اfarë e pret botën në të ardhmen?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Revista “The Futurist” parashikon ndryshimet ekonomike dhe politike që presin botën
Zëvendësimi i naftës, shmangia e luftërave fizike dhe rritja e vdekshmërisë foshnjore

Zhvillimi i teknologjisë na bën të mendojmë se nuk e dimë mirë ç’na pret. اdo ditë krijohen lehtësi më të mëdha komunikimi e zhvillimi në një pjesë të botës, ndërkohë që në pjesë të tjera varfëria mbizotëron e sinjalet e celularëve dhe kanaleve televizive nuk mbërrijnë. Bota gjithmonë ndryshon, në disa fusha bën progres e në të tjera regres. Revista “The Futurist” analizon në bazë të zhvillimeve teknologjike, sociale e psikologjike se si do të ndryshojë bota në dekadat e ardhshme. Si do të jetë biznesi dhe ekonomia? Bota do ketë 1 miliard miliarderë në vitin 2025. Globalizimi dhe risitë teknologjike po e rrisin prosperitetin, sipas James Canton, autori i librit “E ardhmja ekstreme”. Por sfidat dhe prosperiteti do bëhen më akute pasi mungesa e ujit do prekë dy të tretat e botës në vitin 2025. Falsifikimi i monedhave do përhapet në masë duke krijuar një shoqëri që nuk përdor bankënota. Teknologjitë e reja optike të sofistikuara kanë qenë ndihmesë për falsifikatorët e parave, ndaj shoqëritë po lënë mënjanë frikën e privatësisë në evitimin e parave të thata. Ndërkohë, teknologjitë që nxjerrin jashtë loje përdorimin e lekëve të thata po përmirësohen. Energjia do të jetë një fushë tjetër, e cila do të jetë shumë ndryshe nga gjendja, në të cilën e njohim. Po ashtu çështjet botërore do të sjellin sfida të reja e të paprovuara më parë. Luftërat mund të duken më pak si luftëra pasi armiqtë do ndërmarrin strategji jo-ushtarake ndaj njëri-tjetrit. Luftërat do zhvillohen larg përplasjeve mes ushtrive dhe dhunëa kolektive do shmanget për shkak të mungesës së efikasitetit. Si rezultat, instrumentet jo ushtarake të pushtetit do të bëhen normative.
اështjet botërore
Luftërat mund të duken më pak si luftëra pasi armiqtë do ndërmarrin strategji jo-ushtarake ndaj njëri-tjetrit. Luftërat do zhvillohen larg përplasjeve mes ushtrive dhe dhuna kolektive do shmanget për shkak të mungesës së efikasitetit. Si rezultat, instrumentet jo ushtarake të pushtetit do të bëhen normative. Lufta “dy-frontëshe” është zëvendësuar nga kërcënimi “multiqendror”. Strukturat globale nuk dallohen më nga një sistem qendror i një kombi sovran. Por disa aktorë dhe organizata në skenën botërore e përdorin autoritetin në sferat e tyre. Si rezultat, sfida është përballja me fronte të njëkohshme e të përqendruara në pika të ndryshme të globit. Lufta në Lindjen e Mesme mund të pushojë brenda tre dekadave të ardhshme, pas tërheqjes së trupave amerikane dhe aleate nga rajoni. Por mund të ndodhë që terroristët ta zhvendosin vëmendjen nga perëndimi dhe të luftojnë me njëri-tjetrin, sipas librit “Skenari më i keq: Lindja e Mesme” i Marvin J. Cetron dhe Owen Davies.
Kërcënimi i një lufte të re të ftohtë me Kinën, Rusinë apo të dyja mund të zëvendësojë terrorizmin si shqetësim kryesor të SHBA. Skenarët për një luftë me Kinën apo Rusinë mund t’i bëjnë luftërat, në të cilat SHBA është përfshirë tani si krejtësisht të parëndësishme, duke pasur parasysh kapacitetin bërthamor të Rusisë. Globalizimi i industrisë së armëve do të vazhdojë të ndihmojë qeveritë abuzuese të nënçmojnë traktatet ndërkombëtare të kontrollit të armëve. Prodhuesit amerikanë, evropianë dhe kanadezë të armëve anashkalojnë rregulloret e kontrollit të armëve duke nënkontraktuar prodhimin e tyre në vende si Egjipti, Kina dhe Turqia. Armët e prodhuara shkojnë më pas në destinacione si Sudani apo Kolumbia, ku përdoren për të vrarë civilët. Ky trend do të rritet dhe do t’i japë rritje buxhetit ushtarak në gjithë botën.
Puna robotike
Forca e punës robotike do ndryshojë pozicionin e njerëzve në punë. Duke qenë se njerëzit dhe mjetet programuese inteligjente mund të rivalizojnë punën e njerëzve, bizneset do të punësojnë çdo lloj mendjeje që hyn në punë, robotike ose njerëzore. Punëtorët e së ardhmes mund të bashkëpunojnë me mendjet robotike për projekte për sipërmarrje të ndryshme më mirë sesa të punojnë për një punëdhënës të vetëm.
