Adoleshenti tenton të marrë gjakun e babait pas 10 vjetësh

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Një 17-vjeçar me inicialet I.A., nga fshati Orgjost i Rrethit të Kukësit, është prangosur dje në mesditë nga policia lokale, pasi kishte tentuar të vriste me armë zjarri një bashkëfshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së djeshme në fshatin Zapod, përpara shkollës së mesme, të cilën e vijon agresori adoleshent. 17-vjeçari I.A., ka tentuar të vrasë 21-vjeçarin Mirjan Isa, po nga Orgjosti, ndaj të cilit ka qëlluar, por pa e shënuar në trup. Dëshmitë nga vendi i ngjarjes, që konfirmohen edhe nga ana e policisë, thonë se 21-vjeçari ka rrahur po dje 17-vjeçarin për motive kalimtare, dhe kjo ka shërbyer për të zgjuar tek adoleshenti një ngjarje të vjetër, nga e cila ai ka mbetur pa baba. Sipas burimeve të policisë, babai i Mirjanit kishte vrarë para 10 viteve babanë e adoleshentit dhe për këtë ai vuante ende një dënim të gjatë në burg. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë udhëtuar në fshat, duke vënë në pranga 17-vjeçarin, të cilit i është sekuestruar edhe arma që e mbante pa leje, duke parandaluar kështu një vrasje të mundshme. Burimi i cituar thotë gjithashtu se cilësohet si i arrestuar në flagrancë dhe se akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë si dhe armëmbajtje pa leje. Arrestimi i adoleshentit është bërë në oborrin e shkollës ku ai mbante nën vëzhgim 21-vjeçarin për ta qëlluar përsëri kur të dilte nga shkolla ku ishte futur.

Gazeta Shqip​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top