اka fshihet prapa nocioneve "Shtet i pavarur multietnik i Kosovës" ....

Bilderberg

Anëtar i ri
اka fshihet prapa nocioneve "Shtet i pavarur multietnik i Kosovës" dhe "kombi kosovar"?

nga Valon Kurtishi



- Nocioni "komb kosovar" është një konstrukt artificial, i cili do të shkërmoqet në momentin e parë të ndaljes së financimit prej atyre qarqeve që nuk ua duan të mirën shqiptarëve në Ballkan.
- Europa dhe SHBA nuk pranuan dhunën si mjet për zgjidhjen e kontesteve etno-territoriale mes popujve të ndryshëm, prandaj shqiptarët shpëtuan nga zhdukja e plotë një pjesë të rëndësishme të njerëzve dhë territoreve të tyre në veri.


Proceset kombformuese dhe shtetformuese janë fenomene të vjetra, komplekse, dhe shumëdimenzionale, të kushtëzuara nga faktorë të shumtë, të ndryshëm e të lidhur me njëri-tjetrin.
"Shteti i pavarur multietnik i Kosovës" dhe "kombi kosovar" janë një (ose dy) krijesë artficiale e ardhur në jetë si rezultat i më tepër faktorëve, në mes të cilëve si më kryesore paraqiten dy, edhe atë:
1.I paaftësisë dhe dobësisë proverbiale politike, ushtarake dhe ekonomike të kombit shqiptar, si produkt i proceseve dhe përvojave të ndërlikuara politiko-ekonomike nga e kaluara historike, si dhe
2. I interesave të caktuara të strukturave të caktuara të vendimmarrjes ndërkombëtare, të cilat nuk duan baraspeshë politike e ekonomike mes kombeve dhe shteteve-kombe në Ballkan. Thënë më drejt, këto grupe të fuqishme interesash nuk i duan shqiptarët si të barabartë ekonomikisht dhe politikisht me grekët dhe me sllavët lindorë sot.
Cila është prapavija e veprimeve të tilla, apo nga cilat interese e qëllime nisen grupet që mendojnë e veprojnë kështu, ne nuk e dimë, dhe vetëm mund të spekulojmë për arsyet që i çojnë ata në këso lloj politikash e veprimesh antishqiptare.
Në kërkimin e shkaqeve dhe arsyetimeve të mundshme gjithmonë të kihet parasysh që pjesën thelbësore dhe kryesore të fajit duhet kërkuar te vetja.
Duke studiuar apo edhe vetëm duke lexuar të kaluarën tragjike të kombit tonë, çdo individ, studiues ose jo, mund të vërejë një paaftësi veprimi autonom dhe mungesën e kohezionit në mesin e popullsisë shqiptare, përgjatë rrjedhës së shekujve. Vihen re qartë shkëputje të pjesëve të caktuara nga gjiri i asaj që mund të quhet "civilizim shqiptar" dhe integrim/asimilim i të njëjtëve në struktura tjera etno-religjioze, më të mëdha e më të fuqishme në kohë. Kjo shkëputje e vazhdueshme e pjesëve të veçanta nga tërësia kombëtare është shkaktuar nga faktorë të ndryshëm, si okupimet e huaja, asimilimet kulturore, vrasjet masive, emigrimet e detytrueshme - skllavërimi, kushtet dhe rrethanat natyrore, të cilat në raste të caktuara vështirësojnë akomodimin apo përshtatjen, kushtet ekonomike etj. Pavarësisht nga faktorët që ndikojnë në këtë zvogëlim të numrit të popullsisë shiptare, rezultati përfundimtar i kësaj rrjedhe historike mbetet ky: shqiptarët sistematikisht, për gati tremijë vjet, janë duke u tkurrur (zvogëluar) territorialisht dhe biologjikisht (etnikisht). Një popull që i zvogëlohet në vazhdimësi numri i popullsisë dhe hapësira për jetë nuk mund të jetë vendimmarrës apo subjekt në skenën historike. Energjitë e tij shterojnë vazhdimisht. Ai gjendet gjithmonë me humbësit e përplasjeve të mëdha historike.




