Të dehurit janë të vetëdijshëm për sjelljen

Aren

Anëtar i Respektuar
1218.jpg

Njerëzit e dehur janë të vetëdijshëm për sjelljen e tyre jo të mirë, por thjeshtë nuk shqetësohen për të- zbulon një studim i Universitetit Missouri.
Në momentin kur gabojnë, aktiviteti i pjesës së trurit që është përgjegjëse për përcjelljen e sjelljes rritet. Sinjalet alarmuese shtrihen në pjesët tjera trunore duke treguar se diçka nuk është në rregull.
Megjithatë, te njerëzit e dehur këto sinjale janë dobët të shprehura, për çka ata vazhdojnë të jenë të vetëdijshëm për sjelljen e tyre të keqe, por nuk shqetësohen për pasojat.
“Në rrethana të caktuara zvogëlimi i alarmeve trunore mund të jetë gjë e mirë, sepse disa njerëz, siç janë ata anksiozë dhe të prirë ndaj ankthit, janë më të ndjeshëm ndaj gjërave që po shkojnë keq. Tek ata, një sasi e vogël e alkoolit mund ta zvogëlojë këtë ndjenjë, që dukshëm mund t’ua ndryshojë jetën”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Bruce Bartholow. /Telegrafi/
 
Pe: Të dehurit janë të vetëdijshëm për sjelljen

un psh kur pi mar amore mion ne telefon i them hec dalim :p shkojme me na i ven romantik :D
 
Pe: Të dehurit janë të vetëdijshëm për sjelljen

I bashkohem mendimit te antares siper varet sa pi sepse ka momente qe pi aq shum saqe as nuk e ke me iden se je apo jo ne tok kshuqe jo perher je i vetdijshm kur pi :)
 
Pe: Të dehurit janë të vetëdijshëm për sjelljen

I dehuri dhe nevriku thone gjithmone te verteten...Keshtu thuhej,por ka dhe te verteta te pavetedijshme qe dalin nga pija...Nuk i besoj ketij studimi,pasi varet tek njeriu se sa e mban pijen dhe sa pi...Ka njerez qe pijne shume mezi rine ne kembe dhe nuk shkasin ne asnje vend ne asnje muhabet apo mendim...Ke njerez qe edhe pa pire jane te pavetedijshem...Thjesht te mos mundohemi ti japim gjithmone nje justifikim veprimeve tona(me fal isha pishem,sdija cathoja/beja)..
 
Pe: Të dehurit janë të vetëdijshëm për sjelljen

Po kur dehesh aq sa e gjen veten pertoke dhe s'ngrihesh dot me dhe te duhet ndihma e te tjerve per te cu ne shpi. Normale, qe e ke humbur sensin e arsyes.
PS> Nje gje kam vene re ketej....pijn cunat, bejne muhabet persmari. Pijn gocat, u merret goja dhe s'dine fare ca flasin.
 
Titulli: Pe: Të dehurit janë të vetëdijshëm për sjelljen

Po kur dehesh aq sa e gjen veten pertoke dhe s'ngrihesh dot me dhe te duhet ndihma e te tjerve per te cu ne shpi. Normale, qe e ke humbur sensin e arsyes.
PS> Nje gje kam vene re ketej....pijn cunat, bejne muhabet persmari. Pijn gocat, u merret goja dhe s'dine fare ca flasin.

oj ti maskiliste :p nuk eshte e vertet
 
Titulli: Të dehurit janë të vetëdijshëm për sjelljen

Kjo s'mund te jete e vertet, sidomos nese behet fjale per dehje patologjike.
Nese ky studim do rezultonte i vertet, atehere i bie te ndryshoheshin shume Kode Penale ne bote qe zbusin denimin apo perjashtojne nga vepra penale '' veprimet e kryera ne kushtet e dehjes patologjike''
Kodi Penal deri diku e justifikon vepren penale te kryer gjate nje dehje patologjike, per arsye se personi nuk eshte i ndergjegjshem per ate qe ben.
 
Titulli: Të dehurit janë të vetëdijshëm për sjelljen

Un nuk mund te jap ni pergjigjje te prere per ket qeshtje ,po kam par njerz te dehur dhe ai totalisht ka qen jasht vetes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top