Tuana
Nada é por acaso!
Shkrimtarja britanike, Agatha Christie ëshrtë shpallur autorja më e mirë e tregimeve detektive, ndërsa "The Murder of Roger Ackroyd" është shpallur romani më i mirë kriminalistik i të gjitha kohërave. Ky është përfundimi i një ankete të bërë nga Asociacioni i shkrimtarëve të romaneve kriminalistike (CWA).
Me komplotet e saj inovative në romanin "The Murder of Roger Ackroyd" të botuar në vitin 1926, definohet zhanri detektiv, thuhet në faqen e kësaj shoqate.
"Christie është më e mira. Ajo i njeh personazhet e veta, ndërsa tregimet e saj janë shkëlqyeshëm të strukturuara", ka thënë kryetarja e shoqatës, Alison Joseph.
Seria e romaneve të Arthur Conan Doyle për Sherlock Holmes është shpallur si seriali më i mirë kriminalistik nga anketuesit me rastin e 60 vjetorit të kësaj shoqate.
Një hulumtim i ngjashëm është bërë edhe në vitin 1998, kur titullin për autorin më të mirë kriminalistik e kishte marrë autori Raymond Chandler.
"Vrasja e Roxher Akrojdit ("The Murder of Roger Ackroyd") është romani i shtatë i Agatha Christie ku, si hero kryesor paraqitet detektivi i famshëm belg, Hercule Poirot. E reja e romanit është se vrasësi është paraqitur si personazh kryesor, rreth të cilit zhvillohet e tërë ngjarja.
jë prej autorëve më të botuar në historinë e njerëzimit (pas Biblës dhe Shakespear), Agatha Christie (1890-1976) ka shkruar 66 romane detektive dhe 14 përmbledhje me tregime të shkurtra. Librat e saj janë shtypur me një tirazh mbi 4 miliard kopje dhe janë përkthyer në mbi 100 gjuhë. /KultPlus/