Një fat të tillë tragjik kemi edhe ne shqiptarët martirë në Europën Juglindore. Dobësia dhe paaftësia jonë si komb dhe si shtet janë karakteristikë e së kaluarës dhe realitet i dhimbshëm i së sotmes. Edhe në përplasjet e fundit ushtarake mes botës shqiptare dhe asaj sllavo-lindore u pa qartë një disproporcion i pabesueshëm i kapaciteteve të ndryshme teknike e njerëzore mes kundërshtarëve. Thënë më drejt, ne gjendemi shumë prapa tjerëve në çdo fushë të zhvillimit njerëzor. Duke qenë në këto nivele zhvillimi, bota shqiptare e pati lufën të humbur që në nismë të saj. Fatmirësisht për të, SHBA-të dhe Europa e sotme nuk pranuan fuqinë (dhunën) e pastër si mjet për zgjidhjen e kontesteve etno-territoriale mes popujve të ndryshëm. Duke shfrytëzuar këtë model shoqëror dhe këto standarde të reja të të sjellurit në kontinentin evropian, shqiptarët shpëtuan nga zhdukja e plotë një pjesë të rëndësishme të njerëzve dhë territoreve të tyre në veri dhe lindje të kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. Kjo ishte një fitore e vetme territoriale e shqiptarëve që njeh historia më e re. Për herë të parë në histori, me ndihmën dhe asistencën ndërkombëtare euro-amerikane, shqiptarët mund të ushtrojnë sovranitetin popullor në një pjesë të konsiderueshme të territoreve të banuara prej tyre në Ballkan.
Duke parë këtë ndryshim cilësor të raporteve këtu, qarqe dhe qendra të rëndësishme të vendosjes, vepruan që të gjejnë forma dhe mënyra të tjera si t’i amortizojnë pasojat, dhe në fund edhe rikthejnë gjendjen e para vitit 1999 në këtë pjesë të Europës. Duke qenë për momentin të paaftë që t’i kundërvihen me forcë rrjedhës pozitive të ngjarjeve, grupet e tilla kanë modifikuar qëndrimet dhe kanë dalë me teza të reja. Edhe pse forma e jashtme e këtyre proceseve ndryshon, brendësia/thelbi/substanca është e njëjtë. Duke u frikësuar nga bashkimi i mundshëm dhe shumë i natyrshëm i rajoneve shqiptare të Kosovës dhe rrafshit të Dukagjinit me shtetin amë - Republikën e Shqipërisë, këto grupe dolën me propozime të reja satanike për të a.q. "shtetin multietnik të Kosovës" dhe me artificialitetin monstruoz të quajtur "komb kosovar".
Duke u thirrë tërë kohën në demokraci, këto grupe interesi ua mohojnë shqiptarëve pikërisht vlerën elementare të demokracisë, vetë esencen e saj - shprehjen e lirë të vullnetit politik. Arsyetimet e tyre që shpeshherë përdoren edhe nga një rrymë e vogël apatride në Kosovë, janë shumë të rënda, fyese, të pabazuara dhe të vjetëruara për kohën në të cilën jetojmë sot.
Rajonet e fushës së Kosovës dhe rrafshit të Dukagjinit janë banuar në të kaluarën, dhe banohen edhe sot, nga një shumicë etnike, e cila në masë 97% është thjesht shqiptare. Një nivel i këtillë i përkatësisë etnike të popullsisë nuk është arritur me forma të ndryshme presioni ndaj jo-shqiptarëve. Përbërja etnike e popullsisë së Kosovës, është rezultat i rrjedhës së natyrshme të jetës humane (të jo-shqiptarëve), me bazë ligjshmëritë biologjike të riprodhimit (nataliteti, mortaliteti, pjelloria, emigrimi, zhvillimi industrial, edukimi, urbanizimi , modernizimi etj). Shqiptarët nuk kanë asimiluar, eliminuar fizikisht apo edhe përzënë nga trojet e tyre asnjë komunitet të vecantë, apo edhe pjesë të caktuara të asnjë komuniteti etnik-gjuhësor, religjioz, racor etj.
