Albanologu Mathieu Aref.

Bilderberg

Anëtar i ri
Shqiptarët, më të lashtë se grekët në Ballkan

Ekskluzive/ Mathieu Aref, studiuesi i njohur francez, rrëfehet për "Shqip" pas botimit të librit të tij, "Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen"

A mos është i mbivlerësuar roli i grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik? Pas kaq shekujsh, pas imazhit të mrekullueshëm që grekët i kanë dhënë së kaluarës së tyre, është pak e vështirë të ngresh pikëpyetje për kulturën e madhe klasike të helenëve. Por, prej kohësh, studiues të ndryshëm nuk kanë ngurruar të ngrenë pikëpyetje mbi qytetërimin e lashtë grek. Vetëm pak kohë më parë, një studiues amerikan botoi librin "Athina e zezë", ku perëndesha e bardhë me sy ngjyrë deti, perëndesha e diturisë, mbrojtëse e Athinës, sipas tij ka një të kaluar afrikaneve Mathieu Aref, një studiues, që tashmë ka tentuar t‘i kthejë përgjigje me studimin e tij prej vitesh këtyre pikëpyetjeve, nuk denjon të vihet në qendër të diskutimeve akademike, duke thënë se "është Shqipëria, ajo çfarë ai e quan odiseja e pabesueshme e një populli parahelen". Dhe ky popull i vogël, sipas tij, ka qenë populli i madh që ka ekzistuar para grekëve. Duket si një guxim nga ana e Aref, një "guxim" të cilin ai e argumenton me prova shkencore, të cilat kërkojnë të hapin një debat, që, sipas tij, synon rishkrimin e historisë. Historia e pabesueshme e pellazgëve, që, sipas tij, janë ilirët e mëvonshëm, të cilët u hodhën në një cep të historisë dhe shumë pak studiues u rrekën të merreshin me ta. Por, pikërisht nga pellazgët nis shpjegimi i gjithë asaj historie "të shkruar keq", sipas Aref, që e bën rolin e grekëve të mbivlerësuar ende në ditët e sotme. Më poshtë, Aref, pas debateve që ka ngjallur në nivele të ndryshme akademike, rrëfen disa nga tezat, që, sipas tij, vërtetojnë studimin e nisur kohë më parë, që i bën të ndihen mirë shqiptarët, por që "trazon" kulturën tashmë të konsoliduar greke.

"Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen". Libri juaj sapo është përkthyer në shqip. Mund të na rrëfeni se çfarë do të thotë kjo për ju?


Qëllimi kryesor i këtij libri është vënia në vend e së vërtetës. Asaj të vërtete, mbi të cilën rëndojnë plumb 2500 vjet. Nuk kemi të bëjmë asfare me trallisje dhe teka personale, as me fantazime fluturake, aq më pak me shovinizëm, por me një tezë të përpunuar shkencërisht, me argumente të forta, në mos të patundshme, fakte historike të shënjuara, analiza dhe hulumtime të thelluara në disa fusha shkencore, bazuar në referenca të verifikueshme. Ky libër më ka kushtuar vite të tëra studimesh, mjaft mund e djersë, gjithashtu para. Pra, nuk e kam bërë këtë vëllim të madh pune për të bërë sensacion apo për lavdi vetjake.


اfarë e shtyu Aref të merret me një studim të tillë, që në shumë qarqe letrare është quajtur edhe si një provokim, që ju kërkoni t‘i bëni historisë greke?


Si dhe për çfarë e kreva gjithë këtë punë? Para së gjithash, natyra më pajisi qysh fëmijë me një shpirt kritik, të zhvilluar dhe me kureshti të madhe. Të jetuarit në Egjipt, në një shoqëri kozmopolite, më ka dhënë përparësinë e vështrimit elektrik. Në themel ishte terreni pjellor dhe premisat e një rrugëtimi që do ta nisja disa vite më vonë. Njohja e gjuhës shqipe, e folur qysh në djep (sidomos dialekti gegë) e që zura ta shkruaj fare i ri, më dha shumë dorë. Studimet në gjuhën frënge (letërsi, filozofi, greqisht, latinisht, artet e bukura, gjuhët e huaja, arabe, angleze, italiane) po ashtu nuk janë të huaja ndaj këtyre lloj studimesh e kërkimesh. Shkëndija fillestare ishte dalja në dritë e librit të parë të Za////çharie Mayani, "Etruskët nisin të flasin", në 1961-in, pasuar nga i dyti, "Fundi i misterit etrusk" në 1970-ën. Ja një dijetar, joshqiptar, që ia mbërriti të hedhë dritë mbi misterin e popullit të madh etrusk, falë gjuhës shqipe, që për më tepër nuk ishte as gjuha e tij mëmë. Kjo gjë më tundoi, më befasoi dhe mbi të gjitha më mrekulloi. Qysh atëherë, e përgjatë tridhjetë vjetëve, jam vënë në përndjekje të këtij populli misterioz parahelenik, që, nga zbulimi në zbulim, më ka udhërrëfyer kah shqiptarëve. Pas kësaj periudhe të gjatë më është dashur më shumë se pesë vjet për të kryer pareshtur studime e hulumtime të thelluara në fusha nga më të larmishmet: histori antike, arkeologji, antropologji, etnologji, gjuhësi dhe mitologji. Të thuash të vërtetën nuk përbën në asnjë rast provokim. Ajo mund të lëndojë, të fyejë, por gjithnjë ia vlen ta thuash. Këtu, veçse vë në vend këtë të vërtetë, çiltërsisht pa paragjykime dhe me rigorozitetin më të madh intelektual. S‘kemi të bëjmë me larje hesapesh apo me sulme të paramenduara kundër Greqisë dhe popullit grek, për të cilin ruaj sqimën më të lartë. Një kërkues duhet të mbetet krejt i paanshëm. Ajo që kam bërë është një punë vetëm shkencore dhe jo keqdashësi ndaj cilitdo qoftë. A mos vallë është faji im që shqiptarët rrjedhin prej pellazgëve, të cilët për mendimin e të gjithë autorëve të Antikitetit kanë pararendur grekët në Ballkan, Egjipt e në Azinë e Vogël dhe që këta të fundit u detyrohen për një pjesë të madhe të qytetërimit të tyre? Ta quash këtë një provokim përbën në vetvete një provokim.


