Ku po shkojme???

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Jemi ne 2008,ne te famshet e te shumeprituret vitet 2000...Mjafton te kthesh koken pas e te kuptosh si gjerat ndryshojne me shpejtesine e drites.
Nuk e di kur ju ktheni koken pas,por kur koka ime kthehet pas shikon shume gjera qe si shoh kur koka kthehet ne te tashmen,apo projektohet ne te ardhmen.Shume gjera me vlere do te thoja.Ose me sakte pikerisht vlerat qe kane qene dikur tani nuk i shikoj me.
Kujtesa ime shikon shume gjera pozitive qe po deformohen,dhe me e bukura eshte se gjithçka duket normale.Njerezit justifikohen me te famshmen shprehje "ndryshojne gjerat,nuk mund te qendrohet gjithmone ne vend numero".
Une nuk do quaja qendrim ne vend numero,ruajtjen e disa vlerave.Por gjithesesi mbase e mendoj une gabim,ndodh te mendosh gabim.
Shpesh here shikoj ketu ne forum e jo vetem ketu por dhe ne jeten time te perditshme,qe vlerat e dikurshme tani jo qe nuk jane me vlera por merren dhe si prapambetje.
Nje shembull fare te thjeshte dhe banal.
Ne jeten time njoh shume çifte qe kane vendosur te kurorezojne martesen e tyre te virgjer,dmth kane vendosur te kryejne marredhenje vetem pas martese.Une sinqerisht nuk shikoj asgje te gabuar ketu,perkundrazi.Por ja qe ka nga ata qe duhet te "godasin me gure" keta njerez,duke i etiketuar si te prapambetur,si njerez me horizont te mbyllur etj etj.
Te kuptohemi drejt keshtu evitoni dhe te devijoni temen,nuk po them une qe jam kunder atyre qe kryejne marredhenje para martese,as nuk po them qe jam totalisht pro atyre qe bejne zgjidhjen e kundert.Po them thjesht pse njerezit nuk respektojne mendimet dhe vendimet e dikujt qe jeten e shikon ndryshe nga ai?
Pse sot po konsiderohen normale dhe te modes sjellje qe ben shumica,ndersa sjellja te tjera konsiderohen si prapambetje,fshatarizem,mbyllje horizontesh?
Ky qe solla une eshte thjesht nje rast.Qe per dike mund te hyje tek vlerat e per dike tjeter nuk ka te beje fare me vlerat.
Per mua respekti per çdo gje ne kete toke,hyn tek vlerat e nje njeriu,te nje shoqerie.Edhe pse nuk kam jetuar shume,shikoj qe gjerat kane ndryshuar e po ndryshojne e jo gjithmone per te mire.
Marrim familjen.Dhe ky institucion qe per mua eshte me shume se i shenjte po humb vlerat e saj.Nese me pare mblidheshin njerezit per nje feste,qeshnin e gezoheshin ne shoqerine e te afermve te tyre,tani kjo gje ndodh rralle here.Nese je me fat ne ndonje dasem...Nese me pare i shtrihej nje dore atij qe kishte nevoje,tani i jepet nje shkelm.
Solla keta dy shembuj qe i takoj me shume gjate perditshmerise time,por ka edhe shume e shume gjera te tjera.
Nuk po e zgjas me se kur me kapin valet e tilla mua do shkruaja nje roman,por besoj se e kuptuat ate qe dua te them une.

Ku do na dergojne valle keto ndryshime??? Ku do e dergojne shoqerine???

Diskutim te kendshem te gjitheve.:ciaoo:
 
cdo njeri qe ka jetuar ne epoka te ndryshme ka pare shume ndryshime...cdo here themi se e kaluara esht me e mire...gjerat ndryshojn:)

kjo nuk esht ne tem por paramendo para 300 vjetve si shkonin njerzit ne wc:)
 
Ne fakt nuk ishte aspak ne teme...Nuk e kisha fjalen per kete ndryshimin qe ceke ti,por per humbjen e disa vlerave.:ciaoo:
 
Nuk e di se ku do te na qojn kto ndryshime por shpresojm qe ndoshta ne te mir :)
 
Redaktimi i fundit:
Ku po shkojme??? ...e ku po vemi përgjigjen gati ne se kemi
por po te mendojmë pak, ndonjë fjalë e themi.

