të një atdheu të dytë, larg nënshtrimit dhe shfrytëzimit. Në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, dëshmon një nga qindra histori të vendosjes së ilirëve në një shtet larg Ilirisë. Po ashtu, edhe një skenarist, i quajtur Hilton, xhiroi një fis në Pakistanin e largët. Vendi ku ishin vendosur këta njerëz quhej Hundëz. Hundëzakët një fis më prejardhje ilire tashmë edhe sot e kësaj dite me tradita, gjuhë dhe zakone të ndryshme është vendosur në Kafiristan, në pjesën e Pakistanit, aty ku e kanë kufirin e përbashkët Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani.

Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh. Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve, ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pijnë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajoni ku jetojnë. Flasin një gjuhë të veçantë, e cila nuk shkruhet.
Shkrimi për Hundëzën po e fillojmë me një pjesë të marrë nga libri i Aristidh P. Kolës, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve”, Sh.B. 55, Tiranë, 2002, ku shkruhet: “Rreth 6 mijë ushtarë ilirë, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, e veçuan pozicionin e tyre prej tij dhe u endën nëpër Braktane, derisa përfunduan në Kafiristanin e sotëm, midis Afganistanit dhe Pakistanit verior.
Përpara pak vjetësh, skenaristi Xhejms Hilton xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons). Banorët e asaj zone janë të gjatë, të bardhë, me flokë gështenjë dhe jetojnë shumë vjet. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski, që do të thotë gjuhë e burrave. Reaguan ndaj futjes me detyrim të fesë myslimane dhe megjithatë edhe sot bëjnë dhe pijnë (në kundërshtim nga të gjithë banorët e atjeshëm) verë e madje të përzierë me ujë, siç bënin të lashtët.

Shumë zakone dhe tradita të tyre dëshmojnë prejardhjen iliro-helene të tyre; këtë e dëshmon edhe Ernesto Skura në shkrimin e tij, “Ilirët në Afganistan” në gazetën “Lidhja” të Antonio Bellushit, maj 1983. Kërkimi në bibloteka dhe internet nxori shumë të dhëna, sqarime, studime, receta shëndeti dhe botime për Hundëzën dhe gjuhën Burushaski, gjuhën e burrave, e cila është një gjuhë e pashkruar. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan, pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane. Vendndodhja e Kafiristanit është aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe Hundëza ndodhet në pjesën e Pakistanit. Nga një shkrim në internet shpjegohet pse ai rajon është quajtur Kafiristan. Shpjegimi vjen nga fjala Qafiristan, që do të thotë vendi i qafirëve ose ndryshe, vendi i të pafeve sipas myslimanizmit. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan (vendi i dritës), pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane.

Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq.

Lart në male është një fis i madh që quhet KALASH dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur.
Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhije (edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë BISHA. Një libër gjuhësor i hollësishëm për rajonin e Hundëzës është botuar nga prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libër tregohet se hundëzakët përdorin shprehjet apo fjalët e mëposhtme:
I bukur si yll (gjinia mashkullore);
E bukur si Hëna (gjinia femërore);
Foljet kam dhe baj në zgjedhimet e tyre të ndryshme, si psh., e kam ba; Dhelpra e quan të tharët rrushin kur nuk e arrin;
zor (vështirë);
Shtrij kambët sa ke jorganin;
BUE (buejt e arës);
Ku damë na zer besa;
Sheja si ka ra e ka da;
IN (nj_);
BAR;
Agon, a ke ni (po agon, e ndjen);
bubullima;
اila (hapa);
kurban;
beson;
hunda;
ballkon etj.



Ndërsa të dhënat e mëposhtme janë nxjerrë nga libri i dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i këtij libri në shqip është: “Hunza: Pesëmbëdhjetë të fshehtat e njerëzve më të shëndetshëm dhe më të vjetër që jetojnë”.
Hundëza, vendi i vendosjes së ilirëve.

Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit dhe tërë lugina rrethohet nga male me lartësi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastraveca, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj. Banorët janë bujq (ar-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor taracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë taracat me ujë quhen KULLSE. Një mal ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtë). Banorët jetojnë në harmoni të plotë, kanë shëndet shumë të mirë dhe rrojnë gjatë. Banorët e Hundëzës janë të gjatë, racë e bardhë dhe me flokë ngjyrë gështenjë. Banorët e Hundëzës rrojnë 100-140 vjeç dhe nuk njohin ndonjë sëmundje, çfardolloj qoftë. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri tjetrit. Nuk ekziston ndonjë lloj krimi në Hunza. Një djalë i lindur ushqehet me gji për tre vjet, kurse një vajzë për dy vjet dhe gjatë kësaj periudhe burri dhe gruaja nuk kanë marrëdhënie. Në Hunzë nuk ka ndarje të çifteve martesore.
Hundëzakët, tradita të njëjta me shqiptarët e lashtë
Banorët pëlqehen të quhen Hundëzakë (Hunzakuts), e cila tingëllon saktë sipas shqipes. Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura KAMARBUNDE. Veçan shtohet se për Vallen e spikatur Shqiptare të Shpatave gjendet një pikturë madhështore në Vjenë e punuar nga një piktor i famshëm austriak. Në raste festimesh, më të vjetrit veshin pelerina leshi të qëndisura, të quajtura اuka. Kryetari i Hunzës e ka titullin “I MIRI” (The Mir). Në tetor bëhet festa e verës (pijes alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe. Festa më e rëndësishme është festimi i Vitit të Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) që festohet më 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parë e vitit të ri bie më 21 mars. Në një ditë të vetme të dhjetorit organizohen të gjitha martesat e vitit.
Zakonet shqiptare
Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë SHALVARE (shal–varë), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHE. Banorët tregojnë histori se si ata janë ngulmuar aty që nga koha e Aleksandrit të Madh. Nuk ka insekte, përveç mizës së zakonshme. Derri nuk ekziston atje dhe po ashtu edhe mishi i derrit nuk përdoret për t’u ngrënë. Ata mund të quhen 99 për qind vegjetarianë, sepse mishin e dhive të egra e hanë me pakicë, vetëm në dimër. Nuk hanë qen, mace, pula apo bretkosa. Veçan, dr. Hofman vërejti që banorët hanin shumë frutin e kajsisë dhe tulin e bërthamës së kajsisë; biles dhe aq yndyrë sa përdorin e nxjerrin nga tuli i bërthamave të kajsive.
Shkrimi për hundëzakët po mbyllet me të fshehtat e jetëgjatësisë së tyre, që janë përmbledhur si më poshtë nga dr. Hofman, i cili e vizitoi dy herë Hundëzën. Sipas Hofman, hundëzakët janë të shëndetshëm dhe të shplodhur. Jetojnë në një klimë të mirë, ku mbizotëron ajri i pastër. Hundëza është një vend me tokë pjellore në thellësi. Këta banorë kryejnë ushtrime fizike ditore, duke iu ngjitur dhe zbritur taracave. Po sipas Hofman, ata bëjnë gjum të plotë dhe në qetësi absolute për tërë natën. Prirja e këtyre banorëve është të pijnë ujin që rrjedh nga akullnajat. Preferojnë çajin me rrëshirë shkëmbi që e quajnë shëllir-jete. Hundëzakët nuk kanë shqetësime dhe ushqehen me vitamina dhe minerale frutash, drithëra të pasitur, zarzavate. Ushqehen me asortimente ushqimore të pasheqerosura, pa dhjamëra dhe yndyrna. Tek ata mungojnë sëmundjet dhe kryejnë jashtëqitje të trashë, tre herë në ditë. Nuk e hanë mishin e derrit dhe janë pothuaj jomishngrënës. Nuk e pinë kafenë.
Rëndësia e studimit të hundëzakëve.
Veçan, studimi i Hundëzës dhe hundëzakëve ka rëndësi të madhe për kulturën shqiptare, sepse, ngaqë ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.
 