Cilat janë pikat e forta, që, sipas jush, argumentojnë atë që shqiptarët janë më të vjetër se helenët?


Ju më pyesni përse i konsideroj shqiptarët një popull më të lashtë se grekët! Thjesht sepse ata rrjedhin prej pellazgëve, të cilët, sipas vështrimit unanim të autorëve më të vjetër grekë (Hekateu i Miletit, Helanikos i Mitilenës, Herodotit, Tuqididit, për të përmendur këtu më të shquarit), u transmetoi grekëve mitologjinë, kultet, si dhe një pjesë të madhe të kulturës e gjuhës së tij. Do më kthehen e të më thonë se përse ata rrjedhin prej pellazgëve e jo prej ilirëve. Sepse, në fakt, s‘është veçse i vetmi dhe po i njëjti popull. Për shumë shqiptarë dhe për një pjesë të mirë të specialistëve të epokës komuniste, shqiptarët mund të rridhnin vetëm e vetëm prej ilirëve! Faktikisht, e për çudi, pak specialistë kanë ndërmarrë udhën e studimeve mbi pellazgët. Edhe pas pothuaj njëqind vjetësh vetëm tre shqiptarë kanë shkruar mbi këtë popull, Adhamidhi, Spiro Konda dhe Dhimitër Pilika. Dhe është shumë pak! Kur shumë studiues të huaj kishin kuptuar ndërkohë rolin dhe rëndësinë e pellazgëve para mbërritjes së grekëve. Përse pra ilirët e kanë prejardhjen prej pellazgëve? Këta të fundit kishin trevat e tyre nga Atlantiku deri në Detin e Zi dhe prej dy brigjeve të Danubit deri në Egje dhe në Azinë e Vogël. Emri i pellazgëve mbetet "një emërtim përgjithësues", duke qenë i përshkruar si popull i lashtë parahistorik, i quajtur emërtim përgjithësues" dhe duke qenë i përshkruar si popull i lashtë parahistorik i quajtur "shpellagji", që do të thotë njerëzit e guvave. Egjiptianët i quanin "pelesët" dhe hebrenjtë "peleshtim". Këto etnonimi na kujtojnë filistinët (pellesh...et, peleshet…im, domethënë "shpellagji"), që nuk është gjë tjetër veçse emri që u është dhënë prej semito-egjiptianëve. Ky popull i përbërë nga tribu të shumta mbante mjaft emra, por fliste të njëjtën gjuhë dhe kishte të njëjtat tradita: trojanët, dardanët, ligurët, lelegët, karientë, likenët, iberët, frigjanët, moskët, filistinët, trakët, ilirët, pikenët, daunientët etj. Për këtë arsye, (autorët modernë) i kanë konsideruar si popuj të ndryshëm. Sidoqoftë, ne do të gjejmë prova të shumta përmes emrave të mitologjisë (të shpjegueshme prej shqipes) dhe miteve parahelenike, që grekët i kanë pronësuar dhe përshtatur sipas nevojave të tyre prej kolonizatorësh, duke i bërë elementet themelore të qytetërimit të tyre: Zeusi u lind në një "shpellë" në Kretë. "I pari njeri" qe "pelazgos" i pjellë prej dheut, "kurerët" ishin rojet e foshnjës Zeus (ku u rrita Zeusi), emri "autochone" shpjegohet sipas shqipes "Tokët tonë), Jonët (Herodoti) ishin pellazgë të shndërruar në helenë pas mbrujtjes me gjuhën greke etj. Për sa i përket emrit "Ilir", ai e ka bazën ashtu si dhe për Palasges prej "një emërtimi të përgjithshëm", që i përket të vetmit e të njëjtit popull me "tribu të panumërta": Peonët, Dardanët, Tribalët, Pelagonët, Penestët, Autoriatët, Enkelët, Thesprotët, Molosët, Kaonët, Panonët, Istrianët, Venetët (Enetët e Herodotit), Dalmatët etj. Faktikisht, autorët e antikitetit, si Herodoti i kanë klasifikuar banorët e Veriut të Greqisë si një "popull i pavarur" (popull i lirë). Ky emërtim është përgjithësuar për të na dhënë përshkrimin e kësaj mase të madhe tribuje, siç kanë qenë "ilirët", që do të thotë "libres": I lirë, të lirët? A nuk ka rrëfyer Plini i lashtë se populli ilir përbëhej nga më se 300 kombësi?! Herodoti, a nuk ka thënë për trakët (degëzimi lindor i pellazgëve): Trakët janë, pas Induve, populli me numër më të madh në botë, i cili, nëse do të ishte bashkuar mesvedi do të kishte dominuar botën. E kjo nuk është një stisje: ka fakte historike të pakundërshtueshme. E vetmja provë flagrante e ekuacionit pellazgë=ilirë=shqiptarë është gjuha. Nëse shqiptarët e sotëm do t‘ia mbërrinin të deshifronin shumë prej emrave të mitologjisë, toponime dhe gojëdhëna që qarkullojnë në Evropë, ky do të ishte përfaqësimi më i mirë i kësaj trashëgimie mijëvjeçare. Ilirët (degëzimi perëndimor i pellazgëve) kanë qenë kësisoj pellazgët e vërtetë, për sa që gjuha e këtyre të fundit është përcjellur te pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, ilirët e mandej shqiptarët, ku gjuha (sidomos dialekti gegë) flitet ende sot e kësaj dite, qysh prej më se 3000 vjetësh. Për sa i përket "mikenasve" hipotetikë, në fakt ata ishin veçse pellazgë, për sa grekët ende nuk ishin shfaqur. Ky emërtim u krijua artificialisht nga Schliemann gjatë shkarjeve të tij për "mikenët". Në fakt, nëse ai do të kishte zbuluar gjurmët e tyre në Athinë, ata do të ishin quajtur "Qytetërim Athinas". Nuk ka asgjë shkencore në një të tillë përshkrim të një populli, që nuk ka ekzistuar kurrë nën këtë emërtim. Ndërsa për sa i takon linjës B, deshifruar prej Ventris e Chadwick, ajo bën fjalë për "pellazgjishten e lashtë" të ngatërruar me greqishten antike. Veç të tjerash, në një farë mase mund të thuhet se greqishtja antike (sidomos jonike, meqë jonët ishin pellazgë) ka rrjedhur drejtpërsëdrejti nga pellazgjishtja e lashtë me prurje greke, domethënë semito-egjiptiane. Ja sesi është sajuar historia e Greqisë parahelenike.


