Ado
FISEBILIL-LAH
E çuditshme, tronditëse, por është më se e vërtetë. Në Shqipëri çdo ditë tre femra operohen për të rikthyer virgjërinë. Statistikat që publikohen nga një websiti i lajmeve “Osservatorio Balcani e Caucaso” janë me të vërtetë një fakt tronditës i cili na kthen shumë e shumë vite më parë, kur virgjëria ishte “e shenjtë” dhe djemtë e burrat shqiptarë i pranonin gratë e tyre vetëm nëse do të ishin të paprekura. Pikërisht në zemër të metropolit, ku jeta rreket çdo ditë të sjellë elementë nga më të modernizuarit dhe gjithçka duket se po evoluon me shpejtësi, ky fakt duket se mbetet edhe sot një gangrenë jo vetëm për vajzat e reja por edhe për femrat 30 vjeçare. Gjithçka zbardhet në studimin e bërë, ku mosha kryesore e vajzave që qepen për të rikthyer virgjërinë është nga 18-30 vjeç. Sipas studimit ky fenomen që ka shpërthyer kohët e fundit, duket se është kthyer fatkeqësisht në modë të detyruar për vajzat shqiptare. Bëhet fjalë për operacione për rikthimin e virgjërisë.
Statistikat
Sipas disa statistikave që publikon “Osservatorio Balcani e Caucaso” në një shkrim, çdo ditë tre vajza shqiptare i nënshtrohen operacionit për rikthimin e virgjërisë. Këto vajza janë nga 18 deri në 30 vjeç. Ato vendosin që të paraqesin veten si të virgjëra tek mashkulli me të cilin do martohen, duke hedhur pas krahëve marrëdhëniet ****uale të së shkuarës. Operacionet bëhen në mënyrë sekrete. Për 20 minuta, femrat ribëhen të virgjëra. Sipas raportit, kostoja e një operacioni të tilla në klinikat publike është 200 euro, kurse në ato private më shtrenjtë.
Fenomeni, mjekët: Më të shumta vajzat nga zonat rurale
Në lidhje me këtë fenomen të çuditshëm që duket se po lulëzon shumë shpejt në vendin tonë drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu thotë se bëhet fjalë për një fenomen kompleks që nuk shqetëson vetëm vajzat që vijnë nga zonat rurale, por edhe ato që janë në zemër të kryeqytetit dhe të tjera vajza nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Shumica e operacioneve, thotë ajo, bëhen në Tiranë. Shkak për rritjen e operacioneve të tilla, thonë gjinekologët dhe sociologët, është emigrimi i meshkujve shqiptarë jashtë vendit. Ata gjejnë shpesh femra për tu martuar në vendin e tyre. Virgjëria është një sinonim i besimit tek partneri femër si dhe një ogur i mirë për marrëdhënien në çift./Ekuiliber/