Studimi " Basic Burushaski Etymologies: The Indo-European and Paleo-balkanic affinities of Burushaski"

Abstract:

By applying the most stringent principles of the comparative-historical
method nearly two hundred Burushaski words are analysed which display firm Indo-European correspondences that do not originate from an Indo-Aryan or Iranian source. The etymologies show consistent and regular phonetic correspondences and highly specific semantic concordance with the ancient Balkan languages (most notably Phrygian and Thracian) and with Balto-Slavic.

The basic and compact semantic fields to which the analysed vocabulary belongs (body parts, age and family relations, agriculture, plant names, sheep-farming, geographical features, names of vessels and tools, core adjectives and verbs) together with the derivational, grammatical and structural correspondences point to a rather close relationship and affinity of Burushaski with these linguistic groupations.

It can be concluded that there is an ancient Indo-European layer in
Burushaski which indicates an early relationship or contact in its history with the Southern (Aegean) branch of I.E. on the one hand and with the Northern I.E. group on the other, with which it shows remarkable and very close correspondences.
Further systematic study of Burushaski vocabulary and grammar should
clarify the implications of these findings and determine more closely
Burushaski's affiliation within Indo-European."


link: LINGUIST List 16.1975: Historical Ling, Burushaski: Ca?ule
----------------------------------------------------------------------------------

Nje Studim tjeter: " Burushaski- An Extraordinary Language in the Karakoram Mountains" nga Dick Grune.


link: http://www.few.vu.nl/~dick/Summaries/Languages/Burushaski.pdf


-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

" H U N Z A Lost Kingdom of the Himalayas" nga JOHN CLARK
 
Redaktimi i fundit:
Te lumte bildberg.
Hundeza tregon me se miri te verteten e madhe.Vjetersine e gjuhes Shqipe.Burrerine e Shqiptareve "burr+ushta".Burrat luftetare.Artin e tyre ne bujqesi qe disa gjeniale te gjuhes shqipe ja atribojne fjalet e perimeve,frutave,e tjera Huazime ne gjuhen shqipe.Nuk ka mundesi te jesh i pari ne zhvillimin e bujqesise dhe emrat e percaktimeve te prodhimeve te Huazosh.
Dhe me e habitshme eshte se gjuha e tyre pengohet sot te shkruhet,te behen fjalore?nga kush dhe pse?Ka shume dialekte por njeri prej tyre asht pothuaj gjuha Shqipe e sotme.
 
Redaktimi i fundit:
Sa qejf do kisha ti shikoja ne ndo1 dokumentar. Ajo qe me beri pershtypje para disa kohesh tek muzeu kombetar, ishin skulpturat e nxjerra nga arkeologet te periudhes p.e.s. Te gjitha kishin pjesen e hundes shume te madhe dhe nga kjo madhesi nje pjese e madhe e tyre e kane hunden te thyer si pjesa me e dale dhe me e ekspozuar.
 
Qytetërimi pellazg në Azinë Qendrore
(Prania iliro-maqedone në Azi)

