Alarmi i policisë: Po shpërndahet drogë në shkolla

Зngjεll

___________
Alarmi i policisë: Po shpërndahet drogë në shkolla
Shkruar nga: Aulona Kadillari

Një dosje e veçantë që mban mbishkrimin “droga në shkollë”, ndodhet tashmë në Policinë e Shtetit. Rastet e kapjes së shpërndarësve të lëndës narkotike në afërsi të shkollave apo edhe brenda saj ka “detyruar” uniformat blu që të kenë një dosje vetëm për këtë. Dje ka qenë arrestimi i radhës, ku një operacion i koduar “Mesnata” ka vënë në pranga një person, i cili posedonte drogë me destinacion në shkollat e mesme të kryeqytetit. Por deri tani nga policia janë evidentuar 14 raste më të bujshme ku në pranga kanë përfunduar në pranga shpërndarësit e drogës. Më pas policia ka arritur të bëjë edhe zbardhjen e mekanizmit se si funksiononte shpërndarja e dogës në gjimnaze. Gazeta “Tirana Observer” boton sot të gjitha rastet e zbuluara nga uniformat blu dhe si janë kapur dhe sa është sasi e sekuestruar nga policia.

Rastet.
Janë nga më të ndryshmet që nga shpërndarjet e drogës në dorë, tek ato të grupeve të organizuara. Të gjithë kanë pasur një qëllim atë të shpërndarjes së drogës në shkolla si 9-vjeçare edhe të mesme. Por të gjithë kanë përfunduar pas hekurave të burgut. Akuza që kanë mbi supe është ajo e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Shpërndarja e dogës
Si konsumohet droga në shkolla.Për t’i qëndruar korrekt orarit të përcaktuar mësimor, nxënësit që konsumojnë hashash, organizojnë lënie në grup të orëve të mësimit. Nga çdo klasë nisin e dalin djem e vajza, me njëmijë pretekste dhe mblidhen prapa shkollës, tek fushat, palestrat, stolat apo rrëzë pallateve përreth. Ky është mekanizmi brenda orarit mësimor, duke mos përjashtuar edhe atë të pasdites. Hashashi thërrmohet dhe bashkohet me duhan, duke u dredhur më pas. Cigarja që formohet kalohet dorë më dorë nga njëri tek tjetri.
Pasojat
Pasi kthehen në klasa, nis përgjumja ose e qeshura pa kuptim. Në mbledhjet me prindërit, mësuesit e kanë denoncuar fenomenin me forcë ku ankohen për shpërqendrim të nxënësve, hutim apo gajasje. Vihet re shtim i lehtë i përdorimit nga femrat.
Zinxhiri i shpërndarjes
Qeskat e vogla, që hiqen nga paketa e mbushen thuajse plot me hashash, porositen nga gjimnazistët, para se shpërndarësi të mbërrijë para shkollës. Ai duhet të llogarisë dozat me qëllim që në rast mbërritje të fugonit të Grupit të Gatshëm të policisë, caktuar për patrullë në çdo gjimnaz apo shkollë 9-vjeçare t ia behë nga çasti në çast. Një 5 mijë lekësh i duhet grupit që përbëhet nga 3 deri në 6 persona për të blerë qeskën, ndërkohë që dhjetëra të tilla qarkullojnë xhepave të djemve apo çantave të femrave, për të përfituar kështu “harbimin” në trillet e drogës më në modë sot për sot, për shkak të çmimit të lirë. اdo shpërndarës hashashi ka beniaminin e tij, të besuarin e përhershëm që në të gjitha rastet rezulton nxënës 9-vjeçareje apo gjimnazit. Kjo ndodh për shkak të lehtësisë së tij për të gjetur treg e depërtuar përtej dyerve të shkollës. Nxënësi-korrier s’ka pse të paguajë pjesën e tij të parave, përderisa e merr falas drogën.
Apertura

Të gjitha rastet që janë zbardhur nga uniformat blu në institucionet arsimore.

25 nëntor 2006
Policia e Tiranës arrestoi 2 të rinj që shpërndanin drogë nëpër shkolla. Armand Hajdini, 24 vjeç dhe Florian Qafa, 28 vjeç, të dy nga Tirana, akuzohen për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe falsifikim dokumentesh. 2 të rinjtë u kapën në afërsi të rrugës “Ali Demi” duke shitur heroinë. Pas hetimeve të kryera mësohet se ata e shpërndanin lëndën narkotike në shkollat “1 Maji” dhe “Kushtrimi i Lirisë”.

31 janar 2007
TIRANE - Policia pretendon se 4 kilogramët e drogës janë kapur pikërisht në çastin e duhur, kur lënda narkotike kishte ardhur nga Fieri dhe po paketohej në doza të përgjithshme për pazarin e radhës. Janë arrestuar në flagrancë i Fatjon Bregu, 18 vjeç, banues në Patos të Fierit dhe Artion Ceta, 24 vjeç, banues në Fier, në afërsi të rrugës “Hasim Vokshi” me 4 kg lënde narkotike e llojit canabis- ssativa. Sipas policisë, destinacioni i kësaj lënde narkotike të bllokuar dyshohet se ishte për shitje në shkollat e mesme të kryeqytetit.