Përkundrazi, janë shqiptarët ata që janë larguar në masë të madhe nga territoret e lartpërmenduara duke u lënë vendin kolonistëve të ndryshëm përgjatë historisë. Koncepti i multietnicitetit si paraqitet nga një pjesë e caktuar e bashkësisë ndërkombëtare, nuk është gjë tjetër pos përgaditje psikologjike për një luftë të hapur dhe gjenocid të mundshëm në të ardhmen në Kosovë, dhe në pjesë tjera ku jetojnë shqiptarë jashtë sovranitetit shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. Mbrojtja me çdo kusht e ekzistencës së xhepave të pastër etnik sërb dhe të disa pseudo-minoriteteve të tjera të krijuara brenda natës me dekrete administrative nga Rankoviqi dikur, si dhe një tendencë të shprehur hapur që këto "enklava" të bashkohen në njësi më të mëdha teritorriale-administrative në të ardhmen, është një sinjal i qartë për keqpërdorimin e vetë konceptit të multietnicitetit. Një parim i tillë shumë human mund dhe duhet të aplikohet në vendet me një prani të lartë e të gjerë të grupeve të ndryshme etnike si p.sh. në Mal të Zi, Maqedoni, Sërbi, Bosnjë e Hercegovinë, Greqi, të cilat plotësojnë shkëlqyeshëm kriteret e të qenurit vende shumetnike. Mirëpo askund tjetër përveç Kosovës nuk kërkohet të vendosen/aplikohen zgjidhje të tilla artificiale, të cilat dëmtojnë rëndë mundësitë për zhvillim socio-ekonomik të shqiptarëve në të ardhmen. Enklavat sërbe dhe enklavat e disa gjoja-minoriteteve të tjera janë frenuesi i demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. Enklavat sërbe, enklavat e pseudo-minoritetit turk, ato ashkali etj., janë shantazhi i cili do hapet në tryezë në momentin kur të vijë në rend dite bashkimi i krahinave shqiptare të Kosovës dhe rrafshit të Dukagjinit me RSH-në. Kjo temë do të hapet për një periudhë shumë të shpejtë kohore. Edhe pse sot në skenën ndërkombëtare në shikim të parë vërehen disa procese të relativizimit të rëndësisë dhe peshës së shtetit kombëtar, përsëri ai mbetet themeli i rendit të ri ndërkombëtar. Formimi i organizmave të shumta ndërqeveritare dhe mbikombëtare është një veprim shumë i qëlluar i evropianëve për të qenë sa më kompetitivë në ekonominë dhe politikën globale, por që në asnjë mënyrë nuk e sposton kategorinë "shtet" nga të qenurit në qendër të rendit të ri botëror.
Nëse në kuadër të BE-së mund të bashkohemi me Islandën e skajit më të largët të Evropës me të cilën s'na lidh asgjë, pse të mos bashkohemi me Shqipërinë që e kemi në prag të derës dhe me të cilën na lidh çdo gjë? Nëse parimi i sovranitetit të shteteve qenka relativizuar, pse atëherë të ketë pengesa për bashkimin e Shqipërise me krahinat e saja në veri?
Relativizimi në marrëdhëniet e sotme ndërkombëtare i këtij parimi universal, si dhe procesi i pandalshëm eurointegrues, duhej përkundrazi, të hapte shanse reale për bashkimin e shqiptarëve dhe jo të bllokonte dhe satanizonte atë.