Siç e tregon historia popujt ndër shekuj janë përballur më shumë ndryshime; në gjuhë,sjellje, punë(punë të ndryshme), rivoluzione etj.
Ene tani po ndodh një gjë pak e ngjashme dmth rivoluzioni i virtualitetit dmth kalimi nga realiteti , në botën e virtualitetit dhe internetit. Ku njerëzit largohen nga vlerat reale të jetës dhe i afrohen botës virtuale të milleniumit të ri e cila ka një tendencë shkatërrimi për vlerat e njeriut.
 
dakord , se jane ca vendime qe i takojne secilit/es dhe nuk mund ta gjykosh tjetrin per ato . Nese dikush ka vendosur ta ruaje virgjerine deri ne diten e marteses dhe shume mire .. duhet ta respektojme vendimin e tyre . Por ama nuk duhen dhe te gjykohen ato qe kane "rregulla" te tjera ne kundershtim me ato parimet e ketyre qe fola me lart .


Por prape .. mua me duket me shume se eshte ceshtje opinioni me shume sesa ruajtje vlerash . lol
 
Eshte dicka shume natyrale qe gjerat ndryshojn... dhe shyqyr qe ndryshojn :)
Ca gjera behen me mire dhe ca gjera te tjera behen me keq... por vlera e dickaje nuk humb asnjeher ;) nje njeri me llogjike di te vleresoj dhe pse koha ndryshon :D
 
Ne fakt nuk ishte aspak ne teme...Nuk e kisha fjalen per kete ndryshimin qe ceke ti,por per humbjen e disa vlerave.:ciaoo:


ata njerez qe po citon ti,,ne epoken kur njerzit kerkonin vetem te virgjera,,ata rrinin duke ngritur zerin dhe duke then,ato qe jan te pa virgjera jan kshtu e jan ashtu,,tani qe shum nga ne se kan problem dhe nuk duan tja din fare sa te dashur ka pas partnerja ose partneri,,kta tipat qe po citon ti kthehn me kritika dhe ofendime nga ana tjeter,,kta jan nje shtres qe rrin ne mes te ndryshimeve,
nuk kaloj kurr as djathtas as majtas,ne te vertet kta jan njerzit e prapambetur.kur kta njerez e pranojn rralitetin qe po jetojm sod,kthehen dhe ofendojn ate qe kan jetuar vet deri dje,dhe kur kthejn koken perpara dhe shikojn qe ne kemi hecur edhe me perpara,pastaj fillojn prap me kritika dhe ofendime kunder nesh,,kshtu vazhdon kjo me kte shtresen pergjithmon,

nuk e di sa me kuptove Bianka SK,,po jam munduar ta formuloj sa me mir.
 
Per derisa koha,jeta eshte ne evolim edhe parimet,rregullat,zakonet.. normal qe do ndryshojne ,cdo gje sot eshte paralele me kohen,dikur ''prishja e virgjeris'' ishte nje tabu ndersa sot nuk shikohet me si dicka e tille,kjo vjen si efekt i kohes dhe jemi ne qe po i sjellim keto ndryshime!
eshte shoqeria,brezi i ri qe sjell ndryshime te cilat jane paralele me kohen ,modernizimin!
 
Pse mu kapet tek cipa e virgjerise ju lart...Ishte thjesht nje shembull qe solla une.
Mund ti kishit kushtuar me shume vemendje familjes.E perseris kjo teme nuk eshte as per te nxjerr ne pah ato qe ne jete marrin disa vendime,e as per ti vene ne hije te tjeret.

Thjesht bera pyetje...Ku do na dergojne gjithe keto ndryshime??? Dhe nuk e kam fjalen per ndryshimet pozitive.Por per ftohtesine qe po na pushton te gjitheve....Per humbjen e disa vlereva qe per mendimin tim,edhe nese mbteten prezente ne shoqerine e sotme nuk i sjellin asnje dem.
 
Ne radhe te pare duhet ta definojme se ne cfare kontesti e kuptojme vleren. Vleren munde ta definojme si pasuri shume e cmueshme materiale e shpirterore qe ka akumuluar shoqeria jone ne te kaluaren apo qe do arrihet me zhvillimin e metutjeshem te shoqerise ( kjo per mendimin tim i takon shembullit tua te dyte - familjes is berthame e shoqeris )
Gjithashtu vleren munde ta definojme edhe si mase dalluese e dickaje apo veti e dickaje ( kjo per mendimin tim i takon shembullit tua te pare - cipes )

