اka ka Vetëvendosja që veç po ankohet?"

Arfenilla

Themelues i Forumit
(Ky artikull i pasqyron mendimet edhe logjikën e mendjes time të shëndoshë. Nuk i reflekton doemosdoshmërisht pikëpamjet e Lëvizjes VETثVENDOSJE!, por ato të miat personale, por që për shumë gjana përputhen me ato të subjektit politik të cilit i takoj, se përndryshe s’kisha qenë pjesë e këtij grupi. Edhe jo, as nuk e kam pyetë Albinin, e as nuk më ka thanë ai me e shkrue këtë artikull.)



VثREJTJE: Përmban gjuhë paksa vulgare edhe i drejtohet nji grupi të caktuem njerëzish. Nëse e gjen veten këtu, s’kam çka të baj. :)



I dashtuni cinik, që ke përgjegjje për gjithçka,



Sot kam vendosë me tu drejtue ty, i cili për çdo veprim të Levizjes VETثVENDOSJE! ke me e pasë nji kritikë, e cila zakonisht përmban diçka të ngjashme me “Jo, kështu çka po bani nuk bahet në Evropë”, ose “اka po kujtoni ju, a Evropë po ju dukemi na, a?” varësisht prej rrethanave që të konvenojnë në atë moment për me e “argumentue” kritikën tande, e cila ma së shpeshi vjen e përcjellun me “Eiiiii, ju veç po ankoheni edhe po theni, por zgjidhje nuk po jepni.”



Para se me nisë me ti vizatue zgjidhjet, të cilat tanë kohën i ke para syve, por po refuzon me i pa, sepse ose je qorr, ose s’po do me pa, ose priton me lexue gazetë apo këqyrë lajme, veç po due me ta përkujtue nji gja: Ti as nuk ke lindë në Pariz, e as nuk je rritë tuj shetitë nëpër Shanzelize (s’po ta shkruej në origjinal, se nuk din me e lexue), por je i lloçit tu Kosovës, sikur unë, edhe s’je asnji trohë ma i mirë, e as ma i keq se unë.



Po ia nisi me dy slloganet ma të moçme të VV-së, të cilat i din ti shumë mirë:

Jo negociata! – 6 vjet i vjetër

Bojkotoni produktet e Serbisë! – 3 vjet i vjetër



Të dy fjalitë ma naltë sot janë temat ma aktuale në Kosovë. Të dyjat i përshkruejnë saktë problemet pse Kosova po ngec si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht, e si rezultat po ka probleme të mëdha sociale.



Të dy fjalitë janë ZGJIDHJE për këto probleme, por të cilat je duke i injorue qe 6 edhe 3 vjet, respektivisht, edhe u desh me u kallë veriu, me u vra nji polic pa pikë nevoje, me u shpallë do masa të reciprocitetit, për me ti hapë pakëz sytë.



Po them “pakëz”, se ti hala po shpreson se qeky pushtet, edhepse disa vjet me vonesë, ka me ti realizue këto zgjidhje. Harroe, se asht nji arsye shumë e madhe edhe e randësishme pse nuk është zgjidhë deri tash: Paret.



Me nji fjali, ky pushtet nuk ka vullnet politik për me punue për interesat tua si qytetar, sepse nuk i konvenon. Pse me i nda paret me ty, kur mundet me mbajtë për vete?



Po vazhdoj me problemet edhe komentet tua ma të shpeshta për VV-në që po i dëgjoj/lexoj, edhe zgjidhjet e tyne që ti po refuzon me i pa.





1. "Valla po luen Serbia koqe me neve qysh po don..."

Normal se po luen, kur mundet. Ta kallë nji copë të madhe të shtetit "sovran" kur të don, i ndërpren bisedimet kur të don, qet kushte çfare të don (veriu tash bëhet temë e bisedimeve), edhe prapseprapë është ma afër kandidaturës për BE, se për viza s'po flas.