Nga: Salih Avdullah Mehmeti


Hunza, Kalasha dhe Pamiri. Zgjidhja e një enigme


Vargmalet e pathyeshme të Hindukushit (Afganistani Verior), Pamirit (Taxhikistan) dhe Karakorumit (Pakistani Verior/Himalaje) krahas krenarisë së tyre si malet më të larta në botë, po nxjerrin në dritë qytetërime të pazakonta e befasuese për këto vise të harruara. ثshtë fjala për disa bashkësi popullsish të racës së bardhë, me gjuhë, zakone dhe kulturë të pavarur nga popullsitë e tjera përqark tyre. Këto “Atlantida” të njëmendta po bëhen gjithnjë e më shumë një temë e ethshme, tërheqëse dhe tunduese. اështja bëhet edhe më e mbrehtë kur kihet parasysh fakti se këto “qytetërime të fosilizuara” e të përveçme nga pjesa tjetër e njerëzimit i kanë qëndruar kryeneçësisht furtunave shekullore në këtë rajon të përplasjes me qytetërimet aziatike: mongole, islame, budiste e hinduse. Interesimi për këto popullsi të bardha europiane në këto vise të humbura shfaqet që nga shekulli XIX prej dijetarëve e udhëpërshkruesve britanikë në Azi. Tek ata qe krijuar një bindje e përgjithshme se ekzistonin mbetje legjendare të ushtrisë të Lekës së Madh të ngulitura thellë në malësitë aziatike. Një ide të tillë e përcillte edhe romani “Njeriu që don të bëhet mbret” (1888) i autorit Joseph Rudyard Kipling (1865-1936); ky libër u kalua edhe në film artistik më 1975.
Ndërkaq, romani tjetër me nam “Horizonte të humbura” (1933) të James Hilton (1900-1954) përshkruan me imtësi jetën e këtyre popullsive epike. Dokumentim interesant në këtë aspekt ka lënë edhe danezi Ole Olufsen në librin e tij etnografik: ‘Përgjatë Pamirit të panjohur; ekspedita e dytë daneze 1898-99’ ku thuhet se: ‘Leka i Madh njihet nga të gjithë popujt e Azisë Qendrore si Iskandar, dhe sundimtarë të ndryshëm të luginave të Pamirit e konsiderojnë vetën si pasardhës të Iskandarit’. Më vonë gjatë shekullit XX, interesimi për këto popullsi të panjohura u shtua edhe më dhe si rrjedhojë do të bëheshin dhjetëra ekspedita etnografike e dokumentime të tjera të vyeshme. Televizioni Kombëtar i Japonisë në reportazhin epik pesëvjeçar (vitet e 80’ta) mbi Rrugën e Mendafshtë e ka pohuar shumë çështjen e këtyre popullsive të bardha. Pohimi i një qytetërimi të shkëputur në kohë e hapësirë, ndër të tjerash qe një thikë me dy presa, sepse menjëherë megafonët grekë nxituan të trumbetonin madhështinë e “qytetërimit helen” në botë! Kjo falsifikatë e vjetër me stil të ri krijoi keqpërkufizime të shumta mbi këto popullsi duke iu mveshur a priori një ‘origjinë greke’ dhe fashiti një të vërtetë tjetër që do të zbardhet sadopak në vijim të këtij studimi.

Prapavija historike

‘Pas vdekjes s’Aleksandrit, maqedonasit bënë disa mbretëri n’Asi...’
Sami Frashëri


Iliro-maqedoni i pavdekshëm Leka i Madh (356-323 p.l.K) pushtoi pjesën më të madhe të botës që njihej në lashtësi. Perandoria e Lekës së Madh shtrihej që nga ujërat e Adriatikut e Jonit në perëndim e gjër në kreshtat e larta të Himalajeve në lindje, të cilat janë gjëra të mirënjohura për shkencën e historisë. Robert D’Angely në veprën e tij ‘Enigma’ vë në pah faktin se dymijë vjet para Lekës së Madh ka ekzistuar një dyndje e të bardhëve prej Europës Juglindore drejt Lindjes. Ekspedita e Lekës, vë në dukje Robert D’Angely, ishte veçse një përsëdytje e së parës ekspeditë pellazge. Aristidh Kola nxjerr të vërteta edhe më të mbrehta. Dardanët kanë bërë shtegëtime-ngulime të shumta drejt Lindjes ku kanë përhapur kulturën dhe qytetërimin e tyre, madje gjër në Tibet e Indi, ku edhe sot e tutje në brigjet e lumit Ind ekziston një trevë që quhet Dardanistan, popullsia e të cilëve është e dhënë pas zejes së metalurgjisë, ngjashëm si profesioni i dardanëve të lashtë. Madje, thuhet se kur Leka i Madh arriti në Indi, priftërinjtë e atyshëm i rrëfyen për fushata të mëparshme të bashkëatdhetarëve të tij në atë vend.
Ndërkaq, nga rrëfenjat e lashta janë të njohura shtegëtimet epike të Dionisit dhe Herkulit drejt lindjes. Pra, përforcohet një nga ligjet e mirënjohura shoqërore të shtegëtimeve të mëdha të popullsive ‘nga i njohuri te i njohuri’, ku popullsia shtegëtuese paraprakisht ka të dhëna mbi popullsitë ku mund të zhvendoset. Një udhëtar i vetëm mund të shkojë drejt së panjohurës, drejt një vendi të panjohur, porse një popullsi shkon drejt së njohurës, drejt një vendi me popullsi të njohur. Duket, se ekspedita epike e Lekës së Madh ishte veçse përvijim i ekspeditave të mëparshme pellazge në ato vende. Robert D’Angely madje shpërfaq një fakt tjetër interesant: ushtarët e Lekës u hakërryen pamasë nga udhëheqësi i tyre kur ky i fundit u kërkonte të vazhdonin edhe më tej brenda Indisë dhe ata thoshin se nuk donin të shkonin më larg së stërgjyshërit e tyre.
Ngulimet e ushtrisë së Lekës së Madh në viset e pushtuara aziatike janë kyçi i zgjidhjes së enigmës së popullsive të bardha të Azi. Sipas jetëshkruesit të Lekës së Madh, Arianit, pjesa më e madhe e ushtrisë se Lekës përbëhej nga ushtarë me zanafillë iliro-thrake (ilirë, thrakë, maqedonas, peonë, agrianë, etj.) si ‘popujt më të fortë dhe më luftarakë të Europës kundrejt racave më të dobëta dhe më pak burrërore të Azisë’. Sipas studiuesit Eduin Zhak, Leka i Madh para se të nisej në fushatat e Lindjes kishte kërkuar nga qytet-shtetet greke 7000 ushtarë, por faktikisht siguroi shumë më pak. Madje, një studiues shqiptar (Qafëzezi, 1929) pohon se në ushtrinë e Lekës ishin vetëm 600 grekër. Duket se Leka i Madh s’u zinte besë grekërve, prandaj ai mbështetej më shumë te maqedonasit, epirotasit, ilirët e thrakasit. Më tej gjithnjë sipas Eduin Zhakut, në vitin 331 p.e.s. pakënaqësitë e grekërve ndaj Lidhjes së Korintit rrjedhuan në kryengritje e cila kërkonte ndërhyrjen e maqedonasve për ta shtypur këtë kryengritje. Prandaj Leka i liroi nga ushtria e tij të gjithë aleatët e vegjël grekë dhe vitet që pasuan vazhdoi pa ndihmën e tyre. Ky fakt është mëse i mjaftueshëm (në mesin e shumë të tjerëve) për ta hudhur poshtë pretendimin e pabazë se gjoja pasardhësit e Lekës në Azi janë grekër! Prandaj me arsye të thjeshtë çelësi i hapjes së enigmës të pasardhësve të Lekës në Azi kërkohet pikërisht te pasardhësit e Lekës dhe ushtrisë së tij në Europën Juglindore, saktësisht te populli shqiptar. ‘Përgjigjja gjendet në përbërjen e ushtrisë së Aleksandrit të Madh, d.m.th në popullin që jo vetëm pushtoi Azinë, por edhe u vendos në vendet e pushtuara si klasë udhëheqëse. Dhe ky popull ishin maqedonasit dhe ilirët, d.m.th populli i vendit që kishte për burim popullin pellazgjik...’ shkruan Aristidh Kola në librin e tij ‘Gjuha e Perëndive(Plejad 2003, fq.73).
Fushatat luftarake të Lekës së Madh në malësitë e Baktrienisë (Afganistani i sotëm) dhe Sogdianës (330-327 p.e.s) fatmirësisht janë të dokumentuara. Pushtimi i këtyre krahinave të pabindura e dërrmoi rëndë ushtrinë e Lekës. Ndërsa, marshimi kundër Indisë së madhe për pak sa nuk e ndjelli një rrebelim-dezertim shkatërrimtar në ushtrinë e Lekës, e cila ishte e lodhur dhe e velur nga pushtimet e tepërta. Vlen të nënvizohet fakti se në Baktrieni Leka kishte lënë prapa 10 mijë këmbësorë dhe 3500 kalorës me gjithë garnizionet në fortifikatat e ndryshme në pika kyçe rrugore e malore. Ndërprerja e mësymjes kundër Indisë dhe kthimi i detyruar prej ushtarëve, Lekën ambicioz e vuri përballë një sprove të vështirë. Leka i Madh hamendësonte me të drejtë se kthimi i ushtrisë së tij në atdhe mund të shkaktonte humbjen e të gjitha tokave të fituara me gjak, veçmas në krahinat e Baktrienisë dhe Sogdianës. Leka i Madh zgjuarisht shtroi një plan largpamës dhe gjenial: përse të mos martoheshin oficerët e tij të lartë maqedonas me gra perse, në mënyrë që të krijohej një brez fisnikërie prej gjaku maqedono - pers? Vetë, Leka u martua me dy gra: me Statirën, vajza e madhe e Darit dhe me Parisatisin, vajzën e vogël të Antarkserksit III. Më parë për të paqësuar Baktrieninë, Leka qe martuar me Roksanën, bijën e një prijësi baktrien.
 
