Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Perseri nje "Leter e Hapur" (Letra eshte shkruar ne kohen e zhgjedhjeve lokale ne Shqiperi)

“Kandidatit” për Nobel, Ismail Kadare
O gjeniu ynë i madh, Kadare!
O populli ynë “i vogël” shqiptar!
Thashë të bëja dhe unë një nga “këto” letrat e hapura, se kurrë nuk e kam provuar më parë. Një herë thashë ta bëja anonime, si Jovan Bregu, por kur lexova letrën tënde, o Gjeniu ynë, kur pashë nivelin e të shkruarit tënd sipë(mje)ran, mendova le të dalë ku të dalë...
M’u kujtua që të gjitha “Letrat e Hapura” që u janë drejtuar shqiptarëve, popullit në dekada, pra, e kanë origjinën nga Gjinokastra (!).
E mbani mend të nderuar lexues, që të gjithë Letrat e Hapura që dilnin nga korridoret e krimit të KQPPSH-së, i hartonte një gjirokastrit.
Po ju kujtoj disa “Letra të Hapura”, që i drejtoheshin popullit. Po e nis me më të çuditshmen ku dhe i mëshohej fort parimit “Kur flet kllasa -hesht burokracia!”. Ishte kjo Letër që Partia u bënte gjëmën të gjithë të shkolluarve në akademitë europiane, duke eliminuar intelektualët e vendit. Numërohen rreth 169 akademikë shqiptarë që mbaruan shkollat e larta në Itali, Austri, Francë e gjetkë, që shkuan për lesh.
Apo ajo “e famshmja” “Letër e Hapur” drejtuar ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe gjeneralëve për “heqjen e gradave”!? Pasi ua hoqi gradat, ua hoqi dhe kokat nja 36 gjeneralëve akademikë (!). Madje i quajti “puçistë dhe komplotistë” më besnikët e tij, ushtarakët, që flinin me çizme veshur?!
Po ajo letra e hapur “Bujqësia, çështje e të gjithë popullit”, që pikërisht për herë të parë u prodhua buka në vend, e dënoi paradoksalisht ministrin e Bujqësisë P. Dodbiba (!), duke e degdisur në humbellat e Belshit...
Po ajo “Ta bëjmë kursimin natyrë të dytë”, apo ajo e “Revolucionarizimit të Shkollës”, duke e “sistemuar” ish-ministrin Deljana në Stallat e Tepelenës. “Letra e Hapur” për “rrufjanët politikë” apo për “sabotimet” në naftë.
“Letra e Hapur” për “rolin drejtues të Partisë”, apo për organizatat e masave, ku të zgjodhën ty, o gjeniu ynë, madje përkrah sh. Nexhmije si nënkryetar të Frontit “Demokratik” të Shqipërisë, etj.
Pra, ky lloj inventarizimi i Letrave të Hapura na duhej dhe në vitin 2011 të na vinte prej një gjirokastriti francez. Burojnë dhe nuk shterojnë këto bëmat dhe gjëmat e gjirokastritëve!
Rrofsh, o gjeniu ynë, se na hoqe mall për komandantin, që Ti dhe vetëm Ti e fute si personazh kryesor te “Dimri i madh”, tek “Dimri i fundit”, tek “Koncert në fund të Dimrit” etj. Se ashtu porosiste Maksim Gorki! Futja e udhëheqësit në letërsi të realizmit socialist, është Hop Cilësor në letërsi. Dhe ti e kreve këtë detyrë shkëlqyeshëm. Tashti, në Shqipëri, që ti e sheh me dylbi” (prej Pigalit ndofta) ka pranvera demokratike. Në kapërcyell të viteve ’90-të, Ne e donim një shkrimtar disident. Ti “mjeshtërisht” na e kërkove të pohonim “disidencën” tënde dhe ne, çuditërisht, na vinte turp të mos ta jepnin “titullin” e lypur prej teje dhe dhuruar prej nesh si fansa të tu. Ne “intelektualët” që ishim kavie ideologjikë të diktaturës, menduam se sa “pa gjë”, të kemi një disident dhe të zgjodhëm Ty.
Aferim të qoftë! Na e fute... Madje, ata të vërtetët që guxuan e thyen vargonjtë e diktaturës i quajte “jashtëqitje e kombit”. Ti asokohe, kur vareshin, pushkatoheshin, eliminoheshin, burgoseshin Avzi Nelaj, Bilal Xhaferi, Jorgo Bllaci, M. Myftiu, ishe monument që mbroheshe nga shteti diktatorial. Pastaj, ishe dhe nga Sokaku… Ne fisnikët mediokër gegë, të deshëm si vëllanë tonë toskë. Nuk bëmë ndonjë mëkat, ishim mjeranë që ende nuk na ishte larguar frika dhe, sinqerisht, si mjeshtër në pendë.
Sa shkrimtar i madh je, aq njeri i vogël ke mbetur. Ti, kur hyn në politikë, nga Mal kthehesh në buburrec. Po pse me votën tonë do tallesh ti, gjeniu ynë?! Ke të drejtë se hileja yt prej një shpirti demoniak gjirokastriti qëndron tek një fakt, duke e parë sesa fisnik është Kandidati dhe, pse jo, Kryetari i Bashkisë kryeqytetase, L. Basha, i kërkove atij djallëzisht “Jep dorëheqjen!”, se qetësia dhe rrënimi i vendit varet nga fisnikëria e Lulzim Bashës, duke i dhënë bashkinë z. Rama. Madje, ngul këmbë që Basha “të mos ta marrë pushtetin në tavolinë (!). Po pse ku numërohen votat tona o gjeniu ynë, në maj të mullarit apo në maj të Eifelit!?. Po nuk bëhesh interesant, madje dhe atij çmimit që të del në ëndërr çdo natë i je larguar kaq shumë, ose i “je afruar” me urdhër masonerie.
Na përmendje Ismail Qemalin që dha “dorëheqje”, se ia ka paska kërkuar Europa (!). Po çfarë e gjeti Shqipërinë pasi ay iku? Shkodrën e morri Mali i Zi, Korça u bë Republikë Franceze, Mirdita u bë Republikë Katolike, Durrësi Republikë Myslimane e Toptanit, Vlorën e morri Italia, Dibrën e morën sllavët dhe Shqipëria mbeti nën mëshirën e Cute Gjatës, dhe Shahin Matrakut, (personazhet e tu të preferuar). Mos e ngatërro Edvinin me Cute Gjatën?!.