Pikërisht këtu qëndron prapavija qëllimkeqe dhe antishqiptare e nocionit "Kosova multietnike". Kosova multietnike u duhet qarqeve të lartpërmendura që t’u mohojnë shqiptarëve të Kosovës dëshirën e natyrshme dhe shumë të drejtë për bashkim me shtetin e tyre amë. "Kosova multietnike" është siguri për ata që nuk duan Shqipëri të fuqishme në Ballkan, pasi një Kosovë e tillë nuk mund t’i bashkohet asnjë shteti tjetër "etnik". "Kosova multietnike” dhe "Shqipëria etnike" janë në kontradiktë të drejtpërdrejtë dhe përjashtojnë plotësisht njëra-tjetrën, edhe si nocione edhe si realitete të imagjinuara nga dikush që punon kundër interesave shqiptare në rajon. Prandaj, vendimmarrësit politkë shqiptarë, bashkë më elitën shkencore, duhet t’ua shpjegojnë mirë aleatëve tanë të medhenj si ShBA-të dhe disa shteteve europiane "multietnicitetin artificial" në Kosovë, me gjithë argumentet e mundshme racionale/logjike kundër tij. Një formë e tillë e zgjidhjes shumetnike në një shtet me 95 % popullsi njëetnike është jodemokratike dhe imponuese. Format e tilla detyruese totalitariste janë pjesë e së kaluarës së dhimbshme e cila nuk duhet lejuar të përsëritet më. Vitet 1878 -1912- 1981 - 1998, kur Kosova bëhej multietnike me dhunë, nuk duhet të përsëriten më. Nëse në ato vite Rankoviqi detyronte shqiptarët të regjistrohen si turq, sot ndikimet ekonomike janë duke e bërë të njëjtën gjë. Prandaj, duhet qëndruar bashkë kundër këtyre forcave të errësirës, për një të ardhme më të mirë dhe shqiptare të gjeneratave të ardhshme.


-Produkt i dytë akoma më i rezikshëm i atyre qarqeve që nuk duan faktorizimin e shqptarëve në rajon, është i a.q. "kombi kosovar". Ky është një zbulim akoma më monstruoz, i pranuar me shumë kënaqësi në Shqipëri dhe në Kosovë nga struktura të ndryshme minore interesi.
Në Shqipëri, falsiteti "komb kosovar" u pranua menjëherë nga individë e grupe që financohen nga Greqia dhe gjithë infrastruktura e saj e fuqishme në Tiranë, si në ekonomi ashtu edhe në politkë e masmedia. I pari që e pranoi me shumë gëzim dhe i dërgoi një përshëndetje të madhe sa Bjeshkët e Nemuna ekzistencës së "kombit kosovar" të ndryshëm nga ai shqiptar, ishte "Hirësia e tij, fortlumturia e tij, doktor profesor i shkencave politike dhe juridike, mëkëmbësi i Jezusit në tokë, patrioti i madh i çështjes kombëtare greke, martiri i kombit grek- Janullatos Anastasios".
Pas tij vrapuan ta konfirmojnë ekzistencën e "kombit kosovar", apatridët pa identitet të qartë kombëtar, si Fatos Lubonja, Maks Velo bashkë me kompaninë e organizatave "joqeveritare" që i financon qeveria e Greqisë. Lubonja nuk u surprizua shumë nga zbulimi i kombit kosovar, pasi gati njëzet vjet merret me ndryshimet mes "ne shqiptarëve dhe ju kosovarëve". Bile, iu fanit si në ëndër para syve realizimi i profecisë së tij për ndarjet e dallimet e pakthyeshme mes "shqiptarëve dhe kosovarëve".
