اështja Dreyfus fillon në Francë

Lauri

Anunnak
اështja “Dreyfus” si hyri në histori si logo e triumfit të padrejtësisë

Franca do të tronditej nga themelet. Drejtësia do të ndëshkohej prej një damke që hyri për të mbetur në historinë e jurisprudencës një gafë. Shoqëria franceze do të përfshihej e gjithë prej tensionit të këtij procesi të montuar politik, të kësaj farse. Një akuzë e pabazë do të marrë guximi të poshtërojë një ushtarak të lartë. Një shpifje do të përpijë në shtjellën e abuzimit gjithë sistemin, i cili për të ruajtur nderin nuk nguron të përdorë marifetet më amorale që drejtësia kishte përtypur.

majori_zpsmahf0alp.jpg

Gjithçka e kësaj beteje të gjatë dhe të famshme fillon më 22 dhjetor 1894 – اështja Dreyfus fillon në Francë, kur oficeri Alfred Dreyfus dënohet gabimisht për tradhti. اështja u shndërrua në skandal politik dhe shihet shpesh si simbol universal i padrejtësisë dhe nga shembujt më të çuditshëm të dështimit të drejtësisë, ku rol të madh luajti shtypi dhe opinioni publik. اështja filloi me dënimin e kapitenit Alfred Dreyfus, oficer artilerie me prejardhje hebreje. I dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzat se kishte dërguar dokumente sekrete franceze në ambasadën gjermane në Paris, Dreyfus u dërgua në koloninë burg në ishullin e Djallit në Guianën franceze. Dy vjet më vonë në 1896 dolën prova se dokumentet sekrete ua kishte dhënë gjermanëve një oficeri lartë i quajtur Ferdinand Walsin Esterhazy. Për të mos pranuar se kishin vepruar gabim dhe për të mbrojtur ushtarakun e lartë, zyrtarët manipulojnë faktet; madje sajojnë akuza të tjera kundër Dreyfusit. Kjo situatë solli në skenë shkrimtarë të njohur Emile Zola e Anatole Franse, të cilët botuan në gazetë shkrime e thirrje ku kërkohej rihapja e اështjes Dreyfus. Letrat e tyre gjallëruan opinionin dhe tërhoqën aktivistë të tjerë. Në vitin 1899, Dreyfus u kthye në Francë për një tjetër gjyq. Përfundimisht të gjitha akuzat kundër tij u provuan të pabaza. Në 1906 Dreyfus shpallet i pafajshëm dhe kthehet si major në ushtrinë francize kur shërbeu gjatë gjithë Luftës së Parë Botërore dhe doli në pension me gradën e kolonelit. Historianët thonë se اështja Dreyfus (1894-1906) zbuloi përçarje dhe prirje të kundërta të shoqërisë franceze; njerëzit kundër Dreyfusit ishin katolikë dhe pro-ushtrisë; njerëzit për Dreyfusin ishin pro-republikanë. Kjo ndarje acaroi politikën franceze, dhe lejoi ardhjen e radikalëve në pushtet.

Kapiteni i Shtabit të Përgjithshëm Ushtarak Francez, Alfred Dreyfus është dergjur pesë vjet në Ishullin e djallit në Cayenne. Ai ishte oficer profesionit, me prejardhje hebraike, i akuzuar dhe dënuar për shkak se Gjermanëve u ka dhënë sekretet ushtarake të rëndësisë së madhe. Ndërkaq, më 3 mars 1904 Gjyqi i Kasacionit aktgjykimin e Gjyqit të Luftës në Rennes, i cili e dënoi Dreyfusin me dhjetë vjet burg, e shpalli të pavlefshëm. Vlerësoi e vërtetoi se ai aktgjykim ishte marrë gabimisht e padrejtësisht.

Procesi i Dreyfusit, më 1899, ngriti në këmbë Francën. Dolën në skenë Drajfusët e Antidrajfusët, këta të parët brohoritën: “Vive la justice” (“Rroftë drejtësia”). Rasti i këtij ushtaraku hyri në historinë e proceseve botërore. Procesin e tij e përmend publicisti gjerman Hans Habe në librin e tij “Zotërinj porotë”. Ky publicist, si reporter i gjyqit, i ndoqi shumë procese. Ai kur flet për policinë e ka një shprehje, i quan “bande d’idiots”. Dreyfusi është sinonim i njeriut të pafajshëm.

Shumë njerëz në botë e përjetuan fatkeqësinë e Dreufusit.
/Albert Vataj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top