Aren
Anëtar i Respektuar
Një raport i fundit ka nxjerrë në dritë shifra alarmante të përdoruesve të alkoolit në vendin tonë. Kështu sipas të dhënave zyrtare të bëra publike gjatë konferencës së dytë shkencore, organizuar nga Klinika e Alkoologjisë në QSUT, mësohet se 150.000 shqiptarë janë vartës të alkoolit, ndërkohë që mosha e tyre varion nga 30 deri në 60 vjeç.
“Kemi 400 pacientë të trajtuar, nga të cilët rreth 46% ia kanë dalë, pra janë absinentë alkoolikë të qëndrueshëm. Pjesa tjetër ka bërë rirënie.Trendi është në rritje”, thuhet në raport i cili thekson se ka pasur edhe raste kur në qendrën për trajtimin e të alkoolizuarve ka pasur edhe pacientë të mitur, të moshës 16 dhe 17 vjeç.
Sipas shifrave, gati 30% janë konsumatorë alkoolikë të lehtë, të moderuar dhe problematikë, ndërkohë që 15%, konsumatorë problematikë, abuzues dhe të rrezikshëm./alb-observer.com/