Arthur Uaigall (1880-1934), historian i Lekës së Madh thotë se me këto veprime Leka mëtonte që në zemrën e Perandorisë Perse të krijonte një aristokraci të re si hallkë lidhjeje mes Lindjes dhe Perëndimit. Në gjysmën e parë të viti 324 p.e.s. në pallatin mbretëror të Suzës u bë zyrtarizimi i martesave aristokrate të 90 çifteve, domethënë oficerëve më të lartë të ushtrisë së Lekës me gra aristokrate perse. Ndërkohë, u kërkuan edhe 10000 vajza perse me origjinë të thjeshtë që duhej të lidhnin kurorë me oficerë të gradave të ulta dhe ushtarë të thjeshtë. Arthur Uaigall vijon më tej në librin e tij (1933): “Bota duhej të pushtohej dhe njerëzimi duhej t’i qëndronte besnik atij dhe dinastisë së tij. Vendosja e marrëdhënieve të krushqisë në mes elementëve me ndikim politik te popujt, duhej t’i shërbente arritjes së këtij synimi. (...) Nga kujdesi për sigurinë e frontit lindor kundër kryengritjeve i interesonte që jo vetëm ushtria, me sa të ishte e mundur, të linte pas vetës një numër të mirë fëmijësh të lindur brenda martesës, të cilët do të rriteshin në shtresat e larta dhe të mesme të shoqërisë, por që edhe ndër viset e pushtuara të ruanin një kujtim miqësor për maqedonasit që të mos kishte as hidhërim, as armiqësi” (Aleksandri i Madh, fq.359-360, Shtëpia botuese ‘Bargjini’, Tiranë 2002). Ndërkaq, Aref Mati në librin Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen shkruan: “Të gjithë ushtarët e kësaj ekspedite nuk u kthyen në vendlindjen e tyre: ata krijuan trungun e tyre dhe përhapen kulturën dhe gjuhën e tyre nëpër të gjithë Lindjen, prej Azisë së Vogël deri në Himalaja (mal maja) duke kaluar nëpër Persi, Baktrianë, Afganistan dhe luginën e Indusit”. (Plejad 2007; fq.279)
Mbretëri të veçuara pas shpërbërjes së Perandorisë jetëshkurtër të Lekës kanë ekzistuar të pavarura për thuajse tre shekuj pas vdekjes së Lekës deri te mbreti Hermes II (55 ose 35 p.e.s.). Lugina e Hunzës ju jetojnë hunzakët/burushët (Pakistani Verior), lugina Kalasha ku jeton fisi kalasha (Nuristan/Afganistan -اitral/Pakistan), rrafshnalta e Pamirit (Taxhikistan) janë disa “ujdhesa” të të bardhëve që vazhdojnë ta ruajnë edhe sot e kësaj dite në ndërdijen e tyre se janë pasardhës të ushtarëve të Lekës së Madh. Këto popullsi të përveçme nuk janë gjë tjetër veçse copëza të thyera të xhamit të Perandorisë që krijoi kryepellazgu gjenial - Leka i Madh. Rrjedhimisht, përforcohet thënia se këto popullsi janë pasardhëse të ushtrisë së Lekës duke pasur si bazë historike: martesat e shumta maqedono-perse në Suzë më 324 p.e.s. Ky është shpjegimi i përgjithshëm historik i etnogjenezës së tyre, duke i shtuar kësaj edhe faktin që Leka i Madh la prapa vetës shumë garnizione në qytetet që mbanin emrin e tij. Popullsi nga Europa Juglindore i vinin pas ushtrisë së Lekës dhe mbushnin qytetet që krijoheshin. Prandaj popullsitë e bardha në Azinë qendrore mund të jenë pikërisht edhe rrjedhojë e atyre garnizioneve dhe qytetarëve që ruanin e mbushnin qytetet me emrin e Lekës. Këtu gjen vend më shumë se kudo tjetër thënia kuptimplotë e studiuesit të zellshëm britanik Wadham Peacock në librin e tij të shkëlqyer ‘Albania: the Foundling State of Europe" (London 1914) shkruan:. “Njerëzit që mësyen në Babiloni, Persi dhe Indi ishin stërgjyshërit e shqiptarëve” (the men who marched to Babylon, Persia, and India were the ancestors of the Albanians)