Idetë e hedhura nga ju janë interesante për shqiptarët. A mund të ketë iniciativa të tjera, jo thjesht libra, të cilat do të mund të bënin një ndryshim të historisë së shkruar?


Unë mendoj që aktualisht ka argumente të mjaftueshme, prova dhe elemente të spikatura, që u lejojnë historianëve, studiuesve dhe dishepujve të tyre të rishkruajnë historinë e Greqisë parahelenike. Nëse mund të them Greqia "parahelenike", kjo ndodh sepse historia e Greqisë "strico sensu" (ajo para shekullit VIII para Krishtit) është e njohur dhe e klasifikuar pothuajse saktë. Praktikisht është thënë gjithçka për atë Greqi "strico sensu", të cilës unë nuk mund t‘i shtoj dot asgjë. Pra, unë nuk kam absolutisht asgjë çka të them mbi këtë lloj Greqie (atë të Solonit, atë të Pizistratit apo Perikliut), veç faktit të të qenit të admirueshme dhe se njerëzimi i detyrohet për gjithë çka më të bukur e më me vlerë. Mirëpo pellazgët diç kanë lënë aty. Pikërisht këtë diçka historianët, linguistët dhe arkeologët tanë modernë nuk kanë denjuar ta shquajnë. Madje, një Greqi e tillë (pas shekullit VIII: arkaike, klasike, e helenistike) as nuk bën pjesë në studimet dhe hulumtimet që unë kam kryer në dy librat e mi. Kështu, nuk ka asnjë tregues që të provojë se Greqia ekzistonte para shekullit VIII para Krishtit. Ndërtimi i "tempujve", shfaqja e qytezave ("Polis"), konfederatat religjioze (amfiktionet), shpalosja e stileve arkitekturore (dorik, jonik, korintas), zhdukja e mbretërimeve dhe shfaqja e tiranisë, ekspansioni kolonial (emporion=tregje dhe apoikoi=koloni), krijimi i tempullit të Delfit, shfaqja e alfabetit dhe e të parave shkrime greke, shfaqja e lojërave olimpike, shekulli i artë i thënë i "Perikliut": gjithë këto ngjarje marrin jetë pas shekullit VIII. Sa për Homerin, të shumtë janë ata që mendojnë se nuk ka ekzistuar ose që nuk ka shkruar kurrë asgjë. Fakti thotë se ai nuk ka shkruar, pasi gjuha greke është shkruar vetëm nga fundi i shekullit VII. para Krishtit. Ai mundi të ekzistojë si rapsod. Për rrjedhojë, poemat e Homerit ("Iliada" dhe "Odiseja") mundën të shkruhen vetëm në shekullin VI, në epokën e Pizistratit. Këto poema epike kanë për origjinë traditën gojore, të përçuar nga brezi në brez prej rapsodëve pellazgë. Grekët i morën dhe i kënduan (duke i përpunuar për kauzën e tyre) me rapsodët e tyre. Keqkuptimi vjen prej faktit se ngatërruam gjithçka: Greqinë parahelenike (para shekullit VIII) me Greqinë në bllok (pas shekullit VIII). Le të mos harrojmë as faktin se studimet mbi pellazgët jo vetëm sikur u harruan, por edhe u mënjanuan plotësisht. Le të themi se disa studiues modernë (historianë, arkeologë dhe gjuhëtarë) kanë vënë në dukje se pellazgët përbëheshin prej popujsh të ndryshëm, mandej të zhdukur trup e shpirt, pa lënë as më të voglën gjurmë: etni e gjuhë! Ndërkohë që kjo etni vijoi me ilirët në Perëndim dhe trakët në Lindje. Ndërkohë që të gjithë autorët e lashtë lanë gjurmë të shkruara, sipas të cilave ky popull parahelenik ka pas qenë shumë i lashtë (njerëzit e parë) dhe që në kohën e Herodotit në shekullin V para Krishtit popullonin ende krahina të tëra (Arkadia, Argolida, Atika, Tesalia, Lakonia etj.), të kuptojmë ishujt (Kreta Lemnos, Lezbos dhe veçanërisht Samosin)!

Si e shihni historinë e Ballkanin sot?

Ka pak kohë që u konfirmua shprehja "baruti i Ballkanit" me luftën dhe problemin e Kosovës (e mbetur ende pezull). Mendoj se shpirtrat dhe mendësitë kanë evoluar ndopak dhe fantazma e luftës po largohet gjithnjë e më tepër, veç nëse qëllimësitë dhe pozicionet politike të Fuqive të Mëdha, sidomos Bashkimit Evropian, ashpërsohen ose ndryshojnë. Aktualisht, Kosova është një nga problemet më të thekshme në Ballkan. Pa rregullim paqësor, të barabartë dhe të drejtë, ndoshta s‘do të ketë kurrë paqtim në rajon. Sa për vete, jam për pavarësinë e Kosovës, sepse pas gjithë atyre fatkeqësive dhe krimeve (le të themi etnocid) dhe urrejtje mes dy popujve (serbë e kosovarë) nuk mund të bashkëjetojnë dhe të ndërtojnë së bashku një /////shtyhet që të mund të funksionojë. Me t‘u rregulluar ky problem, Ballkani mund të përfytyrojë në gjirin e Evropës së bashkuar një forcë dinamike dhe ndërtimtare për ardhmërinë e këtij rajoni të mbetur fatkeqësisht pa trashëgimi, i shqyer, i tollovitur dhe i izoluar pas shumë shekujsh pushtimi otoman dhe dekadash komuniste.
 
