اka ngushtohet, zgjerohet!

Kresha

A pretty face can never trick me
“Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim!”
Kur’an, 9:25
 
Titulli: اka ngushtohet, zgjerohet!




Hedh hapat ngadalë. Mos nxito. Mbaj qëndrim, zotëroje fuqinë, mos e shpërndaj; duro, duke prekur skajeve të rrugës…!

Kujt iu zgjerua mendja, e nuk preku. Kujt iu bind zemra, e nuk shijoi.

Je duke menduar të fillosh, të nisësh, të mësysh; rrugën, punën, qëllimin! More një rrugë, mos mendo gjë. Kape në dorë një punë, mos mendo gjë. Synove një pikë, mos mendo gjë. Dil në rrugë, uzurpoje punën, shpoje qëllimin! Po, ia dole? Jo, do ecësh. Do kalosh kodrat. Këmbët do lëvizin pandërprerë. Ngjitu përpjetë, e ngadalëso lëvizjen tatëpjetave. Shiko afër këmbëve, mos i numëro hapat, sytë e mendjes le të rrinë atje larg, ku rruga përfundon, ku puna kryhet, ku qëllimi arrihet e preket!

Ngushticat! Anash gremina! Mbaje drejtimin, ruaje ekuilibrin, hiqu skajeve, të pret rruga e gjerë. S’ka ngushticë përgjithmonë, kur greminat largohen, kur rrugët zgjerohen, kodrat rrafshohen, këmbët duke lëvizur, zemra e flaktë duke trokitur, mendja e zjarrtë drejt synimit duke aspiruar, shpirti i fuqishëm i mbushur plot shpresë, edhe guri të inkurajon, edhe shkëmbinjtë të urojnë, edhe rruga të drejton e të inspiron.

Vazhdo! Mos ndalo. Je duke ecur. Nuk ke pse ndalon lëvizjen. Je duke u frymuar. Gjithçka përreth teje të është ngushtuar, jo për të të dënuar, por për të të shpërblyer. Mos ia kthe shpinën, mbaje kraharorin drejt objektivit, mos vrapo, ruaje ritmin e lëvizjes së matur. Po të zgjerohet hapësira. Jo, është duke u hapur mendja, zemra duke u ngjallur, ti po frymëzohesh, po përgëzohesh, po ndjen jetën përreth. Frymëzimi! Po ndjen ecjen e lëvizjes. Përgëzimi! Fryma e lodhjes dhe lëngu i djersës.

Kur të ngushtohet toka, të lutem!, mos ndalo, po të pret zgjerimi! Ti po sprovohesh, nëse do e meritosh zgjerimin. Po stërvitesh! اfarë do ndodhte, po të mos përjetoje shqetësimin, ç’kuptim do kishte qetësia! Shqetësohu, kur gjendja vështirësohet, por mos u nënshtro; ç’fjalë do pikturonte ngadhënjimin, po s’do e shijoje dështimin, vallë! E pra, dije se, kur dështon, qoftë edhe njëqind herë, e po qeve në shqetësim qoftë edhe me muaj të tërë, është në pritje diçka, emërtimin tënd duke pritur. Desh cak e desh ngadhënjim, ti veç je duke prekur majat.

Ji i sigurt! Ji i mbushur plot shpresë. Ji këmbëngulës! Ji i mbushur plot ambicie.

Rrugët janë duke u hapur. Por mos të të mahnit gjerësia e rrugës. Ende nuk kanë përfunduar sprovat. Do përballesh me erëra të fuqishme, stuhitë mund të të përplasin sa andej e sa këndej. Hedh hapat ngadalë. Mos nxito. Mbaj qëndrim, zotëroje fuqinë, mos e shpërndaj; duro, duke prekur skajeve të rrugës. Pëshpërit fjalët “durim e drejtësi”, e ti duke shijuar lëngun e njelmët të lotit. Le të lotojë syri, sepse zemra është duke u ngazëllyer. Nuk po qan syri, pse ty trupi po të mundohet! Jo! Por tërë qenia jote ka filluar të marr frymë.

Kujt iu zgjerua mendja, e nuk preku! Kujt iu bind zemra, e nuk shijoi! Kush filloi diçka, me mendje e zemër, e nuk e përfundoi!

Mos u zmbraps! Toka është e gjerë.

“Dhe me gjerësinë e saj që e kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zmbrapsët..”

[Kur’an, 9:25]

Le ta meritojmë ndihmën e Zotit, Ndihmëtar i robërve të drejtë e durimtarë, para se të na ngushtohet toka, duke qenë e gjerë.

S’ka qetësi pa shqetësim, as shërim pa sëmundje! Jo, s’ka gjerësi pa ngushtim!

Allahu na e zgjeroftë kraharorin para se të na zgjerohet toka!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top