Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Aksidenti, Policia: Arrestohet djali i Gramoz Rucit

48613.jpg

TIRANث- Policia e Tiranës me anë të një deklarate për mediat bën me dije se janë arrestuar mbrëmë, nga Njësia e Policisë Rrugore Tiranë dy drejtuesit e përfshirë në aksidentin tek rruga e Elbasanit, ku humbi jetën edhe një pasagjere.

Në pranga ka përfunduar Ledian Ruçi, 26 vjec, djali i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci dhe Edi Lika(Cani), 34 vjec. Ndaj dy të arrestuarve rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia sqaron se “Arrestimi i tyre u krye pasi më datë 20 nëntor 2011, rreth orës 21.15’, ne kryqëzimin e Bulevardit “Bajram Curri” me Rrugën e Elbasanit, automjeti tip “Mini Cooper”, me targa CG 832 SC, drejtuar nga shtetasi Edi Lika(Cani), duke qarkulluar ne Bulevardin “Bajram Curri”, ne drejtim te zonës së Brrylit, është përplasur me automjetin tip “ BMV X6”, me targa IKY3939, drejtuar nga shtetasi Ledian Ruci, i cili qarkullonte nga rruga “Xhorxh Bush”, në drejtim të Rrugës Elbasanit. Për pasojë të këtij aksidenti, është dëmtuar drejtuesi automjetit Edi Lika, Ledian Ruci si dhe pasagjeret që udhëtonin ne mjetin “Mini Cooper”, shtetaset: - Brunilda Vladimir Pinderi, 27 vjec, banuese në Tiranë dhe Pinellopi Stefan Rafti, 18 vjec, banuese në Tiranë, të cilat u dërguan në SQU, ku pas disa orësh në ambientet e SQU, shtetasja Brunilda Pinderi ndërroi jetë”.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Pe: Aksidenti, Policia: Arrestohet djali i Gramoz Rucit

Ngushellime per familjen e goces qe nderroi jete.
 
Pe: Aksidenti, Policia: Arrestohet djali i Gramoz Rucit

Del prap ky pun ditesh , ose do ket dal .Po ajo qe iku nuk kthehet me , ska shtet ktu uroj qe her tjeter te vdesi ndonje djal deputeti qe te pakten ti djegi dhe te fillojn me zbatu ligjin .
 
Pe: Aksidenti, Policia: Arrestohet djali i Gramoz Rucit

Del prap ky pun ditesh , ose do ket dal .Po ajo qe iku nuk kthehet me , ska shtet ktu uroj qe her tjeter te vdesi ndonje djal deputeti qe te pakten ti djegi dhe te fillojn me zbatu ligjin .

Normale qe do dali. Ne Shqiperi ska ligj, edhe ato ligje jane per ty e mua e jo per pushtetaret tane te nderuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back