Last edited by a moderator:
Shumë njerëz mendojnë se e kaluara nuk duhet trazuar për hir të së ardhmes, ndërsa ju e trazoni atë. Për çfarë shërben kjo?


Sigurisht që do të më bëhet pyetja se përse i trazoj kujtimet e vjetra, kur e ardhmja ka vlerë më tepër? Po, por e ardhmja është gjithherë e lidhur me të shkuarën. Nëse ne ekzistojmë, kjo ndodh sepse të tjera kanë ekzistuar para nesh dhe na lejuan të jemi ata që jemi, duke na dhënë atë që kemi më të çmuar. Kur kjo e shkruar mbetet në hijen ku është degdisur, e ardhmja mbetet e errët. Për çfarë shërben të zgjosh të shkuarën? Sigurisht për të kuptuar më mirë të ardhmen. اështja që na intereson këtu, nuk është të flasim për një të kaluar të qartë dhe të kthjellët, por për një të shkuar që na mbahet e fshehur dhe që manipulohet për një kauzë të njëanshme.


Në kohët e sotme, idetë ndryshe apo përgënjeshtrimi i historisë është bërë si në modë. A keni pasur frikë se do të paragjykoheshit, kur nisët ta shkruanit këtë libër?



Jo, unë nuk jam tipi që ndjek modën. Kam aq karakter dhe personalitet sa për t‘u bërë ballë sirenave të demagogëve, paragjykimeve apo "publikisht e mirënjohur", sidomos kur përpiqen të të largojnë prej së vërtetës. S‘ndiej asnjë influencë në lidhje me këtë çështje. Një proverb francez thotë: "Me ba çka duhet, me ngja çka mundet". Kur nisa të shkruaj librat, mendova fill rezultatin përfundimtar dhe i thashë vetes: nëse gabohesh, nëse argumentet e tua nuk janë bindëse, nëse referencat nuk janë të verifikueshme, do të pësosh kundërshtinë dhe poshtërimin! Ndaj fillova të kërkoj "provën e së kundërtës", atë çka mund të vinte e të shqetësonte tezën dhe vërtetimet e mia shkencore. E pasi shkoqita gjithçka hollë-hollë, s‘gjeta provë për të kundërtën. Trondita qetësisht një seri të tërë studimesh dhe kërkimesh. Me ndërgjegje të lehtë dhe zemër të qetë, karvani im vazhdon më tej bindshëm.




Cili është Aref, jeta që ju bëni?

ثshtë e vështirë për të folur për veten. Gjithë ç‘mund të them është se jeta ime s‘ka të bëjë me veprën time. Gjithsesi, do të flas qartë, veç për të thënë se përherë kam qenë ndër ata "të drejtët", në kuptimin më të fisëm të fjalës. Në jetën time private dhe profesionale e kam dënuar gjithnjë padrejtësinë prej nga vinte dhe cilado që të ishte. Integriteti dhe këmbëngulja ime, lehtësitë në përshtatje, bagazhi kulturor, guximi dhe korrektësia në punë më mundësuan të ushtrojë funksione interesante e të rëndësishme. Posti i fundit ishte drejtor i një filiali të një shoqërie të madhe franceze. Kam lindur në Kajro (ku kam kaluar njëzetë e tre vitet e para të jetës sime dhe kam kryer pjesën më të madhe të studimeve. Prindërit e mi kanë lindur në Shqipëri në krahinën e Matitm, më saktë në Rrembull. Kam dy vëllezër dhe një motër. Gjithashtu katër fëmijë, nga mosha 33 deri në 39 vjeç (tre djem dhe një vajzë). Jam pensionist që prej 1999-ës. Kam pasur disa probleme shëndeti ndaj dhe bëj kujdes. Merrem me administrimin e publikimeve të mia, me letërkëmbime e marrë pjesë herë pas here në konferenca. Kam shkruar dhe disa ese metafizike e filozofike (të pabotuara). Merrem, jo me shumë vrull me pikturë dhe poezi klasike (rreth 250 poema të pabotuara).


Mund të na flisni pak për lidhjet me Shqipërinë?


Lidhjet e mia me Shqipërinë kanë qenë të dobëta (ne kemi vetëm lidhje epistolare me familjen, veç nëse posta përgjohej prej autoriteteve shqiptare dhe nuk mbërrinte në destinacion) për arsye të largimit e të këputjes së shkaktuar prej komunizmit në Shqipëri dhe që nuk lejonte kollaj të vizitonte vendin. Sjell ndërmend kujën e nënës, kur mori lajmin e vdekjes të nënës së saj, motrës, vëllait e të të tjerëve. E s‘mund të rrija pa qarë bashkë me të. Por mbeta shumë i lidhur me mëmëdheun, për shkak të edukimit, rrënjëve dhe me gjithë ç‘mban barku. Në Egjipt, komuniteti shqiptar ka qenë mjaft i rëndësishëm (shpesh në përmbajtje kish njerëz me vlera të larta). Babai im ka pas njohur poetët اajupin, Asdrenin, shkrimtarin Ernest Koliqi, kumbar i vëllait tim të vogël, Isa Boletinin (një nga heronjtë e pavarësisë së Shqipërisë), Mbretin Zog dhe familjen e tij etj. Mos mendoni as edhe një çast që i shkruaj librat e mi i ngarkuar me ndonjë ndjenjë shovinizmi. Po e përsëris atë që thashë më sipër, puna ime është para së gjithash shkencore dhe nuk përket brenda aspak prej ndjenjave. E dua Shqipërinë, por jam i drejtë dhe i paanshëm me historinë e saj, intransigjent me të.


A keni pasur kërcënime pas botimit të librit?

