اeki, ndalohet dentisti shqiptar, ishte me HIV

vitk

Anëtar i Respektuar
Shekulli Online

*
PRAGث- Një dentist shqiptar, 25-vjeçar është ndaluar në Pragë, pasi vazhdonte të punonte edhe pasi e kishin ndaluar të ushtronte profesionin, pasi rezultoi të ishte me virusin HIV. Lajmi është dhënë nga mediat çeke, të cilat duke iu referuar policisë njoftojnë se të riut shqiptar i kishte skaduar leja e qëndrimit që në muajin nëntor.
"Në fund të tetorit zyra sanitare e Pragës e urdhëroi atë të mos kryente ndonjë veprimtari në fushën e tij, pasi u testua dhe në gjak doli i pranishëm virusi HIV," - thonë burimet policore. Lajmi ka shkaktuar debate në vend, pasi Jiri Pekarek, ish kreu i dhomës së dentistëve çekë, thotë se fakti i të qenit HIV pozitiv nuk është arsye për të ndaluar ushtrimin e profesionit. Ndërkohë që profesionistë të tjerë mendojnë se ai mund të ketë infektuar pacientët gjatë punës.
Emri i tij nuk bëhet i ditur, ndërkohë që policia njofton se po punon për dëbimin e tij dhe të 21 të huajve të tjerë që vazhdojnë të qëndrojnë në اeki edhe pse iu kanë skaduar lejet e qëndrimit.
 
Titulli: اeki, ndalohet dentisti shqiptar, ishte me HIV

nga nje, mijra denohen.

Jiri Pekarek, ish kreu i dhomës së dentistëve çekë, thotë se fakti i të qenit HIV pozitiv nuk është arsye për të ndaluar ushtrimin e profesionit.............Por frika eshte, dhe hajde ki besim e ik te dentisti....
.
 
Titulli: اeki, ndalohet dentisti shqiptar, ishte me HIV

:(:(:(:(:( e paska punen pasion me duket ncncncncn dashka me mar ne qafe njerezit e tjere dhe se perdorin ljete mbrojtese prap 1 perqindje frike per infektim eksiston prandaj te ndalohet urgjentisht ose me mire un e kisha fut ne burg kete per tentativ vrasje:)
 
Titulli: اeki, ndalohet dentisti shqiptar, ishte me HIV

Eh gjynah kaq i ri :(
 
Titulli: اeki, ndalohet dentisti shqiptar, ishte me HIV

bobob qenkan shtuar rastet e HIV ne Shqiperi!
duhet te ruhemi tani vet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top