Shkruan në Letër të Hapur drejtuar Bashës, që për hir të qetësisë, Lulzimi të japë dorëheqjen. Të ha meraku që të ruhet qetësia në vend. Po cila qetësi po të prishet ty, në mes të Parisit apo bijave të tua, që pushteti demokratik ku bën pjesë dhe L. Basha i emëron Ambasadore, ndërsa plot demokratë janë pa punë apo me asistencë.
Ore gjeniu ynë, je në vete apo...?!
Pra, siç shkrova në krye të radhës, të gjitha “Letrat e Hapura” e kanë origjinën nga Gjinokastra(!). Kësaj here, për çudi, Ismail gjirokastriti na e shkroi nga Parisi. Nuk e besova që të ishte e vërtetë. Pandeha se ndonjë emigrant i dështuar e ka pseudonimin “Ismail Kadare”. Dikush më tha: “Je në vete, ore poeti ynë patriot, vetë Ismaili e ka pseudonimin “gjenerali”.
I thirra mendjes më pas dhe u kujtova! Po dhe ky nga “Sokaku i të Marrëve” është. Banorët e qytetit të gurtë Gjinokastrës, vetëm atyre të Sokakut të të Marrëve, që zbrisnin në kadërdhëmet e Palortosë me nallane druri si të azdisur, saqë trokëllima e nallaneve, çmend një qytet i dha emrin banorëve të atij Sokaku, që siç thonë janë dhe kushërinj midis tyre.
Aty linde dhe Ti gjeniu ynë, Kadare. Padyshim gjenitë lindin dhe nga incesti. A nuk ishin nëna e i ati i Enverit kushërinj të parë si ata të tutë!? Po ti, Z. Kadare, a nuk e di sesa shumë (madje më shumë sesa e ke merituar) të kemi dashur dhe respektuar? Të kam thënë dikur, që ruaju mos të zëntë mallkimi gegnor! Kur të mallkon Mirdita, thotë: “Të vdektë fjala!”. Pikë e zezë, ku i pate mendtë kur shkrove atë trahana intelektuale?
Ti sistematikisht i ke rënë në qafë gegëve. اuditërisht gegët të kanë vënë në ballë të oxhakut. Madje, dhe kur shkrove për malësorët trima që kishin hapur bordell(!), apo kur ShtojZo’vallet e Bjeshkëve i fute në Shtëpitë publike. Pah, çfarë mllefi deri në urrejtje ke për ato Bjeshkë. Madje, dhe kur të dhanë titullin e (pa)merituar “Nderi i Kombit”, Ti nga Kulla Eifel, e ulje dhe e ngrije edhe dhënësin e titullit malok! “Fajin” e ka Saliu! Ai të vlerëson, ti ia kthen mjaltin me pështyma! Po a kjo është mirënjohja o gjeniu ynë?
Habitem se si nuk të vjen turp që i shkruan ashtu Lulzim Bashës apo sepse ta emëroi vajzën tënde Besjanën (një fëmijë që kaloi një fëmijëri skizofreneje plot andralla dhe me mungesë edukate maksimale) Ambasadore të UNESCO-s në Paris?! Apo kjo është “mirënjohja” për Bashën? Kur nuk e mban mend ti, ta kujtoj unë, kur i kërkoje Edvinit aparat celular, se i ishte prishur madam Helenës ai “i vjetri” dhe ti, me shpirtin cingun të gjirokastritit tipik, mezi prite të vinte nga “rojet” e Ramës celulari i ri. Tashti, kjo Letra e Hapur, mos është shpërblimi për atë celularin që të dërgoi Rama asokohe?! Po ky Rama i dha اelësin e Tironës Janullatosit, madje dhe Goran Bregoviqit, atij që pozonte me kallash kundra shqiptarëve të Kosovës përgjatë genocidit millosheviçian (!)
Mos harro! Jam malësor kokëshkamb! Jam nip andej nga Kolonja dhe kurrë nuk shkruaj keq për vallezrit jugorë! Ndërsa Ti nuk je lodhur kurrë duke na përfolur dhe shpërfillur, madje dhe fyer. Jam 12 vite më i ri nga Ti, o gjeniu ynë!... Nuk lodhem nga rruga e gjatë dhe e lodhshme e tranzicionit. Por do bëhet Shqypnia Etnike dhe ti do jesh për fatin “e keq” në minorancë, si në këtë “Letër te Hapur”.
Dikush t’u përgjigj që ke gabuar adresë. Unë them që bëre mirë që shkrove “Letrën e Hapur” Lulzim Bashës, se, më në fund, e morëm vesh se ku fle “lepuri”...
Shkrove dikur “Ra ky mort dhe u pamë.”
Unë po të përgjigjem në emrin e Votës sime që, edhe pse nuk jam i detyruar ta bëj të ditur publikisht, u ngrit në kufijtë e vlefshmërisë për Aleancën për Qytetarin. Ndërsa votat për Rrugën e Vetme, kishin biletë njëdrejtimëshe. Ikën dhe nuk u kthyen në fitore. U kthyen në bllokime autostradash, në djegie gomash të konsumuara, u kthyen në protesta urlatorësh e oratorësh të konsumuar prej 1941-shit. Ra, pra, “fitorja” e bojkotuesve! Ra miti i Edvinit dhe betonit.
Ra, pra, vota me notën dhjetë!
Ndaj përfundoi: Ra kjo “votë” dhe u pamë!
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Tip më të trashë edhe më krahinor se ky Doç nuk më kanë zënë sytë,për më tepër që e quan veten intelektual se shkruan disa tekste këngësh.Ka qënë në një forum ky edhe sinqerisht më rrotë k.. intelektual nuk kam lexuar në jetën time,dhe nuk them se do lexoj.
Ps..Ado, sulm ndaj Ismailit meqë ka firmosur peticionin ishte ky mo? hahahahhahaha
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Iron, keto raste te zhurshme jane tipike per te thene dicka qe te dale emri dhe te njohesh pak. Kush e njeh kete t*** Doçi qe i kundevohet Kadarese me fame internacionale..!
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Po Kadareja s'eshte asgje tjeter vetem se nje komunist qe fsheh b*** larg Shqiperise.
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