Pasi kam botuar dy librat e mi (2003-2004) nuk kam marrë asnjë kundërshti zyrtare për sa u përket tezave prej ndonjë sektori universitar apo shkencore. Sigurisht që asistoj shpesh andej-këtej me ndonjë reagim epidermik personash dyshues e madje armiqësorë, por pa nivelin e duhur e të mjaftueshëm kulturor për të debatuar mbi këto çështje të mprehta. Kritika është e thjeshtë, por arti i vështirë, thotë një proverb i famshëm. Zakonisht mbizotëron habia. Por, përmbajtja e librave të mi del prej shtigjesh të rrahura. Pedagog universiteti apo studiues rishtar është shumë normale që ata të shqetësohen prej këtij subjekti që i tejkalon: se kanë ndeshur në amfiteatrot e tyre universitarë këtë lloj teze. ا‘nuk është normale është të kundërshtosh tezën pa sjellë as më të voglën "provë" të së kundërtës".

Të flasësh për Shqipërinë sot, në një moment kur ajo ende nuk e ka marrë veten nga plagët e komunizmit, kur ecejakja e saj drejt vendeve perëndimore sa vjen e bëhet më e vështirë, çdo të thotë ta paraqesësh këtë popull të vogël, si një popull nga më të hershmit e njerëzimit?

Mendoj se në mënyrë të tërthortë iu përgjigja kësaj çështjeje përgjatë kësaj interviste. Sipas gjithë asaj çka thashë, ripohoj se nëse Shqipëria është një nga vendet më të vogla, më pak e qytetëruara ose më e shpronësuara e Evropës, s‘duhet harruar se është "një popull i madh". (Shtet i vogël, por popull i madh!) S‘kemi aspak antinomy. Mund të jesh i varfër, por i fisëm. Së fundi, mund të thuhet se vijimësia etnike (me gjithë përzierjet) kulturore dhe gjuhësore (me gjithë ndërfutjet dhe neologjizmat) nuk reshti kurrë në këtë zonë ballkano-danubiane, me gjithë mësymjet e ndryshme dhe pushtimet romake, bizantine e otomane: shqiptarët jetojnë bash aty ku kanë qenë të paktën qysh prej neolitit. Por, fatkeqësisht historia shtangu në atë çka deshën të na bënin të besonim.





Marre nga gazeta: Shqip
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Albanologu Mathieu Aref.

Te faleminderit Mathieu Aref.
 
Mathieu Aref, albanologu që vërteton lidhjen e shqiptarëve me pellazgët
1208769141-albania.jpgAlbanologu Mathieu Aref është autori i librit “Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” (Albanie: historie, langue et l’incroyable odyssée d’un peuple préhéllénique) për realizimin e të cilit i është dashur të kontaktojë e të debatojë me shumë albanologë shqiptarë, me gjuhëtarë, linguistë e arkeologë. Debati konsistonte në faktin që studimi kishte si tezë bazë teorinë që pellazgët janë banorët e parë të zonës ballkano-danubiane dhe të Egjeut, më vonë semito-egjiptianët pushtuan disa territore pellazge dhe duke u përzier me pellazgët krijuan frytin, që do të merrte emrin helen ose grekë. Eshtë lidhja që ai zbulon mes pellazgëve dhe shqiptarëve të sotëm, ajo që ka çuar në debate me albanologët shqiptarë apo edhe me linguistët. Ja se si shprehet vetë autori në prononcimin për studimin e tij. Për sa i përket tezës sime mbi pellazgët, u desh që të vija në Shqipëri, ku studimet mbi pellazgët kanë qenë të pakta e më pak të rëndësishme sesa në vendet e tjera, për të kuptuar mosbesimin e deri urrejtjen (pa argumente e pa prova bindëse) të një pakice kokëngjeshur të universitarëve shqiptarë. Megjithatë, kam takuar një numër të caktuar universitarësh të ndershëm, objektivë, të përgatitur e me një këndvështrim të gjerë, që e kanë përqafuar plotësisht tezën time.

Po ashtu, kur doli libri im i përkthyer në shqip “Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, pritja e publikut shqiptar dhe atij shqipfolës ka qenë e nxehtë dhe entuziaste”, shton albanologu, autor i shumë vëllimeve të tjerë për Shqipërinë. Deri më sot, veçanërisht në Francë dhe përgjithësisht në Perëndim, për veprën e fundit nuk ka pasur as më të voglën kundërthënie apo kundërshtim zyrtar. “Në fakt, këtu në perëndim, nuk jemi mësuar të kundërshtojmë një tezë pa dhënë “provën e të kundërtës”. Në Tiranë pata përshtypjen se isha kthyer në kohën e Galileut, kur ai pohonte se toka ishte e rrumbullakët, me gjithë kundërshtimet dhe kërcënimet e bëra ndaj tij”, shton Aref. Por sa e vështirë ka qenë për të puna kërkimore për vërtetimin e tezës?! Ai vijon se, nuk duhet që të neglizhohen pasojat kulturore dhe gjuhësore të lëna nga pushtimet e një pjese të Azisë nga ushtria e Aleksandërit të Madh, ku pjesa më madhe e ushtrisë ishte e origjinës pellazge (Pernianët, Ilirë, Arianët, Maqedonas, Trakas etj.) “Eshtë këtu hileja e ndërmarrjeve të gabuara deri tani.

Nqs ne gjejmë fjalë pellazge ose shqipe në sanskritisht, nuk janë transmetuar nga kjo e fundit, por e kundërta. Akoma edhe sot ekziston një popullsi që gjendet midis Afganistanit dhe Pakistanit (Burrushi) që flasin shqip. Ata kanë mbetur ndoshta nga ushtarët e Aleksandërit të Madh (shk. IV pk) që kanë qëndruar në atë vend dhe atje lanë dhe pasardhësit e tyre. Ky popull i humbur mes maleve të Azisë, ka lënë gjurmët e gjuhës dhe kulturës së tij, ashtu siç ndoshta e kanë lënë paraardhësit e tyre para pesë mijë vjetësh”, shprehet ai duke theksuar se, greqishtja nuk është shkruar veçse rreth fundit të shekullit të VII dhe fillimit të shekullit të VI p.k. “Sanskritishtja nuk është shkruar veçse në atë epokë gjithashtu. Kemi të bëjmë me dy gjuhë bashkëkohore dhe pak a shumë të reja. Latinishtja nuk është shkruar, veçse në shekullin e III p.k. Janë këto gjuhë që janë studiuar në shekullin e XIX. Pellazgët antikë ekzistonin dhe ekzistojnë edhe sot nëpërmjet shqiptarëve, fosil i gjallë i asaj që ishte gjuha e parë evropiane. Për fat të keq, askush nuk dyshonte që shqipja qenkësh kaq e vjetër.