Në Kosovë teoria false e "kombit kosovar", u pranua menjëherë nga individë me komplekse të ndryshme inferioriteti ndaj shkencës së mirëfilltë shqiptare, persona që nuk janë në gjendje ta përvetësojnë atë më elementaren - standardin e gjuhës shqipe. Si përfaqësues më tipik i kësaj kategorie të paktë personash në Prishtinë është Migjen Kelmendi. Paramendoni Migjenin duke u përpjekur të flasë siç duhet anglisht, kur nuk është në gjendje të mësojë si duhet standardin e gjuhës së tij amtare - shqipes. Pra, kjo kategori konformiste, pragmatiste, karrieriste e gati analfabete, e frikësuar nga konkurrenca e fortë që u vie nga Tirana, u akomoduan menjëherë me "shtetin tonë multietnik të Kosovës" dhe me "kombin kosovar", duke ngritur në "kufijtë" e Kosovës me …Shqipërinë barriera akoma më të mëdha e më të pakalueshme se ato që i ngriti Sërbia në kohën e apart-heidit (1990-1999). Zaten këta kanë pervojë me një kosovarizëm shumë të ngjashem nga e kaluara e afërt e artë e "vëllazërim - bashkimit " jugosllav.
اështja e formimit të kombeve (kombformimit), siç thamë edhe në fillim të shkrimit, është komplekse, delikate dhe e ndikuar/influencuar/kushtëzuar nga një numër i madh i faktorëve, në periudha shumë të gjata kohore. Ajo nuk mund të spjegohet në bazë të shkrimeve të vetëm një autori dhe ideve të shprehura vetëm në një libër me titull "Imagined Communities", pas të cilit është kapur si prifti për kryqi një analist "kosovar" me përkatësi etnike shqiptare kohëve të fundit. Tani ky, edhe pse në shkrimet e tij përpiqet ta hedhë poshtë teorinë e Stalinit për kombin e atë të Leninit për vetëvendosje, përsëri, ndoshta pa vetëdije, bie nën ndikimin e asaj maksimës së njohur marksiste: gjendja ekonomike (baza materiale) përcakton vetëdijen kombëtare (shoqërore). Këtyre u erdhi mirë provincializmi i Prishtinës dhe izolimi në qarqe më të ngushta kulturore ku mund të paraqiten si më të arrirë në punën e tyre. Financohen dhe i shërbejnë asaj pjese të bashkësisë ndërkombëtare, e cila ka marrë përsipër që në mënyrë te kamufluar e paqësore ta zhbëjë pavarësinë reale të Kosovës dhe identitetin historik shqiptar të saj, duke e shndërruar këtë në lëkurë leopardi.
Këtë mosvullnet për t’u përballur denjësisht me mungesat e kapaciteteve personale profesionale, përpiqen ta mbulojnë me teorizime boshe, duke cituar autorë të ndryshëm ndërkombëtarë. Njëri prej këtyre analisteve, vazhdimisht, në ç'do shkrim apologjetik per "identitetin kosovar", e citon Benedikt Andersonin dhe veprën "Imagined Communities". Ne do ta ndihmojmë që ta zgjerojë pak horizontin dhe i rekomandojmë edhe disa vepra tjera të kësaj fushe, si p.sh Ernest Gelner "Nations and Nationalism", Andrew Wilson "The Ukrainians, an Unexpected Nation", Adrian Hastings "The Construction of Nationhood", Anthony Smith "Theories of Nationalism", Erik Hobsbaum "Nations and Nationalism since 1870", "Hugh Seaton - Watson "Nations and States", e shumë të tjerë, ku gjenden një numër i madh teorive dhe këndvështrimeve të ndryshme në lidhje me identitetet kombëtare dhe përdorimin e teknikave e metodave të ndryshme për, të themi kushtimisht, "formimin e kombeve". Nuk është e thënë se këto teori angleze (apo perëndimore) janë më të përparuara, më të drejta, më demokratike e më të zhvilluara se teoria marksiste për "kombformimin" dhe vetëvendosjen e popujve/kombeve. Kontributi i një diktatori komunist, si Lenini për vetëvendosjen e kombeve të ish- BRSS-së, qoftë edhe e kushtëzuar nga faktorë të ndryshëm interesi, duhet pranuar se ka qenë shumë i madh dhe pozitiv. ثshtë e vërtetë që vetëvendosja e popujve ka dhënë një kontribut të madh në procesin e përparimit dhe kalimit të popujve në një shkallë më të lartë, në nivelin e shtetit-komb (kombit-shtet).