[FONT=&quot]Hunza, hunzakët dhe gjuha burush

[/FONT] [FONT=&quot]Artikulli i parë që ndriçoi lidhjet befasuese shqiptare me kombësinë e Hunzës gjendet në librin e Aristidh Kolës ‘Gjuha e Perëndive’ ku shkurtimisht pahëtohen lidhjet e tyre pellazge. Por ku është Hunza, kush janë hunzakët, cila është veçantia e tyre?
[/FONT] Hunza është krahina më në veri të Pakistanit. ثshtë fjala për një luginë-pllajë të gjërë rrethuar nga malet shkëmbore të Karakorumit (vazhdimësi e Himalajeve). Lugina e Hunzës zë një sipërfaqe tokësore prej 10.101 km katrorë, afërsisht sa Kosova e sotme. Kjo luginë magjepsëse e mbyllur midis malesh me dëborë të përjetshme, për një kohë të gjatë ka qenë e shkëputur prej pjesës tjetër të njerëzimit. Hunza ‘theu’ izolimin e saj më 1978 kur u ndërtua rruga më e lartë në botë që lidhte Kinën me Pakistanin duke krijuar një epokë të re mbarsur me sprova për Hunzën. Kryeqendra e Hunzës është qyteza e Baltitit. Lugina e Hunzës është hëpërhë vendi më i vizituar nga turistët e huaj në mbarë Pakistanin. Nuk ka dyshim se Hunza është arketipi i ‘Shangri-la’, vendit legjendar në romanin “Horizonte të humbura” të James Hilton’it. Një gjë pranohet nga të gjithë: njerëzit e Hunzës janë populli më mikëpritës në këto vise. Për qindra vjet me rradhë Hunza ka gjalluar si mbretëri e vetëqeverisur në krye me një prijës që vendasit e thërrasin ‘Mir’.
Pavarësinë e vet malësore Hunza e humbi pas luftrave të gjata kundër Perandorisë Britanike me 1892, sundim i cili zgjati deri me 1949. Kurse, zyrtarisht si pjesë e Pakistanit u bë me 1974 në sajë të një marrveshjeje të Kombeve të Bashkuara. E ngulitur midis malesh të larta Hunza dhe hunzakët janë legjenda e jetegjatësisë dhe shëndetit njerëzor. Revista zulmëmadhe ‘National Geographic’ në vitet e 70’ta e ka përzgjedhur Hunzën si mbretërinë e njerëzve më jetëgjatë dhe më të shëndetshëm në botë. Në Hunzë kanë shkelur njerëz me ndikim në botë siç janë: mbretëresha Elizabet, اu En Laj, Frank Shor, Louell Tomas i Riu, etj. dhe ka shfaqur interes ish-presidenti amerikan Ronald Regan. Shumica e banorëve të luginës merren me bujqësi, blegtori dhe pak më rrallë edhe me turizëm. Lugina e Hunzës ka namin e rritjes së kajsive të shijshme për çka njihet edhe si ‘lugina e kajsive’ ku rriten mëse 33 lloje kajsish.


Fig 1. Harta e Pakistanit. Vendndodhja e Hunzës paraqitet me ngjyrë të kuqe ne pjesën më veriore të Pakistanit.
 

Attachments

  • Fig 1. Harta e Pakistanit.jpg
    Fig 1. Harta e Pakistanit.jpg
    39.1 KB · Shikime: 16
[FONT=&quot]Popullsia e Hunzës[/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]
[FONT=&quot]Banorët e Hunzës njihen si hunzakë dhe shquhen nga popullsitë e tjera të Pakistanit. Si në planin antropologjik, antropometrik, etnologjik dhe përgjithësisht si kombësi e pavarur, hunzakët dallojnë nga popullsitë e tjera përqark. Në gojëdhënat e përcjella brez pas brezi, hunzakët ruajnë kujtimin për ushtarë të humbur të Lekës së Madh që u vendosen në këto male. Këta ushtarë të humbur mendohet se janë vendosur në Hunzë rreth vitit 300 p.e.s., nja 23 vjet pas vdekjes së Lekës. اdo përshkrim antropologjik ka prodhuar të njëjtin pohim: ata janë të bardhë me mollëza të mërdhezura, kanë përgjithsisht sy të kaltër, flokë të kuq ose të gështenjtë dhe trup të gjatë. Edhe përkah mënyra e organizimit të jetës dhe shoqërisë dallojnë plotësisht prej popullsive të tjera. Hunzakët nuk bëjnë martesa me kombësitë e tjera, përveç luginës së Nagarit e cila popullohet nga po këta hunzakë. Në dyert e shtëpive skalisin dy brirë dhie në shenjë kujtimi për Lekën e Madh, i cili në përkrenare kish pasur një simbol të tillë (sikur më pas edhe Pirro i Epirit dhe më vonë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu). Dëshmia përfundimtare që provon se hunzakët janë pasardhës të Lekës së Madh është fshati (dikur qytet që e ndërtoi Leka/Aleksandri dhe mban emrin e tij) i quajtur Sikanderabad. ‘Sikander’ ose ‘Iskander’ është veçse shndërrim lindor i emrit ‘Aleksandër’ kurse prapashtesa ‘bad’ më shumë është ndikim i gjuhës ardu (p.sh. Islamabad). Një provë tjetër interesante është edhe gatimi i një lloj buke që e bëjnë sot hunzakët dhe mjafton të hash ca kafshata nga kjo bukë dhe do të shuash urinë për orë të tëra. Mendohet se kjo bukë përdorej gjërësisht nga ushtarët e Lekës së Madh gjatë fushatave të lodhshme në Azinë e egër.
[/FONT]


