Ahmed Zogu rezulton njeriu i serbëve që më 1916

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Kritika


Sipas Dusan T. Batakovic* tek "The Kosovo Chronicles - Kronikat e Kosovës", Ahmed Zogu ka shkuar më 1916 në Nish dhe i është lutur Pashiçit ta bënte atë njeriun e tyre në vend të Essad Pashës. Zogu i ka kërkuar Pashiçit ta zgjidhte atë në vend të Essadit, megjithese ata ishin nip e dajë mes tyre (jane zënë brenda familjes kush të ishte këlyshi i parë i serbëve).

harta.jpg

Sipas Dusan T. Batakovic (citoj): "Essad Pasha nuk arriti ta shtrinte pushtetin e tij në gjithë Shqiperinë e Mesme e atë veriore. Ne rajonin e Matit, lidhja e tij familjare, Ahmed Bej Zogu kërkonte që të kishte kontakt direkt vetë me autoritet ushtarake serbe. Me kërkesën e tij personale ai shkoi në Nish të negocionte me Pashiçin." (E paparë, ka bërë kërkesë të bëhet spiun).

Batakovic vazhdon (citoj): "Ahmed Zogu pretendoi të ishte rival (për pushtet) i Essad Pashës. Ai premtoi se do bëhej me serbët nëse do i jipej ndihma e nevojshme. Një agjent i qeverisë serbe e shoqëroi atë gjithë kohën."

Në materialin e Dusan T. Batakovic zbulohet gjithashtu edhe përpjekja e Pashiç për të fituar simpatinë e Presidentit Amerikan Wilson, në Konferencën e Paqes të Versajës, për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë.
Nga njëra anë, Pashiç ishte i qetë se delegacioni nga Shqipëria i përfaqësuar nga Essad Toptani do kërkonte një Shqipërie të cunguar, të ashtuquajturën Republikë Myslimane të Shqipërisë Qëndrore (në foto zona me ngjyrë bojkafe të hapur), pa pjesën veriore mbi lumin Mat. Nga ana tjetër ai i trembej influencës së deputetëve amerikano-shqiptarë të pranishëm në Konferencë.

Ja si përshkruhet ky moment nga Dusan T. Batakovic (citoj): "Pashiç kërkoi që popullsia katolike mbi lumin Mat të zhvillonte një referendum ku të vendoste bashkimin ose me (1) Republikën Myslimane të Shqipërisë Qëndrore, ose (2) me Jugosllavinë. Në këtë mënyrë Pashiç shpresonte të bllokonte propozimin e deputetëve të shoqërisë amerikano-shqiptare "Vatra" (Fan Nolit), e cila kërkonte krijimin e Shqipërisë së Madhe me përfshirjen e teritoreve edhe nga Serbia e Mali i Zi."

Strategjia e Nolit ka qenë të kërkonte sa më shumë teritore për të fituar të paktën Shqipërinë e 1913-s (Shqipërinë e sotme). Përfundimisht kjo strategji ka triumfuar, pasi Wilson ka hedhur poshtë të dy versionet e kërkuara nga Pashiç, dhe ka votuar në favor të integritetit territorial të 1913-s.

Duke lexuar materialin e Dusan T. Batakovic konstatohet një kontradiktë në lidhje me periudhën para se të vritej Essad Toptani. Sipas Batakovic, në fund të muajit maj 1920 (citoj): "Ahmed Zogu, ministër i brendshëm i qeverisë së Sulejman Delvinës, dërgoi një delegacion në Paris tek Essad Pasha për ti ofruar atij postin e Kryeministrit të vendit."
Nga ana tjetër, e njejta ngjarje përshkruhet ndryshe nga Hil Mosi: (citoj Mosin) "Asht emnue nji komision 4 vetësh: Emzot Koleci, Bajram Fejziu, Fuat Beg Toptani e Ymer Beg Shjaku, të cillët ndër këto ditë kanë me shkue në Paris për me marrë vesht programin e Esad Pashës." (Rrokull Shqypnis - Korespondencë e veçantë - Tiranë, 20.IV.1920)

Hil Mosi nuk thotë se Essad Toptanit i është propozuar posti i Kryeministrit. Kurse sipas palës serbe ky pozicion i është propozuar nga Ahmed Zogu. Në atë kohë në San Remo (Itali) po mbahej e ashtuquajtura Konferencë e Kufijve (vijim i Konferencës së Paqes të Versajes), e cila do përvijonte edhe kufijtë e Shqipërisë. Pikërisht në këtë valë Essad Pasha u bë agresiv, dhe serbët shpresonin shume tek ai.

Por ndërsa në prapaskenë zhvillohej e gjithë kjo "luftë e ftohtë", zgjidhja erdhi sa hap e mbyll sytë nga koburja e Avni Rustemit që shuajti përfundimisht shpresat e serbëve... Nga ai moment njeriu i parë i serbëve në Shqipëri do bëhej automatikisht Ahmet Zogu (siç ai vetë u kishte kërkuar serbëve që më 1916). Fill pas vdekjes së Toptanit për Zogun do fillonte karriera e lartë. Ai do bëhej kryeministër në vend të Essadit, dhe më vonë monark, e njëjta linjë pushteti që serbët kishin dizenjuar për Essadin pas dëbimit të Princ Vidit...

PS: Serbët gjithmonë kanë patur njeriun e tyre në Shqipëri, edhe sot e kanë. Kush është ai? Ndoshta brezi tjetër i shqiptarëve do mësoj emrin e tij, ashtu si brezi ynë mësoi tani emrin e Ahmed Zogut. Gjithsesi, indinjata dhe zemërimi yne nuk janë të njëjtë me të brezit të mëparshëm, nëse ata do e kishin mësuar atëherë të vërtetën për Zogun, ashtu si indinjata e zemërimi i brezit të ardhshëm s'do jenë të njëjtë me të brezit tonë, nëse ne do mësonim sot emrin e tij. Pikërisht kjo strategji u jep forcë spiunëve, fakti që ata s'do dekonspirohen sa të jenë gjallë. Gjithsesi, një ditë edhe këtij të sotmit do i dalë boja, emri i tij (si i paraardhësve) do hyjë në librin e turpit të historisë. Nëse ai sot varrosi Zogun me nderime, s'do të thote se ka krijuar precedentin për të vleresuar tradhëtarët (vetëm serbët festojnë humbjet, jo shqiptarët)...

* Dusan T. Batakovic, historian e diplomat serb.
 
Titulli: Ahmed Zogu rezulton njeriu i serbëve që më 1916

Aman Love. Ne sapo i sollem kockat ne Al dhe i ngritem bustin... Paradokset shqiptare..:(
 
Titulli: Ahmed Zogu rezulton njeriu i serbëve që më 1916

Eshtrat e Dom Nikoll Kaçorrit me gusht te 2011 ne karroce ne aerioportin e Rinasit, nuk lane as makinen e sherbimit funeral te afrohej tek avioni per ti ngarkuar eshtrat. E jo kaq, por nuk ishte asnje protokoll qeveritare per nenkryetarin e qeverise se pare shqiptare te 1912-es. Dhe skandali mbi skandal ishte qe ne arerioport nuk kishte asnje pjestare te qeverise.

Nga ana tjeter eshterat e tradhtarit te gjithe kombit tone A. Zogut vijne me nderimet e nje "mbreti madheshtor". Dhe i behet edhe busti !!!!

Kush eshte ujku dhe kush delja..???


kacorri.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top