اfarë po ndodh në Iran ?

Lauri

Anunnak
Autoritetet iraniane kanë arrestuar një numër figurash të shquara të opozitës pas demostratave të së djelës ku humbën jetën tetë vetë.
Ndër të arrestuarit është edhe një ish ministër i jashtëm, Ibrahim Jazdi, dhe disa këshilltarë të udhëheqësit kryesor të opozitës z. Hosein Musavi.
Të afërm të liderit te opozites z.Musavi thonë se ata nuk mund të bëjnë funeralin e nipit të tij, i cili ishte një ndër të vrarët e së djelës, sepse trupi i tij ishte vjedhur nga spitali ku ishte dërguar.
Dr Massoumeh Torfeh është specialiste mbi Iranin në Shkollën për studime afrikane dhe orientale në Londër. اfarë mendon ajo për këto arrestime dhe reagimet ndaj arrestimeve?
Dr.Torfeh: Mendoj se kemi arritur në një pikë pa kthim përsa i përket situatës politike në Iran. Opozita në javët e fundit ka bërë thirrje për rrëzimin e udhëheqësit suprem dhe rrëzimin e Republikës Islamiste. Ata nuk mund të shkojnë më tej se kaq. Nga ana tjetër kemi përkrahësit e Ajatollah Khameneit dhe të tërë regjimit që bëjnë thirrje për dënimet më të ashpra të mundshme. Pra, siç e shihni shpatat tani janë zhveshur hapur dhe konfrontimi edhe siç shohim nga pamjet është shumë brutal. Dhe ai do të bëhet më brutal në javët e ardhshme pasi tani njerëzit po mbajnë zi për të vdekurit.

Ka edhe disa data fetare specifike që po afrohen?

Dr.Torfeh: Po natyrisht. Javën e kaluar njerëzit nuk u lejuan të vajtonin dhe mbanin zi për vdekjen e Ajatollah Muntezerit. Në ditët e fundit ka patur vrasje- disa thonë dhjetë- ndoshta ka edhe më shumë në pjesë të tjera të vendit dhe ata do të bëhen të ditura në të shtatat apo dyzetat dhe kjo është ndoshta arsyeja se pse ata kanë vjedhur trupin e nipit të Musavit pasi nuk duan që të ketë ceremoni të tjera.
Kjo situatë që po shohim ne tani, a është ndryshe nga ajo që ne pamë menjëherë pas zgjedhjeve?

Dr.Torfeh:Opozita duket se po bëhet pak më shumë e organizuar. Duket se ata e kanë kuptuar që në muajt e fundit kanë dalë nëpër rrugë dhe nuk kanë arritur shumë në terma politike. Ata po shohin se udhëheqësit e tyre potencialiaht janë në rrezik. Shumë dënime janë bërë të ditura për ata që janë arrestuar dhe ato janë dënime afatgjata. Ajo çka opozita po mendon tani, duke gjykuar nga faqet e internetit dhe blogjet është se ata do të kenë më shumë greva, më shumë veprime dhe këto grumbullime do të çojnë në më shumë veprime brutale nga qeveria.

Ju po flisni për rrezik për udhëheqjen e opozitës. Po përsa i përket vetë regjiimit – sa në rrezik është ai?

Dr.Torfeh: Mendoj se është në rrezik të madh. Gjashtë muaj më parë para zgjedhjeve askush nuk mund të imagjinonte askënd të thonte vdekje Ajatollah Khameneit. Ata po e thonë këtë dhe më shumë biles – po kërkojnë gjakun e tij. Por çështja është se ata nuk janë të organizuar sa duhet, ata nuk kanë një udhëheqës të vetëm, dhe ata nuk kanë kërkesa të veçanta. Strategjia e tyre deri më tani ka qenë të mos kenë strategji dhe të mos kenë një udhëheqës pasi ata thonë se po të jetë një udhëheqës i vetëm, ai do të vritet. Nëse do të kemi strategji, ata do ta kuptojnë këtë dhe do të ngrihen kundër nesh. Pra, në një farë mënyre, ata argumentojnë se fuqia e tyre është në atë se nuk kanë strategji dhe nuk kanë ndonjë plan të veçantë.

Po përsa i përket reagimit nga jashtë? اfarë roli luan ai në atë që po ndodh për momentin?

Dr.Torfeh: Po të kesh parasysh procesin dhe historinë e demokratizimit në Iran, është më mirë kur bota jashtë nuk ndërhyn direkt. Por mendoj se bota jashtë është përfshirë në shumë mënyra nëpërmjet forcimit të informacionit të internetit apo teknikave që i ofrohen iranianëve jashtë. Gjithashtu po ka shumë komunikim midis iranianëve brenda vendit dhe jashtë. Ne kemi parë shumë fotografi dhe video që na dhanë ne shumë ide mbi atë që po ndodh.
albaniasite
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top