Aksi Kukës-Morinë, çarje e rrëshqitje vetëm pak kohë pas përfundimit

vitk

Anëtar i Respektuar

< KUKثS- Vetëm pak kohë pas përfundimit, çarje, dëmtime dhe rrëshqitje në segmentin Kukës-Morinë, pjesë e autostradës Durrës-Morinë.

Gjithandej kësaj rruge, që cilësohet dhe e standardeve të larta në ndërtim, shihen dëmtime serioze në tabanin e saj, por dhe në anësore dhe pjesët e tjera përbërëse. Në shumë vende të këtij aksi rrugor vërehen shembje të tokës, çarje të asfaltit dhe cedime të tabanit, duke e deformuar rrugën në shumë pjesë të tij.

Në jo pak vende çarjet e asfaltit dhe dëmtimet e thella, po kthehen në burim rreziku për automjetet e shumta që kalojnë përgjatë këtij aksi. Sinjalet e para të këtij dëmtimi u dhanë në afërsi të repartit ushtarak të Kukësit, ku më se 60 metra linear rezulton të ketë pësuar çarje asfalti për shkak të lëvizjes së tokës dhe cedimit të plotë të bazamentit.

Një lëvizje e tillë e tokës ka bërë që të shkaktohen probleme dhe në veprat e artit, kryesisht mure mbajtëse dhe mure anësore, ndërsa gurët e skarpateve të pasiguruara sipas parametrave të përcaktuara për rrugë të tilla janë "mysafirë të paftuar" të automjeteve që befas gjenden para tyre të kërcënuara nga rreziku që ato sjellin nga rënia e lartë.

Po ashtu dëmtime serioze vërehen edhe ne afërsi të fshatit Morinë vetëm tre kilometra larg doganës ku janë dëmtuar afro 20 metra bankinë, që kanë pësuar rrëshqitje.

Specialistët janë shprehur se e gjitha kjo mos qendrueshmëri në disa vende të këtij aksi ka ardhur për shkak të mostabilizimit të bazamentit të rrugës, ndërsa ende askush nuk po merret me zgjidhjen e këtij problemi.

Me sa duket edhe për këtë aks rrugor nuk ka pasur një studim të mirfilltë gjeologjik, ose nuk është zbatuar projekti si duhet, pasi nëse kryhen gjithë punimet sipas parametrave të duhur duke ndërhyrë deri në thellësi të tabanit, nuk ka përse të ngjasin rrëshqitje të tilla.
 
E pabesueshme se çfarë ndodh keshtu, njehërë lajmi për prishjen e tunelit, dhe tani kjo rrugë.
 
po na prishet arteria e kombit ,sic duket do na haje dhe nja 1mileard te tjera
 
Dhe kur u ndertua kjo?
Pse? Manget i kane pas leket apo materialet? Do i kene pasur xhepat e thelle keta qe jane marr me kete rrugen...
 
Epo normale, kur ishte kushuriri im inxhenier atje, mese e kuptueshme qe do shembej!!!! uhuhuhuh :D
 
Trendelin, po e lexoi kusheriri yt këtë temë mbaju mirë tiLOL:automatik:
 
Po dihet qe cdo gje qe ndertohet behet me mallra te skaduara ose me kursim te madh , ska ligj ska kontroll nje tunel i tilleduhet te jete i sigurte nese prishet pas i eshte ndertuar i bjen qe heret a vone do vrasi njerez un skaloj andej dhe te me paguajn firma hajdutash e qeveri hajdute
 
Po dihet qe cdo gje qe ndertohet behet me mallra te skaduara ose me kursim te madh , ska ligj ska kontroll nje tunel i tilleduhet te jete i sigurte nese prishet pas i eshte ndertuar i bjen qe heret a vone do vrasi njerez un skaloj andej dhe te me paguajn firma hajdutash e qeveri hajdute

Me vjen shume shume keq qe po e them kete gje por nese bje ai tunel dua te jene brenda te gjithe ata qe besuan Sal Berishen qe cdo gje eshte gati....
 
uaaaaa.
Po pse cfar faji kan ata?
Po a me ramen beqarin e stacionuar do benit me mire?
Po komunizmi theu qafen tash bota shihet dhe vihet ne levizje me demokraci dhe dituri te sprovuar.
Sala,Hallall,po sa per rruget tek ju te pakten dicka ndertohet,por cka behet tek ne ne maqedoni.
As nje lopate asfalt nuk hedhin,vetem neper laGJE maqedonce hedhin,edhe kryetaret shqiptar edhe te tjeret.
Nuk u be kijameti!
 
Po kur punet behen me nxitim, sigurisht do te ndodhin gjera te tilla.
 
Titulli: Aksi Kukës-Morinë, çarje e rrëshqitje vetëm pak kohë pas përfundimit

po ca nxitimi harxhoi tere ato leke veremi e se beri as tamam,po ca u be ai si em qene gjiri i lamanshit,e coc beri ai,po thuaj kur sbejme ne zeeeeeeeeeeeeeee mire ben ai.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top