Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Aksioneri i Vizion Plus, pronar i gazetes me antishqiptare, Politika e Beogradit !!

Aksioneri i Vizion Plus, pronar i gazetes me antishqiptare, Politika e Beogradit


Nga Erjona Suma


KohaLogo2.gif


E Enjte, 23 Prill 2009


Bashkepronari i televizionit lokal "Vizion Plus" eshte bashkepronar edhe i gazetes me antishqiptare ne Ballkan, "Politika", nje e perditshme qe botohet ne Beograd. Kjo gazete njihet boterisht per shkrimet kunder kombit shqiptar, mjafton te kujtojme komentin e saj te fundit ne diten e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, nje ngjarje qe u pershendet edhe nga mbare vendet e rajonit.

Si per cudi, kjo gazete, ne kete dite, shkruante se: "Nese fituesi i luftes ne Kosove eshte mafia shqiptare, e cila zyrtarisht ka fituar shtetin e vet me ndihme te aviacionit te NATO-s, atehere, Aleanca, ne festimin e 60-vjetorit nuk ka ndonje shkas per te fituar. Sepse anetaresimi i Shqiperise ne te, me shume do ta dobesoje sesa do ta forcoje NATO-n, pasi Shqiperia dhe Kroacia jane shfrytezuese te sigurise, e nuk e ofrojne ate". Tjeter sehir do te bente kjo gazete, kur Kosova perkujtonte ngjarjet e dhunshme te 17 marsit te vitit 2004, kur secila nga palet e perfshira ne konflikt ndjente ndoshta pendese per valen shperthyese qe shenoi mbi 20 viktima. Shkrimi i saj ne pervjetorin e katert te kesaj ngjarje do te mbante titullin "Dhuna Shqiptare u shperblye me shtet". Krahas mllefit, faqet e kesaj gazete mbajne shkrime qe nxisin Beogradin te ashpersoje qendrimin e saj ne lidhje me marredheniet e reja mes Shqiperise dhe Kosoves. Ne 24 janar te ketij viti, gazeta "Politika" e Beogradit, i kerkon qeverise serbe te reagoje ndaj idese per nderprerjen e regjimit kufitar mes Kosoves dhe Shqiperise.

Por bashkepronari i kesaj gazete dhe i televizionit lokal shqiptar, Vizion Plus, eshte gjithashtu pronar i 100 % te aksioneve te nje tjeter gazete antishqiptare ne rajon, "Dnevnik" i Maqedonise. Me 17 maj te vitit te shkuar, ne kohen kur Shqiperia dhe Maqedonia shenonin marredhenie te shkelqyera si partnere ne Karten e Adriatik 3 dhe si vende qe shpresonin anetaresimin e njekohshem ne NATO, gazeta "Dnevnik" e bashkepronarit te "Vizion Plus", kishte ne faqet kryesore edhe shkrimin ku sulmonte Kryeministrin shqiptar pse ky kerkoi qe te festonim se bashku pervjetorin e Lidhjes shqiptare te Prizrenit.

Mesa duket, pronesia e njejte tashme e gazetave me antishqiptare, si "Politika" e Beogradit, apo "Dnevnik" e Shkupit dhe televizionit "Vizion Plus" te Tiranes, shpjegojne edhe qendrimet me te fundit antikosovare te ketij televizioni, qofte kunder rruges Durres-Kukes, qofte kunder licences se celularit te 4-t qe u fitua nga Telekomi i Kosoves ne tenderin e hapur nderkombetar, ku ajo ofroi 7.2 milione euro per kete licence, kundrejt 5 milione qe ofroi firma tjeter qe dyshohet se ka lidhje me nje prej ortakeve te "Vizion Plus".
#
 
Titulli: Aksioneri i Vizion Plus, pronar i gazetes me antishqiptare, Politika e Beogr

Si na e nxinen jeten kto krima e spo na hiqen qafe naj heran...

Mjerimi i i shoqeron shqiperine/shqipetaret gjithmone dhe gjithkund fatkeqesisht... :(
 
Titulli: Aksioneri i Vizion Plus, pronar i gazetes me antishqiptare, Politika e Beogr

mos u cuditni fare se dhe kryeministrin pro sebo-greke eshte mjafton te kujtoni firmen SHQIPONJA qe u ngrite nga PD dhe ber te gjithe kontrabanden e naftes me serbine gjate embargos qe i beri BE dhe U S A ne vitet 90
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back