ndoshta edhe Doci eshte t*** dhe se njeh askush gje qe mund te ndodh por edhe ate tjerin qe nga franca po dergon te fal spo e njeh kerkush ama bash kerkush . dhe po te ishte aq burre i mire dhe qe brengoset per vendine vet ish kthy e nuk kish fol prej korrneri.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

si shkrim ka vlera deri ne momentin ku i tregon me gisht se kush esht realish ismaili . dmth nje shkrimtar i madh qe asokohe , me nder i lepiu mollaqet xhaxhuas dhe komunzimit .

me nje autokritike qe i beri vetes , gezoi respekt si shkrimtar i madh . pjesa tjeter me pas ngjason me kengen e atij sabianit " e kam , un e ke ti..." .
 
Me nxjerr nje emer ne te gjithe Shqiperine qe nuk ja "lepiu" xhaxhit mollaqet. Rri urte zhigo..;)
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Me nxjerr nje emer ne te gjithe Shqiperine qe nuk ja "lepiu" xhaxhit mollaqet. Rri urte zhigo..;)

hahaha , duket qe ke sens humori . per me teper me nota "diktaktoriale " :P

fatkeqsisht un emra te jap plot , disa mund tja gjesh eshtrat jashte kufive , disave neper kampet dhe internime . besoj nuk esht nevoja te shkruaj kot me kot ketu , per te vertetuar ty , qe ka pasuar apo jo , tipa te tille...dikush e "luftoi" komunizmin apo jo?

edhe historia i tregoi te dobet, ata qe luftuan jashte kufijve (ballistët) . por qe guxuan , guxuan. ne (populli shkret) treguam qe ju nenshtruam frikes dhe jemi popull qe pelqejm te lepihemi per nje cop kocke . kaq...

edhe ate lepire , beje pa thonjza . sepse ja kan lepire deri ne rrënze nga meraku se mos ju mblidhte ndonje myk rrez kofshës .
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Ore që ka qënë komunist ne e dimë,që ka qënë lëpirës i pushtetit këtë e dimë.Po që ta shaja lëpirësi mediokër i festivale Doçi, është shumë absurde.Ismal Kadareja ka qënë edhe mbetet një ndër intelektualët edhe shkrimtari më i mirë që ka nxjerrë ky komb,pavarësisht se si është ai si njeri.Të gjithë po e shani këtu ,se j'u ka prekur në sedër,peticioni, edhe anti-islamizmi i tij i hapur.Nuk thotë askush që i janë lutur për ta bërë president republike dhe nuk ka pranuar.Meqënse keni hall që nuk kontribuon për kombin e tij,lexoni botimet e tij të fundit, ''Mosmarrëveshja'' ''Mbi Krimet Në Ballkan'' Janë libra të dedikuara tërësisht Kosovës,lexoni të gjithë letrat që i ka dërguar përfaqësive diplomatike,drejtuesve të vendeve,për nevojën urgjente të ndërhyrjes të N.A.T.O në Kosovë.Lexoni se si shkruan për femrat e dhunuara,se si mëson politikanët tanë që të mos lejojnë që Sërbia të dalë si viktimë,por ti mëshohet fort horrorit që kanë bërë sërbët në Kosovë etj etj. Lere që kujt ti them edhe unë aman.Si doni ju të kontribuojë ky njeri?Ai është shkrimtar,nuk është as sheik, as politikan dhe kontribuon me të vetmen mundësi që ka,shkrimin.Dikush thotë fshihet. Nga kush do fshihet?Mbase nga Albanistani po, mund të fshihet sepse e sheh si e ka marrë lumi këtë vend,ç'mund të bëjë tjetër.اfarë prisni ju nga Kadareja që ta kuptoj edhe unë?
Pastaj se si është si individ kjo është diçka tjetër për të cilën nuk na takon askujt ta gjykojmë,ne na takon ta gjykojmë si personalitet edhe si intelektual.
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

lexoni të gjithë letrat që i ka dërguar përfaqësive diplomatike,drejtuesve të vendeve,për nevojën urgjente të ndërhyrjes të N.A.T.O në Kosovë.

aha...aha...! Tani e kuptova perse nderhyjti NATO. Thnx Kadare, "ju ar dhe best".
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Ismail Kadare ka qene instrument shume i rendesishem i diktatures, rol te cilin ai e ka pranuar me vullnet te plote.

Kadareja me pare duhet te bej nje falje publike qe sa do pak i ka sherbyer ose oksigjenuar sistemin e kupoles komuniste te ciles gjithmon i ka qendruar prane, pra edhe tani b.... nuk i ri rehat meret me politike, a nuk ishte ky "politikan" qe ne nje miting komunist tha per te ikurit e ambasadave: "jashqitja e kombit" (dhe vete mbas nje kohe iku edhe vet)

Ismaili kur meret me letersine eshte i talentuar, por kur merret me politike eshte i pa talentuar, siduket ngaqe ka qene i perkedheluri i sistemit komunist kerkon te perkedhelet edhe ne kete sistem, pra te shfaq veten qe edhe ne politike vlej shume ..!!