Nuk krijohen kombe të reja brenda natës me dekrete të ndryshme administrative. Brumi i i kombit shqiptar ekziston gati katërmijë vjet. Ky brum dha shenjat e para të ekzistencës që me kryengritjet antiromake dhe antibizantine, vazhdoi me luftërat antiosmane dhe antisllave - greke, dhe filloi të ravijëzohet duke marrë formë më të qartë më 1912 me pavarësimin e vendit, duke u zhvilluar në vazhdimësi, tashmë në një shtet të lirë dhe i papenguar nga tjerët. Kombet nuk janë dhe nuk mund të jenë diçka e imagjinuar. Edhe pse mund të jenë emërtuar ose quajtur më ndryshe, ose edhe mund të kenë qenë ose jo të vetëdijshëm për përkatësitë e tyre kombëtare, prapëseprapë, kategoria e "kombit" ka ekzistuar që në fazat e hershme historike. Në varësi nga zhvillimi shoqeror mund të jetë quajtur grup i mbledhësvë të gjahut, bashkësi gjinore, fis, klan, grup etnik, popull dhe në fund e kushtëzuar më tepër nga rrethanat teknike, procesi përfundon me kombformimin dhe shtetformimin. Por kjo më tepër ka të bëjë me arritjen e një stadi të ri e cilësor në zhvillimin e grupeve etnike - formimin e shtetit të pavarur sovran. Kombi shqiptar, ose thënë më drejt një pjesë e tij, e rrumbullakësoi këtë fazë zhvillimi në vitin 1912. Një pjesë e tij mbeti e robëruar jashtë kufijve shtetërorë. Kjo pjesa e robëruar është përsëri e copëtuar në disa formacone politiko-juridike. Apologjetët e "kombit kosovar" e dinë mirë se qytetet e Istogut, Pejës, Gjakovës e Prizrenit janë pjesë e Rrafshit të Dukagjinit që s'kanë asnjë lidhje me nocionin Kosovë. Banorët e këtyre qyteteve verilindore shqiptare nuk mund të hyjnë assesi në kategorinë e "kombit kosovar". Shkupi ishte pjesë, e madje për një kohë edhe kryeqytet i Kosovës së dikurshme, por ja që shqiptarëve të Shkupit nuk u shkon fare mendja të shpallen pjesë e "kombit kosovar". Ata mbeten shqiptarë krenarë, pjesë përbërëse e kombit shqiptar. Shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit, Novi-Pazarit, Rozhajës, Plavës, Gucisë etj., që kanë lidhje gjeografike natyrore e familjare me "Republikën multietnike të Kosovës", gjithashtu nuk u shkon aspak ndërmend të ndërrojnë identitetin e tyre shqiptar dhe të shpallen "komb kosovar". Do të ishte shumë e natyrshme të themi që së paku preshevarët të shpalleshin "kosovarë". Mirëpo, ja që as ata s'duan t'ia dinë për këtë lloj kombi artificial. Edhe 95% e shqiptarëve të kësaj Kosove të sotme me këto kufijtë që ia caktoi "Sërbia federale" në vitin 1945 në Beograd, nuk e pranojnë sakrifikimin e identitetit historik shqiptar për diçka të re, të përkohshme e artificiale si “kombi kosovar”. Edhe sërbët e Kosovës nuk pranojnë kurrfarë kosovarizmi dhe kanë shumë të drejtë në këtë qëndrim të tyrin.