اka ban pushteti jonë? Shpreson dikush tjetër me e fikë zjarrin që po e kallin serbët (zjarr, të cilin vetë e ka provokue edhe ka ikë, e i cili është pague me nji jetë polici), s'ka koqe me i ndërpre bisedimet për kurrgja, s'ka kurrfarë kushtesh për negociata (masat e reciprocitetit i shkëmbeu shumë lirë për do vula, në vend se me kërkue njohje të pavarësisë), edhe veç andërr mundet me e pa kandidaturën në BE, e qebesa edhe vizat.



ZGJIDHJA

Ndali negociatat menjiherë, se nuk po mundesh asnji kusht me e qitë.

Ndalo importin e mallit të tyne deri të kërkojnë falje per krimet, i gjejnë të zhdukunit edhe e pranojnë pavarësine e krejt Kosovës, me gjithë veri!

600 milion euro në vit me ia ndalë Serbisë janë SHUMث PARE! 4 miliard euro ia kemi dhanë 12 vjetët e fundit!!!

Krahasoe me buxhetin e krejt Kosovës, që për nji vjet është 1.5 miliardë!!!





2. "Veriut çka me i bo?"

Po, de. Tash mbasi u kall tu kujtue. 12 vjet kush s'u mërzit për veriun, se e përdorën për me u pasunue tuj kontrabandue gjana prej ma të ndryshmeve. Tash, ka ardhë koha me e hjekë qafe, sepse moti asht shitë. Për mos me hupë pikë politike, por edhe me u dukë fitues, i involvon ndërkombëtarët, që kur të shkon veriu, me pasë kujt me ia lanë fajin. S'ka lidhje nëse vdekë dikush në proces.



ZGJIDHJA

Lexo përgjegjjen nr. 1.





3. "S'po kemi punë, as me pare s’po jemi kurrqysh."

Normal qe s'ke, se s'ke ekonomi, s'ke prodhim, s'ke send të gjallë. Edhe ato pak që i ke, po privatizohen me kushtet ma të këqia për buxhetin e Kosovës edhe për punëtorët e atyne ndërmarrjeve. Pushtetit aktual ma shumë i konvenon me ba pare prej tregtarëve që importojnë, sesa me ia mundësue qytetarëve të vet me prodhue.

Poashtu, tall nuk munden me i lypë kompanive serioze që vijnë me investue në Kosove, kështu që i privatizojnë ndërmarrjet duke ua shitë kompanive prej vendeve ZHL, të cillat jepin tall.



ZGJIDHJA

Ndihmoji prodhuesve tu: lehtësoju tatime e dogana, mundësoju me ble pajisje edhe landë të parë me kushte të mira, për me u futë në treg me cilësi edhe çmime konkurruese. MBAJ PARET BRENDA SHTETIT.

Rregulloje problemin e rrymës edhe infrastrukturës për me tërheqë investues të huej.

Gjobiti krejt tregtarët që bajnë tregti me Serbinë, deri t’i pranojnë kushtet në pikën nr.1. Kur mundet Serbia me gjetë arsye mos me ta pranue mallin, pse s’mundesh edhe ti?

Privatizoji ndërmarrjet publike veç kur ka përfitim ma të madh për vendin, edhe me kushte që nuk e sakatojnë buxhetin e Kosovës, e jo veç për tall.

Pasunoje krejt vendin, e jo veç xhepin tand!





4. "Shkollat katastrofë."

Normal, sepse për me u dukë që është "ulë" papunësia, po i rrasin rininë nëpër univerzitete me kushte çdo ditë ma të këqija. Nëse e ke statusin "student", nuk je i papunë, e kështu manipulohen cifrat e papunësise. Investimet janë ba në disa ndërtime të shkollave, e jo në cilësi të mësimdhanies. Tash as shqip s’po dijnë me shkrue kur po dalin prej shkollave të mesme. Dikur së paku dijshin.



ZGJIDHJA

Lexo përgjigjjen nr.3.

Kur ke ekonomi të zhvillueme, sistemi i arsimit përmirësohet lehtë.





5. “Taksirat me ba me u sëmue këtu, se duhet me dalë diku jashtë me u shërue.”

