Akuza të forta të kreut të PD ndaj Koço Kokëdhimës dhe një deputeti të PS

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tiranë, – “Përkundrejt një trendi, një drejtimi thellësisht të qytetëruar, paqësor të procesit zgjedhor, 24 orët e fundit falangat e krimit të Partisë Socialiste, të udhëhequra nga Edi Rama bënë çdo përpjekje për të bllokuar këtë proces”.Këtë vlerësim bëri sot, Kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministër i vendit, Sali Berisha, në një dalje për mediat.
Fillimisht ai atakoi Andis Harasanin, deputet i PS-së, i cili sikurse tha Berisha, “me sjelljen e një banditi ordiner sulmoi me karrige njeriun e ligjit, komisionerin e PD-së në Rrogozhinë, para kamerave të lokalit, ku numëroheshin votat për fajin e vetëm se ky komisioner po zbatonte ligjin”.
Duke theksuar se ngjarja në Rrogozhinë ishte e shëmtuar, akuzoi se “Andis Harasani përdori imunitetin për të sulmuar si kafshë me karrige të tjerët” dhe pasi shtoi se ishte para kamerës i regjistruar, premtoi se “do të shkojë në gjyq”.
Më tej, Berisha u ndal në atë që e cilësoi plan të kreut të PS për të mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve.
“Dje gjatë ditës Edi Rama përmes emisarëve të tij më komunikoi se ai kishte vendosur të mos njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe se kishte vendosur të nxirrte popullin në protesta. Përgjigjja ime ishte se ky është një vend i lirë dhe se qytetarët mundet lirisht të protestojnë”.
Këtu Berisha pasi tha se protesta është një standard i demokracisë shqiptare, i konsoliduar, theksoi se rezultat zgjedhjesh me protesta nuk mund të ndryshojë.
“Me protesta do të mund të zhurmosh apo të mbrohesh nga humbja, apo nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, por nuk mund ta ndryshosh”, - paralajmëroi Berisha.
Për koincidencë, - vijoi Berisha, - pikërisht emisarë, të cilët u dërguan për të komunikuar vendimin e Ramës për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe që kërcënuan se do të organizonin protestat më të fuqishme popullore që ka njohur vendi, rastisi të jenë biznesmenë në Tiranë dhe në Fier dhe ky është Koço Kokëdhima.



Duke identifikuar botuesin e gazetës “Shekulli”, “Sportit Shqiptar”, “Spektër” dhe medieve të tjera si “Ai Televizion”, Radio +2 etj., Berisha vijoi sulmin ndaj tij duke konsideruar se “mes protestuesve në Fier, ishte dërguar policia bashkiake e Ramës në Tiranë dhe disa punëtorë mjeranë të Koço Kokëdhimës, të udhëhequr nga Gramoz Ruçi”.
Duke vlerësuar se “ai ishte një akt i ulët, një akt i shëmtuar”, Berisha pranoi se “nuk mund të them se pashë ndokund Koçon në protestë”, por shtoi se gjendeshin menaxherët apo kryepunëtorët e Koço Kokëdhimës.
Kreu i PD akuzoi se ishte “mbajtën peng për orë të tëra komisionarët”. Kurse theksoi se Koço Kokëdhima “i nxiti ata, ndërsa vetë ishte në Pezë”.
Në fund të këtij argumenti, Berisha ftoi z.Rama të ruajë gjakftohtësinë.
e.l/NOA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top