AFP: Berisha shpall fitoren. Opozita, kritika për procesin.

xxl

IT Professional
AFP/ Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka deklaruar dje fitoren e aleancës së djathtë, ndërkohë që opozita e kundërshton deklaratën duke e akuzuar për devijim të procesit.
Kështu shkruan asgjensia franceze e lajme AFP, e cila citon të dhënat e fundit nga numërimi, duke theksuar se "rezultatet e deritanishme i japin një avantazh të lehtë 1% aleancës së djathtë, krahasuar me atë të socialistëve".
"Edhe pse ishte e paqartë nëse qendra e djathtë i ka mandatet për të formuar qeverinë, zëdhënësja e partisë, Majlinda Bregu deklaroi dje se i kanë fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës".
Agjensia duke iu referuar deklaratës së Bregut, citon fjalën e saj "Partia tani ka një mandat të dytë për katër vitet e ardhshme," tha Bregu, duke shtuar se i kanë siguruar 71 mandatet për parlamentin e ri.
Më tej, citohet Berisha i cili i ngazëllyer mblodhi qeverinë, duke shtuar se gjithsesi do të presë rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. Ai premtoi se qeveria do të vazhdojë me reformat deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
AFP i referohet edhe deklaratës së liderit të opozitës, Edi Rama, i cili ka akuzuar për devijim të procesit zgjedhor. "Procesi zgjedhor dhe numërimi i votave është përkeqësuar çdo orë. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur vullnetin e votuesve shprehur në 28 qershor"- tha Rama, duke këmbëngulur se Berisha "nuk është më një kryeministër".
AFP-ja citon më tej Ramën, i cili e quan Berishën thjesht një kryeministër ende në këtë detyrë, dhe si i tillë, ai duhet të sigurojë rendin në qendrat e votimit për të votave të vazhdojë.
Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-s, Olli citohet nga AFP-ja të ketë thënë se është ende herët për të shpallur fitues. "Nuk mund të pretendojmë për fitues pa numëruar edhe votën e fundit"- tha Olli, duke pranuar edhe bllokimin e qendrave të votimit për shkak të problemeve.
Në fund, kujtohet edhe deklarata e komisionarit të zgjerimit, Oli Rehn, sipas të cilit përmirësimet e shënuara u zbehën nga politizimi i aspekteve teknike dhe dhuna e konstatuar gjatë fushatës zgjedhore, duke kujtuar tre vrasjet e regjistruara.
 
:(.................. skandAL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top