Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Afër 2.000 adhurues nga Shqipëria do të shkojnë në Budva

Afër 2.000 adhurues nga Shqipëria do të shkojnë në Budva

f.0910074932740_m.jpg

Afër 2.000 qytetarë të Shqipërisë do të shohin nga afër, koncertin e mbretëreshës së popit, Madonna, që do të mbahet në datën 25 shtator në plazhin Jaz në Budva, njofton gazeta "Panorama".Organizatorët e këtij koncerti të parë, të konsideruar si një nga ngjarjet më të mëdha në Evropën Juglindore, kanë bërë të ditur dje në Tiranë shifrat e sakta dhe detajet rreth këtij evenimenti.

Të pranishëm në një konferencë për shtyp në ambientet e “Hotel Tirana International”, Jelene Ragjenoviq, drejtoresha e organizatës turistike të komunës së Budvës, është shprehur se për shqiptarët biletat e thjeshta kushtojnë 39.6 euro, ndërkohë paketa e plotë, në të cilën përfshihet udhëtimi me autobus dhe akomodimi për një natë kushton 120 euro. Për biletat VIP, çmimi i biletës dhe akomodimit shkon 325 euro.

Deri tani numri i përgjithshëm i biletave të shitura për koncertin madhështor arrin në 36 mijë. Sipas organizatorëve, mësohet se koncerti do të nisë në orën 20:00 dhe do të zgjasë dy orë. Koncerti do të paraprihet nga këngëtarja suedeze Robin. Ndërkohë mbretëresha e muzikës, do të qëndrojë për tri ditë me radhë në Budva.

Me vete Madonna do të sjellë kuzhinierin personal dhe për stafin që do ta shoqërojë janë porositur plot 300 peshqirë dhe 300 sapunë. Gjatë dy orëve të koncertit Madonna do të interpretojë këngë nga albumi i saj i fundit “Hard Candy”, në kuadër të turit botëror “Sticky end Sweet”, ndërkaq këngëtarja e famshme nuk do të japë konferencë për shtyp në Budva.
 
Pse nuk vje dhe ne Shqiperi?
 
Last edited by a moderator:
Po re pse duhet me ik ne Budva sikur kush po vjen Mbreteresha Popit po vjen :P

Po ishalla vjen edhe ne Albania do ishte bukur.
 
Pse nuk vje dhe ne Shqiperi?

Cdo kengtar apo artist qe vjen ne shqiperi, e pret nje DESHTIM teper i madh.

Shqiptaret e shqiperise nuk jan te civilizuar sa jan kosovaret, te gjithe shkojne ne koncerte edhe rrin si mumje duke pare kengtarin, normale qe cdo artist qe vjen ktu, i duket vetja sikur ka vajt ne ndonje vend si Afrika a ku di une, ku njerzit te shohin si jashtokesor.

ne shqiperi nuk behet llaf te vije asnje.
 
Deshtim smund te thuash sepse te gjith jan kurioz pastaj edhe shoqeria shqipetare esht emancipuar cfare do te thuash ti se askush nuk guxon te shkoj neper koncerte ne shqiperi ? Shqipetari per qef sja len as i her vetes mangut ;)
 
Shqiptaret e shqiperise nuk jan te civilizuar sa jan kosovaret, te gjithe shkojne ne koncerte edhe rrin si mumje duke pare kengtarin, normale qe cdo artist qe vjen ktu, i duket vetja sikur ka vajt ne ndonje vend si Afrika a ku di une, ku njerzit te shohin si jashtokesor
mos e thuaj kte se se besoj dot;)
 
Deshtim smund te thuash sepse te gjith jan kurioz pastaj edhe shoqeria shqipetare esht emancipuar cfare do te thuash ti se askush nuk guxon te shkoj neper koncerte ne shqiperi ? Shqipetari per qef sja len as i her vetes mangut ;)