Denimi i kupoles komuniste eshte bere me 1992, nga i gjithe populli, te dergosh kosha, kur rushi eshte vjelur eshte nje pune e vonuar ose trimeri e vonuar..:):):)
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Seriozisht vetem brenda sojit te coroditun gjene njerez qe ja fusin kot pa ja ditur hallin vetes.

Eshte e turpshme, e perseris e turpshme, kur njerez mbajne ison shkaku i nje masturbimi momental.
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Eh cfare trashegimije kulturore kemi mor aman. Sidoqe te jete diktaturat prodhojne jo njeriun, deformojne gjithcka qe ka vlere njerezore. Ta marrim nga Ana krijuese I. K eshte i paperseritshem.... Por per te mbijetuar ne cdo diktatur ne nje forme apo tjeter kemi qene te gjith bashkpunues. Si ne te shtypirit po ashtu ky qe ndertoi piramiden e Keopsit per Diktaturen . Kshuqe te dashur kalamaja qe sja keni idene.... Ju rrofte lirija qe keni tani te shpreheni me mllef ne FV. Do isha kureshtare sa AS do kishit pas aso kohe.
Ps: hahduti... Ate punen e jashtqitjes se kombit e ka thene Ramizi.
 
a ke fillu edhe ti me politik e me histori pa la jarebi he :P
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Ps: hahduti... Ate punen e jashtqitjes se kombit e ka thene Ramizi.

Vete Ismali e ka thene, jam shm i sigurte. Me kujtohet mitingu ku mbajti fjalim jo vetem Xhelil Gjoni dhe Kico Blushi, po edhe Ismail Kadare. Jam i bindur se ai preferon sot te mos kujtoje frazen e tij ne ate miting 'iku jashteqitja e kombit'... Ismail Kadare.
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

aha...aha...! Tani e kuptova perse nderhyjti NATO. Thnx Kadare, "ju ar dhe best".
O Lover por ç'farë pret ti të bënte edhe të bëjë Kadareja ta marrim vesh? ا'bëni kështu ,nuk latë më intelektual më këmbë, i fut të gjithë nëpër thesa edhe vetëm Shefqet Krasniqi mbeti për ta shpëtuar këtë komb.Hej Zot ç'i ka gjetur këta njerëz kështu .
Hajduti,Kadareja ka qënë instrument i rëndësishëm sepse ishte njeri i rëndësishëm,njeri që vetë kupolës i nevojitej shumë.Pastaj nëse do kërkojë falje ,le ta bëjnë të tjerët më parë,janë ata që u futën nga dera e mbrapme e bllokit.Si doktori që deshte të bënte karrierë,dhe ndiqte si manare fëmijët e Enverit për të bërë ndonjë foto :) A thua ka kërkuar falje ai?
Ndërsa kur flet për politikën gabohesh shumë,ai nuk ka dashur kurrë të merret me politikë,sepse nëse do të deshte me kërkesë të shefit tënd do e kishe president republike.Deri diku të kuptoj se halli është letra e hapur për të cilën e akuzon edhe ky militanti Doç,letër e cila nuk po shante partitë,por po përpiqej të civilizonte një politikë të pamoralshme.Ti kërkosh dikujt mos kandidojë për kryetar bashkie sepse ka një dosje të gjatë me kilometra nuk është mëkat i një intelektuali,është një ndjenjë përgjegjësie dhe qytetare.
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

hahaha , duket qe ke sens humori . per me teper me nota "diktaktoriale " :P

fatkeqsisht un emra te jap plot , disa mund tja gjesh eshtrat jashte kufive , disave neper kampet dhe internime . besoj nuk esht nevoja te shkruaj kot me kot ketu , per te vertetuar ty , qe ka pasuar apo jo , tipa te tille...dikush e "luftoi" komunizmin apo jo?

edhe historia i tregoi te dobet, ata qe luftuan jashte kufijve (ballistët) . por qe guxuan , guxuan. ne (populli shkret) treguam qe ju nenshtruam frikes dhe jemi popull qe pelqejm te lepihemi per nje cop kocke . kaq...

edhe ate lepire , beje pa thonjza . sepse ja kan lepire deri ne rrënze nga meraku se mos ju mblidhte ndonje myk rrez kofshës .

Te thashe ne Shqiperi jo jashte shtetit. Ata ballistet qe permend ti jane, ishin, burrecat e kombit qe s'kishin kurajo ta peballonin, burrat e vertete qe nuk donin te beheshin lepirsa luftuan me arme ne dore deri sa lane edhe kockat, si gjomarkajt e mirditas qe ngiten koke kunder tije, pjesa tjeter jane ata qe u mbijetuan si lepirse te rregjimit, duke perfshire edhe ate kushurinin Bardhok Biben & co!

Edhe ata internuarit apo te burgosurit u benin spijuna te njeri tjetrit duke menduar se do perfitonin sa do pak simpati nga kush i mbikqyrte....! Mjaftonte te mendohje keq per rregjimin e xhaxhit perfundoje ne ferr pale te mos i sherbeje atije, si Kadare dhe i gjithe populli mare.

Nje person si figure publike, duhet duhet te gjykohet per kohen dhe situatat e kohes se at'hersheme, dhe jo sot. Sot flasim rahat, jemi trima te gjithe..;)
 
Iron_Leon miremengjes... :)

Per çfar duhet te kerkoje falje Berisha, qe ja ktheu patkojt mbrapsht sistemit Komunist ?!

Ndersa Kadareja ndryshon, se muaj me pare me nje leter drejtuar Lulzim Bashes i bente thirrje per tu terhequr nga gara per Kryetarin e Bashkise, apo nuk te kujtohet. Kadare edhe njehere e tregoi veten, qe eshte nje njeri meskin, qe nuk i behet vone per askend, pervec vetes se tij. Normalisht, nese do ta kishin propozuar komunistet, do ta kishte pranuar kandidimin per President.

Nuk e shqeteson aspak Kadarene per çka ndodh ne Shqiperi, ai jeton ne Paris, e rendesishme eshte qe IMAZHI i Shqiperise te jete ne paqe, qe planet e tij per Nobel te shkojne perpara.