[FONT=&quot]Gjuha[/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]
[FONT=&quot]Gjuha që flitet në pjesën më të madhe të trevës së Hunzës është gjuha ‘burushaski’. Madje, kjo gjuhë ka dhënë emërtimin e veçantë “burush”për njerëzit që e flasin këtë gjuhë, meqë në Hunzë jetojnë edhe ca grupime të pakta që flasin gjuhë të tjera. Gjuha burush vetëm në Hunzë ka 50 mijë folës, në Gilgit 27 mijë, në Karaçi 12 mijë dhe Islamabad e gjetkë 2000; pra gjithsejt 91 mijë folës të gjuhës burushe. Kjo gjuhë kuptohet gjithandej Hunzës, përfshirë edhe popullsitë e tjera. Dik Grun, një gjuhëtar holandez që ka studiuar gjuhën burushe, ka arritur në përfundim se burushaski dallon prej gjuhëve induse të Pakistanit, gjuhëve tibetiane të Kinës dhe atyre të Kashmirit Verior. Ruhlen, një gjuhëtar tjetër vëren se “zanafilla e saj mbetet krejt e panjohur”. Nga të gjithë gjuhëtarët bashkohorë pranohet se gjuha burush është gjuhë e izoluar, e pacënuar nga ndikimi i gjuhëve tjera, edhe pse nuk përjashtohet ndërhyrja nga gjuhët e tjera fqinje po të merret parasysh harku kohor prej kur janë vendosur hunzakët në këto vise. Gjuha e burushëve nuk shkruhet akoma dhe ky fakt i pakëndshëm ka ngjallur edhe pretendime për ta keqpërdorur këtë gjuhë. Një përçapje e tillë u bë pikërisht nga një profesor sllavo-maqedonas i quajtur Ilija Gjasula i cili ka botuar një fjalor ‘krahasimtar’ mes gjuhës burushe dhe asaj sllavo-maqedone për gjoja ngjashmëritë kuptimore mes këtyre dy gjuhëve! Në fakt sllavishtja që flitet në Maqedoni është një gjuhë plotësisht e kundërt me gjuhën burushe, prandaj çdo krahasim është i pavend. [/FONT]
[FONT=&quot]Rilindasit tanë kishin të drejtë kur shkrinin tërë mundin në drejtim të shkrimit të gjuhës shqipe, sepse mos-shkrimi i saj do të pasonte me zhdukjen e saj. Ndaj, e njejta ligjësi vlen edhe për burushën dhe kodifikimi i saj si gjuhë e shkruar do të jetë shpëtimi i saj. [/FONT]

[FONT=&quot][/FONT]
 

