Alarmohet policia për pagat e reja.

baby-angel

Thpilt
Vetëm dy ditë më parë ka filluar ndarja e pagave të reja në polici, por kjo ka zbuluar edhe mashtrimin masiv që u është bërë uniformave blu.

Dhjetëra punonjës policie kanë mbetur të zhgënjyer, teksa prisnin ngritje page dhe janë përballur me ulje reale të saj. Pavarësisht se nuk kanë ndryshuar vend pune, nuk janë lajmëruar më parë nga eprorët, ata janë detyruar të përballen me këtë fenomen që i ka lënë të zhgënjyer.

Madje, disa prej punonjësve të policisë kanë nisur të bëjnë gati kërkesat për largim nga policia, ndërsa të tjerë janë revoltuar duke kërkuar shpjegime, e në mungesë të të ardhurave detyrohen të pranojnë abuzimet që bëhen me ta.

Burimet policore kanë shpjeguar se edhe pse u ishte premtuar rritje pagash, atyre u është vënë një “gjobë” e majme nga qeveria, duke i penalizuar pa asnjë mbështetje ligjore.

Pavarësisht se ende nuk ka nisur shpërndarja e plotë e pagave për të gjitha drejtoritë e policisë apo sektorët e saj, disa prej tyre, dy ditë më parë, janë përballur me këtë pagë “të cunguar”.

Askush nuk e ka besuar, pasi nuk ka pasur informacion nga eprorët e policisë se çfarë është bërë konkretisht me pagat e tyre. Por, kur kanë marrë rrogën e parë sipas sistemit të ri, kanë mbetur të habitur.

Bëhet fjalë për të gjithë ata persona, të cilët me sistemin e ri të gradave në polici, janë graduar “komisar” e më poshtë.


Top- channel.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top