Alarmi, çdo ditë lind një fëmijë me anomali gjenitale

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Kirurgët italianë pohojnë se, numri i fëmijëve që lindin me keqformime gjenitale, është i lartë. Këto anomali kapen shumë vonë

Pothuajse çdo ditë lind një fëmijë me keqformime gjenitale. Dëmtime ne fshikëzën e urinës, apo edhe keqformime tek fëmijë që lindin me dy sekse njëkohësisht. Fatkeqësisht, në vendit tonë, këto keqformime, jo vetëm që nuk janë të rralla, por kapen në faza të avancuara, pasi ndërhyrjet nuk realizohen kur fëmijët janë në moshën pediatrie, duke sjellë edhe probleme serioze. Këtë e pohojnë kirurgët pediatër italianë, të cilët prej disa ditësh po realizojnë ndërhyrje kirurgjikale shumë të ndërlikuara të keqformimeve gjenitale.

Keqformimet

Të lindur me defekte të paimagjinueshme dhe neglizhence totale, jo vetëm nga prindërit, por edhe mjekët pediatër, të cilët i dërgojnë drejt kirurgëve pasi janë rritur dhe ndërhyrjet bëhen pothuajse të pamundura. Kështu, ekipi i urologëve pediatër italianë, të cilët kanë disa ditë që po asistojnë, kanë zbuluar probleme serioze pikërisht në keqformimet gjenitale. “Tipi i keqformimeve që hasim tek fëmijët shqiptarë, është i njëjti me atë të vendeve të zhvilluara të Evropës, por numri është më i lartë, pasi në vendin tuaj 30 për qind e popullsisë, janë në moshë pediatrike.

Nëse në vende të tjera këto keqformime kapen dhe trajtohen para, ose menjëherë pas lindjes, për fat të keq, në Shqipëri, shkojnë edhe 4 deri në 5 vjeç pa iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale”, - pohon kirurgu italian, Gianantonio Manxoni. Ekipi i urologëve pediatër italianë, të cilët asistojnë prej 10 vjetësh mjekësinë shqiptare, patën dje edhe një takim me ministren e Shëndetësisë, Anila Godo. Ekipi i mjekëve italianë asiston pediatrinë shqiptare me kryerjen e ndërhyrjeve të vështira operacionale, më problematike tek fëmijët. اdo vit ata kryejnë rreth 15 ndërhyrje të vështira tek fëmijët.

Ndërsa kirurgu shqiptar pediatër, Dritan Alushani, pohon se fëmijët operohen nga anomalira dhe kongjentale të lindura, të cilat janë të rralla ose edhe të shpeshta. “Në vendin tonë, regjistrohen rreth 300 raste në vit të deformimeve tek fëmijët, 15 ndër të cilat asistohen nga ekipi i mjekëve urologë pediatër italianë”, - pohon Alushani.

Ndërkohë, doktor Gianantonio Manxoni, pohon se bashkëpunimi me pediatrinë shqiptare, ka filluar prej 10 vjetësh për kryerjen e ndërhyrjeve të vështira tek fëmijët. "Ndërhyrjet që kryejmë janë gjithnjë më komplekse, dje p.sh. ekipi i mjekëve ka operuar një vajzë 14-vjeçare me një keqinformim kompleks urinal, probleme të inkontinencës urinale", - tha doktor Manxoni.

300 fëmijë me keqformime gjenitale lindin në vit në vendin tonë

14 ndërhyrje të keqformimeve gjenitale realizohen në vit nga italianët
Shekulli
 

300 fëmijë me keqformime gjenitale lindin në vit në vendin tonë

14 ndërhyrje të keqformimeve gjenitale realizohen në vit nga italianët
[/COLOR][/SIZE][/FONT]
Shekulli
[/QUOTE]


Pjesa tjeter e nderhyrjeve realizohet te pakten nga mjeket tane..?? Apo ngelin ne meshire te ambasadeve femijet e gjore ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top