sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Organizohet java e Modçs nga 7 deri në11 Nëntor te Sheraton me pjesëmarrjen e stilistëve të huaj si HAAD- Bosnia Herzegovina, Agatha Ruiz dela Prada- Spanje,Bellissima- Bosnia Herzegovina, Andria- Greqi, Charles Svingholm- Angli, etj
Dhoma Kombëtare e Modës së Shqipërisë në vijim të zhvillimit të aktivitetit dhe programit të saj vjetor, organizon "Albania Fashion Week", Pranverë – Verë 2009. Pas një jave të sukseshme zhvilluar në Muajin Prill 2008, Dhoma Kombëtare e Modës, vjen në organizimin e kësaj jave me nje eksperiencë dhe besim më të madh me objektivin e krijimit të kryeqytetit tonë si qëndren e organizimit të Fashion Shows në Rajon.
Kjo do të realizohet nga pjesemarrja e stilisteve jo vetëm nga vendi, por dhe të huaj . E reja e kësaj Jave Mode është dhe transmentimi i sekuencave të saj në kanalin televiziv më të madh të Modës në botë, Fashion TV. Stilistët shqiptarë të cilët do marrin pjesë në këtë aktivitet janë Jona Muça, Mirela Cici, Rezarta Skifteri, Anila Konomi, Mimi Memiaj etj, ndërkohë që disa nga emrat e stilistëve të huaj janë
HAAD- Bosnia Herzegovina,Agatha Ruiz dela Prada- Spanje,Bellissima- Bosnia Herzegovina, Andria- Greqi, Charles Svingholm- Angli por dhe të tjerë, surprizë për tu zbuluar në ditët e javës së modës.
Presidentja e Dhomës Kombëtare të Modës Shqiptare Djana Cekodhima në një prononcim për shtyp bën të ditur se :” Eshtë menduar të shprehim tendencat e modës shqiptare të koordinuara këto me tendencat e modës botërore për periudhën në fjalë dhe njëkohësisht për herë të parë në historinë e modës shqiptare të marrin pjesë stilistë të huaj.” Cekodhima shton se Shqipëria është një vend me një traditë të lashtë në fushën e veshjeve. Ajo këtë e shpreh në mënyrën më spektakulare nëpermjet veshjeve të saj popullore sipas krahinave dhe moshave.
Në të shihet një shumëllojshmeri në ngjyra, struktura të ndryshme të materialeve tekstile, prerje interesante, aparenca të jashtme shumë të veçanta dhe një përdorim të pasur të aksesoreve duke plotësuar kështu një harmoni të përsosur të paraqitjes karakteristike të popullit shqiptar. “Kjo traditë shumëvjeçare e talentuar e kërkon në mënyrë të domosdoshme vazhdimësinë e ruajtjes së saj sipas kërkesave të kohës. Përveç kësaj interesi i lartë i treguar dhe mbështetja që u sigurua gjate zhvillimit te ketyre aktiviteteve te modes dhe me parë, tregoi që rinia dhe shqiptarët në përgjithesi janë mjaft të ndjeshëm ndaj modës dhe zhvillimet e saj”.
Hermesnews