Nëse e relativizojmë deri në këtë shkallë absurditeti çdo fenomen shoqëror, atëherë edhe vetë jeta, apo qenia njerëzore paraqitet si shumë relative dhe e imagjinuar. Mos ndoshta ne aktrojmë tërë kohën? Mos ndoshta e gjithë jeta jonë është një vorbull i pandalshëm dhe i pakuptueshëm ngjarjesh të kota, të parëndësishme, me një fjalë relative dhe e imagjinuar? Këto janë teorizime boshe pseudo-filozofike, të cilat nuk duhet të kenë vend në diskursin publik shqiptar. Së paku filozofitë e tilla absurde nuk duhej të përzihen në çështje të tilla ekzistenciale, të përhershme, e të pandryshueshme si identitetet kombëtare. "Kosovarizimi" i shqiptarëve të Fushës së Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit, është një fenomen i jashtëm, sipërfaqësor, dhe i ri në moshë. Thellë në shpirtin dhe në ndërgjegjen/ndërdijen e tyre shqiptarët e Ish-Jugosllavisë dhe gjithë shqiptarët e tjerë jashtë kufijve politikë të Shqipërisë, mbeten shqiptarë. "Kosovarizmi" nuk ka bazë kulturore dhe nuk është pjesë e etnopsikologjisë së asnjë pjese të kombit shqiptar. Ai edhe mund të përqafohet përkohësisht nga grupe të ndryshme individësh, por kjo vjen si pasojë e interesave të ndryshme e shumë të përkohshme financiare e të tjera të këtyre mjeranëve infantilë. Rast shumë i ngjashëm është edhe me masën e madhe autoktone shqiptare në Greqi, të a.q "arvanitoi". Do të ishte interesante të studiohen nga ekspertë sociologjie dhe psikologjie dallimet dhe ngjashmëritë e mundshme mes fenomeneve të "kosovarizmit" antishqiptar në Ish-Jugosllavi dhe "arvanitizmit" antishqiptar në Greqi.
Nocioni "komb kosovar" është një konstrukt artificial, i cili do të shkërmoqet në momentin e parë kur ai të mos financohet më prej atyre qarqeve që nuk ua duan të mirën shqiptarëve në Ballkan.
Rinia, intelegjencia, punëtorët, mediet, elita ekonomiko-financiare, shoqëria civile, grupet e ndryshme fetare, dhe gjithë qytetaria shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni duhet të ngrihen urgjentisht kundër spekulimeve të tilla shumë të rrezikshme për të ardhmen tonë si shtet i pavarur dhe si komb i veçantë. Ndarja e një pjese të shqiptarëve nga gjiri i kombit dhe formimi në mënyrë artificiale i një " kombi të ri" është një tragjedi kombëtare kolosale dhe me gjasë e pariparueshme . Nëse ky ishte çmimi për çlirimin e Kosovës, më mirë të mos vinte kurrë. Por, ne jemi të bindur plotësisht se kjo nuk është e vërtetë. Spekulimi se bota e çliroi Kosovën jo si shtet shqiptar, por si entitet eksperimental multietnik, është pjellë e qendrave të specializuara për luftë speciale kundërshqiptare, të Moskës, të Beogradit, të Athinës dhe të gjithë atyre grupeve të interesit, për të cilët thamë që në fillim se janë kundër faktorizimit dhe etablimit real të shqiptarëve në Ballkan.
Shpejt do të vijë dita kur krahinat shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit dhe Fushës së Kosovës do t’i bashkohen asaj që iu shkëputën me dhunë e padrejtësisht 100 vjet më parë - Republikës së Shqipërisë - shtetit amë të të gjithë shqiptarëve në botë. Së bashku do të hapërojnë drejt integrimeve euro-atlantike, jo si të gjymtuar, por si të barabartë me gjithë kombet tjera ballkanike.



4
 

Attachments

  • dileme.JPG
    dileme.JPG
    16 KB · Shikime: 9
  • dileme2.JPG
    dileme2.JPG
    26.6 KB · Shikime: 10

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top