Brenga juaj eshte me shume e fokusuar ne shembullin e dyte por e ilustruar vetem ne menyre estetike edhe nga shembulli i pare. Kjo brenge e juaja mendoj se na shqeteson te gjitheve. Jemi shoqeri, ne pergjithesi, ku sistemi i vleres per shkaqet ne te cilat kemi jetuar dhe tranzicionit qe kalojme nuk eshte i rendesishem. Kjo per mendimin tim eshte defekt shoqeror apo ethe shoqerore. Te ngelur mbrapa ne kohe ne i jemi sulur nxenjes se kohes ma hapa sprinteri, pa analizuar gabimet. Ne kete ngarendje popullore nuk eshte e rendesishme vlera por i rendesishem eshte hapi i percudur. Kemi harruar se gjate kesaj ngarendje symbyllurazi ne shkelim familjen, mikun madje madje edhe vetveten. Stihia apo trendit qe ju kemi qasur na ka humbur vetrespektin ( te mos respektosh as veten ) e mos te flasem per te tjeret.
Une them se ngadalas kjo trendje po fillon se pushuari. Deri sa po diskutojme kjo eshte e mire se ne veq kemi kuptuar se nuk jemi ne rruge te mire. Deri sa ndiejme mungesen e tyre do te thote se nuk i kemi harruar, veq se i kemi anashkaluar. Une mendoj se shume shpejt vet koha do te na detyroj e do ulemi e ti vejme gishtin kokes. Do vetdijesohemi se duhet respektuar vetveten ne radhe te pare e kur te arrijme kete te tjerat do jene pa problem. :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
jam dakort me ty bianca sk mendoj qe dje ishte me mire se sot . per ftohesimin e njerzve e kam fjalen. shpresoj qe te na coje pikerisht ne mendimin se dje ishte me mire
kur ben 2 hapa prapa nuk eshte e thene qe po ecim prapa
 
Ne radhe te pare duhet ta definojme se ne cfare kontesti e kuptojme vleren. Vleren munde ta definojme si pasuri shume e cmueshme materiale e shpirterore qe ka akumuluar shoqeria jone ne te kaluaren apo qe do arrihet me zhvillimin e metutjeshem te shoqerise ( kjo per mendimin tim i takon shembullit tua te dyte - familjes is berthame e shoqeris )
Gjithashtu vleren munde ta definojme edhe si mase dalluese e dickaje apo veti e dickaje ( kjo per mendimin tim i takon shembullit tua te pare - cipes )

Brenga juaj eshte me shume e fokusuar ne shembullin e dyte por e ilustruar vetem ne menyre estetike edhe nga shembulli i pare. Kjo brenge e juaja mendoj se na shqeteson te gjitheve. Jemi shoqeri, ne pergjithesi, ku sistemi i vleres per shkaqet ne te cilat kemi jetuar dhe tranzicionit qe kalojme nuk eshte i rendesishem. Kjo per mendimin tim eshte defekt shoqeror apo ethe shoqerore. Te ngelur mbrapa ne kohe ne i jemi sulur nxenjes se kohes ma hapa sprinteri, pa analizuar gabimet. Ne kete ngarendje popullore nuk eshte e rendesishme vlera por i rendesishem eshte hapi i percudur. Kemi harruar se gjate kesaj ngarendje symbyllurazi ne shkelim familjen, mikun madje madje edhe vetveten. Stihia apo trendit qe ju kemi qasur na ka humbur vetrespektin ( te mos respektosh as veten ) e mos te flasem per te tjeret.
Une them se ngadalas kjo trendje po fillon se pushuari. Deri sa po diskutojme kjo eshte e mire se ne veq kemi kuptuar se nuk jemi ne rruge te mire. Deri sa ndiejme mungesen e tyre do te thote se nuk i kemi harruar, veq se i kemi anashkaluar. Une mendoj se shume shpejt vet koha do te na detyroj e do ulemi e ti vejme gishtin kokes. Do vetdijesohemi se duhet respektuar vetveten ne radhe te pare e kur te arrijme kete te tjerat do jene pa problem. :gjujpeshk::gjujpeshk:

:dong::dong::dong: Kjo per pergjigjen tende...

Per shume gjera diskutohet,por problemi eshte se mbeten thjesht fjale ne ajer.
 
shpresojme per me mire
 
mund te kishe cekur vlera te tjera si martesa,edukacioni,morali etj etj.kjo e virgjerise eshr arm a doppio taglio.....
 
mund te kishe cekur vlera te tjera si martesa,edukacioni,morali etj etj.kjo e virgjerise eshr arm a doppio taglio.....

Tani qe eshte thike me dy prerese e marr me mend...Inteligjenca juaj (se kam me ty personalisht) ishte pikerisht aty,qe te mos ndaleshit tek cipa por te merrnit shembullin tjeter.FAMILJEN qe perfshin martesen,edukaten e shume e shume vlera te tjera...
 
vitet ikin,tashme skemi me 4 stine por 2...dimrin dhe beharin,gjerat ndryshojne,bashke me to dhe njerezit,vlerat humbasin,kuptimi i dikurshem i familjes ka ndryshuar shume,buzeqeshja e pafajshme sa po vjen e po zhduket,ajo me zor po ze vendin e saj,nostalgjia per te dikurshmet shpirtin po ma bren,ne nje lufte te pashpallur te padukshme te gjithe ne jemi ushtare pa uniforme.te vetmet vlera qe trasheguam nga te paret tane po i lem peng perdite rrugeve te botes per hir te jeteses.shpejt sdo jemi ata qe ishim,do ndryshojme teresisht,as vetveten sdo njohim neser,kush eshte ky i panjohur qe po me vezhgon nga pasqyra?!hmm,do humbasim ne kete vorbull te panjohurish qe na rethojne.kjo me sjell nje ndjenje frike qe po me ben te mos mar dot fryme lirisht.dicka me mungon,cfare? Kam frike! [nga bledi per bledin]
 
Titulli: Ku po shkojme???