Me gjithë studimet që kanë vënë në pah vijueshmërinë pellazge, të shqiptarëve gjatë shk. XIX, XX dhe XXI, edhe sot ajo nuk pasqyrohet në Historiografinë dhe Gjuhësinë Botërore. Gjithashtu nuk është bërë ndonjë përpjekje nga institucionet shqiptare përkatëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi, për një debat kombëtar apo ndërkombëtar për këtë temë. Ku qëndron ky “ngërç” i studiuesve të historisë dhe gjuhësisë?”, thotë ai.

Gazeta Panorama

Mathieu Aref, albanologu që vërteton lidhjen e shqiptarëve me pellazgët
#
 

Attachments

  • 1208769141-albania.jpg
    1208769141-albania.jpg
    9 KB · Shikime: 0
“MIKENET – PELLAZGET”
LIBER QE EMANCIPON SHKENCEN HISTORIKE BALLKANIKE DHE EUROPIANE

Shkruan: Fatbardha DEMI

Nje nga figurat me te medha si strateg dhe burre shteti, te Frances por edhe te historise europiane, Napoleon Bonaparti ka thene « E verteta historike sigurisht nuk do te jete ajo qe ka ndodhur ne vend, por vetem ajo qe do te tregohet ».
Simbas percaktimit te Wikipedias (Enciklopedise elektronike) Historija, perben shkencen qe merret me ate qe eshte e shkruar dhe historiani duhet te punoje me arkivat.
Ne rast se historija e shkruar nder kohe, nuk eshte ajo qe ka ndodhur ne te vertete, a mund ta quajme ate « shkence » dhe mund t’i atribojme asaj rolin e « mesuesit » per te tashmen dhe te ardhmen ?
Sa qendron ky pohim i Napoleon Bonapartit dhe a mund te zbulojme «te verteten historike» per periudha shume te largeta nga koha qe po jetojme?
Njeriu (shkruesi), qe eshte deshimtar i nje ngjarjeje, do ta pasqyroje ate, ne varesi te njohurive qe ka per te, te bindjeve politike, te « diktatit » per ta pasquruar ne ate menyre apo nevojave te çastit, te formimit te tij kulturor dhe shume aresyjeve te tjera. Ky eshte nje fakt qe sot pranohet nga te gjithe.
Ja perse strategu francez kishte te drejte per shkruesit dhe komentuesit e ngjarjeve, veprat e te cileve sot mbushin Arkivat.
Nje shembull i diteve tona te shkrimit « te ndikuar » te Historise, eshte pasqyrimi i luftes se popullit shqiptar kunder okupatorit italian gjate viteve 1939-41. Nga historija jone eshte emertuar si nje lufte e pergjakshme antifashiste (fakt i deshmuar katerciperisht), nderkohe nga ana e historianeve greke eshte emertuar si nje bashkepunim me fashizmin italian. Per rrjedhoje prej 65 vjetesh kemi « peshqesh » Ligjin e luftes.
Por perkufizimi qe e gjejme gjithashtu ne Wikipedi (enciklopedine elektronike) se « Historija e vertete nuk i perket asnje kohe dhe asnje vendi » percakton sakte se « ajo mund te rishikohet ne çdo kohe dhe nga studiues te çdo vendi », pra nevojen e perhereshme te historianeve per te shfrytezuar jo «vetem arkivat »(metod tashme e vjeteruar) por edhe shume shkenca dhe metoda te tjera qe « te ndajne shapin nga sheqeri » ne pasqyrimin e ngjarjeve ne dokumentet e shkruara, dhe domosdoshmerine e debatit per te garantuar asnjanesine dhe vertetesine e studimeve te tyre.

Pikerisht kete detyre ka marre persiper historiani Arif Mati ne vepren e dyte madhore « Mikenet = Pellazget » qe ka dale ne tregun e botimeve shqiptare.
E gjithe vepra ndertohet pikerisht mbi bazen e debatit me ate qe na ka ardhur e shkruar mbi lashtesine ballkanike dhe me gjere, ku vend qendror ze gjuha dhe populli shqiptar qe jeton brenda dhe jashte kufijve shteteror.

Problemet e debatit te trajtuara ne liber , per historine e lashte te rajonit ballkano-egjeas, jane te shumta. Ne menyre figurative mund t’i krahasojme me efektin domino d.m.th. Per shkak te nje percaktimi te hamendsuar te kohes se zhvillimit te Luftes se Trojes,( Herodotit e vendos me 1250 p.k. dhe Eratoteni me1193-1083p.k.) « ka patur nje vijemesi gabimesh, çoroditjesh dhe pistash te gabuara . Sepse e gjithe bota eshte bazuar ne ekzistencen reale te kesaj lufte…Kesisoj historija e Greqise, ne menyre artificiale, eshte ngjitur sa me lart qe ka qene e mundur » (f.553A.M.)
Si dokument i pare historik njihet pikerisht shkrimi i poemave te Homerit “Zemrimi i Akilit” i mbiquajtur ne shk.VIII p.k.“Iliada” dhe me vone, “Udhetimi i Uliksit” apo “Odisea”. .Logografet, poetet epike, rapsodet, per te kenaqur degjuesit e tyre bashkohor ne vendin qe me vone u quajt Greqi, risajuan legjendat e lashtesise duke futur perendi dhe ngjarje, keshtu « do te shpikin te kaluaren e tyre lokale. Pak nga pak, historija e lashte filloj pak a shume te shtremberohej nen ndikimin e paragjykimeve politike” (f.554 A.M.)
Vete thenia e Tuqididit ( historiani i shk.V p.k..) “kush nuk interesohet per politiken nuk konsiderohet si nje njeri paqesor, por nje qenje e padobishme…” deshmon ndikimin e politikes mbi te, ne trajtimin e ngjarjeve historike. (f.10 Albumi “Monumentet e medha. Greqija” 1974 A. D’Agostino, G.Seferis)
Dukurija “e riformimit” te lashtesise per qellime politike, u pasqyrua edhe ne nderfutjen e figurave te perendive te mevonshme tek skulpturat e perendive te lashta, ne objektet e kultit dhe ndertimet e shk;VIII p.k. e me vone (Greqi dhe kolonite e saj).