Normal, se kushtet nëpër spitale janë të tmerrshme. Paret (zakonisht donacione) që investohen për pajisje edhe zhvillim të sistemit shëndetësor vidhen. Pajisjet e reja vidhen edhe hapen ordinanca private për me të marrë pare për çdo vizitë, sepse në spital nuk guxon me i hy kujt në dorë. Paramendoje nji pensionist me 45 euro në muej, që sëmuhet ma lehtë, qysh e përballon këtë. Na jemi i vetmi vend në Evropë (e ma gjanë) që nuk kemi ligj pensional edhe ligj për sigurime shëndetësore.



ZGJIDHJA

Lexo përgjigjjen nr.3.

Kur ke ekonomi të zhvillueme, sistemi i shëndetësisë përmirësohet lehtë.

Kur ke ekonomi të zhvillueme, sistemi i pensioneve përmirësohet lehtë.





6. "Po na vjedhin, na çkoqën."

Normal, sepse po i len me të vjedhë. Ti i ke zgjedhë, ti mundesh me i hjekë prej pushtetit. Edhe është e drejtë e jotja demokratike kjo gjë. Për me të sundue, ai me qëllim ti trus problemet 3, 4 edhe 5, e si fukare i sëmuet e i pashkolluem, ta blen votën me 2 litra vaj ushqimor.



ZGJIDHJA

Mos vjedhni, majmuna!





7. "E masi po shitni qekaq trima, pse nuk po shkoni në veri ju të VV?"

Sepse, me u çue krye në veti, jo vetëm që fillon nji luftë, por prishen edhe marrëdhaniet ndërkombëtare të vendit edhe është vetëvrasje politike. Pushteti është ai që duhet me thirrë mobilizim të masës.

VV është shprehë i pari edhe i vetmi subjekt politik, kur u vra Enver Zymberi, se i ka të gatshëm 20,000 aktivista me i dalë në ndihmë vendit. Për ma tepër, Rexhep Selimi, deputet i VV-së, ishte i vetmi deputet që keto ditë ka guxue shkelë në veri të vendit, për me i përkrahë edhe me iu dhanë shpresë banorëve shqiptarë atje.



ZGJIDHJA

O, veç fishkëlloni!





8. "Pse po theni, po mi shpenzoni paret e tatimeve, e po gjueni me patlixhana?"

Me ti çelë sytë, se s'je tuj pa.

Nji xham i thyem s'ban as 2,000 euro, për te cilat po ankohesh, e ai prapa xhamit atje brenda me dallaveret e pikave 3, 4 edhe 5 ti vjedh ka 200,000 euro çdo ditë, e s'po i thue kurrgja.

Ai ta bjen armikun midis Prishtine edhe i ban muhabet, e ty s'të len përshtypje, edhepse i njajti armik s'po të len as me pasë punë, as rrogë, as vizë.

Ajo kthehet prej Brukseli me marrëveshje që kurrkujt s'ia tregon edhe janë të damshme për ty, e ty të dhimbet kerri i saj i blinduem, që u fëlliq me do patlixhana.

Dreqi e marrtë, ty po të dhimbet kamioni me mallëna serbe që e rrotulluem, se nuk po i sheh ka 600 tjerë në javë, që po futen si në bashqe të babës, e po i marrin paret tua.



ZGJIDHJA

Nese s'del me qef (e qe s'del, se nuk ka ndërgjegjje), atëhere çohu edhe ti e qite me zor prej pushteti, sepse është e drejtë e jotja demokratike me e shprehë pakënaqësinë edhe në rrugë.





9. “Tash jeni në Kuvend, zgjidhni problemet në mënyrë institucionale, e jo rrugëve.”

Me qenë në Kuvend, s’domethanë që je në qeveri edhe plot vendime s’mundesh me i marrë si opozitë. Edhe ma pak, kur e din që shumë vota tu kanë vjedhë edhe Kuvendi s’e ka përfaqësimin real të votuesve.

Zakonisht, pushteti i merr vendimet ma të randësishme pa e pyetë Kuvendin, e të cilat ma së shumti po e dëmtojnë Kosovën. Për ma tepër, për cilat institucione e ke fjalën, sepse tetanat janë të korruptueme edhe s’funksionon asnjana? S’ke sistem drejtësie, edhe mundesh me ba çka të duesh, kur të duesh, që është pikërisht çka po ban pushteti në këtë moment, se s’ka kush e ndalë.



