Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Duke pare qe numrat e lart permendur jan numrat qe konsiderohen si numra ters ,bera 1 kerkim. Dhe vertetova se arroplanet skane serdile me me numer 13 .SHume kompani avionesh skane rreshtin me nr 13 ,por kalojne direkt nga 12 tek 14.Neper disa hotele ky numer nuk eshte sepse shume persona skan dashur te futen ne ate dhome .Duke kerkuar ne net pashe qe Aeroporti internacional i memphis ska dalje me numrat A13, B13 e C13.Compositori Arnold Schoenberg konfermoi se opera e tij e fundit eshte titulluar "Moses and Aron",Dhe jo "Moses and Aaron"(shkrimi korrekt )Per arsye se shkrimi korrekt krijonte 1 fjali me 13 germa .
Aktori stan lauren (stanlio)nderro imbiemer pasi mbiemri i tij real ishte i perbere prej 13 germash ai quhej Stan Jefferson.
Ne ital i numri qe sjell ters eshte 17. Ne itali shikon shpesh hotele qe nuk eksiston nr 17.Si dhe parkinget kalojne nga 16 a 16b dhe direkt tek 18.Kompania e fluturimeve Alitalia ska serdile me me nr 17 as ate me nr 13 .Autostrada A 17 eshte hequr dhe eshte bashkuar me A 14 (por eksiston autostrada A 13 dhe rruga statale 17).Renaulti shet makinen model R 17 si "R177 ne itali.Stacionet e trenit ato te medhenjte qe kan 1 numer te konsiderueshem shinash si ai ( i Romes ) ku nuk eksiston binari nr 17 por identifikohet me 16bis.
Si mendoni mBi keto numra jan vertet numra ters apo jan thjesht fiksime te njerezve ? Diskutim te kendshem .

mare nga prodhim A.D:):)
 
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

Me duket nje budallek te besosh ne superstiocione...
Njerzit arrine te krijojne mani te verteta fale ketyre supersticioneve...jo data 13 jo dita e marte jo macja e zeze

Thjesht se vras mendjen qe me sjell ters asgje....
Nqs nje gje duhet te heci mbrapc ska lidhje me diten, me daten...ose me macen
 
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

po ti dal ndonje goc e bukur para ca bejne italianet :D
i shmangen si puna e maces se zeze? :p
 
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

po ti dal ndonje goc e bukur para ca bejne italianet :D
i shmangen si puna e maces se zeze? :p
Nese ka ndonje varese me nr 17 te jesh i sigurte qe i rrine 1 km larg:)
 
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

dmth as me 17 vjecaret mos me u marre eee ;)
 
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

dmth as me 17 vjecaret mos me u marre eee ;)
Aty te fusin ne burg lali ;)Por ne kete rast si jep besdi nr 17 .
 
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

Po une qe kam lindur me 17 LOL
 
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

per 13 neper aeroporte e dija , po per 17..uau
me siguri qe kta supersticiozet flene me dat 12 dhe zgjohen me dat 14 e
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

si puna e kinezeve qe cdo gje qe permban numrin 4 e quajne fatkeqesi .ktu ku jam une per shembull eshte nje lagje ku rrine vetem kineze dhe nuk ka asnji shpi me numer 4 ose 24 34 44 e me radhe per shembull jane 31 32 33 35 ,,,,,,une per vet skam ndonje gje supersticion por do kisha deshire te besoja se ndonjeri prej ketyre eshte i vertete ,eshte ndjenje e vecante kur je



Don't walk in front of me, I may not follow.
Don't walk behind me, I may not lead.
Just walk beside me and be my friend.--
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

motrra ime ka lindur me 17 ishte nje e premte...dmth ajo eshte hic fare pa fat ? HAHAHAHHAA
 
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

motra ime per at pune ka lind me dat 13 dhe eshte robi me me shanc qe njoh
 
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

Une se kuptoj sesi ndermaje kaq serioze merren me gjera te tilla ... Por mbase e kan bere per te qene pasagjeret me te qete ..:)
 
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

Frika dhe mallkimi i 13-ës


13.1.jpg

Zanafilla e kësaj fobie që vazhdon ende sot, i ka rrënjët shumë të hershme

Evropianët, veçanërisht anglo-saksonët janë shumë supersticiozë, kur bëhet fjalë për numrin 13. Sipas tyre, nëse 13 persona ndodhen të ulur në të njëjtën tryezë, njëri prej tyre do të vdesë brenda vitit. E premtja e datës 13 konsiderohet një datë shumë e keqe dhe një ditë e mbrapshtë.