Attachments

  • Fig 3. Banore e Hunzës.jpg
    Fig 3. Banore e Hunzës.jpg
    33.1 KB · Shikime: 16
[FONT=&quot]Ngjashmëritë mes gjuhës shqipe dhe burushe[/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]
Finley në ‘Historia e Revolucionit grek’ faqe 41 thotë se duke u bazuar në përfundimet e arkeologëve ‘Aleksandrit të Madh në darkërat e tij me oficerët maqedonas, i duhej të fliste një dialekt të vjetër shqiptar’. Ndaj, është arësye e thjeshtë që ndryshe nga gjuhët e tjera, shqipja ka ngjashmëri bindëse me të folmen e Hunzës. Në rend të parë, ngjashmëritë përforcohen nga elementi gjuhësor i Hunzës. Emërtimi i përgjithshëm i Hunzës ka një kuptim bindës në shqip sepse ‘Hunzë’ do të thotë hundë e vogël/hundëz. Sipas Aristidh Kolës, lugina mbyllet me një thellësi fushore në trajtë hunde. Një vend tjetër moçalor-baltor quhet ‘Balta’, madje edhe vetë kryeqendra e Hunzës quhet Baltit. Vetë gjuha burush lidhet me fjalën shqipe ‘burrë/mashkull’ që ka një sfond edhe më të sigurt shkencor. Thamë edhe më sipër, se ushtarët e Lekës së Madh janë martuar me gra vendase që flisnin gjuhë tjera, ndaj gjuha iliro-maqedonase qe gjuhë veç e burrave, pra gjuhë burrash - burush. Burrat hunzakë veshin një kostum të quajtur ‘Shallvare’ (nga shqipja: shallë e varur), ndërsa gratë veshin një bluzë të quajtur ‘Kamishë’ (shqip: këmishë). Sipas një artikulli nga Saimir Lolja në leksikun gjuhësor të hunzakëve përdoren edhe fjalë të tilla si: ‘bubullima’, ‘çila’, ‘kurban’, ‘beson’, ‘hunda’, ‘ballkon’, ‘kullse’, foljet ‘kam’, ‘baj’, ‘dua’ në zgjedhimet e tyre, etj. Mali më i lartë në Hunzë është Rakaposhi që mund të dëshifrohet bindshëm përmes shqipes si: ‘Ra kah poshtë’ që i i përgjigjet natyrës së këtij mali ku shkëputen copëza të mëdha akulli e orteqe bore. Një mal tjetër më në veri të Hunzës quhet ‘Bubullimating’(6000m lartësi) që gjasshmërisht mund të lidhet me etimonin onomatop të shqipes ‘bubullim’.
[FONT=&quot]Por, ngjashmëritë nuk sosen këtu. Edhe një pjesë e mirë e traditave të hunzakëve i përngjasojnë atyre të shqiptarëve. Vallja më e njohur e hunzakëve është vallja e shpatave që luhet sall nga burrat shoqëruar nga daullet dhe fyejt. Sipas mendimit të një etnologu, vallja në formë rrethi nuk është edhe aq karakteristike për Azinë, gjë që padyshim shpreh një kënd tjetër të prejardhjes së hunzakëve nga Europa Juglindore. Festa më e rëndësishme është Viti i Ri diellor me 21 Mars që njihet si kremtja ‘Na Urosh’ që rrjedh nga folja shqipe ‘uroj’ në mënyrën dëshirore. Drejtuesi i Hunzës quhet ‘Mir’ që afron me fjalën shqipe ‘I mirë’ pra njeri i mirë dhe i drejtë/pleqnar. Gjithashtu është shumë me vend të përmendet se në Hunzë rritet një lloj qeni i cili për nga pamja e jashtme është i ngjashëm me qenin endemik të Sharrit ose pastorin ilir. Nga tërë kjo që përshkruam nxirret një porosi e qartë: Shteti shqiptar dhe Akademia e Shkencave duhet që sa më parë të mundësojnë një ekspeditë gjuhëtarësh, antropologësh e etnologësh që të qëmtojë kombësinë ‘burushe’ dhe veçmas gjuhën e doket e tyre. [/FONT]
[FONT=&quot]Kjo do të ishte një mbrojtje e së vërtetës nga vërshimi keqinformues i propagandës sllavomaqedonase të cilët rropatën që hunzakët t’i manipulojnë duke i bërë me detyrim ‘kushërinj’ me sllavomaqedonasit. Madje, për çudinë më të madhe, në Korrik 2008 biznismenët sllavomaqedon mundësuan ardhjen e një delegacioni hunzakësh në Maqedoni. ثshtë interesant për t’u vënë në dukje ku qëndron hilja dhe hipokrizia sllavomaqedonase. Ata i dërguan hunzakët në vendet arkeologjike të Maqedonisë Perëndimore që në fakt janë vend-ndodhje historike shqiptare. Duke i përdorur si karta të tyre trashëgiminë tonë historike, sllavomaqedonasit gjakonin që t’i bindnin hunzakët se janë të ‘afërt’ me ta, duke ua fshehur faktin se dikush tjetër është pronar i asaj trashëgimie historike të cilën ua paraqitën hunzakëve. Madje, sllavomaqedonasit bëjnë plane edhe më afatgjata. Instituti i Maqedonisë paralajmëroi se në Pakistan do ta ndërtojë një qendër ‘kulturore’ sllavomaqedonase. [/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]
Kalashët
[FONT=&quot] [/FONT]
[FONT=&quot]Kalashët (Kalasha) janë një tjetër fis në malet e Hindukushit me kombësi të pavarur që rron në krahinën afgane të Nuristanit dhe në atë pakistaneze të اitralit në pjesën veriperëndimore të Pakistanit (në luginat Bumburet, Rumbur dhe Birir). Sipas regjistrimit të vitit 1998, kalashët janë vlerësuar si një popullsi prej 3660 banorësh. Të tjera vlerësime këtë shifër e afrojnë deri në 4000 sish. Paolo Graciozi, profesor i antropologjisë dhe parahistorisë në Universitetin e Firences në një artikull të botuar në një revistë londineze më 1963 thotë se kalashët kanë trajta të pastra europiano-mesdhetare, më saktësisht me ato të njerëzve alpin. Ai, kalashët i përshkruan si njerëz me lëkurë të bardhë, tipare të rregullta të fytyrës dhe shtat të hedhur. Populli kalash është i veçantë në mbarë rajonin si për nga veshjet, doket e feja. Kjo kombësi gjykohet si popullata e vetme pagane në këtë rajon të islamizuar. Kjo popullsi i ka bërë qëndresë të thekshme kalimit në islam të cytur nga pushtuesit arab, ndaj edhe sot e kësaj dite kalashët quhen ‘qafirë’, kategorizim që muslimanët ua bëjnë ‘pabesimtarëve’. Më vonë, kur një pjesë e kalashëve u islamizua, vendi i kalashëve që deri dikur quhej ‘Qafiristan’ u rimërua si ‘Nuristan’ (vend i dritës). Por, kjo nuk ia tjetërsoi aspak karakterin kombëtar dhe fetar të kalashëve, ngase ata fermentojnë dhe pijnë verë (që quhet vepër ‘haram’ në islam). Një tjetër fakt që përforcon karakterin joislam të kalashëve dhe mendësisë shoqërore të tyre është ndër të tjerash edhe ky zakon: vajzat janë të lira të zgjedhin burrin e vet dhe kanë të drejtë të kërkojnë shkurorëzim. Tjetra veçanti e kalashëve është se ata s’bëjnë dallime gjinore sikurse fqinjët e tyre muslimanë që hanë, flenë, punojnë ndaras meshkujt nga femrat. Vërehet qartë, se kalashët ndonëse kanë pësuar ndrydhje kulturore nga të tjerët, ata e kanë ruajtur në një masë të shëndoshë pastërtinë raciale, meqë edhe sot vazhdojnë t’i bëjnë martesat vetëm brenda bashkësisë së tyre. [/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]
[FONT=&quot][/FONT][FONT=&quot]Fig 5. Shtrija gjeografike e kalashëve: Nuristan/Afganistan dhe provinca اitral e Pakistanit[/FONT]

[FONT=&quot][/FONT]
 

