Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

AH1N1, si të mjekojmë të sëmurët në shtëpi



ISHP publikon manualin informues për qytetarët. "gjithçka që duhet të dini për gripin e derrit" AH1N1, si të mjekojmë të sëmurët në shtëpi

Virusi AH1N1, gripi i derrit është bërë tashmë pjesë e pandashme e ditës sonë. Të paktën brenda 24 orëve secili do lidhë bisedën me këtë term, sikur të paktë edhe një herë të vetme.

Shqetësimi më i madh i qytetarëve është marrja e virusit, transmetimit në mënyrë të papritur dhe zgjidhja që do të duhet në rast se infektohemi. Instituti i Shëndetit Publik, veç fletëspalosjeve, transmetimit të informacionit në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, çdo ditë jep të dhëna, deklarata, sqarime dhe informacion lidhur me gjendjen e gripit në vendin tonë. Dje specialistët e ISHP-së kanë shpërndarë publikisht, një manual të vogël me të gjitha sqarimet kryesore lidhur me gripin e derrave AH1N1. Informacioni është i vlefshëm për të gjithë, duke shpjeguar në mënyrë të thjeshtë procesin e infektimit, simptomave, ruajtjen, mbrojtjen nga virusi. Ndërkohë që një pjesë e rëndësishme është edhe këshillimi, gjithçka që duhet të dimë për higjienën vetjake, për tu kujdesur për një të sëmurë në shtëpi, për të qenë me imunitet të fortë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Gripi A/H1N1 nuk transmetohet nga ngrënia e mishit të derrit apo produkteve të tij. Gatimi(zierja ose pjekja) ne 70 grade celsius shkatërron çdo lloj mikrobi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik disa nga masat mbrojtëse janë: Disa nga masat mbrojtëse janë: Mënjanimi i kontakteve me njerëz të sëmurë, Larja e mirë e duarve ,shpesh me ujë e sapun,për 20 sekonda, ngrënia e shëndetshme, Kryerja e aktivitetit fizik, Gjumë i mjaftueshëm.

Për tu kujdesur për një person të sëmurë në shtëpi duhet të ndjekim disa këshilla. Duhet të mbajmë të sëmurin veç nga të tjerët. Të lajmë duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kontakti me të sëmurin. Të mbulojmë gojën dhe hundën me shami apo maskë kur kujdeseni për të sëmurin. Ajroseni ambientin ku qëndron i sëmuri. Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni.

Nëse nuk ndjeheni mirë, keni temperaturë, kollë apo dhimbje fyti:

Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në punë, shkollë. Evitoni turmat e njerëzve, pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë, Mbuloni gojën dhe hundën me shami apo maskë kur kolliteni apo teshtini, lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime, evtoni kontaktet me njerëzit. L.Mixha




اfarë është virusi i gripit A/H1N1


Ekzistojnë disa tipa virusesh që shkaktojnë gripin si tipi A, B e C. Tipat e viruseve A e B janë shkaktarët më të shpeshtë të gripit. Gripi A/H1N1 është gripi më i fundit që qarkullon në shumë vende të botës dhe shkakton një sëmundje infektive akute të rrugëve të frymëmarrjes.


Pse quhet edhe gripi i derrave


Quhet edhe gripi i derrave mbasi fillimisht gripi u takua në njerëz që kishin kontakte direkt me derrat.

Infeksionet tek njerëzit me këtë virus janë vënë re që nga vitet 1950 kryesisht në persona të cilët kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me derrat.



Si përhapet virusi i gripit A /H1N1


Gripi A /H1N1 është një sëmundje infektive shumë ngjitëse.

Virusi i gripit A/H1N1 transmetohet nga një person tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtimave ose edhe thjesht dhënies së dorës një personi të infektuar me virusin e gripit A/H1N1.

Viruset përhapen në ajër dhe nëpërmjet grimcave të ajrit futen në gojë, grykë dhe hundë, ku shtohen dhe japin shenjat e gripit A/H1N1, 1 deri 4 ditë pas futjes së virusit në organizëm.



Përhapja e virusin tek të tjerët


Një person i infektuar konsiderohet përhapës i virusit të gripit përsa kohë, ai ka shenja të gripit si: temperaturë të lartë, kollë, teshtima, deri në 7 ditë pas shfaqjes së sëmundjes. Fëmijët, veçanërisht ata më të vegjël, mund të jenë përhapës të virusit të gripit për një kohë edhe më të gjatë.




A ka vaksinë për virusi i gripit A/H1N1?


Vaksina kundër këtij virusi është duke u prodhuar. Edhe Shqipëria ka porositur një sasi. Fillimisht do të vaksinohen disa grupe të popullatës si punonjësit e shëndetësisë, grupet vulnerabël, si fëmijët, gratë shtatëzana, të sëmurët kronikë.


A mund të përdoren medikamente për parandalim?


Medikamentet si Oseltamiviri (Tamiflu) dhe Zanamaviri(Relenza) nuk përdoren dhe nuk kanë efekt parandalues. Ato përdoren vetëm nëse jemi të sëmurë me gripin A/H1N1 dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

KUJDES! Medikamentet duhen te merren vetëm me këshillën e mjekut.
*SHQIP*

06-05-2009h1n1.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back