Aeroplani për Tiranë, tani nën 100 euro bileta

Kresha

A pretty face can never trick me
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, me qëllim uljen e çmimit të biletave për Tiranë dhe vendet e tjera të regjionit, prej kësaj jave do ta heq taksën për udhëtarë në vlerë prej 20 eurove.


Këtë pritet ta bëjë edhe Aeroporti i Tiranës, i cili ka taksë për udhëtarë në vlerën prej 16 eurove, që do të çojë në uljen e biletës prej 30 përqind.

Aktualisht, bileta kthyese për Tiranë kushton deri në 125 euro, vajtje-ardhje.
Merret vesh se për të hyrë në fuqi heqja e taksës për udhëtarë, pritet edhe nënshkrimi i një udhëzimi administrativ nga ana e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit, Fatmi Limaj.

Drejtori menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa, deklaroi se aeroporti është i gatshëm të heq taksën me qëllim uljen e çmimit të biletave me regjionin.

"Ne jemi të interesuar të shpeshtojmë linjën aktuale prej aeroportit të Prishtinë dhe aeroporteve të tjera në largësi prej 200 kilometrave, me qëllim shpeshtimin e linjave dhe të numrit të udhëtarëve", tha për telegrafi.com, drejtori i ANP-së Agron Mustafa.

Aktualisht për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nuk ka asnjë linjë me vendet e rajonit, përvec Tiranës, me të cilën ka fluturime dy herë në ditë me kompaninë "Bell Air"./Telegrafi/
 
edhe Greqia i beri 35 Euro + taksa Athine Tirane (Aegean)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top