Ismaili eshte shkrimtar me vlera por nga politika eshte shume larg.
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Hajduti, më kujtohet mjaft mirë letra,edhe përmbajtja e saj.Tani të gjithë dhe normalisht militantët do e lidhin me politikën,ndërsa letra nuk ka pasur për qëllim diçka të tillë.Të gjithë e dimë mirë si i fitoi zgjedhjet Basha,por kjo është e kaluar tashmë dhe duhet hedhur mbrapa krahëve.Mund të të sjell fragmente të kësaj letre, dhe pse jam i sigurt që mund ta gjesh vetë sepse gjëndet kudo nëpër net.
''Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsije etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush , por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin , që është shef i opozitës.''

''Nuk e kam vështirë të marr me mend , në këtë rast, reagimet e militantëve të krahut tuaj politik. E bashkë me të, hamendjet, dyshimet e gjithë britmat rituale. Do t’ju thoshja se prej kohësh ato s’më bëjnë asnjë pêrshtypje. Ndërkaq, meqenëse kanë lidhje me një pjesë të popullit shqiptar, do të doja t’ju jepja thelbin e mesazhit tim : Me këtë propozim, pavarësisht se si do ta kuptoni, unë ju nderoj.''

''Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shumê se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë, në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njerën gjysmë kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizëm prej shkrimtari, por nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik.''

'''I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.'

Pra këto ishin esenca e letrës të Kadare,komunisti që u sulmua nga Doçërit & co
Tani më thuaj ti kur është dërguar kjo letër?اfarë i druhej Kadare?
Pra, sinqerisht nëse jemi sado pak të këthjellët nuk ishte ndonjë favor politik që i bëhej një partie të caktuar.Më tepër qe një frikë nga ndonjë krijim trazirash etj etj .Sepse ashtu si thamë më lart, zgjedhjet e bashkisë Tiranë u vodhën,dhe për këtë vjedhje nuk mjaftuan vetëm autobuzat me ''turistë'' të erdhur prej Kosove.
Ja vlen të gjuash me gurrë një intelektual me mëkatin e dashjes së stabilitetit në vendin e tij?Ja vlen që këtë vend ta futësh në konflikt për interesa politike aq meskine edhe të padrejta përderisa vidhen edhe blihen?
Po nëse opozita do të ishte njësoj si pushteti i sotëm?Nëse do e bojkotonte parlamentin me vite ashtu si opozita e dikurshme,nëse do bënte grusht shteti real,nëse nuk do hapte rrugë edhe çonte vëndin drejt luftës, atëherë ç'do i theshim Kadaresë,apo vetes?
Tani nuk di më ç'të thuash,me këta kamikazët nuk merrem më sepse nuk ka asnjë vlerë të merresh,truri i tyre ka pësuar lavazh rrënjësor.Halli qëndron edhe te militantët tani,se po duket sikur kanë kaluar edhe këta në fazë lavazhi. ''Ose me ne, ose i vdekur'' kjo është fraza që ka filluar të marrë kuptim të plotë në këtë vend,qoftë për interesa fetare, apo politike,është vërtet për të erdhur keq.
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Hajdut, Kadare eshte ne kete teme per peticionin, dhe personalisht e mbeshtes dhe i them te lumte qe ndjehesh ne kete rast. Te tjeret e terheqin debatin duke i bere te gjithe biografine e jetes se tije, me te lara dhe te shplara vetem, siç thote edhe Iron, se jane kunder keti peticioni.

Ne lidhje me personat qe jane pro rishikimit te historise nga ana turke, me duket ne te vertete absurde pozicioni i tyre duke gjykuar kete qeshtje ne baza fetare. Kjo konfermon si dhe here te tjera qe feja islame eshte e bazuar ne vllazerimin e islamik, dhe jo mbi ate kombetar. Ti thuash vella vetem se eshte mysliman kinezit, sinegalezit, magjypit, gabelit, arabit, e lesh mas leshit e llom mas llomit, dhe ti lejosh ata te tregojne ty se cila eshte e kaluara jote, vetem tek ju degjohen keto budalliqe. Do arrije drita e vertete edhe tek ju nje dite..:)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Perseri nje "Leter e Hapur" (Letra eshte shkruar ne kohen e zhgjedhjeve lokale ne Shqiperi)