Ne studimin e tij, historiani Arif Mati zbulon fakte te pohuara nga autoret antik por te papermendura nga historiografija e sotme, si p.sh. se Homeri nuk i permend dhe as i njeh Helenet, Jonianet dhe Dorianet (te konsideruar paraardhesit e grekeve) . Per rrjedhoje lufta e pershkruar prej tij nuk mund te qe lufte greko-trojane, por lufte midis fiseve “te nje gjinie” pellazge, me te njejten gjuhe dhe zakone.
Hekate i Miletit, Herodoti, Helanikos i Mitilenit apo Tuqiditi kane pohuar se banoret e pare te asaj qe me vone u quajt Greqi, perpara mbritjes se grekeve, ishin Pellazget. Pra nuk behet fjale per popullsi helene apo greke autoktone por - te ardhur. E gjithe Greqija quhej Pellazgji.
Po nga erdhen ata qe me vone u emertuan helene (grek-nga romaket) dhe cilet ishin zoterit e vendit qe gjeten ?
Sipas Herodotit dhe autoreve te tjere antik, por edhe sipas “nje teksti biblik (I Makabe 12/19-23), prijesit doriane ishin me zanafille egjiptiane. Ata jane zanafilla e Heleneve te vertete” (f.557 A.M.) Ne Bibel eshte saktesuar perkatesija e mbreterve doriane (Spartane) ndaj etnise se Hebrejve (f.570 po aty) Vete prijesit Doriane ,shprehehin per veten e tyre, se ishin me zanafille semito-egjyptjane.
Keta prijes te huaj, ishin nje pakice qe sunduan shumicen e popullsise pellazge vendese. Mbreti Agis IV (nga sunduesit e pare te huaj te Spartes) pohonte se ne Sparte kishte tre Pereke (popull i trungut ilir) per nje Spartan !
Ne liber deshmohet se, kolonite e para ne Ballkan dhe pellgun e Mesdheut, qene ato fenikase, nje popull i shquar ne lashtesi per detari dhe tregeti.
Per hire te mbulimit te ketyre fakteve historike, “u varrosen” pararendesit e qytetrimit europian, Pellazget, popullsia me e madhe ne numer mbas indjaneve, sipas Herodotit.
Ne kete veper qe meriton te quhet “Enciklopedija e popullsive te lashta Ballkano-Egjease e me gjere”, krahas popullsise se mirfillt pellazge si Thrako-Iliret, Frigjanet, Etrusket, Filistinet, etj. autori trajton edhe popuj te te njejtit trung si Iberet, Hititet, Kelete, Galet, Gjermanet .
Nuk kane mbetur jashte objektit te studimit edhe popuj jo pellazge, por historija e te cileve u lidh ngusht me ta nepermjet pushtimeve, lidhjve apo ndikimeve te ndryshme si p.sh. Fenikasit etj.
Ne dallim nga vepra e pare e historianit Arif Matit “Shqiperija, Odisea e nje populli parahelen”, ne vepren e dyte, ne qender te studimit eshte historija e popujve te te gjithe hapsires Egjeo-Ballkanase. Megjithate, popullsia shqiptare dhe gjuha e saj, perbejne boshtin e referimit ne shtjellimin e shume « sekreteve » te lashtesise. Aresyeja eshte, se shqiptaret jane pasardhesit direkt dhe trashegimtare te gjuhes se Pellazgeve, banoreve te pare te ketyre trevave, qe historiografija e sotme njezeri i ka quajtur “te zhdukur”.
Shqiptaret, qe perdorin gjuhen shqipe, ne thelb te pandryshuar te stergjysherve te tyre, jetojne qe prej koherave “qe s’mbahen mend” ne trevat e te pareve .
Gjuha shqipe, kjo pasuri boterore, “arrin te shpjegoje nje numer te madh fjalesh etruske, greke, latine, baske, armene, kelte, rumune etj.” (f.559 A.M.)
Po fale gjuhes shqipe shpjegohen emerat e mitollogjise, emertimet gjeografike te lashtesise etj.
Mosnjohja dhe mos studimi i historise dhe gjuhes se shqiptareve, eshte aresyeja kryesore e problemeve te pazgjidhura dhe ngecjeve te shkences se historise se lashte dhe gjuhesise europiane dhe asaj boterore.
“E gjithe Europa, per dy qytetrimet e saj me te shquara, i detyrohet popujve te trungut pellazg: qytetrimi grek nepermjet Pellazgeve dhe qytetrimi romak nepermjet Etruskeve, nje popull tjeter qe ka dale nga i njejti trung etnik…historini çifut (Flavius Jozefi, bashkekohes i epokes se Jezus Krishtit), per kulturen helene ne librin e tij “Kunder Apionit” thoshte: gjithshka te greket eshte e vone dhe mbi te gjitha shkrimi .” (f.562, f.575 A.M.)
Trevat shqiptare ku banonin thrako-iliret qe historiografija e sotme i quan popullsi te prapambetura ne krahasim me “qytetrimin greko-romak”, me anen e mbetjeve arkeologjike, paleolitike, neolitike, parahistorike dhe antike, zbulojne nje nivel te larte zhvillimi te krahasuesheme me ate te epokes se mbiquajtur mikene. Deshmi te shumta te ketij zhvillimi i gjejme te pasqyruara ne librin “Mikenet = Pellazget”.
Herodoti (shk.e V p.k.) : « Helenet mesuan nga pellazget artin e punimit te bronxit, ndertimin e qyteteve dhe fortifikimit » (f.340 DH P)
Krahas sjelljes se fakteve te panjohura mbi historine e lashte ballkanike dhe popullsive pellazgo-thrako-ilire dhe rolit te tyre dhe te shume popullsive te tjera te lahtesise, libri i historianit Arif Mati ka vlere edhe per gjuhen e kuptueshme per lexuesin, me te cilen eshte shkruar .
Me gjithe trajtimin e nje materiali te madh historik, shpesh ne disa variante (legjenda dhe autore te ndryshem per te njejtin problem), thjeshtesija bindese e shprehjes, perseritjet e pohimeve te provuara me pare, qendrimi jo kurrizulur perpara « shkences boterore », te udheheqin per te kuptuar « te verteten historike ».
....
 
