Agimi i Artë: Të minohet kufiri me Shqipërinë, dëboni emigrantët

cent

...Lontano
GREQI - Agimi i Artë kërkon marrjen e masave ekstreme për të penguar hyrjen e elementëve të rrezikshëm shqiptarë në tokën greke. Nisur edhe nga rasti i 3 të arratisurve të burgut të Drenovës të cilët u kapën në Greqi, Agimi i Artë ka propozuar një sërë masash, mes të cilave edhe vendosjen e minave në kufi me Shqipërinë.
2uokhgg.jpg
“Për herë të 100-të jemi dëshmitarë të situatës së padurueshme në kufi me Shqipërinë, në prefekturën e Kosturit. Kushdo hyn dhe del në kufi pa inspektim, pa asnjë siklet . Trafikantët shqiptarë në drogës, armëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, mafiozët që plackisin shtëpitë dhe vrasin civilë të pambrojtur, bandat e organizuara të prerjes ilegale të pyjeve, kriminelë të rrezikshëm shqiptarë të ikur nga burgu; të gjithë këta kalojnë kufirin pa asnjë problem, sepse nuk ka prani të Ushtrisë Greke dhe sepse Policia në Kostur dhe Follorinë ka mjete të kufizuara në dispozicion të saj për ruajtjen e kufirit”, thuhet në një deklaratë të Agimit të Artë.

“Ne pyesim veten, se çfarë do të ndodhë kur Anglia të deportojë në Shqipëri rreth 200 shqiptarë të burgosur në burgjet britanike , shumica e të cilëve janë vrasës, përdhunues, mafiozë, kriminelë të rrezikshëm. Shqetësimi është legjitim sepse shumica e tyre do të vijnë në Greqi dhe me siguri mund të marrin kontakt me mafian shqiptare që lulëzon në vendin tonë”, thekson AA.

Më pas Agimi i Artë rendit problemet që sipas tij ka në kufirin me Shqipërinë dhe kërkon:

- Forcimin e pranisë së ushtrisë në Maqedoninë Perëndimore me kuadro dhe njësi luftarake .

- Brigada e 15 e mbetur në Kostur të bëhet Divizion siç ishte muaj më parë .

- Staf i plotë në të gjitha postat ushtarake në Kostur dhe Follorinë përgjatë kufirit me Shqipërinë.

- Njësi speciale të ushtrisë greke të trajnuara në zonat kufitare

- Shpërndarje të minave në kufi me Shqipërinë.

- Të gjitha njësitë e ushtrisë dhe policisë të jenë të pajisura me makina të blinduara, xhaketa antiplumb. Policia të vendosë transmetues përgjatë kufirit nga Kosturi në Follorinë, që të bëjë të pamundurën për ndalimin e bandave shqiptare dhe grabitësve, të cilët janë të armatosur rëndë dhe të trajnuar sipas taktikave guerile të UاK-së.

- Dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve shqiptarë dhe ndalimin e punësimit sezonal të shqiptarëve.

- Dënimin maksimal për çdo krim të kryer nga emigrantët e paligjshëm.

Sipas AA, edhe Këshilli Bashkiak i Nestorit qytezës në zonën kufitare të Kosturit, me vendim unanim denoncon udhëheqjen politike dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe udhëheqjen politike të Ministrisë Rendit, që vazhdon me indiferencë ndaj problemin më serioz që ndeshin fshatrat lokale të Nestorit pranë kufirit me Shqipërinë.

Ata shkruajnë: "Në qoftë se shteti grek nuk rrit efektivitetin e veprimeve, atëherë ne rezervojmë të drejtën për të përdorur mënyrat tona dinamike të reagimit . Ne do të mbrojmë vetë jetën tonë, vendbanimet dhe pasurinë tonë, duke zëvendësuar shtetin indiferent dhe joefikas".

/BalkanWeb
 
Titulli: Agimi i Artë: Të minohet kufiri me Shqipërinë, dëboni emigrantët

Zoti i ka denuar greket me krizen e thelle qe po perjetojne
Por sme vjen fare keq! Popull rracist dhe shfrytezues
Kan goje dhe flasin ciganet!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top