Puna njerëzore
Avancimi në teknologji do i japë zhvillimi një epoke të re “superpunësh”. Këto vende të reja pune do të theksojnë aftësitë unike njerëzore ndaj aftësive teknike. Aftësitë supernjerëzore mund të përfshijnë kreativitetin, të menduarin simbolik dhe përgjegjësinë. Për shembull, operacionet e vështira mund të kryhen nga aparatura robotike të përpikta në të ardhmen, por kirurgët mund të ndryshojnë pozicionin e punës duke u bërë zhvillues dhe krijues të procedurave kirurgjike.
Biznesi dhe ekonomia
Bota do ketë 1 miliard miliarderë në vitin 2025. Globalizimi dhe risitë teknologjike po e rrisin prosperitetin, sipas James Canton, autori i librit “E ardhmja ekstreme”. Por sfidat dhe prosperiteti do bëhen më akute pasi mungesa e ujit do prekë dy të tretat e botës në vitin 2025.
Falsifikimi i monedhave do përhapet në masë duke krijuar një shoqëri që nuk përdor bankënota. Teknologjitë e reja optike të sofistikuara kanë qenë ndihmesë për falsifikatorët e parave, ndaj shoqëritë po lënë mënjanë frikën e privatësisë në evitimin e parave të thata. Ndërkohë, teknologjitë që nxjerrin jashtë loje përdorimin e lekëve të thata po përmirësohen.
Mosbalancimi fiskal amerikan do përkeqësohet. Me nivelet aktuale të shpenzimeve, deficiti federal do të mbërrijë nivele të paimagjinuara në dy dekada, pikë kjo në të cilën deficiti mund të arrijë në 10 përqind apo më shumë.
“Mikro-sigurimet” mund të ndihmojnë komunitetet të rindërtojnë pas katastrofave natyrore. Njerëzit më të varfër të botës zakonisht jetojnë më së shumti në vende që goditen nga fatkeqësitë natyrore dhe ata përgjithësisht s’kanë figuracione. Ato po u kthehen tashmë programeve të mikro-sigurimeve, që si mikrokreditë u mundësojnë anëtarëve të një komuniteti të llogarisin rrezikun dh të ulin këstet e figuracioneve deri në 2 dollarë në vit.
SHBA do përballet me tkurrjen e forcës së punës dhe kontrastin e madh të të ardhurave në vitin 2050. Këto trende do kenë efekte në shëndetin afatgjatë fiskal dhe ekonomia do vazhdojë të largohet nga punët prodhuese drejt shërbimeve dhe punëve të teknologjisë së lartë. Punë të tilla kërkojnë arsimim më të shtrenjtë, i cili është i pamundur për familjet e shtresës së mesme.
Investimi i përgjegjshëm social do pësojë rritje. Investimi në teknologjitë e pastra apo të gjelbra do marrë vrull. Ky interes i ri nga sipërmarrjet kapitaliste do ndjekë tendencën e krijuar nga investitorët individualë. Ndryshimi është se kapitalistët e shohin këtë investim si mënyrë për të bërë para e jo mirë.

Demografia
Popullsia e botës në vitin 2050 mund të rritet më shumë se ç’ishte parashikuar për shkak të zgjatjes së jetesës dhe përmirësimit të kushteve shëndetësore. Riprodhimi i lartë në vendet në zhvillim nuk do ulet me ritmin e pritur ndërsa jetesa e gjatë në vendet e pasura do kontribuojnë në rritjen e popullsisë. Si rezultat Kombet e Bashkuara e kanë rritur parashikimin nga 9.1 miliardë në 9.2 miliardë në vitin 2050.
Rritja e varfërisë do të rritet. Popullsia e botës pritet të rritet me 2.5 miliardë njerëz në katër dekadat e ardhshme dhe pjesa më e madhe e tyre në vendet e varfra. Studimet tregojnë se këto rezultate mund të përmbysen nga përmirësimi i sistemit arsimor në vendet në zhvillim.
Numri i konflikteve mund të rritet mes emigrantëve të përkohshëm dhe atyre të përhershëm. Miliona njerëz nga vendet në zhvillim emigrojnë drejt kombeve të pasura çdo vit, ndërkohë që të tjerët shpresojnë të punojnë në mënyrë të ligjshme apo 8ilegale për periudha të shkurtra, në mënyrë që t’u dërgojnë para familjeve të tyre. Në të ardhmen, interesat konkurruese të emigrantëve të përkohshëm dhe atyre të përhershëm do të bëhen më të dukshme duke u kthyer në shkaqe për konflikt.
Vdekshmëria foshnjore që aktualisht është në nivelet e saj më të ulëta historike mund të rritet. Me vetëm 57 vdekje nën moshën 1 vjeçe për 1000 fëmijë, vdekshmëria foshnjore është në nivelin më të ulët në histori. Por kjo mund të ndryshojë. Rënia e vdekshmërisë foshnjore ka ngecur në vend prej viteve ’50 për shkak të stanjacionit në përmirësimin e kujdesit shëndetit dhe vdekshmëria foshnjore është rritur në disa vende në zhvillim.