Po u sjell nje shembull tjeter.
Nese me pare femijet kujdeseshin per prinderit e nuk i braktisnin kur martoheshin,tani shume femije as qe duan t'ia dine per prinderit e tyre.Ndryshim negativ me duket mua ky....
 
Titulli: Ku po shkojme???

E pata thene dhe ne nje teme tjeter ,qe ne fakt kishte lidhje me moden..por qe ajo qe permenda esht dhe per keto qe ke permendur ti...
ne kujtojme se ecim perpara me ato gjera qe bejme,or fakti esht se vrapojme per mbrapa...ja se ku po shkojme..gjithnje e me ne fund........:(
 
Titulli: Ku po shkojme???

ka nje gje qe perderisa ne jetojme ne kete kohe duhet ti pershtatemi kesaj ecurie te gjerave ..ka ca gjera te mira por ka dhe te keqija po skemi ca me bo sepse jemi ne ata qe po ndryshojme me kalimin e kohes pra jemi ne qe duam te ndryshojme ,,jemi ne qe i duam keto gjera qe behen sot...koha eshte e njejta ..jane njerzit qe nuk bejne me per tjetrin ..ka plas egoizmi ..interesi ..streset ..normale qe keto ndikojne ne jeten dhe marrdheniet midis njerzve ..ashtu sic behen shpikje te reja ashtu ndryshojne edhe mendimet tona ,,dalin te reja ..na pelqen apo jo duhet te pershatemi me keto ndryshime se ndryshe nuk mund te jetosh dot
 
Titulli: Ku po shkojme???

Gjerat do te vine dhe do te behen me mire!Shoqeria shqiptare dhe ajo mbare boterore do te ndergjegjesohet dhe bota ka per te hecur perpara..........sepse nuk ka zgjidhje tjeter!
 
Titulli: Ku po shkojme???

vertet?
shiko pak kete qe po te them..para shuuuuum viteve,njerez pa shkolle pa asgje prej gjeje pa eksperience,kane ngritur ndertesa qe vazhdojne deri me sot te qendrojne me kembe...
tani ne 2008 shemben pallatet e reja te ndertuara nga njerez me shkolle,qe ashtuquhen profesioniste...te dhash vetem nje lloj shembulli.sa ka te tille???????

e si do u beka me mire?.:(.............
 
Titulli: Ku po shkojme???

Nuk po them qe jane te shkelqyer,sepse ka disa qe kane te metat e veta,pikerisht keto do te zhduken vetvetiu ne shoqeri,sepse bota eshte e destinuar te hece perpara.Ti gabohesh kur ze ate shembull,sepse siguria e banesave para 200 vjeteve nuk eshte kurre me ate te sotmen,megjithate,bota do te mesohet te jete me e kujdesshme,dhe do te ndergjegjesohet shume shpejt!Nuk ka si te ndodhe ndryshe!
 
Titulli: Ku po shkojme???

nuk gabohem jo...se ka qene shembull qe e kam degjuar nga goja e vete arkitekteve.:D
megjithate s'esht keq te shpresosh.:D
 
Titulli: Ku po shkojme???

Per ato arkitektet mos me thuaj sepse jam gjithe kohes ne kontakt me "arkitekte",nese mund ti quash ashtu.Po te pyesesh nje arkitekt sot se cfare eshte arkitektura nuk ka per tu pergjigjur,aq te pazote jane!Megjithate gjerat do te rregullohen me kalimin e kohes!
 
Titulli: Ku po shkojme???

Ku do na dergojne valle keto ndryshime???
Keto ndryshime do na çojne ne ate qe mund te quhet ne nje bote te zymte edhe pse e mbushur me teknologji.Tere keto ndryshime po e kthejne njeriun ne nje dembel te madh i cili nuk do arrij te bej edhe 2 hapa ne te ardhem vet sepse do jete mesuar me ndonje mjet qe me siguri do shpiket.


Ku do e dergojne shoqerine???
Shoqerine ne degradim total do kemi nje shoqeri materialiste ne cdo aspekt gje qe e kemi edhe sot po nuk eshte aq e perhapur por ne nje te ardhme do fitoje shume fuqi.
 
Njeriu shpesh here duke u munduar t'i pershtatet kohes apo modes, del nga vetvetja, behet pjese e grupit copy-paste.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top