Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kënga “Refuzoj” e kantautorit Alban Skënderaj ka dalë triumfuese në edicionin e sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”.

Kënga me muzikë dhe tekst të Albanit dhe me aranzhim të tij në bashkëpunim me Elgit Dodën arriti të mposhtë konkurrentë, si Aleksandër & Renis Gjoka dhe Juliana Pasha, të cilët u renditën në pozitat dy dhe tre, respektivisht.

f.1111001038707_m.jpg

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Kënga e shumëpëlqyer, “Ngjyra e kuqe”, e Adrian Gaxhës në bashkëpunim me Florianin rrëmbeu çmimin e internetit si kënga më e shikuar, e cila deri më tani është shikuar më shumë se tre milionë herë në YouTube.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Në votimin e artistëve, kënga “Ngjyra e kuqe” grumbulloi 551 pikë dhe u rendit e shtata.

Në dhjetë vendet e para, ishin dy këngëtarë nga Kosova – Vedat Ademi (vendi i katërt) dhe Eliza Hoxha (vendi i dhjetë).

Juliana Pasha përveç vendit të tretë mori edhe çmimin për vokalin më të mirë. Rezarta Shkurta mori çmimin televiziv.

shur1.jpg

Andos ishte kantautori më i mirë, ndërsa Eliza mori çmimin e kritikës. Rozana Radi u vlerësua për interpretimin më të mirë, ndërsa Aleksandër dhe Renis Gjoka morën çmimin ‘Best Rock’. /Telegrafi/
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

E dija dje e kam degju gjith diten... Teksti i pakrahasushem.... Interpretimi i arrire :)
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Mua me vika mire se te pakten ne keto edicionet serioze respektohen notan dhe parametrat artistik,,kjo ngjyra e kuqe as vendin e 7 se kish merituar,,ahhahahaa
keng jevgjish megjithe se kercen robi,,,nen ritmet e saj..ben aheng..;p
Me acaronin disa komente neper webe,kur thoshin meriton vend te pare.
Veshi degjues muzikor shqiptar ka novoj per servirje te vertet te muzikes,ndjej keqardhje kur shef klikimet ne youtube,,dhe shef kengtar me potencial te papar muzikor dhe artistik dhe shef me nje klikim te paperfillshem ne krahasim me keto laraskat. qe zhvishen,,si rovena stefa..qe keputi malli,,hahahaha etj etj...
 
Pe: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Mu be qejfi qe Kenga Magjike arriti ta jape cmimin e pare ne menyre meritokratike ksaj rradhe...s'isha shume e kenaqur me ata qe moren cmimin e 2-te dhe te 3-te, pasi kishte edhe kenge te tjera me te bukur aty te denja per kto cmime.
 
Pe: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Kenge e bukur,me text te bukur dhe me nje melodi shume te embel...Mua me pelqeu kenga dhe interpretimi,dha shume emocione duke e kenduar,dhe transmetoi edhe me mimiken e tij e gjuhen e trupit me se mire tek publiku...Shume kenge e arritur dhe nje cmim mese i merituar,bravo Albanit e suksese te metejshme...Te pakten ishte nje kenge me nota puro shqiptare jo muzike kazanash,e vjedhur apo e transformuar...Origjinalitetit si humbet vlera kurr...
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Nuk e kam ndjekur regullisht 3 netet e kenges magjike por kenga e albanit ja vlente
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Mua me vika mire se te pakten ne keto edicionet serioze respektohen notan dhe parametrat artistik,,kjo ngjyra e kuqe as vendin e 7 se kish merituar,,ahhahahaa
keng jevgjish megjithe se kercen robi,,,nen ritmet e saj..ben aheng..;p
Me acaronin disa komente neper webe,kur thoshin meriton vend te pare.
Veshi degjues muzikor shqiptar ka novoj per servirje te vertet te muzikes,ndjej keqardhje kur shef klikimet ne youtube,,dhe shef kengtar me potencial te papar muzikor dhe artistik dhe shef me nje klikim te paperfillshem ne krahasim me keto laraskat. qe zhvishen,,si rovena stefa..qe keputi malli,,hahahaha etj etj...