Duke treguar mangesite kronollogjike (vijushmerise kohre) ne historine parahelene (jane mohuar shekuj te tere), si dhe rrugen e gabuar te ndjekur nga ana e historianeve ne pasqyrimin e ngjarjeve (nuk eshte pare lidhja midis popujve dhe marre parasysh gjuha shqipe-gjuha e vetme pellazge ne ditet tona), autori na pais, me nje « metode vleresimi » per çdo liber tjeter historik te lashtesise te autoreve te ndryshem.
Prologu, Parathenia, Epilogu dhe Perfundime-t ndihmojne ne nenvizimin e problemeve te shtruara nga autori dhe perfundimeve te aritura, duke lehtesuar per lexuesin « pertypjen » e nje studimi mbi periudha te gjata kohore e me mangesi te medha te te dhenave. Librin e shoqeron edhe nje sqarues te fjaleve « te lashtesise » si dhe lista e autoreve te shfrytezuar, qe e bejne kete veper, nje studim me vlera te mirfillta shkencore.

Nje nga mesimet e rendesishme, qe lexuesi perfiton nga libri « Mikenet = Pellazget » eshte qendrimi qe duhet te kemi ne jete : si njerez dhe si profesionist
Koha e gjate e kaluar ne izolim, ne periudhen « enveriane », ka mbjelle ndjenjen e inferioritetit dhe pranimit te çdo pohimi te « shkences historike perendimore ».
A duhet te pranojme symbyllur çdo pohim te « studiuesve te huaj » qofshin edhe nga shtete te medha apo autoreve te lashtesise, pa debatuar dhe pa dhene edhe ne argumentet tona ?
A nuk eshte vete shkenca historike boterore qe ka pohuar mbi manipulimet dhe qendrimet e ndikuara te historianeve ? Dihet se qe ne shekullin 17, ka lindur « Kritika Historike ».

Historikisht nje nga vleresimet kryesore per shqiptaret, te bera nga te huajt, ka qene qendrimi i tyre i pavarur, besimi dhe kembengulja per te mbrojtur « te verteten e tyre ».
Rilindasit pavarsisht se trevat shqiptare ishin prej peseqind vjetesh te pushtuara nga okupatoret osman, pavarisht mjerimit, analfabetizmit dhe prapambetjes qe sundonte ne vend, pavarsisht se ishim vendi me i panjohur ne Europe dhe ne Bote, ne shkrimet, studimet dhe fjalet e tyre, kane pohuar bindshem per origjinen pellazge dhe vleren e gjuhes « me te lashte »shqipe te popullit tone.
Ata ishin krenare per historine e lavdishme te te pareve dhe te ndergjegjshem per rolin e rendesishem qe kishte luajtur populli shqiptar ne historine dhe kulturen ballkanike, ate europiane e me gjere.
Megjithese te rinjte e sotem e njohin periudhen “socialiste”vetem nga tregimet, atyre vahdohet t’iu ngulitet ne ndergjegje dhe karakter, qendrimi “inferior” ndaj gjithshkaje qe na vjen nga “te huajt”e sidomos kur jane perfshire edhe interesat politike te tyre.
Ne tekstet tona historike Zeusi dodonas dhe pellazg , Athinaja, Artemisi dhe shume perendi pellazge, jepen si greke « te cileve Iliret ju veshen atribute vendese», se « gjuha shqipe nuk ka lidhje me asnje gjuhe tjeter » dhe ku nuk guxohet as te permendet origjina e saj pellazge dhe roli i saj ne shkencen e gjuhesise.
Ne librat e historise te shkollave tona nuk do te gjejme jo vetem « te vertetat historike » mbi ngjarjet, te pohuara nga studiues shqiptare e te huaj, po as ato qe kane pohuar edhe historianet e lashte, se Ballkani popullohej nga popullsi autoktone pellazge te perbera nga fise te shumte dhe se greket, qe mbriten shume me vone , perftuan nga kjo popullsi ne fe, kulture, gjuhe, ndertim etj. dhe formuan ate qe sot quhet Greqi.
Kush eshte shkaku i kesaj dukurije te pazakonte per çdo shtet europian ? Nuk eshte veshtire te verehet, se shkaku i vetem qe ne tekstet tona historike mohoen “te vertetat historike”, eshte diktati politik, qe ne periudhen demokratike me shume se kurre, ushtron trysnine e tij mbi formimin e brezit te ri.
Ky diktat, ndihet jo vetem ne tekstet e historise se shkollave, por edhe ne ato te Institucioneve studimore historike, arkeologjike dhe gjuhesore dhe Akademise sone.
Ne materialin qe i kushtohet Historise, si nje shkence studimore, ne Enciklopedine Wikipedia gjejme nje percaktim te tille:” Perfundimet e studimeve historiografike jane ne zanafille te ndryshimeve metodike”.
Le te shpresojme se libri “Mikenet = Pellazget” i historianit Arif Mati, ne vazhden e botimeve te meparshme te tij dhe autoreve te tjere shqiptare si Dh. Pilika, N. Vlora-Falaski, Xh. Katapano, Z. Majani, N. Stillo, A. Kola, E. Kocaqi, P.Zhei etj dhe te shume studiuesve te huaj, do te ndikojne ne ndryshimin e metodollogjise se studimeve historike dhe gjuhesore te “shkences zyrtare” shqiptare dhe te shkeputjes nga “inferioriteti” dhe “nenshtrimi” ndaj “asaj te pranuar nga te gjithe” dhe diktatit te interesave politike te dites.
#
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top