Energjia
Prodhimi botëror i naftës do arrijë kulmin shumë shpejt. Shterimi i naftës në vendet në zhvillim bashkë me shqetësimin e vendeve të zhvilluara për ruajtjen e mjedisit do të sinjalizojë fundin e epokës së naftës. Në vitin 2020 ka mundësi që 30 përqind e energjisë globale të vijë nga burime alternative energjie.
Konsumi mbarë-botëror i naftës së papërpunuar do të rritet më shumë se 40 përqind në vitin 2025. Rritja e kërkesës do të ndodhë në SHBA, vend ky që konsumon dhe importon më shumë naftë se çdo komb tjetër. Nga 12.3 milion fuçi në ditë që importoheshin në vitin 2003, në vitin 2025 pritet të importohen 20.2 milionë fuçi në ditë.
Biobutani, një bio-karburant i prodhuar nga gruri, kallami i sheqerit dhe bimë të tjerë bujqësore do të fitojë më shumë pikë ndaj etanit. Avantazhet e tij janë se përmbajtja e energjisë është më afër naftës dhe është më pak gërryese, si dhe mund të shpërndahet duke përdorur infrastrukturën aktuale.
Lëndët djegëse bio do të marrin më shumë vëmendje nga konsumatorët që duan t’i ushqejnë automjetet e tyre me çdo gjë tjetër veç naftës. Një burim premtues i lëndëve djegëse bio janë algat, të cilat mund të japin 10 herë më shumë lëndë karburanti më shumë se soja.
Numri i automjeteve në rrugët e botës do të rritet nga 800 milionë aktualisht në 1.1 miliardë, në 15 vjet. Duke qenë se nafta do të shkojë drejt përfundimit do të krijohen një burimesh alternative për furnizimin e automjeteve me karburant, duke reduktuar dhe impaktin e lëndëve djegëse në ambient.
Studiuesit kanë zbuluar se hidrogjeni mund të prodhohet spontanisht, kur aliazheve të aluminit dhe galiumit u shtohet ujë. Duke qenë se hidrogjeni mund të prodhohet sipas nevojave mund të ndihmojë në zhvendosjen nga benzina.

Shoqëria dhe vlerat
Privatësia do të bëhet një koncept i dalë mode. Përhapja e teknologjisë vëzhguese dhe rritja e faqeve të internetit, ku shkarkohen foto e informacione personale po shkakton tendencën “elektro-ekzibioniste”. “Kjo është një tendencë në zhvillim e sipër. Njerëzit janë të prirur të tregojnë gjërat e tyre personale për shumë arsye”, thotë sociologu Amitai Etzioni.
Arsimimi virtual do të bëhet i zakonshëm në vitin 2015. Aktualisht, vetëm 10 përqind e arsimit të lartë kryhet me anë të internetit. Trajnimet onlajn ndërkohë përbëjnë 30 përqind të trajnimeve të korporatave dhe shumë shpejt do kalojnë 50 përqindëshin. Fakti se 100 milionë amerikanë arsimohen vazhdimisht sugjeron për një treg të shëndetshëm dhe në rritje për kurset onlajn.
30 përqind e popullsisë së botës do të ketë akses ndaj telefonave, televizionit, internetit dhe formave të tjera teknologjike në vitin 2016. Ky numër i ulët përfaqëson sfidën e vazhdueshme për të çuar komunikimet moderne drejt vendeve të varfra.
Kapaciteti i njohurisë njerëzore do të vazhdojë të dyfishohet çdo vit. “Kapaciteti i njohurisë njerëzore” është shumë e njohurisë e shumëzuar me forcën e teknologjisë. Ky kapacitet do të rritet me 2 në fuqi të 100-të.
Teknologjia do të shkaktojë krijimin e analfabetëve të shkolluar. Teknologjitë e zhvilluara që do të aplikohen në masë do të zëvendësojnë konceptet tradicionale e shkollimit, të cilat s’do jenë më të aplikueshme. Arsimimi do zhvendoset nga lexim, shkrimi dhe matematike drejt aktiviteteve që nxisin imagjinatën dhe të menduarin kritik.
Gjithnjë e më shumë njerëz do plaken dhe do vdesin vetëm. Do rritet numri i të moshuarve në Japoni dhe SHBA, të cilët e presin vdekjen pa familjarë apo miq afër. Shërbime të reja qeveritare, private dhe vullnetare po mendojnë të krijojnë struktura që u ofrojnë mënyra asistuese për këtë kategori.
Artistët e së ardhmes do bëhen gjithnjë e më shumë komercialë. Piktorët, balerinët dhe aktorët nuk do kenë mbështetjen që kanë pasur paraardhësit e tyre, edhe pse sipas parashikimeve kërkesa në arte do të rritet me shpejtësi të madhe në vitin 2014.TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top