“Kandidatit” për Nobel, Ismail Kadare
O gjeniu ynë i madh, Kadare!
O populli ynë “i vogël” shqiptar!
Thashë të bëja dhe unë një nga “këto” letrat e hapura, se kurrë nuk e kam provuar më parë. Një herë thashë ta bëja anonime, si Jovan Bregu, por kur lexova letrën tënde, o Gjeniu ynë, kur pashë nivelin e të shkruarit tënd sipë(mje)ran, mendova le të dalë ku të dalë...
M’u kujtua që të gjitha “Letrat e Hapura” që u janë drejtuar shqiptarëve, popullit në dekada, pra, e kanë origjinën nga Gjinokastra (!).
E mbani mend të nderuar lexues, që të gjithë Letrat e Hapura që dilnin nga korridoret e krimit të KQPPSH-së, i hartonte një gjirokastrit.
Po ju kujtoj disa “Letra të Hapura”, që i drejtoheshin popullit. Po e nis me më të çuditshmen ku dhe i mëshohej fort parimit “Kur flet kllasa -hesht burokracia!”. Ishte kjo Letër që Partia u bënte gjëmën të gjithë të shkolluarve në akademitë europiane, duke eliminuar intelektualët e vendit. Numërohen rreth 169 akademikë shqiptarë që mbaruan shkollat e larta në Itali, Austri, Francë e gjetkë, që shkuan për lesh.
Apo ajo “e famshmja” “Letër e Hapur” drejtuar ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe gjeneralëve për “heqjen e gradave”!? Pasi ua hoqi gradat, ua hoqi dhe kokat nja 36 gjeneralëve akademikë (!). Madje i quajti “puçistë dhe komplotistë” më besnikët e tij, ushtarakët, që flinin me çizme veshur?!
Po ajo letra e hapur “Bujqësia, çështje e të gjithë popullit”, që pikërisht për herë të parë u prodhua buka në vend, e dënoi paradoksalisht ministrin e Bujqësisë P. Dodbiba (!), duke e degdisur në humbellat e Belshit...
Po ajo “Ta bëjmë kursimin natyrë të dytë”, apo ajo e “Revolucionarizimit të Shkollës”, duke e “sistemuar” ish-ministrin Deljana në Stallat e Tepelenës. “Letra e Hapur” për “rrufjanët politikë” apo për “sabotimet” në naftë.
“Letra e Hapur” për “rolin drejtues të Partisë”, apo për organizatat e masave, ku të zgjodhën ty, o gjeniu ynë, madje përkrah sh. Nexhmije si nënkryetar të Frontit “Demokratik” të Shqipërisë, etj.
Pra, ky lloj inventarizimi i Letrave të Hapura na duhej dhe në vitin 2011 të na vinte prej një gjirokastriti francez. Burojnë dhe nuk shterojnë këto bëmat dhe gjëmat e gjirokastritëve!
Rrofsh, o gjeniu ynë, se na hoqe mall për komandantin, që Ti dhe vetëm Ti e fute si personazh kryesor te “Dimri i madh”, tek “Dimri i fundit”, tek “Koncert në fund të Dimrit” etj. Se ashtu porosiste Maksim Gorki! Futja e udhëheqësit në letërsi të realizmit socialist, është Hop Cilësor në letërsi. Dhe ti e kreve këtë detyrë shkëlqyeshëm. Tashti, në Shqipëri, që ti e sheh me dylbi” (prej Pigalit ndofta) ka pranvera demokratike. Në kapërcyell të viteve ’90-të, Ne e donim një shkrimtar disident. Ti “mjeshtërisht” na e kërkove të pohonim “disidencën” tënde dhe ne, çuditërisht, na vinte turp të mos ta jepnin “titullin” e lypur prej teje dhe dhuruar prej nesh si fansa të tu. Ne “intelektualët” që ishim kavie ideologjikë të diktaturës, menduam se sa “pa gjë”, të kemi një disident dhe të zgjodhëm Ty.
Aferim të qoftë! Na e fute... Madje, ata të vërtetët që guxuan e thyen vargonjtë e diktaturës i quajte “jashtëqitje e kombit”. Ti asokohe, kur vareshin, pushkatoheshin, eliminoheshin, burgoseshin Avzi Nelaj, Bilal Xhaferi, Jorgo Bllaci, M. Myftiu, ishe monument që mbroheshe nga shteti diktatorial. Pastaj, ishe dhe nga Sokaku… Ne fisnikët mediokër gegë, të deshëm si vëllanë tonë toskë. Nuk bëmë ndonjë mëkat, ishim mjeranë që ende nuk na ishte larguar frika dhe, sinqerisht, si mjeshtër në pendë.
Sa shkrimtar i madh je, aq njeri i vogël ke mbetur. Ti, kur hyn në politikë, nga Mal kthehesh në buburrec. Po pse me votën tonë do tallesh ti, gjeniu ynë?! Ke të drejtë se hileja yt prej një shpirti demoniak gjirokastriti qëndron tek një fakt, duke e parë sesa fisnik është Kandidati dhe, pse jo, Kryetari i Bashkisë kryeqytetase, L. Basha, i kërkove atij djallëzisht “Jep dorëheqjen!”, se qetësia dhe rrënimi i vendit varet nga fisnikëria e Lulzim Bashës, duke i dhënë bashkinë z. Rama. Madje, ngul këmbë që Basha “të mos ta marrë pushtetin në tavolinë (!). Po pse ku numërohen votat tona o gjeniu ynë, në maj të mullarit apo në maj të Eifelit!?. Po nuk bëhesh interesant, madje dhe atij çmimit që të del në ëndërr çdo natë i je larguar kaq shumë, ose i “je afruar” me urdhër masonerie.
Na përmendje Ismail Qemalin që dha “dorëheqje”, se ia ka paska kërkuar Europa (!). Po çfarë e gjeti Shqipërinë pasi ay iku? Shkodrën e morri Mali i Zi, Korça u bë Republikë Franceze, Mirdita u bë Republikë Katolike, Durrësi Republikë Myslimane e Toptanit, Vlorën e morri Italia, Dibrën e morën sllavët dhe Shqipëria mbeti nën mëshirën e Cute Gjatës, dhe Shahin Matrakut, (personazhet e tu të preferuar). Mos e ngatërro Edvinin me Cute Gjatën?!.
Shkruan në Letër të Hapur drejtuar Bashës, që për hir të qetësisë, Lulzimi të japë dorëheqjen. Të ha meraku që të ruhet qetësia në vend. Po cila qetësi po të prishet ty, në mes të Parisit apo bijave të tua, që pushteti demokratik ku bën pjesë dhe L. Basha i emëron Ambasadore, ndërsa plot demokratë janë pa punë apo me asistencë.
Ore gjeniu ynë, je në vete apo...?!

