Aksidente në Pogradec e Kurbin, 3 persona të vdekur, 2 të plagosur

cent

...Lontano
POGRADEC-Aksidentet me makina përgjakin sërish rrugët e vendit. Tre aksidente të ndryshme janë shënuar në 3 qytete të vendit, ku viktima kanë mbetur kalimtarë dhe në një prej tyre një person me bicikletë. Të tre janë përplasur nga automjete që qarkullonin tej normave të lejuara të shpejtësisë.
j8p3px.jpg
Aksidenti i parë, makina përplasi 2 kalimtarë, njëri humb jetën në vendin e ngjarjes, tjetri dërgohet në gjendje të rëndë në spital. I plagosur dhe shoferi i automjetit. Ngjarja u shënua sot në qytetin e Pogradecit rreth orës 16:40 minuta tek zona e njohur si ‘Blloku i Vilave’ teksa një automjet tip Benz me targa PG5287B e drejtuar nga shtetasi Renato Sinjaku ka marrë përpara dy kalimtarë. Policia nga vendngjarja bën me dije se njëri prej kalimtarëve i moshës rreth 55 vjec, shtetasi Bashkim Pera gjeti vdekjen në vend kurse shtetasi Fahri Neziri, 56 vjec është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Të dy të moshuarit ishin duke bërë shëtitjen e pasdites në parkun e Vilave të qeveritarëve teksa benzi, që sipas policisë ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara i cili ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me një pemë dhe mandej është goditur edhe tek kangjellat e vilave qeveritare në qytetin e Pogradecit. I plagosur rëndë nga ky aksident ka mbetur dhe drejtuesi i mjetit, Sinjari.

Blutë bënë të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tepër e madhe me të cilën drejtuesi i mjetit Renato Sinjaku ka qenë duke drejtuar mjetin.

Gati njëkohësisht me aksidentin në Pogradec, një aksident tjetër i rëndë me pasojë vdekjen e një personi u shënua në Lac. Një i moshuar rreth 75 vjec ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi u përplas me një makinë. Në momentin e aksidentit, i moshuari Gjon Kola ishte duke lëvizur me një bicikletë. Policia në vendin e ngjarjes po heton mbi ngjarjen. Si shkaktar të aksidentit, Policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë ish-shefen e arsimit të rrethit të Kurbinit, Drita Dashi.

Rreth orës 20:15 të mbrëmjes së ditës së enjte, një aksident i tretë u shënua, kësaj radhe në Kurbin, ku viktimë mbeti një kalimtare. Ngjarja ndodhi në fshatin Skuraj ku një automjet ka përplasur për vdekje këmbësoren, Dava Pjetri.
Mësohet se Dava Pjetri kishte mësuar për aksidentin e Gjon Kola në Lac dhe nga fshati Skurje është nisur të mbërrijë në Lac, por fatkeqësisht një makinë e ka përplasur teksa ajo po kalonte rrugën.

/BalkanWeb
 
Titulli: Aksidente në Pogradec e Kurbin, 3 persona të vdekur, 2 të plagosur

Cfar mund te thuash perveçse ngushellime familjareve!

Uroj qe Kryeministri mos te dali e te na thote te "bllokohen" dhe levizjet me autovetura!

Ose me mire akoma, sic the ate dite qe rrite taksen e naftes e benzines ne vend:

"Shqiptare! Ecni me shume ne kembe e lereni makinen fare se jeni shendoshur!"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top