ZGJIDHJA

Ti, unë edhe krejt qytetarët që kemi votue, e kemi të drejtën demokratike me lypë prej pushtetit me dhanë dorëheqje, nëse jemi të pakënaqun me te. E vërteta është se shumë njerëz nuk je të kënaqun me këtë gjendje, por nuk po e dijnë çka me ba për me e përmirësue.

Nëse pushteti refuzon me dhanë dorëheqje, atëherë ti e ke çdo të drejtë me dalë në rrugë edhe me e shprehë pakënaqësinë tande për këtë gja, me lypë zgjedhje të reja edhe me votue për atë që ta merr mendja se vërtet ban diçka për këtë vend.





10. “S’guxoni me ba ‘cik’ prej Albinit.”

Mos me pas guxue, s’e kisha shkrue kurrë këtë artikull.

A ke ndejtë ndojherë me Albinin? A ta merr mendja se është ma mendjehapun se secili udhëheqës i secilës parti tjetër në Kosovë? Rren nëse thue “jo”. Veç këqyri udhëheqësit tjerë nji herë, lexoju CV-të edhe s’kemi çka diskutojmë unë e ti ma shumë.

Këqyri mënyrat se qysh partitë tjera i kryejnë proceset e tyne, posaçërisht ato zgjedhore. Ato në pushtet ose nuk mbajnë mbledhje kurrë, ose e bajnë ndoj kusheri kryetar.



ZGJIDHJA

Lyp me u takue me Albinin. Jam i bindun se pa e gjetë do kohë për ty s’e len. Vlerësoje vetë.

Kape lexoje statutin edhe rregulloren e VV-së. Ke me e pa që demokracia ebrendshme, bile, është ma e madhe se që ish dashtë me qenë.

Bashkangjitju VV-së, jepe kontributin tand profesional edhe politik, jep ide edhe zgjidhje të shëndosha, edhe e sheh vetë NUK ka me ta ndalë dikush aty rrugën.





11. “Po e ikni bothën prej Kuvendit kur po ka vendime të mëdha.”

Me pasë parime është dhunti. Me iu përmbajtë atyne parimeve është vlerë njerëzore.

Kur shkelet Kushtetuta, sikur në rastin e zgjedhjes së Kryetarit të shtetit, atëhere është parimore me e lëshue Kuvendin, me i tregue krejtve që nuk po don me qenë pjese e nji shkeljeje të tillë.

Kur shkelen rregullat e Kuvendit, sikur në rastin që deshtën me i kalue 14 ligje për 2 orë, atëhere është parimore me e lëshue Kuvendin, me i tregue krejtve që nuk po don me qenë pjese e nji shkeljeje të tillë.



ZGJIDHJA

Kushtetuta edhe rregulloret janë shkrue për nji arsye. Nëse nuk respektohen, atëherë pse je lodhë me i shkrue?

Kurrkush s'asht mbi ligjin, prandej përmbaju ligjit kur merr vendime të randësishme në emën të popullit, nëse don me i pasë deputetët në Kuvend.





12. “As ju s’jeni hiç ma të mirë. Me ardhë në pushtet edhe ju vjedhni.”

ثshtë shumë pikëlluese që i ke humbë krejt shpresat se nji ditë ka me u ba ma mirë. S'ke faj, se qe 12 vjet njerëzit e njëjtë po të udhëheqin edhe secili të ka vjedhë ma shumë se tjetri. Shumë prej tyne, madje, janë ose nën hetime, ose të paditun për hajni ose krime tjera të randa. S'ka parti që s'ka pasë koalicion me tjetrën.

Por, nëse veç pak interesohesh për sakrificat e vazhdueshme që njerëzit e VV-së i kanë ba tanë këto vjetët për të mirën e këtij vendi, atëherë ke me e kuptue se ka shpresë.



ZGJIDHJA

Për kurrgja tjetër, nji gja është e sigurt, por s'do me e pranue: اfarëdoqoftë VV-ja, është bile pak ma e mirë se të gjitha të tjerat që udhëheqën deri sot. Përkrahe. Jepja votën.