Nev publiku nuk eshte muzikante e nuk ka vesh muzike per kenget, tregu komercial ka treguar qe thith me shume kenge te tipit si ''ngjyra e kuqe'' pasi ka ritem brenda, kaq mjafton per publikun e ndizet skena.
Kenga e Albanit ishte e bukur por jo aq sa kenga e Roza Radit apo Kejsi Tola kishin nje text fantastik + dhe interpretim te shkelqyer.
Kenga e Alexander Gjoka se mora vesh si arriti deri aty nuk te ngjallte asnje emocion,vecse te nderroje kanalin e tv.
Gjithsesi Albani ruan akoma imazhin e kenges se pare qe beri ''buje'' e vazhdon te ndihet akoma tymi i atij imazhi e kjo i jep nje plus atij.
 
S'kishte si te ndodhte ndryshe,kenga e Albanit kishte muziken interpretimin,lere zerin qe ske ca i thua atij.

Urime te metejshme. Sa per ata te tjeret Rozi me pelqeu shume ,Sandrin si gjithmon me hater e cuan deri atje se te pakten me kete kenge nuk ja vlente
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Nev publiku nuk eshte muzikante e nuk ka vesh muzike per kenget, tregu komercial ka treguar qe thith me shume kenge te tipit si ''ngjyra e kuqe'' pasi ka ritem brenda, kaq mjafton per publikun e ndizet skena.
Kenga e Albanit ishte e bukur por jo aq sa kenga e Roza Radit apo Kejsi Tola kishin nje text fantastik + dhe interpretim te shkelqyer.
Kenga e Alexander Gjoka se mora vesh si arriti deri aty nuk te ngjallte asnje emocion,vecse te nderroje kanalin e tv.
Gjithsesi Albani ruan akoma imazhin e kenges se pare qe beri ''buje'' e vazhdon te ndihet akoma tymi i atij imazhi e kjo i jep nje plus atij.

Ida po ke te drejt,se jo i tere publiku apo degjusi i muzikes do ndaj te njejtat shije muzikore,(gjithashtu komercialiteti i muzikes eshte i pranushem,ka qen dhe do te jete deri ne nje fare shkalle,pasi eshte ceshtje ritmi momntal)por une protestoj me disa nga menagjuesit e muzikes ne treg ose sponsorizuesit e kesaj bitoknie apo prodhimtarie qe hedhin ne treg mall fallso ,,zera pa asnje lloj timberi akustik,nje shembull i thjesht tek gjigjitalbi shqip,qe kam e coj nganjehere tek kanali muzikor FOLK..te betohem ne 10 keng ne qofte se i degjon rradhazi as dy ne ato 10 nuk jane me baz folklorike,apo popullore shqiptare..(pasi kemi nje gurr folklorike nder me te mirat e me te pasurat ne ballkan)..por jane femra gjys te zhveshura qe dalin me rroba banjo dhe si me i pas hedhe ne i kazan bojrash ,,ne kete drejtim e kam kritiken..perse kjo kadegori kengtaresh majmun dhe degraduese gjejn vend neper mediat apo radiot akustike,,,pra sikur tregu i shperndarjes muzikore te kete pak me norma dhe rregulla,,atehere do shmangeshin keto dukuri te shemtuara,qe demtojne,,muziken,degjuesin qe kultivojn nje shije bastarde tek nje pjes e degjuesve,,dhe e rrisin kete popullaritet..etj etj..
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Nuk e ndoqa kengen magjike por meqe na cmenden ne facebook duke publikuar
te gjitha keto kenget thash po degjoj disa ne youtube njera me keq se tjetra
sidomos ato veshtjet e gocave ishin skandal. Besoj se kenga e Albanit ishte
e vetmja qe e meritonte, ne pergjithesi me pelqejn kenget e tij se kan tekst dhe muzik te mire.
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Dhe si ti vesh faj Aleksander Xhokes qe rri i dehur??? Ne kete shoqeri me tere kete pllakosje coroditese vetem dehja munde te jete shpetim! :karton
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Nuk e kame ndjekur por kame pare ca vidjeo me beri pershtypje budalleku i arditi qe ti jape te pi raki florianit nuk e di nqs se ai ka femije dhe dikush do i jepte raki femijes ti live ne tv??!! NQS se nuk ishte raki edhe influenca per te pire nen moshe nuk pranohet nga nje figure qe te rinjet duhet te marrin shembull!!!