Attachments

  • Fig 5. Shtrija gjeografike e kalashëve,  Nuristan- Afganistan dhe provinca اitral e Pakistanit.JPG
    Fig 5. Shtrija gjeografike e kalashëve, Nuristan- Afganistan dhe provinca اitral e Pakistanit.JPG
    15.2 KB · Shikime: 17
Origjina e kalashëve
[FONT=&quot] [/FONT]
[FONT=&quot]Origjina e kalashëve vazhdon të jetë e kredhur në pellgun e së panjohurës dhe pikëpyetjeve të mëdha. Kalashët në traditën e tyre gojore të përcjellë brez pas brezi, vazhdojnë ta quajnë veten pasardhës të ushtarëve të Lekës së Madh. Pikëpamja tjetër e kundërt është ajo që pohon se kalashët janë popullsi që ka shtegëtuar nga Nepali Perëndimor, bazuar në ca trajta budiste. Mendimi më i pranuar nga të gjithë është se kalashët kanë një fe “greko”-sanskrite. E futëm në thonjëza fjalën grek meqë në këtë mes s’bëhët fjalë për kurrfarë feje greke por për një fe burimore pellazge, besimi shpirtëror i të gjitha popullsive të trungut pellazg: ilirëve, thrakëve, maqedonasve, epirotëve. Ndaj, pretendimet për një origjinë ‘greke’ të kalashëve nuk qëndrojnë. Një gjë është mëse e saktësuar nga provat kulturore se kalashët nuk janë popullsi rrënjëse në këto treva, por janë ardhës pikërisht nga Europa Juglindore. [/FONT]
[FONT=&quot]Ekzistojnë prova të shumta të ngulimeve të ushtrisë së Lekës së Madh rrëzë këtyre viseve. Një ndër to është edhe qenësia e disa qyteteve të themeluara dora vetë nga Leka i Madh, siç është rasti i qytetit të Kandaharit (Afganistani i sotëm). ‘Kandahar’ nuk është gjë tjetër veçse një kalim lindor i emrit ‘Aleksandër’. Një qytet tjetër i epokës së Lekës është edhe ai i gjetur në gërmadhat buzë lumit Amu Darya. Interesant është se kalashët vijojnë ende ta ruajnë kujtimin e kohërave të lashta kur ishin të edukuar dhe arsimuar, derisa librat e tyre u dogjën nga pushtuesit barbar e mongol. Sot e kësaj dite, kalashët i falen me përkushtim perëndive të tyre që janë veçse trajta të perëndive pellazge si Zeusi, Afërdita, Apolloni, etj. Kryeperëndia i tyre është ‘Dezao’ i cili sipas Aristidh Kolës zbërthehet shkencërisht në ‘Dhias - Zeus’. Perëndi të tjera janë edhe ‘Mahadeon’ dhe ‘Abalomain’ (Apollon) i cili ka simbolet e njëjta me ato të Apollonit pellazg: dielli e drita. Tryezat dhe karriget, kalashët i gdhendin me yje dhe diej, simbole që janë të përafërta me ato të maqedonasve të lashtë. Mbi qemere dyersh, kalashët skalisin dy brirë dhie - kujtim i stërgjyshit epik Leka i Madh. Një fakt tjetër që dëshmon për rrënjët pellazge të kalashëve është ky zakon sa i çuditshëm aq edhe i veçantë: edhe në rast vdekjesh, kalashët mblidhen së toku burra e gra duke hedhur valle e kënduar. Siç shkruan edhe Robert D’Angely, edhe trakasit e moçëm kishin një zakon të atillë. [/FONT]
[FONT=&quot]Kalashët kërcejnë në formë rrethi vallet e tyre. Të kërcesh në fromë rrethore nuk është e zakonshme në Azi, thotë studiues i kalashëve. Gulliam Darlling, një studiues i përkushtuar pas kalashëve thekson se në gojëdhënat kalashe “Tsiam” është vendlindja e kombësisë së tyre ku shpresojnë së do të kthehen një ditë. Në kohën e shirave të stërzgjatura pranverore ose vjeshtore kur jeta vështirsohet së tepërmi si për njerëzit ashtu dhe për kafshët, kalashët dalin në male dhe këndojnë një këngë të lashtë: ‘O Deziao, nëse këto shira s’do të rreshtin/ ne s’do të mund të mbajmë dushkun e gjelbër e të lulëzuar/ne nuk do të rrojmë dhe gjatë këtu/ne do të kthehemi në tokët stërgjyshore në Tsiam; (Përkthim i lirë). [/FONT]
[FONT=&quot]Qarkullojnë dhjetëra mendime të ndryshme në lidhje me vendndodhjen e saktë të “Tsiam”, vendit legjendar të kalashëve. Disa mendojnë se ai ndodhet në qytetin اaga Serai në Afganistanin lindor, disa të tjerë vendodhjen e shohin afër një qendre budiste ‘Jarkhan’ në Ksiniang në përëndim të Kinës, të tjerët e bartin në Tsiam të Tibetit. Ndërsa, Aristidh Kola mendon se vendndodhja burimore e kalashëve është tek lumi i lashtë thesprotas ‘Thiamis’, prej nga rrjedh edhe vetë emri i اamërisë. ‘Tsiam’ domethënë اam. Duket se kjo teori e Kolës ka një bazë argumentësh duke filluar së pari nga elementi fetar i kalashëve që është i barasvlershëm me atë pellazg të Dodonës; elementi i zakonor dhe dokësor: flijimet në emër të perëndive, gdhendja e yjeve dhe diejve maqedonas, vallet rrethore, kësulat dhe pelerinat e ngjashme me ato të maqedonasve të lashtë dhe loja e pollos që luhet hipur në kuaj, e cila mendohet se është praktikuar nga ushtarët maqedonas të Lekës së Madh. Këngët e këtyre popullsive janë të njëllojta me këngët e vjetra që i kam dëgjuar në Greqinë Veriperëndimore, thotë Atanasios Lerounis, një vëzhgues i dërguar nga Athina. Por, ky “interesim” i zellshëm grek duket sikur ka një prirje për ta helenizuar gjithçka ka të bëjë me përkatësinë e njëmëndët të kalashëve. Qe shtatë vite me rradhë ‘mësues vullnetarë’ të paguar nga Athina po qëndrojnë në fshatrat kalashe gjoja për ta ngritur mirëqenien e jetesës së kalashëve! Ata përmes ndërtimit të shkollave, ujësjellsve dhe ambulancave po përçapen që kalashave t’ua huajësojnë origjinën pellazge në një origjinë të rrejshme helene. [/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]
[FONT=&quot]©Salih Mehmeti[/FONT]
[FONT=&quot]Tetor 2008, Prishtinë[/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]
[FONT=&quot]Për çdo pyetje, kritikë, vërejtje apo sugjerim kontaktojeni autorin në: [email protected][/FONT]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top