Dita e 13 e vitit, kati i 13, numri 13, të gjitha konsiderohen si ndjellës të fatkeqësive. Me një fjalë, çdo gjë që përmban 13 është “e mallkuar”. Edhe në Rusi, numri mendohet se ka lidhje me djallin.

Por nga vjen i gjithë ky supersticion negativ për numrin 13 dhe përse popuj e kultura të tjera nuk e kanë një fiksim të tillë? Triskaidekaphobia është frika nga numri 13. Fjalët që përbëjnë termin e mësipërm janë marrë nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër, edhe pse në ato kohë mbi këtë numër nuk kishte rënë hija e zezë e mallkimit.

Zakonisht njerëzit e kanë lidhur numrin 12 me bollëkun dhe me plotësinë e gjërave. Kështu ka 12 zotër olimpikë, 12 shenja të horoskopit, apo 12 dishepuj. Nëse këtij numri të plotë i shtohet një tjetër, atëherë situata bëhet e paqartë dhe e paparashikueshme.

Juda ishte i ftuari i 13 në Darkën e Fundit dhe kjo është një nga arsyet që ky numër konsiderohet si ndjellës i fatkeqësive. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar pati disa teori në lidhje me këtë numër, sipas të cilave në Sabath kishte 13 shtriga. Megjithatë, kisha nuk e konfirmoi kurrë një gjë të tillë.

Po të kërkosh një shpjegim në Fjalorin e Supersticioneve të Oksfordit, numri 13 lidhet me të premten e datës 13, e cila u përmend për herë të parë në vitin 1913, 700 vjet pas shpërbërjes me dhunë të Urdhrit të Kalorësve të Tempullit.

Të premten e datës 13 të vitit 1307, të gjithë kalorësit tempullarë u kapën në Francë dhe kështu urdhri reshti së ekzistuari. Një tjetër fakt për cilësimin e numrit si “të mbrapshtë” është se letra e 13 e Taroteve është letra e vdekjes.

Kjo është vendosur në Italinë e shekujve 15-16, por nuk ka të bëjë aspak me Darkën e Fundit. Shumë interesant është edhe fakti se numrit 13 nuk i ishte kushtuar ndonjë vëmendje e veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në shekullin e 19.

Emri zyrtar i Deklaratës së Pavarësisë është: “Deklarata e Pavarësisë së 13 Kolonive” dhe brenda 15 vitesh vendi quhej 13 Shtetet e Bashkuara. Në fund të shekullit të 18, numri 13 simbolizonte pavarësinë dhe bashkimin e vendit të ri.

Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë, kishte 13 të shtëna me top dhe disa rituale të tjera tradicionale, të cilat përsëriteshin 13 herë rresht. Vetëm kur 13 shteteve iu shtua shteti i 14, ai i Vermontit në vitin 1791, çdo ritual bëhej me numrin e ri, pra me numrin 14, i cili u konsiderua si numri i fatit.

Deri në shekullin e 19 kishte një tjetër supersticion të lidhur me 13-n, ai i 13 miqve të ulur rreth së njëjtës tryezë. Për të shpjeguar frikën e disa popullatave ndaj këtij numri ka një mori librash që merren me zanafillën e kësaj fobie që vazhdon edhe sot në Evropë, por edhe në vende të tjera. Në fund të shekullit të 19, ky supersticion u përhap edhe përtej oqeanit Atlantik.

Shkrimtarë nga vende të ndryshme, si Fjodor Dostojevski, Henrik Ibsen, Leon Tolstoi, Zhul Verni apo Oskar Uajld e kanë përmendur jo pak këtë numër në veprat e tyre. Në vitin 1880, disa njujorkezë vendosën që të hiqnin këtë paragjykim që ishte kthyer në një fiksim të vërtetë.

Kështu një veteran i Luftës Civile dhe një njeri i njohur në rrethet e larta, William Fowler vendosi që të krijonte një klub, anëtarët e të cilit të darkonin datën e 13 të çdo muaji dhe rreth tryezës të uleshin 13 anëtarë të klubit.

Darka e tyre e parë u organizua në hotelin “Knickerbocker”, të premten e 13 janarit të vitit 1881, në dhomën numër 13. Kjo nuk ishte vetëm një luftë kundër këtij numri që ishte bërë shumë i famshëm dhe i rrezikshëm, njëherazi, por edhe një luftë kundër të gjitha llojeve të besëtytnive e supersticioneve të kohës.

