اfarë ju nervozon gjatë blerjes së veshmbathjes- pasqyrat e këqija, kabinat dhe shitë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Më shumë se gjysma e femrave në kabina për ndërrimin e veshjeve ndiejnë zemërim, siklet dhe zhgënjim, derisa 75% e femrave aq shumë u shkojnë në nerva sa që maksimalisht i shmangin ato dhe nganjëherë blejnë rrobat e tyre sipas numrit të konfeksionit pa i provuar fare ato, ka bërë të ditur një studim britanik. Dyert nga druri ose perdja që mbulojnë vetëm pjesën e mesme të trupit janë të shpeshta në dyqane, ndërsa femre u pengojnë sepse privatësia e tyre ende vazhdon të ekspozohet. Kjo është njëra prej arsyeve kryesore për se u pengojnë kabinat, ka bërë të ditur Shoqata britanike për mbrojtjen e konsumatorëve. Edhe kur bëhet fjalë për çorape të grisura, përkuljes për të mbledhur pjesët e veshjeve në dysheme ose prishjes së dyerve dykrahëshe që u ngjajnë atyre të perëndimit të egër, ky lloj i ekspozimit femrave u shkakton siklet të madh dhe zemërim.





Shitësja e angazhuar tepër
Ajo qëndron para kabinës, shpesh pyet a është çdo gjë në rregull, a jeni të kënaqur me veshjen dhe ju pret që të dilni në mënyrë që të mundet t’ju këshillojë. Rrallë ndonjë shitëse do ta lërë anash interesin e biznesit dhe të ju thotë sinqerisht se diçka nuk ju rri mirë dhe nuk do të përpiqet me të gjitha forcat që t’ju bindë të blini diçka në dyqanin ku punon. Për shkak të angazhimit të saj do të provoni edhe gjëra që në fakt nuk ju pëlqejnë, por do të detyroheni që për shkak të mundimit të saj dhe për shkak të besimit se diçka me të vërtetë ju rri mirë.

Numri i kufizuar
i pjesëve të veshjes
Gjithnjë e më shumë dyqane kanë rregulla për mbajtjen e një numri të kufizuar të veshjeve në kabinë, gjë që sipas shumë blerësve është një rregull tepër frustrues, për shkak të të cilit ju duhet të dalin nga gardëroba disa herë dhe të presin në rend, në mënyrë që t’ia dalin që të blejnë atë që ju pëlqen në numrin e duhur.

Pasqyrat të cilat ju
bëjnë të dukeni më e hollë
Ky mashtrim i pasqyrës është i shpeshtë në dyqanet që mbajnë firma të shtrenjta dhe krijojnë iluzionin që diçka na rri më mirë sepse në to dukemi më të holla, pra për shkak të kësaj jemi të gatshme edhe të paguajmë më shumë. Befasia vjen pas kthimit nga dyqani dhe veshja e rrobave të blera në shtëpi, ndërsa femrat e mësuara nga përvoja këshillojnë që në rast se ju duket se pasqyra ju bën të dukeni më e hollë, të ecni deri te vitrina e dyqanit dhe të shikoni veten aty, para se të filloni të blini. /Elle/
 
Titulli: اfarë ju nervozon gjatë blerjes së veshmbathjes- pasqyrat e këqija, kabinat

Mua me bezdis kur s'kane ajer te kondicinuar dhe pasqyrat qe urrej me shume, jane tek dyqani Bershka, per perdet se kam prb s'jam e turpshme :p :p
 
Titulli: اfarë ju nervozon gjatë blerjes së veshmbathjes- pasqyrat e këqija, kabinat

Bohhh
un per vete kur iki me bo shopping nervozohem vetem kur shof dicka super te bukur dhe sme rrin brenda gjoksi ahhahahahaa
Por spara i kerkoj kshilla nje shitese, syt i kam ne vend dhe ska ndonje gje te keqe te them " sme hyn, sme ben, nuk mbyllet, po spate nr me tmadh sbohet gjo, po me merr frymen" ... jan gjera me se normale.
Sa per kabinat, zakonisht preferoj ato me pasqyr dhe drrita anash :D mduket vetja sikur po pergatitem per sfilat lol
 
Titulli: اfarë ju nervozon gjatë blerjes së veshmbathjes- pasqyrat e këqija, kabinat

Mua fare sme bene pershtypje as kabina, as pasqyra, madje shiteset me kenaqin ;);)

Ajo qe me nervozon eshte graria qe kan gjithe at durim per te provuar tere garderoben e lokalit pa blere asigje :fiu::fiu::jooo
 
Titulli: اfarë ju nervozon gjatë blerjes së veshmbathjes- pasqyrat e këqija, kabinat

Asnje nga keto nervozohem vetem kur skam lek te bej ate qe dua :D
 
Titulli: اfarë ju nervozon gjatë blerjes së veshmbathjes- pasqyrat e këqija, kabinat

Kur dyshemeja nuk eshte e paster dhe ka ca shapka per ti mbathur, qe i mbath cdo kush qe hyn ne kabine...pihhhhhhhhh
 
Titulli: اfarë ju nervozon gjatë blerjes së veshmbathjes- pasqyrat e këqija, kabinat

Booh une s'kam nerva te kontrolloj per rroba kur behen ulje dhe njerezit sillen si kafshe duke e bere vendin corbe...i hedhin rrobat sa andej ketej. Ne cdo periudhe tjeter pastaj, s'nervozohem hic po pata leket me ble ca te dua. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top