..........sa per kengen fituese albani me eshte bere si Adele qe tha me nje interviste kenget e mija behen hit se ka dhimbje brenda dhe gjithkush e ka perjetuar nje gje tille

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:

Con ke te drejte per pjesen e ''rakise'' por ne fakt jemi ne Shqiperi, ligji per mbrojtjen e shendetit funksionon kur duam ne :p se kur nuk duam ska problem.
E nuk solli ndonje çudi per audiencen kjo gje pasi as nga gazetaret as nga publiku virtual (menyre reale e komunikimit) nuk e permendi askush kete detaj.
Gjithsesi ti ke shume te drejte, nuk e di si mund te reagonin ne vendet e tjera nese nje gje e tille behej kaq publike.
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

E meritonte! Dhe kenga ishte thjesht "MAGJIKE" :D
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Gjithsesi ti ke shume te drejte, nuk e di si mund te reagonin ne vendet e tjera nese nje gje e tille behej kaq publike.

Eshte thjeshte e paimagjinuesheme..Jo se alkoholi nuk perdoret, thjesht nga media as ne kete menyre nuk tolerohet.

Te nesmermen do te kishin gjykaten ne qafe dhe Stacioni televiziv do te paguante nje gjobe te majme .
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Po ky Albani na ka mesu plagan dhe veq na prek ne te :p
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Mua me vika mire se te pakten ne keto edicionet serioze respektohen notan dhe parametrat artistik,,kjo ngjyra e kuqe as vendin e 7 se kish merituar,,ahhahahaa
keng jevgjish megjithe se kercen robi,,,nen ritmet e saj..ben aheng..;p
Me acaronin disa komente neper webe,kur thoshin meriton vend te pare.
Veshi degjues muzikor shqiptar ka novoj per servirje te vertet te muzikes,ndjej keqardhje kur shef klikimet ne youtube,,dhe shef kengtar me potencial te papar muzikor dhe artistik dhe shef me nje klikim te paperfillshem ne krahasim me keto laraskat. qe zhvishen,,si rovena stefa..qe keputi malli,,hahahaha etj etj...

i ka 3,226,672 shikime kjo kenga jevgjish !
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Ado nuk e dija qe paskemi nje pakic kaqe te madhe Romesh ne Shqiperi..LOL (shaka kjo..)
Gjithsesi kape ne aspektin me te gjere te asaj qe kam dashur te them ,Adi..
Edhe une personalisht e kam degjuar disa here kengen,duhet then qe ky i vogli ka nje ze melodik ,,sidomos kam iden per keng dasmash duhet ti kendoj bukur shume.
 
Titulli: Alban Skënderaj fitues i “Kënga Magjike 2012”

Mua me vika mire se te pakten ne keto edicionet serioze respektohen notan dhe parametrat artistik,,kjo ngjyra e kuqe as vendin e 7 se kish merituar,,ahhahahaa
keng jevgjish megjithe se kercen robi,,,nen ritmet e saj..ben aheng..;p
Me acaronin disa komente neper webe,kur thoshin meriton vend te pare.
Veshi degjues muzikor shqiptar ka novoj per servirje te vertet te muzikes,ndjej keqardhje kur shef klikimet ne youtube,,dhe shef kengtar me potencial te papar muzikor dhe artistik dhe shef me nje klikim te paperfillshem ne krahasim me keto laraskat. qe zhvishen,,si rovena stefa..qe keputi malli,,hahahaha etj etj...

kte kengen e kuqe e ngjova se na e kishte llajk Losti e u bera kurioze;D... jam dakort me ty...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top