31 janar 2007
TIRANE - Arrestohen dy të rinj nga policia e Tiranës, për shpërndarje droge, pranë gjimnazit “Ismail Qemali”. Të prangosurit të moshës 24 dhe 32 vjeç janë dërguar në qeli nga Seksioni i Luftës Kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, për shpërndarje marijuane në afërsi të shkollës Ismail Qemali. Pas një hetimi 2-javor, është bërë i mundur arrestimi i tyre, ndërsa operacioni ishte i koduar ‘Larg Shkollave’. Elvis Shehaj, banues në Tiranë dhe Hasan Demiri, banues po në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje, janë kapur në flagrancë me një sasi bime prej 1 kg e 550 gramë marijuanë.

10 maj 2008
ELBASAN - Një mësues fizkulture në shkollën e mesme të Përgjithshme "Mahir Domi", në Elbasan, akuzohet si shpërndarës droge ndërmjet gjimnazisteve. Burime nga policia bënë të ditur së është ndaluar 24-vjeçari Endri Kaculi, ndërsa janë shoqëruar edhe dhjete persona të tjerë. Nga hetimet ka rezultuar se mësuesi Kaculi dyshohet të jetë njëkohësisht përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike. Ndërkohë policia do zbardhë rrethanat e punësimit të 24-vjeçarit në shkollën e mesme "Mahir Domi".

5 nëntor 2008
TIRANE - Specialistët pranë Seksionit të Luftës Kundër Drogës, pas informacioneve të marra, tek një lokal në afërsi të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja, në Tiranë kapën në flagrancë me një sasi bime të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa të ndarë Ylber Doçaj, 23 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet gjithashtu një sasi tjetër bime e dyshuar narkotike.
Nga oficerët e policisë gjyqësore pranë këtij seksioni u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i 224.2 gram bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa e ndarë në 55 doza.

21 dhjetor 2008
TIRANE - Një operacion i mirë organizuar i koduar “Fusha e Zezë” i realizuar nga seksioni Kundër Drogës pranë Policisë së Kryeqytetit, arritën të sekuestrojnë sasinë prej 1 kg e 200 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë. Arrestohet Binak Dobrushi, si mbajtës dhe shitës të saj. Nga hetimit u arrit kapja e të sipër cituarit në afërsi të shkollës “Dhora Leka” pranë (Fushës së Aviacionit) Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u sekuestrua sasia prej 800 gram lëndë narkotike e llojit Heroinë, ndërsa sasia prej 400 gram lëndë ju sekuestrua përgjatë kontrollit personal të ushtruar.

8 janar 2009
TIRANE - Seksionit Kundër Drogës në Policinë e Tiranës, kryen arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit Brunis Shaqja. Arrestimi i tij, u krye sepse u kap në afërsi të rrugës “4 Dëshmorët” në Tiranë, ku pas një kontrolli të imtësishëm personal ju gjend një qese farmaceutike me bimë të dyshuar narkotike e llojit Canabis Sativa. Ai merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike e llojit cannabis sattiva pranë shkollës së Mesme të Përgjithshme Partizani në kryeqytetet. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën edhe 264 qese farmaceutike, me bimë të dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.

11 janar 2009
BERAT - Tre persona janë vënë në pranga në Berat pasi iu janë gjetur 23 doza heroinë. Sipas policisë, të arrestuarit shpërndanin lëndën narkotike në shkollat e këtij qyteti. Ishin efektivet e sektorit antidroge të Policisë së Beratit, qe përfunduan aksionin e koduar " Furtuna", qe u finalizuar me arrestimin e Romeo Këmbacit, 27 vjeç, Aurel Etemaj, 24 vjeç, dhe Fatjon Hodo, 25 vjeç. Në bashkëpunim me njëri- tjetrin prej disa kohësh kryenin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike të llojit heroinë, në shkollat e qytetit të Beratit.

20 shkurt 2009
TIRANE - Antidroga e policisë së Tiranës çon në qeli një 25-vjeçar pasi dyshohet se shpërndante drogë në gjimnaze. Olger Matka, 25-vjeç, është kapur pranë shkollës së mesme "Andon Z. اajupi" në Tiranë me një sasi droge. Burime nga policia thanë se pas informacione të siguruara në rrugë operative i riu shpërndante drogë, policia bëri të mundur kapjen e tij pranë shkollës ku pas një kontrolli fizik atij ju gjet me një qese farmacie transparente, ku brenda saj kishte 4.2 gramë, lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

21 shkurt 2009
TIRANE - Specialistët e hetimit të krimit pranë Seksionit të Luftës Kundër Drogës në Tiranë kryen arrestimi e Bledar Haklaj, 25 vjeç. Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ai po lëvizte në afërsi të shkollës së Gjuhëve të Huaja, ju gjet një sasi bime, e dyshuar si bimë narkotike e llojit marijuanë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