Pra, siç shkrova në krye të radhës, të gjitha “Letrat e Hapura” e kanë origjinën nga Gjinokastra(!). Kësaj here, për çudi, Ismail gjirokastriti na e shkroi nga Parisi. Nuk e besova që të ishte e vërtetë. Pandeha se ndonjë emigrant i dështuar e ka pseudonimin “Ismail Kadare”. Dikush më tha: “Je në vete, ore poeti ynë patriot, vetë Ismaili e ka pseudonimin “gjenerali”.
I thirra mendjes më pas dhe u kujtova! Po dhe ky nga “Sokaku i të Marrëve” është. Banorët e qytetit të gurtë Gjinokastrës, vetëm atyre të Sokakut të të Marrëve, që zbrisnin në kadërdhëmet e Palortosë me nallane druri si të azdisur, saqë trokëllima e nallaneve, çmend një qytet i dha emrin banorëve të atij Sokaku, që siç thonë janë dhe kushërinj midis tyre.
Aty linde dhe Ti gjeniu ynë, Kadare. Padyshim gjenitë lindin dhe nga incesti. A nuk ishin nëna e i ati i Enverit kushërinj të parë si ata të tutë!? Po ti, Z. Kadare, a nuk e di sesa shumë (madje më shumë sesa e ke merituar) të kemi dashur dhe respektuar? Të kam thënë dikur, që ruaju mos të zëntë mallkimi gegnor! Kur të mallkon Mirdita, thotë: “Të vdektë fjala!”. Pikë e zezë, ku i pate mendtë kur shkrove atë trahana intelektuale?
Ti sistematikisht i ke rënë në qafë gegëve. اuditërisht gegët të kanë vënë në ballë të oxhakut. Madje, dhe kur shkrove për malësorët trima që kishin hapur bordell(!), apo kur ShtojZo’vallet e Bjeshkëve i fute në Shtëpitë publike. Pah, çfarë mllefi deri në urrejtje ke për ato Bjeshkë. Madje, dhe kur të dhanë titullin e (pa)merituar “Nderi i Kombit”, Ti nga Kulla Eifel, e ulje dhe e ngrije edhe dhënësin e titullit malok! “Fajin” e ka Saliu! Ai të vlerëson, ti ia kthen mjaltin me pështyma! Po a kjo është mirënjohja o gjeniu ynë?
Habitem se si nuk të vjen turp që i shkruan ashtu Lulzim Bashës apo sepse ta emëroi vajzën tënde Besjanën (një fëmijë që kaloi një fëmijëri skizofreneje plot andralla dhe me mungesë edukate maksimale) Ambasadore të UNESCO-s në Paris?! Apo kjo është “mirënjohja” për Bashën? Kur nuk e mban mend ti, ta kujtoj unë, kur i kërkoje Edvinit aparat celular, se i ishte prishur madam Helenës ai “i vjetri” dhe ti, me shpirtin cingun të gjirokastritit tipik, mezi prite të vinte nga “rojet” e Ramës celulari i ri. Tashti, kjo Letra e Hapur, mos është shpërblimi për atë celularin që të dërgoi Rama asokohe?! Po ky Rama i dha اelësin e Tironës Janullatosit, madje dhe Goran Bregoviqit, atij që pozonte me kallash kundra shqiptarëve të Kosovës përgjatë genocidit millosheviçian (!)
Mos harro! Jam malësor kokëshkamb! Jam nip andej nga Kolonja dhe kurrë nuk shkruaj keq për vallezrit jugorë! Ndërsa Ti nuk je lodhur kurrë duke na përfolur dhe shpërfillur, madje dhe fyer. Jam 12 vite më i ri nga Ti, o gjeniu ynë!... Nuk lodhem nga rruga e gjatë dhe e lodhshme e tranzicionit. Por do bëhet Shqypnia Etnike dhe ti do jesh për fatin “e keq” në minorancë, si në këtë “Letër te Hapur”.
Dikush t’u përgjigj që ke gabuar adresë. Unë them që bëre mirë që shkrove “Letrën e Hapur” Lulzim Bashës, se, më në fund, e morëm vesh se ku fle “lepuri”...
Shkrove dikur “Ra ky mort dhe u pamë.”
Unë po të përgjigjem në emrin e Votës sime që, edhe pse nuk jam i detyruar ta bëj të ditur publikisht, u ngrit në kufijtë e vlefshmërisë për Aleancën për Qytetarin. Ndërsa votat për Rrugën e Vetme, kishin biletë njëdrejtimëshe. Ikën dhe nuk u kthyen në fitore. U kthyen në bllokime autostradash, në djegie gomash të konsumuara, u kthyen në protesta urlatorësh e oratorësh të konsumuar prej 1941-shit. Ra, pra, “fitorja” e bojkotuesve! Ra miti i Edvinit dhe betonit.
Ra, pra, vota me notën dhjetë!
Ndaj përfundoi: Ra kjo “votë” dhe u pamë!

Letra/er ironike mes 1 grupi ISH-SHOKESH,

Te vjen me vjelle ne dore te kujt eshte populli i shkrete, 1 tufe injorantesh qe tallen ne kurriz te popullit,
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Kadare edhe njehere e tregoi veten, qe eshte nje njeri meskin, qe nuk i behet vone per askend, pervec vetes se tij. Mesazhi i letres se Kadarese, eshte tjeter nga ai qe percjell ne leter. Ne leter ai mundohet te thoshte: "Eshte fisnike te terhiqesh nga gara per hir te interesave kombetare", por nenteksti i letres eshte:

"Per aq kohe sa Shqiperia do te jete ne krize, shanset e mia per te fituar nje Nobel para se te vdes jane zero."

Ajo leter, ishte turp per Kadarene pasi ai me ate leter po shkelte me kembe dinjitetin e inteligjencen shqiptare, po shkelte me kembe ate me te shenjten ne nje demokraci: voten e lire te qytetareve te Tiranes!

Ne vend qe te dilte para gjithe televizioneve, e te jipte te njejtin mesazh qe po jipte gjithe bota e qyteteruar me ata ambasadoret ne Tirane: Jo dhune, respektoni ligjin e institucionet! Kadare zgjedh "ti hapi rrugen budallait te Tiranes" dhe i drejtohet kundershtarit te tij, qe edhe ky t'i hapi rrugen budallait, ne menyre qe Tirana dhe mbare Shqiperia te jetojne me kete budalla edhe per vite te tera. Nuk e shqeteson aspak Kadarene, ai jeton ne Paris, e rendesishme eshte qe IMAZHI i Shqiperise te jete ne paqe, qe planet e tij per Nobelin te shkonin perpara.