Duhet thënë se njerëzit, të gjithë pa përjashtim, po jepeshin shumë pas shenjave, falleve e dukurive të tjera okulte e misterioze, dhe kjo ishte kthyer në një epidemi, pasi i kishte kaluar përmasat e një fiksimi të përkohshëm. Gjatë rrugës drejt vendit të darkës, të ftuarit kaluan nën një shkallë të posaçme, hodhën kripë në tryezën e tyre dhe i vendosën pirunjtë në tryezë në formë kryqi.

Në një tabelë të madhe të varur në mur ndodhej parulla: “Nos Morituri Te Salutamus” (”Ne të vdekshmit të përshëndesim”). Ky klub u bë shumë i famshëm dhe ajo që nisi si një kundërshti ndaj supersticioneve, e kryesisht ndaj fiksimit për numrin 13, u shndërrua në një klub aventurierësh që ndërmorën shumë veprime të rrezikshme për të hedhur poshtë paragjykimet e kohës.

Po për sa i përket darkës së famshme, menyja u soll në gurë varri, ndërsa tryeza e darkës ishte ndriçuar nga kafka boshe me qirinj brenda, tamam si në netët e Hollouinit. Sallatat dhe ushqimet e ndryshme erdhën në pjata që kishin formën e arkivoleve.

Ndërkohë i gjithë ambienti rrotull ishte zbukuruar me sende që sjellin fat të keq, si pasqyra të thyera apo silueta macesh të zeza. Në vitin 1887, klubi ishte shndërruar në një institucion shumë popullor dhe numëronte 487 anëtarë.

Në vitin 1895, krijuesi i tij deklaroi se numri i vetëvrasjeve mes anëtarëve të klubit ishte shumë më i vogël se përqindja mesatare e vendit.

Pavarësisht të gjitha veprimtarive zbavitëse që bëheshin në të dhe mesazhit që ata synonin të përcillnin, klubi i të 13-ve u shpërbë në vitin 1914 për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Të gjithë anëtarët ranë dakord se mungesa e respektit për vdekjen në një epokë lufte do të ishte e pavend
.



•plani-b•​
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

Une e kam cilesuar gjithmone me fat numerin 13,ky numer me del gjithmone perpara dhe te them te drejten po me duket vetja si djali i djallit tani :p
Budallalleqe njerezish,numerat jane numera, asgje me shume.
Ju supersticiozet do i refuzonit 13 modele,mos keni frike se mos vdisni nga lodhja kur te mberini ne numerin 13? LOL LOL
 
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

motra ime per at pune ka lind me dat 13 dhe eshte robi me me shanc qe njoh

une dija te kunderten...qe nr 13--is a lucky nr:D:D


p.s ajsush qenke tu ngel ne der,pasi paske lindur ne date te keqe LOL


X mendimin tim,è budallik te jesh kaq superstizios,ama NON ESSERLO PORTA MALE:D:D:D---e ka thene nje i famshem kete:D:D
 
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

Frika dhe mallkimi i 13-ës


13.1.jpg

Dita e 13 e vitit, kati i 13, numri 13, të gjitha konsiderohen si ndjellës të fatkeqësive. Me një fjalë, çdo gjë që përmban 13 është “e mallkuar”. Edhe në Rusi, numri mendohet se ka lidhje me djallin.
•plani-b•​



une dija qe nr i djallit è 6,tani na doli dhe 13?? sh nr doka ky re:p:p LOL
gjths,sh material interesant evush :puc
 
Titulli: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

per numrin 13 e dija se psh greku e ka e marte dhe 13 ...kurse amerikanet e premte dhe 13 .....por per 17 nuk e dija
 
Pe: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

Interesante ......sa te zgjuar njerzit ne llogaritjen e gjerave ....te jesh supersticioz i bie te jesh me fiksime :p.....per mua jane budalleqe ...
 
Pe: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

Une si besoj ketyre gjerave,jane thjesht pa kuptim...Nqs nr,ditet do sillnin ters pse vazhdojne i perdorin njerezit??Me mire ti zhdukshin,por mendoj se jane thjesht gjera te krijuara pa asnje lidhje.....
 
Pe: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

baaaaaaaah sa gjera koti edhe pse mund te jene te verteta
 
Pe: Aeroplanet dhe Hotelet skane karrige me nr 13/17.

Vec keta skane gje te vertete,se ndodh nje fatkeqesi dhe eshte data 13 apo 17 apo e marte apo e premte mund te jete thjesht nje koicidence asgje me shume....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top