26 mars 2009
TIRANE - Arrestohet pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë një shpërndarës droge. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur dje se është vënë në pranga Ergys Hotaj, pasi i është gjetur një sasi droge. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ndalimi është kryer nga seksioni kundër drogës në Policinë e Tiranës, të cilët vunë në pranga 26-vjeçarin, banues në Tiranë. Sipas të njëjtave burime mësohet se arrestimi i tij u krye pasi nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjetën afro 0.2 gr, lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

27 mars 2009
TIRANE - Nga specialistët e seksionit Kundër Drogës u kapën Haki Belaj, 35 vjeç dhe Ervin Qiro, 28 vjeç. U kapën pas posedimit të shumë informacioneve operative në afërsi të rrugës “Ali Demi” në Tiranë, pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”. Pas kryerjes së veprimeve hetimore u konkludua se Haki Belaj, lëndën narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva ja shpërndante në shkollat e kryeqytetit. Sipas njoftimit për shtyp mësohet se ju gjendnë një sasi bime narkotike e dyshuar si “Cannabis Sattiva”, me peshë 5.4 gramë.

5 prill 2009
TIRANE - Skuadra e Antidrogës zbulon një pikë distibutore të heroinës për shpërndarësit e gjimnazeve në Tiranë. Policia ka sekuestruar drogë dhe armë në një banesë me qira pranë gjimnazit "Partizani" dhe në një banesë tjetër në Vorë. Janë sekuestruar 610 gramë heroinë e përgatitur për shpërndarje dhe kanë rënë në pranga dy poseduesit e drogës, djem tezesh me njëri-tjetrin. Aksioni i policisë, i koduar "Finish", është zhvilluar të premten mbrëma, dhe u konkludua me arrestimin e korçarit Oltian Najtellari, 25 vjeç dhe kushëririt të tij, Matildo Mezini.

27 prill 2009
TIRANE – Një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike për përdoruesit e gjimnazeve të kryeqytetit ka mundur të bjerë në duart e policisë pas ndërmarrjes së operacionit të koduar “Mesnata”. Sipas të dhënave mësohet se nga ky operacion janë vënë në pranga katër persona, të cilët u siguronin gjimnazistëve që përdornin drogë, jo vetëm dozat e saj, por edhe vendin ku mund ta merrnin atë. Personi i cili vinte në dispozicion vilën e tij për këtë qëllim, quhet Ivi Bego dhe është arrestuar menjëherë nga policia, pasi në këtë banesë ai u kap në flagrancë së bashku me 20 të rinj që drogoheshin.

Shifra

14 raste janë identifikuar deri tani nga policia për persona që shpërndajnë drogë në shkolla. Qytetet si Tirana, Fieri e Berati janë identifikuar për këtë krim. Mes tyre është vënë në pranga edh një mësues shkolle i cili shpërndante lëndë narkotike në shkollën ku jepte mësim.

1 person është arrestuar dje nga policia e Tiranës. Sipas një njoftimi për shtyp nga kjo drejtori, mësohet se ai është vënë në pranga pasi posedonte drogë. Lënda narkotike ishte e destinuar për në tregun e shkollave të mesme të kryeqytetit. Gjatë kontrollit i është sekuestruar.

Kapen dy vëllezër me 164 kg drogë
SHKODER - Kapen në flagrancë Flori dhe Kristjan Ramaj me 164 kilogramë drogë. Sipas një njoftimi për shtyp, mësohet se patrulla e Policisë Kufitare në Malësinë e Madhe, ka bërë të mundur bllokimin një varke me një sasi materiali që dyshohej si lëndë narkotik. Menjëherë pas marrjes së informacionit efektivat e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar kanë marrë masa të menjëhershme për kontrollin e banesave të dyshuarve duke filluar edhe veprimet e duhura hetimore. Në bazë të informacioneve dhe hetimeve paraprake, rezultoi se Flori Ramaj kishte qenë në varkë me Kristjan Ramaj të cilët janë arrestuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar sasia prej 164.5 kg e lëndës narkotike, e cila po transportohej nga të prangosurit. Po kryhen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe po vazhdohet puna hetimore, për zbulimin e të tjerë personave, qeëdyshohet të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
 
Titulli: Alarmi i policisë: Po shpërndahet drogë në shkolla

PO tashi drog jo veqse drog tek ne mbajne thika poashtu edhe arm.Secili ka nje thik apo arm,shesin drog,perlahen qdo dit mas shkolles kesi lloj gjerash shume te demshme per imazhin shkollor!
 
Titulli: Alarmi i policisë: Po shpërndahet drogë në shkolla

Kur nje profesor i kishte thene drejtorit te nje shkolle ne Kosove se nxenesit po perdorin droge, drejtori kishte thene:

"Lere bre se edhe une i pash 5 nxenes pinin nje cigare se bashku"

lool
 
Titulli: Alarmi i policisë: Po shpërndahet drogë në shkolla

Eshte perhapur ne gjithe Kosoven Droga dhe armet.Ne shkolla fillore mbajin thika po kjo eshte quditese :(.Po qye bejme te gjithe majin thika te duhet edhe ty patjeter te mbash :).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top