Eshte nje nga gjerat me te uleta qe kam lexuar ndonjehere jo vetem per kerkesen e mesazhin qe percjell, por edhe per motivet personale te njeriut qe i ben keto kerkesa. Vota e shqiptareve, demokracia shqiptare, nuk paska aq vlere sa Nobeli i Kadarese!!!

Eshte detyra e cdo intelektuali shqiptar, Kadarese se parit, qe te ngreje zerin e tij fuqishem ne mbrojtje te demokracise shqiptare: ne mbrojtje te ligjit dhe institucioneve kushtetuese kur ato sulmohen dhunshem si ne 21 janar 2011; ne mbrojtje te numerimit te votes se cdo qytetari te Tiranes qe doli te votoje ne 8 maj; ne mbrojtje te ligjit dhe institucioneve kushtetuese te pavarura si KQZ, kur keto rrethohen e sulmohen nga njerezit e opozites. Kadare nuk beri asnje nga keto. Zeri i vetem i arsyes ne keto qe kane ndodhur, ka qene zeri i nderkombetareve dhe ambasadoreve te huaj ne vend. Habia e ketyre ambasadoreve, eshte pikerisht heshtja e inteligjences shqiptare perpara akteve te tilla anti-kushtetuese.

Dhe mos genjeni veten se Kadare po "vleresonte Bashen" e po "nenvleresonte Ramen". Nese Kadarese do t'i behej vone per njerin apo tjetrin, ai do te zgjidhte te ishte ne Tirane ne 8 maj, e te votonte si gjithe qytetaret e Tiranes. Kadarese i behet vone vetem per Kadarene.
Citoj "Nobelin", pasi ne ate vit ishte kandidat per çmimin.

Basha letër drejtuar Ismail Kadaresë. Vijon si më poshtë;

E gjithë filozofia e fushatës sime është mbështetur në dëgjimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë me qytetarët. Ndaj sot e kam të pamundur të mbys zërin e mbi 124 mijë qytetarëve të cilët i janë përgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim për shndërrimin rrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve, që mjerisht po përjeton një kolaps urban, mjedisor dhe mund të themi ekzistencial. Nuk jam unë ai që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë, që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë.

Unë besoj se gara dhe demokracia i vlejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndërkohë që dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit, e dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit sesa një garë e munguar. Duke u tërhequr, unë fyej votuesit, komisionerët, ligjvënësit, ligjet, gjykatat dhe vetë demokracinë. Me tërheqjen për shkak të presioneve politike, i bie të mos bëhen më zgjedhje në Shqipëri. Vërtet mund të shpresohet të kalohet më lehtë një sfidë imediate, por me çmimin e madh të rënies së demokracisë. Sistemi ynë demokratik është më mirë të përballojë sfida të vështira sesa të shpallë se përfundimisht nuk bën dot zgjedhje. Unë nuk mendoj se instalimi i një pushteti që do mbante peng kryeqytetin në kundërshtim me vullnetin e zgjedhësve është më europian dhe demokratik sesa rotacioni politik që është baza e çdo demokracie. اdo tërheqje e imja në këto kushte jo vetëm do të ishte një akt anti-demokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës sepse për pasojë edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar.

Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kërcënimet me djegje dhe kryengritje apo pushteti i rrugës nuk janë më të pranueshme sesa votimi i lirë, numërimi i votës së vlefshme dhe vendimet e institucioneve. Unë respektoj vullnetin e të gjithë atyre që kanë votuar pro meje, që kanë votuar për një ndryshim në Tiranë, si edhe ata që kanë votuar kundër, duke lexuar dhe respektuar çdo votë të tyre, respektoj ata që po presin me qytetari, pa dhunë, pa presion, si qytetarë të vërtetë europianë. Jam i gatshëm të takohem para publikut dhe mediave, kudo dhe kurdo me rivalin tim për Bashkinë e Tiranës për një pakt moral dhe qytetar për respektimin e ligjit, për të pritur me qetësi vendimin e institucioneve, për t’i dhënë fund gjuhës së dhunës dhe për të pranuar verdiktin e qytetarëve të shprehur me votë.

Basha eshte figura e politikanit shqiptar i dalur ne skenen politike ne momentin dhe vendin e gabuar. Kjo eshte fatkeqesia e tij personale dhe e gjithe politikes shqiptare qe e ka teper te veshtire te levroje individe me nje kulture politike te nivelit te Bashes.
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Lauri, une jam kunder rishikimit te Historise, e di qe dola pak jasht teme, por me ngacmoi Kadareja :)

Mirulexofshim.
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

hahah Hajduti, se më duket po e prishim edhe këtë temë por sinqerisht më ngacmoi shumë ajo e ''institucioneve të pavarura si K.Q.Z'' Aq të pavarura janë o mik sa ish-kryetari është zvëndës ministër,pasi bërë detyrën e tij edhe veproi si i ''pavarur''
Akoma më shumë të pavarura tani kur është kryetare,''të nxjerr prej zhelesh jashtë''. Për pavarësi institucionesh thua ti ?Uh i kemi totalisht të pavarura,i kemi lavire bulevardi,edhe puçiste LOL LOL Lere më, se ne me institucionet e pavarura mburemi sot. Isheh si janë dënuar të gjithë të akuzuarit politikë,Mediu,Basha,Meta etj etj ?Ja pra kjo është pavarësi institucionesh.
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

a ke fillu edhe ti me politik e me histori pa la jarebi he :P

Ti kjosh jete gjate more djale.... Po ca me ba se jam e hershme.... Prit se ka prap teta Endrra. I.K eshte i madh pak tradhtare .... Po ca te besh :p
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese:

Ti thuash vella vetem se eshte mysliman kinezit, sinegalezit, magjypit, gabelit, arabit, e lesh mas leshit e llom mas llomit,

Keshtu qendron tek 3 besimet fetare, te pelqeu apo jo, pune e madhe. Eh, tek komunistet/ateistet, se di si qendron puna.
 
Titulli: Iron_Leon miremengjes... :)

Jan me te vertet shum te rralle ata qe se kan babin ne kte bot.
 
Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top