13. “Ju s’dini me e udhëheqë vendin.”

Nëse s'po dijshim me e udhëheqë vendin, atëherë qysh po dijshim me jepë zgjidhje për krejt problemet që i ka sot Kosova?



ZGJIDHJA

Sot me e marrë pushtetin, VV e ka nga nji njeri shumë ma adekuat se ata që janë momentalisht në pushtet, për secilën pozitë në Kabinetin Qeveritar. Lexona CV-të pak.





TOP 5 ETIKETIMET E PUSHTETIT KUNDثR VETثVENDOSJES



Nji njeri shumë i mençur, të cilin e respektoj shumë, ma pat thanë nji gja shumë domethanëse: "Nëse nuk ke armiq, nuk je kurrkushi."



Tuj qenë se pushteti në fuqi e sheh VV-në si kërrcënim, i ka shpallë armiq, që është e kuptueshme. Këta në asnji mënyrë s'dojnë me e humbë pushtetin, se i humbin gjithë ato pare edhe rrezikojne, madje, me përfundue edhe në burg. Për këtë arsye, e aktivizojnë makinerinë e propagandës së tyne nëpërmjet shumicës së mediave edhe gazetarëve që i mbajnë nën kontroll. Edhepse propagandën e kanë boll primitive, ti, cinik i dashtun, po i han krejt.



Ma poshtë është lista e Top 5 etiketimeve që pushteti aktual i përdor si propagandë kundër VV-së:



1. "Albini është sikur Hashimi."

Nëse je votues i Hashimit, prej frike që po humb elektorat, ai po të shtin ty me mendue kështu, në mënyrë që ti me thanë vetëmevete: "A e din çka? Mbasi janë të njajtë, po ia jap Hashimit prapë."

Nëse je votues i ndoj partie tjetër, po të shtin thanë vetëmevete: "Po votoj prapë për këta, se s'paska ma të mirë!"

Ti e din shumë mirë që Hashimi s'i afrohet Albinit as përkah intelekti, as përkah edukata, e as përkah vlerat njerëzore.



2. "Këta janë nacionalista radikalë/ekstremista edhe i urrejnë ndërkombëtarët."

Prej kur qenka kaq krim i randë me e dashtë vendin tand? Në momentin që VV kundërshton ndoj vendim që është në dëm të vullnetit të qytetarit apo të mirës së kombit, menjiherë pason deklarata që VV s'po do me u integrue në Evropë edhe që kjo e rrezikon të ardhmen e vendit.



3. "Këta janë armiq të kombit."

Sa herë që VV e ngrit zanin për MثNYRثN se qysh po menaxhohet edhe qysh është dhanë tenderi i autostradës së kombit, menjiherë e quejnë armik të kombit. Veç budalla nuk i gëzohet autostradës. Por, çka po të vyen autostrada kur nuk ke as ekonomi, që me eksportue diçka, e si rezultat as rrogë për me shkue në deti, se krejt buxheti i Kosovës shkon për me e pague autostradën? Me ia çelë Serbisë udhën me eksportue mall për Shqipni, kurrgja tjetër.

Edhe, shih qysh po bjen në kundërshtim me etiketimin nr. 2. Qysh mundesh edhe me e dashtë vendin tand, edhe me qenë armik i kombit?



4. "Këta janë komunista."

Sa herë që VV e ngrit zanin për MثNYRثN se qysh po keq-privatizohen ndërrmarjet publike edhe e kundërshton MثNYRثN se qysh po dojnë me e privatizue PTK-në, menjiherë del zani se janë komunista, se s'po dojnë me lejue treg të hapun. Ku është poenta me e shitë PTK-në, e mos me mbetë asgja për buxhetin e Kosovës? Kurrkush s'po thotë që privatizimi asht gja e keqe, por ka mënyra të ndryshme për me e privatizue nji ndërmarrje, pa dalë humbës në këtë proces.



5. "Këta janë huligana dhe kriminelë."

Huligana e kriminelë po i quen edhe serbët në veri që po ta vrajnë policin me snajper. S'po i thonë as terrorist apo vrasës. Për ma tepër, nuk ban asgja për me e gjetë vrasësin, derisa nuk heziton me i arrestue 32 veta për do patlixhana!