Aman o burre se e kemi pare se sa kercejne shqiptaret neper koncerte!! Vijn Dj nga me te ndryshmit edhe te gjith rrine si hunj gardhi duke pare, edhe duke bere me gisht atyre qe kercejne!! Sidomos kur behet fjale per ndonje party te madhe qe behet ne shesh apo stadium, te gjith rrine si dele.

ps; e mendo dot te vije nje Dj si Tiesto ne shqiperi, do kercejne vetem 100 veta qe jan te rrjeshti i pare i turmes, te tjeret do rrin si dele duke pare se ca behet.. sipas tyre po bejn qejf, sepse kenaqen kur bejn me gisht nga ata qe kercejne, ja bejn "iiii kape cike ate si kercen" "shihe cike ate tjetrin" etj etj!!
 
Shumica ikin me paratë e "eagle mobile" e cila qe para disa kohesh me ane te nje spoti publicitar u jep mundesine te rinjeve shqiptar te fitojne nje bilete udhetimi per ne koncert.
 
Plako per informacion nqs ke shkuar tek Tropical ne Durres ku cdo te shtune organizoheshin party me dj edhe balerina dhe stripiste te ndryshme beheshe nami nje mega pist me mijra goca e djem nga qytetet e ndryshme te shqiperis si dhe jasht shqiperis vinin dhe kerrcenin ne ritmin e dj-ve te ndryshme qe vinin enkas ne Tropical .
Nuk ka pyll pa derra plako ca din me kerrcy ca sdin me kerrcy skemi ca me i bo po marr ato qe din me shku neper koncerte e me e kalu nje nat te mire . Jan emancipu dhe Shqipetaret din dhe Shqipetaret te bejn qef sja mohojn kurr vetes kete privilegj degjo vllain ;)
 
Cdo kengtar apo artist qe vjen ne shqiperi, e pret nje DESHTIM teper i madh.

Shqiptaret e shqiperise nuk jan te civilizuar sa jan kosovaret, te gjithe shkojne ne koncerte edhe rrin si mumje duke pare kengtarin, normale qe cdo artist qe vjen ktu, i duket vetja sikur ka vajt ne ndonje vend si Afrika a ku di une, ku njerzit te shohin si jashtokesor.

ne shqiperi nuk behet llaf te vije asnje.
me fal shoku po je shume gabim ;) shiko koncertin kur erdhen Scorpions ;)
 
Plako per informacion nqs ke shkuar tek Tropical ne Durres ku cdo te shtune organizoheshin party me dj edhe balerina dhe stripiste te ndryshme beheshe nami nje mega pist me mijra goca e djem nga qytetet e ndryshme te shqiperis si dhe jasht shqiperis vinin dhe kerrcenin ne ritmin e dj-ve te ndryshme qe vinin enkas ne Tropical .
Nuk ka pyll pa derra plako ca din me kerrcy ca sdin me kerrcy skemi ca me i bo po marr ato qe din me shku neper koncerte e me e kalu nje nat te mire . Jan emancipu dhe Shqipetaret din dhe Shqipetaret te bejn qef sja mohojn kurr vetes kete privilegj degjo vllain ;)

Tek Tropical eshte nje shok i imi qe punon Dj, edhe e di shum mire se ca behet te Tropical.. Nuk dua tja ul emrin lokalit ndaj edhe spo flas per te. Tek Venue po prap njoh Dj i kam shoke, i kam shetit lokalet e tiranes e te durrsit vlores (por ne vlore nuk ua keshilloj te shkoni, njerzit teper te trashe)
 
Varet se si sillesh se dhe ne vlor Sumer Depo ash lezetshem ;)
E shikon qe paska dhe shqipetare qe din te sillen dhe qe din te vlersojn kengetaret apo te ftuarit ;)
 
dhe ne vlor Sumer Depo

Pikerisht per kte e kisha fjalen, per Summer Depo! Ktu nuk jua keshilloj te shkoni. Shum te trashe njerzit besome.
 
eheheheheh duhet ti besh per vete njerzit o vlla pastaj un skam pun me njerzit un do iki per qefin tim ;) ska ca me duhet per njerzit .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back