PثRMBYLLJE



Une s'po shoh që dikush tjetër po ban diçka për me këqyrë me e permirësue gjendjen e mjerë në Kosovë. Krejt partitë tjera opozitare veç i kanë hapë sytë e po këqyrin, të brengosun se çka po ndodh me bizneset e tyne, që iu ndërlidhen me bizneset e partive në pushtet.



Po më intereson shumë nji gja: Ti, cinik i dashtun, që po ia jep veti të drejtën veç me kritikue pa pasë argumente, e pa u mendue dy herë se çka po thue, a je tuj ba diçka për vendin tand, pos që po ia harxhon makiatot edhe oksigjenin?



Nëse po, atëhere s'ka shansa me qenë ti pjesë e grupit të cinikëve.

Nëse jo, atëhere çoe bothen, ban diçka. Adresën e din. Hajde.



Nëse ta merr mendja se çka po ban asht mirë, atëherë vazhdo. Votoe tjetrin, që po të sakaton qe sa e sa vjet, ose mos dil me votue hiç, prit me zhdrypë jashtëtokësorët me ti rregullue problemet, se edhe ndërkombëtarëve iu ke ba bajat.



Ose, mbushu mend, hapi sytë edhe, si çdo qytetar tjetër i nji vendi demokratik, kuptoje se është e drejtë e jotja me dashtë me e pa vendin tand ma mirë. Ushtroe atë të drejtë!



Nëse ta merr mendja që ky shkrim s'asht kurrgja pos nji fushatë parazgjedhore edhe s'ka kurrgja të vërtetë në te, atëherë s'po më duhet vota jote hiç.



Me dashni,

Fisnik Ismaili



P.S. Dikush jepja Hajredin Kuçit këtë artikull, sepse sa herë del në TV me folë për Vetëvendosjen kërkon prej kësaj propozime për zgjidhje të problemeve. Mos ma harroni edhe Ilir Mirenën, i cili vazhdimisht lyp "Fokte, fokte, fokte!"







Disa fjalë për autorin



FISNIK ISMAILI

Drejtor kreativ, themelues dhe udhëheqës i përfaqësisë në Prishtinë të njërës prej agjencive ma të mëdha të reklamimit në botë, me emrin Ogilvy | Karrota.



Ideator i fushatës Duaje tënden, që përkrah dhe promovon prodhimet e vendit.

Autor i stripit satirik The Pimpsons, të publikuem në Facebook.

Udhëheqës i ekipit që ideoi dhe realizoi monumentin NEWBORN, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Aktivist i Lëvizjes VETثVENDOSJE!

Pjesëtar i Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, në Brigadën 138 "Agim Ramadani", gjatë betejës në Koshare, më 1999.

I vetmi drejtor kreativ shqiptar në rajon me çmime ndërkombëtare në fushën e reklamimit (6 sosh), përfshi Luanin e Artë në Cannes - çmimi më i lartë për dizajn në botë.

Drejtor kreativ me më së shumti fushata të realizuara reklamimi në Kosovë e Shqipëri.

I lindun e rritun në Prishtinë, i ramë në Londër, i përplast në Prishtinë, me shumë përvojë profesionale edhe shkollim adekuat jashtë Kosove.

Përkrahës i denjë të drejtave të njeriut, mbrojtjes së ambientit, luftimit të ngrohjes globale edhe ushtrimit të fjalës së lirë.

Mbi të gjitha, qytetar i rëndomtë, që ia don të mirën vendit ku jeton.Fisnik Ismajli Zeri
 
Titulli: اka ka Vetëvendosja që veç po ankohet?"

Fiss he babush ta kom lexu kete shkrim ma heret si gjithmon 10she e ki ...
New Borni qe ka marre pjese edhe ne betejen e koshares e kurre se permend ...
Te kishim ma shume se ti patem me kapercye prej ketyne hashimave e ramushave e ketij isa putinit se na kallen.

Kosova ka nevoj per me shume burre edhe njerez me vlera intelektuale si puna e Fisit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top